{"id":91205,"date":"2026-06-10T10:49:10","date_gmt":"2026-06-10T10:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/carlo-bollino-nje-proteste-pa-lidere-cfare-pjese-te-popullit-perfaqeson-nje-referendum-mund-ta-sqaronte-kete-pikepyetje\/"},"modified":"2026-06-10T10:49:10","modified_gmt":"2026-06-10T10:49:10","slug":"carlo-bollino-nje-proteste-pa-lidere-cfare-pjese-te-popullit-perfaqeson-nje-referendum-mund-ta-sqaronte-kete-pikepyetje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/carlo-bollino-nje-proteste-pa-lidere-cfare-pjese-te-popullit-perfaqeson-nje-referendum-mund-ta-sqaronte-kete-pikepyetje\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Nj\u00eb protest\u00eb pa lider\u00eb, \u00e7far\u00eb pjese t\u00eb popullit p\u00ebrfaq\u00ebson? Nj\u00eb referendum mund ta sqaronte k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpyetje"},"content":{"rendered":"<p>Kemi hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb protestave dhe nj\u00eb pyetje mbetet ende pa p\u00ebrgjigje: kush e p\u00ebrfaq\u00ebson realisht k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje? Sa pjes\u00eb e vendit e mb\u00ebshtet at\u00eb? Kjo pyetje b\u00ebhet e domosdoshme p\u00ebrball\u00eb ndikimit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb protesta po prodhon n\u00eb opinionin publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb imazhin e vendit. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb as p\u00ebr t\u00eb mbrojtur protestuesit, as p\u00ebr t\u2019i kritikuar ata. Por n\u00eb nj\u00eb demokraci, numrat kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Madje jan\u00eb vet\u00eb themeli i sistemit demokratik. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, num\u00ebrimi i protestuesve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb spekulim gazetaresk: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim politik. Sa jan\u00eb realisht dhe \u00e7far\u00eb pjese t\u00eb popullit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb? N\u00ebse n\u00eb shesh jan\u00eb 2 mij\u00eb, 5 mij\u00eb apo 10 mij\u00eb vet\u00eb, kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi, por nuk \u00ebsht\u00eb vendimtare. Ata do t\u00eb mbeteshin gjithsesi nj\u00eb pakic\u00eb e vog\u00ebl krahasuar me mbi 1.4 milion shqiptar\u00eb q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit votuan partit\u00eb tradicionale (prej t\u00eb cil\u00ebve rreth 850 mij\u00eb vet\u00ebm Partin\u00eb Socialiste), kund\u00ebr t\u00eb cilave protestuesit jan\u00eb rreshtuar hapur.<\/p>\n<p>Pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr: sa shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e mb\u00ebshtesin n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje? Sondazhet, t\u00eb paktat q\u00eb qarkullojn\u00eb, tregojn\u00eb se shumica jan\u00eb kund\u00ebr tyre. Duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb tjera, edhe pse nj\u00eb sondazh, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet i besuesh\u00ebm, duhet t\u00eb respektoj\u00eb rregulla pavar\u00ebsie, transparence dhe barazie, standarde q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sistem shtet\u00ebror demokratik dhe transparent mund t\u2019i garantoj\u00eb plot\u00ebsisht. Po sikur kjo pyetje t\u2019u shtrohej qytetar\u00ebve p\u00ebrmes nj\u00eb referendumi? A nuk do t\u00eb ishte kjo m\u00ebnyra m\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb kuptuar realisht se \u00e7far\u00eb duan shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p>Pakicat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehen dhe natyrisht edhe t\u00eb protestojn\u00eb. Por nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb q\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb, vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhurmshme, simpatike dhe e organizuar mir\u00eb, t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb imazhin e nj\u00eb vendi t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Dhe sot nuk ka asnj\u00eb dyshim se kjo protest\u00eb po prek imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nRrjetet sociale jan\u00eb t\u00eb mbushura me pamje t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb kudo, nj\u00eb lum\u00eb postimesh, disa madje edhe t\u00eb manipuluara, ku imazhet e molotov\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs montohen me sfond sloganet paq\u00ebsore p\u00ebr flamingot. K\u00ebto pamje, t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes lentes zmadhuese t\u00eb postimeve dhe t\u00eb deep fake-ve t\u00eb mashtruesve, shpesh t\u00eb padalluesh\u00ebm nga realiteti, e deformojn\u00eb dhe e zmadhojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Nj\u00eb mik italian, duke e ditur se jetoj n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb pyeti: \u201cPo ti, nuk ke frik\u00eb t\u00eb qarkullosh? Jan\u00eb bllokuar rrug\u00ebt? Gjen ende ushqime n\u00eb supermarkete?\u201d<\/p>\n<p>Protesta paq\u00ebsore p\u00ebr flamingot, e par\u00eb p\u00ebrmes rrjeteve sociale, tashm\u00eb duket si nj\u00eb revolucion popullor k\u00ebrc\u00ebnues, me qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb n\u00eb shesh q\u00eb po paralizojn\u00eb vendin. N\u00eb realitet jan\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb pak. Por kujt i intereson m\u00eb kjo? \u00c7far\u00eb ndikimi do t\u00eb prodhoj\u00eb ky perceptim i ekzagjeruar dhe alarmues mbi sezonin e af\u00ebrt turistik, i cili mbetet e vetmja industri v\u00ebrtet e lul\u00ebzuar e vendit ton\u00eb?