{"id":9121,"date":"2025-03-10T08:50:48","date_gmt":"2025-03-10T08:50:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/qeveria-dyfishon-pa-asnje-shpjegim-kostot-e-projektit-smart-city\/"},"modified":"2025-03-10T08:50:48","modified_gmt":"2025-03-10T08:50:48","slug":"qeveria-dyfishon-pa-asnje-shpjegim-kostot-e-projektit-smart-city","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/qeveria-dyfishon-pa-asnje-shpjegim-kostot-e-projektit-smart-city\/","title":{"rendered":"Qeveria dyfishon pa asnj\u00eb shpjegim kostot e projektit \u2018Smart City\u2019"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 23 shkurt, kryeministri\u00a0Edi Rama\u00a0mikpriti n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs presidentin e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe,\u00a0Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me t\u00eb cilin firmosi disa marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Mes marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara ishte edhe nj\u00eb let\u00ebr angazhimi p\u00ebr projektin Albania\u00a0Smart City, i cili parashikon instalimin e nj\u00eb rrjeti t\u00eb avancuar kamerash dhe radar\u00ebsh n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me synimin e rritjes s\u00eb siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u firmos mes ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm,\u00a0Ervin Hoxha\u00a0dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanis\u00eb \u201cPresight AI\u00a0Ltd\u201d \u2013 nj\u00eb kompani t\u00eb dh\u00ebnash dhe Inteligjence Artificiale e regjistruar n\u00eb Abu Dhabi.<\/p>\n<p>Projekti \u201cSmart City\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e projekteve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej t\u00eb kushtonte 60 milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Por pas vizit\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, kostot e projektit jan\u00eb thuajse dyfishuar dhe pritet t\u00eb mbulohen p\u00ebrmes nj\u00eb huaje me Fondin p\u00ebr Zhvillim t\u00eb Abu Dhabit.<\/p>\n<p>Detajet e marr\u00ebveshjes zbulohen p\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb me vler\u00eb 118.5 milion\u00eb dollar\u00eb, e cila do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr financimin e projektit \u201cSistemi i kamerave n\u00ebn administrimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u2013 Smart City\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria nuk argumenton rritjen e kostos nga 60 milion\u00eb n\u00eb 118.5 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb relacionin shpjegues, nd\u00ebrsa thekson se e gjith\u00eb vlera do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb financuar projektin q\u00eb synon rritjen e nivelit t\u00eb siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Por sipas dokumentit, qeveria shqiptare pret t\u00eb marr\u00eb mbrapsht instalimin e 2 239 kamerave ANPR (njohje automatike e targave) dhe 2 602 kamerave PTZ p\u00ebr monitorimin e trafikut si dhe \u00a03 816 kamera trupi p\u00ebr policin\u00eb. Projekti p\u00ebrfshin gjithashtu instalimin e 100 radar\u00ebve inteligjent\u00eb dhe po kaq sensor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb monitoruar trafikun n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur p\u00ebr arsyet e dyfishimit t\u00eb kostos, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e shkrimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb, kjo l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dyshime mbi fryrjen artificiale t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo rritje prej gati 100% nuk ka nj\u00eb shpjegim t\u00eb argumentuar publikisht. Nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb analiz\u00eb e detajuar e faktor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtim t\u00eb kostove, duke krijuar hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr dyshime mbi fryrjen artificiale t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs,\u201d thot\u00eb\u00a0Eduard Gjokutaj, themelues i organizat\u00ebs s\u00eb edukimit financiar, \u201cAltax\u201d.