{"id":91189,"date":"2026-06-10T10:48:58","date_gmt":"2026-06-10T10:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/ish-zv-ministrja-kritikon-ashper-kryeministrin-per-protestat-o-rame-ku-i-ke-institucionet\/"},"modified":"2026-06-10T10:48:58","modified_gmt":"2026-06-10T10:48:58","slug":"ish-zv-ministrja-kritikon-ashper-kryeministrin-per-protestat-o-rame-ku-i-ke-institucionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/ish-zv-ministrja-kritikon-ashper-kryeministrin-per-protestat-o-rame-ku-i-ke-institucionet\/","title":{"rendered":"Ish zv.ministrja kritikon ashp\u00ebr kryeministrin p\u00ebr protestat: O Rame, ku i ke institucionet?"},"content":{"rendered":"<p>Ish zv ministrja e Mjedisit, Ornela \u00c7u\u00e7i ka reaguar lidhur me protestat e fundit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr largimin e kryeministrit Rama. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, teksa kritikon ashp\u00ebr kreun e qeveris\u00eb, Edi Rama, ajo shtron pyetjen \u201cku jan\u00eb institucionet?\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej \u00c7u\u00e7i thekson se n\u00eb debatet dhe krizat e fundit shfaqet vet\u00ebm figura e kryeministrit, nd\u00ebrsa institucionet dhe drejtuesit e tyre mbeten n\u00eb hije.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkon shpjegime nga ministrat e Mjedisit, Ekonomis\u00eb dhe Drejt\u00ebsis\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me projektet zhvillimore, menaxhimin e zonave t\u00eb mbrojtura, ekonomin\u00eb e investimeve strategjike dhe problematikat e pron\u00ebs dhe kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<p>Po ndjek reagimet e kryeministrit p\u00ebr protest\u00ebn dhe kam nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri<\/p>\n<p>O qeveria ime, ku je???? Se je qeveri me 84 vota p\u00ebr \u00e7do vendim\u2026 Ku dreqin je????<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb, zot\u00ebrinj ministra, drejtor\u00eb agjensish, kryeinspektor\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku problemi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm politik. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prek mjedisin, ekonomin\u00eb, pron\u00ebn, planifikimin e territorit, funksionimin e gjykatave, kadastr\u00ebn madje edhe vet\u00eb modelin e zhvillimit q\u00eb ka ndjekur Shqip\u00ebria me n\u00eb krye k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb k\u00ebto vite. Prandaj pyetja ime \u00ebsht\u00eb ku \u00ebsht\u00eb ministri i Mjedisit t\u00eb shpjegoj\u00eb pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes publik nd\u00ebrhyrja n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur? Ku \u00ebsht\u00eb ish-ministrja e Mjedisit q\u00eb ndryshoi ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura p\u00ebr t\u00eb mbrojtur publikisht at\u00eb vendim dhe p\u00ebr t\u00eb argumentuar pse ai ishte i drejt\u00eb? Ku e ka drejtoresh\u00ebn q\u00eb e kopsiti k\u00ebt\u00eb ligj sipas k\u00ebrkes\u00ebs\/interesit politik?<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb ministri i Ekonomis\u00eb t\u00eb na shpjegoj\u00eb logjik\u00ebn ekonomike t\u00eb k\u00ebtij modeli zhvillimi? Sa vende pune krijohen? Sa t\u00eb ardhura prodhohen? Pse ky projekt konsiderohet m\u00eb i vlefsh\u00ebm se ruajtja e zon\u00ebs natyrore? Si funksionon n\u00eb praktik\u00eb ligji i investimeve strategjike? Si jan\u00eb trajtuar pronat? Si \u00ebsht\u00eb balancuar interesi privat me interesin publik?<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb na flas\u00eb p\u00ebr kadastr\u00ebn? P\u00ebr nj\u00eb institucion q\u00eb prej vitesh nuk arrin t\u2019u jap\u00eb qytetar\u00ebve hic asnj\u00eb siguri juridike mbi pron\u00ebn e tyre. P\u00ebr nj\u00eb drejtori me nammmm n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb ka par\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejtues sesa hyrje dalje njer\u00ebzish n\u00eb 3 vjet. P\u00ebr konfliktet e pafundme q\u00eb kan\u00eb lindur pik\u00ebrisht nga mungesa e qart\u00ebsis\u00eb mbi pron\u00ebn. Ku jan\u00eb drejtuesit e institucioneve q\u00eb kan\u00eb firmosur, miratuar, licencuar, kontrolluar dhe mbik\u00ebqyrur k\u00ebto procese?