{"id":91141,"date":"2026-06-09T19:48:23","date_gmt":"2026-06-09T19:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/09\/veprimi-qytetar-dalin-zyrtarisht-emrat-e-10-organizatoreve-te-protestes-firmosin-kerkesen-ne-kqz-2\/"},"modified":"2026-06-09T19:48:23","modified_gmt":"2026-06-09T19:48:23","slug":"veprimi-qytetar-dalin-zyrtarisht-emrat-e-10-organizatoreve-te-protestes-firmosin-kerkesen-ne-kqz-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/09\/veprimi-qytetar-dalin-zyrtarisht-emrat-e-10-organizatoreve-te-protestes-firmosin-kerkesen-ne-kqz-2\/","title":{"rendered":"\u201cVeprimi Qytetar\u201d, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizator\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs, firmosin k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb KQZ\u2026"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja qytetare q\u00eb po proteston prej 10 dit\u00ebsh p\u00ebrpara kryeministris\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb aksionin e par\u00eb politik, teksa i kan\u00eb k\u00ebrkuar KQZ-s\u00eb formularin p\u00ebr mbledhjen e firmave p\u00ebr propozimin e ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Letra, e cila mban dat\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb vulosur me logon \u201cVeprimi qytetar p\u00ebr demokraci funksionale\u201d mban emrat e 10 qytetar\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb ish-kreu iKQZ-s\u00eb, Kristaq Kume, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira \u00c7epani.<\/p>\n<p>\u201cPeriudha p\u00ebr mbledhjen e firmave t\u00eb zgjedh\u00ebsve, mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj nisme ligjv\u00ebn\u00ebse, do t\u00eb jet\u00eb 3 muaj, nga data e vendimit tuaj p\u00ebr t\u00eb na pajisur me flet\u00ebn tip\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, konstitucionalisti Kristaq Kume b\u00ebri t\u00eb ditur 10 propozimet kryesore jan\u00eb ndarja e vendit n\u00eb kat\u00ebr rajone zgjedhore, lista 100% t\u00eb hapura, mund\u00ebsia e kandidimit p\u00ebrmes listave qytetare, depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, leht\u00ebsimi i votimit p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe forcimi i kontrollit mbi financimin politik. Paketa parashikon gjithashtu masa m\u00eb t\u00eb ashpra ndaj shkeljeve zgjedhore dhe digjitalizimin e procesit t\u00eb mbledhjes s\u00eb firmave mb\u00ebshtet\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas nism\u00ebtar\u00ebv\u00ebve, projektligji \u00ebsht\u00eb hartuar pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb konsultimesh me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik, rritjen e transparenc\u00ebs zgjedhore dhe garantimin e nj\u00eb gare m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Kristaq Kumes<\/strong><\/p>\n<p>Sot dor\u00ebzuam n\u00eb KQZ k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u pajisur me flet\u00eb-tip p\u00ebr grumbullimin e firmave mb\u00ebshtet\u00ebse nga jo m\u00eb pak se 20.000 zgjedh\u00ebs p\u00ebr projektligjin \u201cP\u00ebr ndryshime dhe shtesa n\u00eb Kodin Zgjedhor t\u00eb R. Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Projektligji \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb dhe intensiv reflektimi dhe diskutimi mbi prurjet, mendimet dhe propozimet e shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr rregullimet q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb legjislacionin zgjedhor, me objektiv krijimin e kushteve ligjore mb\u00ebshtet\u00ebse dhe efektive p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve demokratike n\u00eb vendin ton\u00eb. Projektligji propozon nj\u00eb paket\u00eb shtesash dhe ndryshimesh n\u00eb Kodin Zgjedhor, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave synohet t\u00eb rritet cil\u00ebsia n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin demokratik, t\u00eb forcohet transparenca n\u00eb procesin zgjedhor, t\u00eb zgjerohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje, t\u00eb garantohet akses i barabart\u00eb n\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs dhe t\u00eb mund\u00ebsohet nj\u00eb gar\u00eb zgjedhore e barabart\u00eb, e lir\u00eb dhe e ndershme.