<\/p>\n<h4><strong>Pa gar\u00eb dhe transparenc\u00eb \u00a0<\/strong><\/h4>\n<p>Projekti \u201cSmart City\u201d u zyrtarizua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie zyrtare n\u00eb Abu Dhabi n\u00eb prill 2024, ku ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Brendsh\u00ebm, Taulant Balla n\u00ebnshkroi nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi me kompanin\u00eb \u2018Presight AI\u2018 \u2013 pjes\u00eb e grupit G42 me baz\u00eb n\u00eb\u00a0Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla tha m\u00eb von\u00eb se projekti i kamerave inteligjente do t\u00eb shtrihej n\u00eb Tiran\u00eb dhe 19 qytete t\u00eb tjera t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb pritur me shqet\u00ebsime nga ekspert\u00ebt e t\u00eb drejtave digjitale, t\u00eb cil\u00ebt theksojn\u00eb se ai mbart rrisqe sa i p\u00ebrket nd\u00ebrhyrjes s\u00eb madhe n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb do t\u00eb mblidhen nga kamerat. Lidhjet kineze t\u00eb kompanis\u00eb \u2018Presight AI\u201d kan\u00eb ngritur gjithashtu shqet\u00ebsime n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, projekti mbart edhe probleme t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike,\u00a0Jorida Tabaku\u00a0e krahasoi marr\u00ebveshjen e projektit \u201cSmart City\u201d me praktikat e m\u00ebparshme t\u00eb \u201cligjeve speciale\u201d t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb bien sipas saj n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktikat e legjislacionit europian.<\/p>\n<p>Tabaku theksoi gjithashtu se ka nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb informacioni p\u00ebr arsyet e marrjes s\u00eb huave dhe p\u00ebr dyfishimin e vler\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb e paracaktuar dhe shkel me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-n\u00eb,\u201d tha Tabaku. \u00a0\u201cSocialist\u00ebt interesohen vet\u00ebm t\u00eb integrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb interesa t\u00eb ngushta dhe shpesh okulte n\u00eb xhepin e pakic\u00ebs dhe kurriz t\u00eb shumic\u00ebs,\u201d shtoi ajo, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn n\u00eb pushtet p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb praktike t\u00eb till\u00eb t\u00eb \u201cligjeve me porosi\u201d n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20 raste.<\/p>\n<p>Tabaku i druhet gjithashtu p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj teknologjie nga mazhoranca p\u00ebr q\u00ebllime politike, n\u00eb kushtet kur sipas saj\u00a0Policia e Shtetit\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe kur rreziku i keqp\u00ebrdorimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebpyetjet q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si operon qeveria shqiptare,\u201d shtoi Tabaku, nd\u00ebrsa kujtoi rastet kur Partia Socialiste i kishte p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllimet e veta politike.<\/p>\n<p>Edhe Gjokutaj thekson se anashkalimi i nj\u00eb procesi transparent prokurimi me projektin \u201cSmart City\u201d shkel marr\u00ebveshjen e Stabilizim- Asocimit me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur nj\u00eb projekt i till\u00eb i jepet pa gar\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale, dhe mungesa e nj\u00eb tenderi t\u00eb hapur rrit dyshimet p\u00ebr kapjen e kontrat\u00ebs nga interesa t\u00eb lidhura me pushtetin,\u201d tha Gjokutaj.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e gar\u00ebs automatikisht krijon rreziqe t\u00eb larta p\u00ebr korrupsion dhe klienteliz\u00ebm,\u201d \u00a0shtoi ai.<\/p>\n<p>Kushtet e kthimit t\u00eb borxhit, sipas ekspertit, rrezikojn\u00eb gjithashtu t\u2019a kthejn\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit n\u00eb dy dekadat e ardhshme. Sipas Gjokutajt, marr\u00ebveshja e huas\u00eb me fondin e Abu Dabit ka dhe problematika t\u00eb tjera, t\u00eb tilla si norma e interesit, 4%, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hua zhvillimi, apo zgjedhja e valut\u00ebs n\u00eb dollar\u00eb, \u00e7ka ekspozon rreziqe nga kursi i k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhja e nj\u00eb burimi m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb financimi \u00ebsht\u00eb e pashpjegueshme,\u201d tha Gjokutaj, nd\u00ebrsa renditi institucione t\u00eb tjera financiare q\u00eb ofrojn\u00eb hua me norm\u00eb interesi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\/<em>BIRN<\/em>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qeveria-dyfishon-pa-asnje-shpjegim-kostot-e-projektit-smart-city\/\">Qeveria dyfishon pa asnj\u00eb shpjegim kostot e projektit \u2018Smart City\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 23 shkurt, kryeministri\u00a0Edi Rama\u00a0mikpriti n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs presidentin e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe,\u00a0Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me t\u00eb cilin firmosi disa marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi. Mes marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara ishte edhe nj\u00eb let\u00ebr angazhimi p\u00ebr projektin Albania\u00a0Smart City, i cili parashikon instalimin e nj\u00eb rrjeti t\u00eb avancuar kamerash dhe radar\u00ebsh n\u00eb qytetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9121","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9121\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}