{"id":91383,"date":"2026-06-11T18:49:21","date_gmt":"2026-06-11T18:49:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/11\/emerimi-i-administratorit-i-paligjshem-rektori-i-universitetit-te-shkodres-i-jep-doreheqjen-kumbaros\/"},"modified":"2026-06-11T18:49:21","modified_gmt":"2026-06-11T18:49:21","slug":"emerimi-i-administratorit-i-paligjshem-rektori-i-universitetit-te-shkodres-i-jep-doreheqjen-kumbaros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/11\/emerimi-i-administratorit-i-paligjshem-rektori-i-universitetit-te-shkodres-i-jep-doreheqjen-kumbaros\/","title":{"rendered":"\u201cEm\u00ebrimi i administratorit, i paligjsh\u00ebm\u201d\/ Rektori i Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs i jep dor\u00ebheqjen Kumbaros \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Rektori i Universiteti i Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d, Tonin Gjuraj, ka paraqitur dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga detyra, duke akuzuar Bordin e Administrimit p\u00ebr nd\u00ebrhyrje q\u00eb, sipas tij, cenojn\u00eb autonomin\u00eb e institucionit dhe shkelin ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar ministres s\u00eb Arsimit, Mirela Kumbaro, Gjuraj thekson se mandati i tij buron nga komuniteti universitar dhe se drejtimi i universitetit duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike dhe respekt p\u00ebr autonomin\u00eb universitare.<\/p>\n<p>\u201cMandati q\u00eb buron nga komuniteti universitar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar, por nj\u00eb detyrim p\u00ebr ta ushtruar at\u00eb me integritet, n\u00eb respekt t\u00eb autonomis\u00eb universitare dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb universitetit e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, ai kund\u00ebrshton ve\u00e7an\u00ebrisht vendimet e Bordit t\u00eb Administrimit lidhur me em\u00ebrimin e administratorit t\u00eb universitetit, t\u00eb cilin e konsideron t\u00eb paligjsh\u00ebm. Po ashtu, ai kritikon vendimet p\u00ebr shtyrjen e mosh\u00ebs s\u00eb daljes n\u00eb pension dhe procedurat e rekrutimit t\u00eb stafit administrativ.<\/p>\n<p>Tonin Gjuraj ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur akademike dhe profesionale. Ai ka kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb zhvillimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb promovimin e vlerave demokratike dhe fetare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuraj ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb akademik me nj\u00eb Ph.D. n\u00eb Sociologji nga Universiteti i Tiran\u00ebs. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb doktoratur\u00ebs, ai vazhdoi me studime dhe k\u00ebrkime postdoktorale n\u00eb Kolegjin St\u2019 Anthony t\u00eb Universitetit t\u00eb Oksfordit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai zot\u00ebron nj\u00eb Master n\u00eb Shoq\u00ebri dhe Politik\u00eb nga Universiteti i Evrop\u00ebs Qendrore n\u00eb Prag\u00eb, Republika \u00c7eke, dhe nj\u00eb Bachelor n\u00eb Filologji Angleze nga Universiteti i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Letra e Gurajt:<\/p>\n<p>E nderuar zj. Ministre,<\/p>\n<p>Po ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb ripohuar nj\u00eb parim themelor, i cili udh\u00ebheq m\u00ebnyr\u00ebn se si e kuptoj dhe ushtroj detyr\u00ebn q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar, si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale q\u00eb buron prej saj. Ky parim duhet t\u00eb mbetet i qart\u00eb dhe i pandryshuesh\u00ebm n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb, q\u00eb lidhet me funksionimin dhe drejtimin e universitetit.<\/p>\n<p>Detyra e rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d m\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar p\u00ebrmes nj\u00eb procesi konkurrimi dhe votimi akademik. Mandati buron nga komuniteti universitar dhe, mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb legjitimiteti, mb\u00ebshtetet drejtimi i k\u00ebtij institucioni publik.<\/p>\n<p>Kandidimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nuk ka qen\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur nj\u00eb karrier\u00eb personale, tashm\u00eb t\u00eb konsoliduar prej koh\u00ebsh n\u00eb institucione t\u00eb tjera t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe diplomaci. P\u00ebrkundrazi, pranimi i k\u00ebtij funksioni lidhet me bindjen se, Universiteti i Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d meriton nj\u00eb proces t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb transformimi institucional, mb\u00ebshtetur n\u00eb transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike dhe respekt p\u00ebr autonomin\u00eb universitare, n\u00eb p\u00ebrputhje me rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ky institucion z\u00eb n\u00eb sistemin e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Detyra e rektorit nuk \u00ebsht\u00eb as mision personal, as nj\u00eb mekaniz\u00ebm imponimi, por nj\u00eb funksion institucional, q\u00eb k\u00ebrkon partneritet dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr forcimin e cil\u00ebsis\u00eb akademike, p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve infrastrukturore dhe afirmimin e universitetit n\u00eb rolin q\u00eb i takon n\u00eb jet\u00ebn publike dhe zhvillimin intelektual t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb. \u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nderim dhe detyrim ndaj tradit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe k\u00ebtij qyteti, por, mbi t\u00eb gjitha, prind\u00ebrve dhe student\u00ebve q\u00eb ia besojn\u00eb k\u00ebtij universiteti formimin dhe t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs sime kam theksuar se, universiteti duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg \u00e7do ndikimi politik. \u00a0Rektori nuk p\u00ebrfaq\u00ebson interesa politike, por ai sh\u00ebrben n\u00eb funksion t\u00eb komunitetit akademik dhe publikut. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7do mb\u00ebshtetje institucionale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ajo e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb, n\u00eb fakt, nuk kan\u00eb munguar, ka qen\u00eb dhe mbetet e mir\u00ebpritur, sa koh\u00eb q\u00eb respekton k\u00ebt\u00eb parim dhe kontribuon n\u00eb zhvillimin e universitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, kam k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e nisura dhe jo krijimin e barrierave artificiale, q\u00eb pengojn\u00eb nj\u00eb proces transformimi t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr universitetin dhe rolin q\u00eb ai duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetit.<\/p>\n<p>Kjo qasje, mesa duket, nuk gjeti mir\u00ebkuptimin e duhur dhe n\u00ebse ushtrimi i k\u00ebtij funksioni shoq\u00ebrohet me nd\u00ebrhyrje q\u00eb cenojn\u00eb autonomin\u00eb institucionale, at\u00ebher\u00eb nuk po hezitoj\u00a0<em>t\u00eb l\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb dor\u00ebheqjen time<\/em>\u00a0dhe t\u2019i rikthehem jet\u00ebs akademike si profesor.\u00a0 Rektori \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm, Bordi i Administrimit (BA) i jasht\u00ebkohsh\u00ebm, por Universiteti i Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d \u00ebsht\u00eb dhe mbetet i p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendimi i BA-s\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e administratorit \u00ebsht\u00eb, sipas meje, i papranuesh\u00ebm dhe nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 dihet, un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb publik. \u00a0Por, kjo thellohet m\u00eb tej, kur, po ky Bord, pa baz\u00eb ligjore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe diskriminuese n\u00eb raport me stafin tjet\u00ebr akademik e administrativ, merr vendimin p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb mosh\u00ebn e daljes n\u00eb pension.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, BA, p\u00ebrfshir\u00eb dhe 4 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MA n\u00eb t\u00eb, injoron dhe hedh posht\u00eb me arroganc\u00eb, Raportin Final t\u00eb Grupit t\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb ngritur prej jush, pas k\u00ebrkes\u00ebs time, p\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procedurave t\u00eb konkursit publik p\u00ebr rekrutimin e personelit administrative, n\u00eb vitin 2025, n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d. \u00a0Ky Raport i jep t\u00eb drejt\u00eb pretendimeve t\u00eb rektorit, ku konkludon qart\u00eb se: \u201cshpallja p\u00ebr pun\u00ebsim nga BA \u00ebsht\u00eb e pavlefshme\u201d. \u00a0Vendimi i BA, nr. 2015, dat\u00eb 15. 07. 2025 \u201cP\u00ebr miratimin e kritereve p\u00ebr procedurat e rekrutimit t\u00eb stafit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb administratorit\u201d, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 80\/2015, dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb nul dhe nuk duhet t\u00eb sjell\u00eb pasoja juridike.<\/p>\n<p>Bordi i Administrimit vijon shkeljet ligjore, duke paguar honorare projektesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale, pa vendime Bordi, por direkt n\u00ebp\u00ebrmjet administratorit, pa filt\u00ebr shkencor dhe t\u00eb pacertifikuar nga drejtoria p\u00ebrkat\u00ebse dhe rektori, si\u00e7 ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb praktika normale.<\/p>\n<p>Sa sip\u00ebr, un\u00eb kam autoritetin dhe t\u00eb drejt\u00ebn, por jo forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar m\u00eb tej BA, kurse ata, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, kan\u00eb forc\u00ebn, por jo autoritetin dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u imponuar.<\/p>\n<p>Mandati q\u00eb buron nga komuniteti universitar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar, por nj\u00eb detyrim p\u00ebr ta ushtruar at\u00eb me integritet, n\u00eb respekt t\u00eb autonomis\u00eb universitare dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb universitetit e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lutem, zj. Ministre, t\u2019i referoheni nenit 39 t\u00eb Ligjit 80\/2015, pika 9, p\u00ebr t\u00eb garantuar vijimin normal t\u00eb funksionimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d, pas\u00a0<em>dor\u00ebheqjes time t\u00eb parevokueshme,<\/em>\u00a0n\u00eb dobi t\u00eb student\u00ebve dhe komunitetit akademik.<\/p>\n<p>P\u00ebrulem me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe shpreh ndjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe para dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs, prind\u00ebrve t\u00eb student\u00ebve, stafit akademik, administrat\u00ebs dhe student\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn projektin tim t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb tradit\u00ebs, nxitjes s\u00eb transparanc\u00ebs, si dhe nisjes s\u00eb transformimit institucional, i cili, edhe pse me barriera e v\u00ebshtir\u00ebsi nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, sapo kishte filluar t\u00eb shfaqte frytet e para.<\/p>\n<p>I uroj p\u00ebrjet\u00ebsi UNISHK-ut dhe suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj, zj. Ministre!<\/p>\n<p>Me mir\u00ebkuptim,<\/p>\n<p>Prof. Dr. Tonin Gjuraj<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rektori i Universiteti i Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d, Tonin Gjuraj, ka paraqitur dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga detyra, duke akuzuar Bordin e Administrimit p\u00ebr nd\u00ebrhyrje q\u00eb, sipas tij, cenojn\u00eb autonomin\u00eb e institucionit dhe shkelin ligjin. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar ministres s\u00eb Arsimit, Mirela Kumbaro, Gjuraj thekson se mandati i tij buron nga komuniteti universitar dhe se drejtimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91383","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91383\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}