<\/p>\n<p>Shtesat dhe ndryshimet kryesore t\u00eb propozuara trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me:<\/p>\n<p>Ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kat\u00ebr rajone zgjedhore dhe votimin me lista 100 p\u00ebr qind t\u00eb hapura. Llogaritjen e mandateve q\u00eb fitojn\u00eb subjektet zgjedhore duke p\u00ebrdorur formul\u00ebn Sainte-Lagu\u00eb \u2013 pjes\u00ebtimi i nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm i votave t\u00eb fituara nga subjekti me numra tek. K\u00ebto ndryshime krijojn\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional t\u00eb subjekteve politike dhe t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Votimin me lista 100 p\u00ebr qind t\u00eb hapura p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb. 2.T\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje jo vet\u00ebm me nj\u00eb kandidat t\u00eb pavarur, por me list\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kandidat, \u201cLista qytetare e kandidat\u00ebve\u201d, duke u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb edhe jasht\u00eb strukturave partiake.<\/p>\n<p>3.Depolitizimin\/departizimin e administrat\u00ebs zgjedhore, KZAZ, KQV dhe GN. Krijimin e saj me qytetar\u00eb q\u00eb shprehin d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn e administratorit zgjedhor, q\u00eb trajnohen dhe certifikohen nga KQZ, me p\u00ebrpar\u00ebsi qytetar\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb profesione t\u00eb licencuara, jurist\u00eb, noter\u00eb, avokat\u00eb etj.<\/p>\n<p>4.Num\u00ebrimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit p\u00ebr subjektet zgjedhore n\u00eb Qendr\u00ebn e Votimit.<\/p>\n<p>5.Mund\u00ebsi p\u00ebr votimin n\u00eb kutin\u00eb e l\u00ebvizshme p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me pamund\u00ebsi l\u00ebvizjeje dhe t\u00eb moshuarit.<\/p>\n<p>6.Rritjen e kushteve shtr\u00ebnguese p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike, administrat\u00ebs e mjeteve publike dhe p\u00ebr ndalimin e presionit ndaj zgjedh\u00ebsve, shitblerjen e vot\u00ebs dhe votimin familjar.<\/p>\n<p>7.Rregullimin e k\u00ebrkesave, kushteve dhe hap\u00ebsirave p\u00ebr zhvillimin e fushat\u00ebs zgjedhore. Rritjen e aksesit t\u00eb subjekteve zgjedhore dhe p\u00ebr kandidat\u00ebt e pavarur n\u00eb media dhe n\u00eb financimin publik. Mb\u00ebshtetje me financim publik dhe p\u00ebr akses n\u00eb media, p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb gjinis\u00eb m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>8.Forcimin e kapaciteteve t\u00eb KQZ p\u00ebr monitorimin, kontrollin dhe transparenc\u00ebn n\u00eb financimin politik n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit, pran\u00eb KQZ-s\u00eb, t\u00eb nj\u00eb strukture t\u00eb posa\u00e7me dhe t\u00eb pavarur p\u00ebr monitorimin dhe auditimin e financimit t\u00eb partive politike dhe subjekteve zgjedhore.<\/p>\n<p>9.Leht\u00ebsimin dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr digjitalizimin e procesit t\u00eb mbledhjes dhe verifikimit t\u00eb firmave mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr subjektet e reja zgjedhore dhe nism\u00ebn qytetare p\u00ebr kandidim me \u201cList\u00eb qytetare t\u00eb kandidat\u00ebve\u201d, p\u00ebrmes nj\u00eb platforme elektronike t\u00eb integruar me identitetin digjital (e-Albania).<\/p>\n<p>Forcimin e penaliteteve ndaj shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zverneci-5\/\">\u201cVeprimi Qytetar\u201d, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizator\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs, firmosin k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb KQZ\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja qytetare q\u00eb po proteston prej 10 dit\u00ebsh p\u00ebrpara kryeministris\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb aksionin e par\u00eb politik, teksa i kan\u00eb k\u00ebrkuar KQZ-s\u00eb formularin p\u00ebr mbledhjen e firmave p\u00ebr propozimin e ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor. Letra, e cila mban dat\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb vulosur me logon \u201cVeprimi qytetar p\u00ebr demokraci funksionale\u201d mban emrat e 10 qytetar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91141","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91141\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}