{"id":91224,"date":"2026-06-10T12:48:19","date_gmt":"2026-06-10T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/avokati-i-veliajt-mbajtja-ne-kafaz-antikushtetuese-do-te-bejme-gjithcka-per-ta-kthyer-kete-proces-ne-shinat-e-nje-procesi-te-rregullt-ligjor\/"},"modified":"2026-06-10T12:48:19","modified_gmt":"2026-06-10T12:48:19","slug":"avokati-i-veliajt-mbajtja-ne-kafaz-antikushtetuese-do-te-bejme-gjithcka-per-ta-kthyer-kete-proces-ne-shinat-e-nje-procesi-te-rregullt-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/avokati-i-veliajt-mbajtja-ne-kafaz-antikushtetuese-do-te-bejme-gjithcka-per-ta-kthyer-kete-proces-ne-shinat-e-nje-procesi-te-rregullt-ligjor\/","title":{"rendered":"Avokati i Veliajt: Mbajtja n\u00eb kafaz antikushtetuese; do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb shinat e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me vendosi t\u00eb shtyj\u00eb sot seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb gjykimit n\u00eb themel t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb disa t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pas seanc\u00ebs, Plarent Ndreca, avokati mbrojt\u00ebs i Veliajt, tha se do t\u00eb b\u00ebhet gjith\u00e7ka p\u00ebr ta vendosur k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb shinat e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor. Ai e quajti t\u00eb padrejt\u00eb dhe shkelje pezullimin e afateve t\u00eb paraburgimit p\u00ebr Veliajn, duke qen\u00eb se kryebashkiaku ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar para gjykat\u00ebs dhe nuk ka munguar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ndreca e cil\u00ebsoi mbajtjen n\u00eb kafazin e qelqt\u00eb si antikushtetues q\u00eb c\u00ebnon dinjitetin e Veliajt, nd\u00ebrsa gjykata po vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb \u00e7far\u00eb thot\u00eb Komiteti i Helsinkit dhe Gjykata e Strasburgut.<\/p>\n<p>Ai e quajti munges\u00eb transparence edhe faktin q\u00eb gjykata nuk lejon transmetimin me kamera t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. <\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e avokatit Ndreca p\u00ebr gazetar\u00ebt:<\/p>\n<p>Ndreca: Sot ishte nj\u00eb nga betejat e radh\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj lufte p\u00ebr ta vendosur k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb shinat e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor. Dua t\u2019ju kujtoj faktin se ky proces ka filluar i helmuar, q\u00eb n\u00eb fillim, nga nj\u00eb kall\u00ebzim anonim, nga nj\u00eb kall\u00ebzim i falsifikuar\u2026 Ne kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga prokuroria m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb administruar ky kall\u00ebzim, akoma nuk e kemi k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim. Ka shkelje t\u00eb r\u00ebnda proceduriale gjat\u00eb gjith\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor, ka munges\u00eb transparence.<\/p>\n<p>Ju e pat\u00eb, edhe sot u refuzua p\u00ebrs\u00ebri pa kontradiktoritet mes pal\u00ebve, k\u00ebrkesa e mediave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb. Un\u00eb mendoj se ky proces duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb drit\u00ebn e diellit, duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb sy t\u00eb kamerave, t\u00eb publikut, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb posa\u00e7me q\u00eb ka vet\u00eb z. Veliaj, si i zgjedhur nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb ka muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb fr\u00ebngji e SPAK ka dal\u00eb informacioni i vazhduesh\u00ebm mbi arsyet t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Prokuroris\u00eb. Tashm\u00eb, nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb shohin an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb medaljes, at\u00eb \u00e7far\u00eb ne do pretendojm\u00eb, at\u00eb \u00e7far\u00eb ne k\u00ebrkojm\u00eb. Ju jeni prezent\u00eb, fatkeq\u00ebsisht pa kamera dhe pa transmetim live t\u00eb k\u00ebrkesave tona, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesa t\u00eb lidhura me zbatimin e standardeve t\u00eb larta t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut.<\/p>\n<p>Jeni d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb faktit q\u00eb \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb ka marr\u00eb koh\u00ebn e vet, por ka marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e duhur, si\u00e7 pat\u00eb edhe sot, q\u00eb mori p\u00ebrgjigjen e duhur fakti q\u00eb ne akoma kemi 24 fashikuj t\u00eb panjohur dhe sot Gjykata na e dha mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i njohim pasi kan\u00eb kaluar disa muaj. Pra, k\u00ebrkesat tona thjesht vonohen n\u00eb koh\u00eb, por n\u00eb fund konfirmohen, pasi jan\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb cilat lidhen me zbatimin e standardeve t\u00eb larta. Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se standarde evropiane n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si b\u00ebhet procesi. Nuk ka drejt\u00ebsi pa proces t\u00eb rregullt ligjor dhe kjo ka qen\u00eb k\u00ebrkesa jon\u00eb e vazhdueshme dhe ne do e b\u00ebjm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb shinat e duhura k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa tjet\u00ebr e radh\u00ebs q\u00eb ne do b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i z. Veliaj nga kafazi, si nj\u00eb shkak q\u00eb z. Veliaj nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe vendosja e tij pran\u00eb avokatit, si nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e cila sot na dha konfirmimin e Komitetit t\u00eb Helsinkit, i cili n\u00eb komunikim me Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me ka mbrojtur fort q\u00ebndrimin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb shkak t\u00eb individualizuar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb kafazin e qelqt\u00eb, nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb kafazin e qelqt\u00eb. Z. Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb individualizuar n\u00eb asnj\u00eb moment si nj\u00eb person i cili ka rrezikshm\u00ebri t\u00eb caktuar apo mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb procesin e rregullt. Ashtu si\u00e7 u konfirmua edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ku ai ishte i lir\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative ku ai ishte i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb, th\u00ebn\u00eb thjesht p\u00ebr publikun, pezullim i afateve t\u00eb paraburgimit? A \u00ebsht\u00eb vendosur nga z. Veliaj dhe ju si mbrojt\u00ebs q\u00eb ai t\u00eb bojkotoj\u00eb e t\u00eb mos paraqitet n\u00eb proces, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb kafazit? Nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr n\u00eb lidhje me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ju na that\u00eb q\u00eb e kemi dor\u00ebzuar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebrmes s\u00eb cilit, k\u00ebrkoni nj\u00eb shfuqizim t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb KLGJ, e cila th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 ka mbyllur dyert e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i aksesuar ato me kamera.<\/p>\n<p>Ndreca: Duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb korrigjim; nuk \u00ebsht\u00eb bojkotim. P\u00ebrkundrazi! Z. Veliaj e ka gjith\u00eb vullnetin, ka shprehur gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb proces, por ai konsideron nga ana tjet\u00ebr faktin q\u00eb prezenca n\u00eb nj\u00eb kafaz qelqi, ashtu si\u00e7 thot\u00eb tashm\u00eb edhe Komiteti i Helsinkit dhe Gjykata e Strasburgut, c\u00ebnon dinjitetin njer\u00ebzor t\u00eb \u00e7do individi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb kafaz, shto k\u00ebtu edhe faktin q\u00eb z. Veliaj \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebues i 160 mij\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Dinjiteti i tij lidhet me dinjitetin e atyre qe e kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb tret\u00eb. Po, kam dor\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb KLGJ ku i kam k\u00ebrkuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb nenit 14 t\u00eb ligjit p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucionit t\u00eb qeverisjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ai besoj \u00ebsht\u00eb dhe neni i cili p\u00ebrdoret nga gjykatat si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur p\u00ebr median transmetimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pyetjes s\u00eb par\u00eb, pezullimi i afateve t\u00eb paraburgimit do t\u00eb thot\u00eb se mos llogaritja e afateve t\u00eb paraburgimit t\u00eb z. Veliaj apo t\u00eb \u00e7dokujt q\u00eb i pezullohen n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb ai ka n\u00eb maksimum e tij p\u00ebr t\u00eb konsumuar brenda nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos e ndjekur procesin gjyq\u00ebsor apo q\u00eb t\u00eb mos e zhvilloj\u00eb procesin gjyq\u00ebsor n\u00eb burgim dhe, si\u00e7 e pat\u00eb sot, praktikisht ashtu si\u00e7 e thash\u00eb dhe n\u00eb seanc\u00eb, shkak p\u00ebr pezullimin e afateve t\u00eb paraburgimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb z. Haxhia sepse avokati i nj\u00eb kompanie q\u00eb ishte n\u00eb gjyqin ton\u00eb praktikisht ishte p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zotin Haxhia n\u00eb nj\u00eb gjyq tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e tij dhe kjo b\u00ebhet shkak p\u00ebr t\u00eb pezulluar afatet e z. Veliaj i cili nuk ka asnj\u00eb lidhje as me avokatin as me personin dhe nuk ka asnj\u00eb kontribut q\u00eb t\u00eb mos zhvillohet procesi.<\/p>\n<p>Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb faktit q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb \u00e7do proces gjyq\u00ebsor dhe ne kemi qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vijoj\u00eb procesi normalisht. K\u00ebshtu q\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb absurd q\u00eb ne vijojm\u00eb ta godasim n\u00eb Gjykat\u00eb Apeli, do ta godasim n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, deri n\u00eb Strasburg. <\/p>\n<p>Pyetje: Pra, ju i drejtoheni gjykat\u00ebs q\u00eb Veliaj t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb n\u00eb seanc\u00eb dhe jasht\u00eb kafazit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, a po b\u00ebni l\u00ebvizje t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkesave t\u00eb gjykat\u00ebs sepse deri tani nuk jeni marr\u00eb parasysh p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kafazi i xhamit.<\/p>\n<p>Ndreca: Ne do b\u00ebjm\u00eb \u00e7do lloj k\u00ebrkese p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb shina kushtetuese. Sigurisht, vendimmarrja nuk \u00ebsht\u00eb e jona; vendimmarrja \u00ebsht\u00eb e gjykat\u00ebs. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ekspozojm\u00eb \u00e7do lloj problematike q\u00eb ka ky proces gjyq\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kur t\u00eb kemi mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ankimuar ose p\u00ebr t\u00eb apeluar, t\u2019i kemi si argumenta, por pastaj sigurisht q\u00eb ne do t\u00eb ndjekim \u00e7do hap procedurial p\u00ebr t\u00eb futur pastaj edhe n\u00eb themel, dhe ju do t\u00eb jeni d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb faktit se si do t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb \u00e7do lloj akuze q\u00eb prokuroria ka artikuluar aktualisht p\u00ebr z. Veliaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me vendosi t\u00eb shtyj\u00eb sot seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb gjykimit n\u00eb themel t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb disa t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pas seanc\u00ebs, Plarent Ndreca, avokati mbrojt\u00ebs i Veliajt, tha se do t\u00eb b\u00ebhet gjith\u00e7ka p\u00ebr ta vendosur k\u00ebt\u00eb proces [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91224","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91224"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91224\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}