{"id":91170,"date":"2026-06-10T08:48:14","date_gmt":"2026-06-10T08:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/rama-mendon-si-vucic-dhe-shpreson-se-protestuesit-do-te-lodhen-por-ata-nuk-duhet-te-terhiqen\/"},"modified":"2026-06-10T08:48:14","modified_gmt":"2026-06-10T08:48:14","slug":"rama-mendon-si-vucic-dhe-shpreson-se-protestuesit-do-te-lodhen-por-ata-nuk-duhet-te-terhiqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/10\/rama-mendon-si-vucic-dhe-shpreson-se-protestuesit-do-te-lodhen-por-ata-nuk-duhet-te-terhiqen\/","title":{"rendered":"Rama mendon si Vu\u00e7i\u00e7 dhe shpreson se protestuesit do t\u00eb lodhen, por ata nuk duhet t\u00eb t\u00ebrhiqen \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nga<strong> Veton Surroi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shkrimi, i cili domosdoshm\u00ebrisht do t\u00eb dilte i gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e thelluar, po i jap disa pika q\u00eb, duke i shikuar nga larg\u00ebsia, ndihmojn\u00eb skic\u00ebn e nj\u00eb zhvillimi q\u00eb m\u00eb duket i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, hyrjen n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb protestave t\u00eb iniciuara fillimisht me iden\u00eb e nj\u00eb projekti turistik luksoz multimiliard\u00ebsh n\u00eb Zv\u00ebrnec\/Sazan.<\/p>\n<p>1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0L\u00ebvizja nuk ka prij\u00ebs tradicional partiak dhe rrjedhimisht, nuk ka cak tradicional partiak. Caku i k\u00ebsaj l\u00ebvizje nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb partin\u00eb e tanishme n\u00eb pushtet ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me partin\u00eb e tanishme n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>2. L\u00ebvizja e b\u00ebn protest\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb qytetari si n\u00eb Stuttgardt, Valencia, Kopenhag\u00eb apo Prag\u00eb. Ruajtja e form\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb imitim apo shtirje, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e pjekuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb qytetarie e cila e ka k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrmbajtjen politike t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>3. L\u00ebvizja u iniciua me mbrojtjen e Zv\u00ebrnecit\/Sazanit. Simbolika qe e menj\u00ebhershme: Shqip\u00ebria e zonave t\u00eb mbrojtura q\u00eb gllab\u00ebrohen nga shteti p\u00ebr interesa private, rojat private q\u00eb t\u00ebrheqin zvarr\u00eb qytetarin n\u00eb syt\u00eb e polic\u00ebve si rr\u00ebfim p\u00ebr privatizimin e shtetit, skema privatizimi pronash, skema p\u00ebrcaktimesh zonash strategjike zhvillimi\u2026P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre simboleve u vendos flamingo dhe ngjyra roz\u00eb e tij.<\/p>\n<p>4. N\u00eb perceptimin publik nuk ka kontrast m\u00eb t\u00eb madh se e zeza e roj\u00ebs private q\u00eb t\u00ebrheq qytetarin zvarr\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb gjata e t\u00eb thyeshme t\u00eb flamingos me ngjyr\u00ebn e vet roz\u00eb. Ky kontrast po thellohet dit\u00eb m\u00eb dit\u00eb: l\u00ebvizja e protest\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rojet e veshura n\u00eb t\u00eb zeza, por me perceptimin e roj\u00ebs si hallka e fundit e nj\u00eb sistemi i cili ka privatizuar vendimmarrjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>5. L\u00ebvizja \u00ebsht\u00eb \u2013 n\u00eb form\u00ebn e vet kapilare, joideologjike, jopartiake \u2013 kund\u00ebr sistemit. Sistemi kund\u00ebr t\u00eb cilit jan\u00eb ata nuk \u00ebsht\u00eb demokracia, por kapja e saj, shnd\u00ebrrimi i procesit zgjedhor n\u00eb form\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>6. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, qoft\u00eb edhe n\u00eb form\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, l\u00ebvizja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr konsensusit t\u00eb tanish\u00ebm shoq\u00ebror, konsensusin e tranzicionit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konsensus, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij shekulli, kan\u00eb bashk\u00ebjetuar partit\u00eb politike, korrupsioni endemik, krimi i organizuar, kontrolli apo vet\u00ebcensurimi mediatik. P\u00ebrfundim logjik i k\u00ebtij konsensusi \u00ebsht\u00eb Zv\u00ebrneci\/Sazani.<\/p>\n<p>7. L\u00ebvizja Flamingo \u00ebsht\u00eb rreziku i dyt\u00eb p\u00ebr pushtetin e tanish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. I pari ishte paraqitja e SPAK-ut, t\u00eb cilit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs reale, situata ia dha edhe rolin e elementit korrigjues t\u00eb sistemit. Kryeministri Rama u konfrontua me SPAK kur ai trokiti fare af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb tij, te ajo e zv.kryeministres Balluku. Argumenti i tij ishte se SPAK kishte hyr\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte, n\u00eb at\u00eb politike.