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: protestat p\u00ebr flamingot p\u00eblqehen nga ambientalist\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Dhe n\u00ebse shtohet fakti se ata q\u00eb perceptohen si k\u00ebrc\u00ebnim jan\u00eb familja Trump, petrodollar\u00ebt arab\u00eb dhe superfuqia izraelite, at\u00ebher\u00eb stuhia perfekte \u00ebsht\u00eb e garantuar. Por a ka v\u00ebrtet lidhje Shqip\u00ebria me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet ky nj\u00eb vend q\u00eb meriton fam\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr kultur\u00ebn e tij ambientaliste? Sepse p\u00ebr\u00e7mon paran\u00eb dhe luksin? Apo sepse \u00ebsht\u00eb anti-amerikan, ose akoma m\u00eb absurde, si filo-palestinez? Apo mos po krijohet thjesht nj\u00eb qark i shkurt\u00ebr mes asaj q\u00eb mendon nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe asaj q\u00eb manifeston vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e opinionit publik shqiptar? Por sa e madhe dhe sa p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb kjo pjes\u00eb?<\/p>\n<p>Sot krijohet p\u00ebrshtypja se t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur flamingot po b\u00ebhet, p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, edhe nj\u00eb prov\u00eb krenarie n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb, sepse m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb simbol pozitiv dhe madje n\u00eb mod\u00eb. \u00cbsht\u00eb njer\u00ebzore, madje edhe e bukur. Por kur kjo mod\u00eb fillon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb imazhin kolektiv t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb t\u00ebr\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet rikthyer me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe ky fenomen duhet rivendosur n\u00eb p\u00ebrmasat e tij reale.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs liberale-demokratike, populizmi ka arritur her\u00eb pas here t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb forc\u00eb qeveris\u00ebse. Por kur kjo ka ndodhur, nuk ka qen\u00eb zhurma e shesheve ajo q\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar, por forca e vot\u00ebs elektorale. N\u00ebse kjo l\u00ebvizje e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb dhe e shoq\u00ebris\u00eb civile ka v\u00ebrtet baza t\u00eb forta n\u00eb popullsi dhe n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb ta mas\u00eb veten. Por duhet ta b\u00ebj\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt: p\u00ebrmes kutive t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb le t\u00eb organizohen n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike zyrtare dhe vet\u00ebm m\u00eb pas t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb, zgjedhje t\u00eb parakohshme apo edhe nj\u00eb referendum, i cili gjithsesi do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u2019u num\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar pesh\u00ebn reale t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre. Dakord q\u00eb protestuesit kendojne \u201cShqip\u00ebria e re\u201d dhe \u201cRama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg\u201d. Por kush do ta nd\u00ebrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re? Sot organizator\u00ebt e protest\u00ebs as nuk njihen ende. Ata mbeten t\u00eb fshehur n\u00eb hije nga frika dhe flitet p\u00ebr mbledhje anonime n\u00eb WhatsApp p\u00ebr t\u00eb shmangur identifikimin. Student\u00ebt e dhjetorit 1990 dilnin n\u00eb shesh me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, duke sfiduar nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, jo Edi Ram\u00ebn! Pik\u00ebrisht historia e l\u00ebvizjes studentore e 36 viteve m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm: at\u00ebher\u00eb protestuesit nuk arrit\u00ebn t\u00eb organizonin nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb tyren politike dhe Sali Berisha p\u00ebrfitoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gjith\u00eb merit\u00ebn dhe frytet e guximit t\u00eb tyre. Sot rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat, nd\u00ebrsa shkaba Berisha prape po fluturon mbi kokat e tyre.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb bukur t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb largohen nga vendi. Por t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb spastrosh nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb politike pa pasur guximin t\u00eb dal\u00ebsh hapur, pa v\u00ebn\u00eb fytyr\u00ebn dhe emrin, e mbi t\u00eb gjitha pa nj\u00eb projekt politik, rrezikon t\u00eb mbetet thjesht populiz\u00ebm, tani per tani i mire v\u00ebt\u00ebm per postime n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/carlo-bollino-nje-proteste-pa-lidere-cfare-pjese-te-popullit-perfaqeson-nje-referendum-mund-ta-sqaronte-kete-pikepyetje\"><em><strong>Shqiptarja.com<\/strong><\/em><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kemi hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb protestave dhe nj\u00eb pyetje mbetet ende pa p\u00ebrgjigje: kush e p\u00ebrfaq\u00ebson realisht k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje? Sa pjes\u00eb e vendit e mb\u00ebshtet at\u00eb? Kjo pyetje b\u00ebhet e domosdoshme p\u00ebrball\u00eb ndikimit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb protesta po prodhon n\u00eb opinionin publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb imazhin e vendit. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91205","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91205\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}