<\/p>\n<p>Sepse problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse je dakord apo kund\u00ebr protestuesve. Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, jan\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht institucionet dhe shfaqet vec Kryeministri. E ky, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb stil komunikimi. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb filozofi t\u00eb t\u00ebr\u00eb qeverisjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb filozofin\u00eb politike kjo quhet MONIZ\u00cbM. Monizmi i pushtetit, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rastin ton\u00eb,\u00a0 nuk matet nga numri i kompetencave q\u00eb grumbullon nj\u00eb lider, sado arrogant t\u00eb jet\u00eb ai, por nga numri i z\u00ebrave q\u00eb heshtin rreth tij. Ai fillon kur ministrat pushojn\u00eb s\u00eb qeni autor\u00eb t\u00eb politikave dhe kthehen n\u00eb sekretar\u00eb apo thjesht shkopinj n\u00eb kok\u00ebn e specialit\u00ebve t\u00eb ministrive p\u00ebr t\u2019I shkruar ato. Kur institucionet nuk prodhojn\u00eb m\u00eb argumente, por dridhen nga mesazhet for\u00ebard t\u00eb ardhura nga lart. Kur p\u00ebrgjegj\u00ebsia publike nuk shp\u00ebrndahet m\u00eb n\u00eb sistem, por p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm tek ai q\u00eb e konsideron veten Zot, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rastin ton\u00eb, me dishepuj t\u00eb humbur rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb teori jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare me ndarje pushtetesh dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsish. N\u00eb praktik\u00eb, \u00e7do debat publik p\u00ebrfundon tek Ai. Ai mbron ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura. Ai mbron investimet strategjike. Ai drejton kadastr\u00ebn. Ai policin\u00eb. Ai \u00e7do vendim.<\/p>\n<p>N\u00ebse ministri i Mjedisit nuk mund t\u00eb mbroj\u00eb politik\u00ebn mjedisore, n\u00ebse ministri i Ekonomis\u00eb nuk mund t\u00eb mbroj\u00eb politik\u00ebn ekonomike dhe n\u00ebse ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegoj\u00eb d\u00ebshtimet e sistemit t\u00eb pronave, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb? N\u00ebse treshja jote m\u00eb e fort\u00eb politike t\u00eb ka braktisur rrug\u00ebs, n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e figurave kryesore t\u00eb qeverisjes s\u00eb k\u00ebtyre viteve ndodhen sot para drejt\u00ebsis\u00eb, pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb rradh\u00eb pritje, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e hajrit \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me manekin\u00eb q\u00eb rrall\u00eb d\u00ebgjohen e edhe m\u00eb rrall\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike, at\u00ebher\u00eb pyetja b\u00ebhet edhe m\u00eb legjitime. Ku jan\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebve u ke deleguar firm\u00ebn? Ku jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb?<\/p>\n<p>Prandaj pyetja ime nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb mendon ai p\u00ebr gocat me k\u00ebmb\u00ebt e bukura q\u00eb iu shkon shum\u00eb minifundi n\u00eb instagram.<\/p>\n<p>Pyetja legjitime e \u00e7do socialisti q\u00eb ju votoi, sit \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebve ju keni deleguar firm\u00ebn dhe kompetenc\u00ebn drejtuese??<\/p>\n<p>Se delegimi i firm\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk \u00ebsht\u00eb aspak delegim p\u00ebrgjegj\u00ebsie\u2026<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kryemionistrikritika\/\">Ish zv.ministrja kritikon ashp\u00ebr kryeministrin p\u00ebr protestat: O Rame, ku i ke institucionet?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">27<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish zv ministrja e Mjedisit, Ornela \u00c7u\u00e7i ka reaguar lidhur me protestat e fundit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr largimin e kryeministrit Rama. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, teksa kritikon ashp\u00ebr kreun e qeveris\u00eb, Edi Rama, ajo shtron pyetjen \u201cku jan\u00eb institucionet?\u201d M\u00eb tej \u00c7u\u00e7i thekson se n\u00eb debatet dhe krizat e fundit shfaqet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}