<br \/>L\u00ebvizja Flamingo tash z\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn politike p\u00ebr korrigjimin e sistemit, por kjo L\u00ebvizje nuk e sheh problemin sistemor vet\u00ebm te partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>8. T\u00eb jesh kund\u00ebr konsensusit dhe t\u00eb jesh l\u00ebvizje kapilare paraqet problem p\u00ebr pushtetin e tanish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, sikund\u00ebr p\u00ebr \u00e7do pushtet tjet\u00ebr q\u00eb nuk i p\u00ebrmbush kriteret e demokracis\u00eb funksionale. L\u00ebvizjet e k\u00ebtilla nuk jan\u00eb t\u00eb kontrollueshme nga pushteti dhe KM Rama po b\u00ebn gabim pas gabimit n\u00eb p\u00ebrballje me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje. I ka p\u00ebrshkruar si produkt t\u00eb interesave antishqiptare dhe i ka p\u00ebrqeshur me bullizmin q\u00eb i p\u00ebrngjante seksizmit. Me arroganc\u00ebn dhe munges\u00ebn e respektit bazik me t\u00eb cil\u00ebn flet me at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb medieve q\u00eb i ka t\u00eb af\u00ebrta e t\u00eb cilat megjithat\u00eb, i quan \u201ckazan\u201d i foli CNN-it, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar legjitimitetin e L\u00ebvizjes dhe t\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb realitetit nga ana e saj.<\/p>\n<p>9. KM Rama n\u00eb sjelljet e veta fillestare ka rrezikun q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb krijimin e shpejt\u00eb t\u00eb analogjive mes tij dhe presidentit Vu\u00e7iq, i cili \u00ebsht\u00eb duke u ballafaquar me nj\u00eb l\u00ebvizje kapilare kund\u00ebr tij dhe t\u00eb cil\u00ebn e ka etiketuar si \u201crevolucion t\u00eb ngjyrosur\u201d, t\u00eb ngjash\u00ebm me ato q\u00eb rr\u00ebzuan pushtetet e Evrop\u00ebs lindore t\u00eb af\u00ebrta me presidentin Putin.<\/p>\n<p>10. Shqip\u00ebria dhe Serbia, ndon\u00ebse me pushtete q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kritere t\u00eb demokracis\u00eb funksionale, jan\u00eb shtete dhe shoq\u00ebri q\u00eb dallojn\u00eb me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Kryeministri Rama nuk i prin nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi politik\u00ebn shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb urrejtjes s\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo e presidentit Vu\u00e7iq. Dhe protestuesit n\u00eb Tiran\u00eb nuk duhet t\u00eb frik\u00ebsohen se ndaj tyre do t\u00eb p\u00ebrdoret \u201ctopi zanor\u201d, sikund\u00ebr protestuesit n\u00eb Beograd. Megjithat\u00eb, kryeministri Rama ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb zgjedhur opsionin e nj\u00ebjt\u00eb fillestar sikurse presidenti Vu\u00e7iq, llogaritjen se protestuesit do t\u00eb lodhen.<\/p>\n<p>11. N\u00eb mesin e t\u00eb panjohurave t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb edhe ajo se sa mund t\u00eb zgjas\u00eb L\u00ebvizja Flamingo, gjegj\u00ebsisht p\u00ebrcaktimi i qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb rrisin dita dit\u00ebs pjes\u00ebmarrjen apo madje edhe vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin at\u00eb t\u00eb nj\u00eb nate m\u00eb par\u00eb. Por, n\u00ebse dhjet\u00eb dit\u00ebt e kaluara jan\u00eb indikatore, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e cila nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb zhduket shpejt.<\/p>\n<p>12. N\u00eb fillim t\u00eb protest\u00ebs ligj\u00ebrimi publik p\u00ebrfshiu familjen Trump, investitor\u00eb sirian\u00eb, Katarin, Emiratet, klane droge e teori komploti. Me vazhdimin e protest\u00ebs gjith\u00e7ka po kondensohet n\u00eb simbole t\u00eb lexueshme. Flamuri shqiptar, k\u00ebrkesa q\u00eb sovraniteti t\u2019u kthehet qytetar\u00ebve dhe flamingoja si simbol i ri i qytetaris\u00eb evropiane shqiptare. P\u00ebrball\u00eb tyre nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb investim, por nj\u00eb sistem. Ndaj, p\u00ebr protestuesit k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryeministrit nuk shihet vet\u00ebm si nd\u00ebrrim personash n\u00eb pushtet, por si akti i par\u00eb i nj\u00eb k\u00ebrkese m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: q\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019u kthehet qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shkrimi, i cili domosdoshm\u00ebrisht do t\u00eb dilte i gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e thelluar, po i jap disa pika q\u00eb, duke i shikuar nga larg\u00ebsia, ndihmojn\u00eb skic\u00ebn e nj\u00eb zhvillimi q\u00eb m\u00eb duket i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, hyrjen n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91170","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91170\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}