{"id":91111,"date":"2026-06-09T15:48:22","date_gmt":"2026-06-09T15:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/09\/rama-u-pohon-gazetareve-te-be-ligjin-e-investimeve-strategjike-do-ta-heqim-protesta-po-shfrytezohet-nga-irani\/"},"modified":"2026-06-09T15:48:22","modified_gmt":"2026-06-09T15:48:22","slug":"rama-u-pohon-gazetareve-te-be-ligjin-e-investimeve-strategjike-do-ta-heqim-protesta-po-shfrytezohet-nga-irani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/09\/rama-u-pohon-gazetareve-te-be-ligjin-e-investimeve-strategjike-do-ta-heqim-protesta-po-shfrytezohet-nga-irani\/","title":{"rendered":"Rama u pohon gazetar\u00ebve t\u00eb BE: Ligjin e Investimeve Strategjike do ta heqim\u2026! Protesta po shfryt\u00ebzohet nga Irani"},"content":{"rendered":"<p>Asnj\u00eb projekt nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim n\u00eb natyr\u00ebn, tha kryeministri Rama para gazetar\u00ebve t\u00eb BE, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi rrjetet e interesuara t\u00eb hoteleve p\u00ebr investimin n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb kur keni par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb projekte q\u00eb vijn\u00eb si grusht kund\u00ebr natyr\u00ebs? Mendoni q\u00eb Cheval Blanc dhe Bernard Arnault do t\u00eb vrasin flamingot? Mendoni q\u00eb Rosewood Hotel do t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb shitur \u2018Mojito\u2019 n\u00eb mes t\u00eb betonit? Mandarin Oriental do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb lidhet me di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebmtuar? Hotelet Aman do t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mes bunker\u00ebsh?\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, tha se edhe ligji i ri p\u00ebr investimet strategjike po hartohet sipas standardeve t\u00eb BE pasi s\u2019mund t\u00eb konkurrohet duke shp\u00ebrfillur natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cLigji p\u00ebr investimet strategjike kurr\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i padrejt\u00eb. Gj\u00ebja e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb do ta l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb sepse e ka p\u00ebrmbushur misionin e vet dhe nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Thjesht do ta l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb. Ligji p\u00ebr investimet strategjike na ka ndihmuar t\u00eb sjellim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend disa investime q\u00eb duhet t\u00eb kishin ndodhur. Duan status t\u00eb mbrojtur e me radh\u00eb, por s\u2019kemi probleme me k\u00ebt\u00eb. Po punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb ri p\u00ebr investimet. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb mb\u00ebshtetet te standardet e BE dhe kjo \u00ebsht\u00eb mjaft e qart\u00eb. Shqip\u00ebria mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb e p\u00ebrfytyroj\u00eb, t\u00eb imagjinoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria apo qeveria k\u00ebrkon, por ka nj\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Nuk ka di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb si aktivitete q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb mjedisin. S\u2019mund t\u00eb ndodhin sepse duhet t\u00eb jemi n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE. Nuk konkurron dot duke shp\u00ebrfillur natyr\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e pamundur. Ja pse ndihem i zem\u00ebruar me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bekim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme nj\u00eb zhvillim i mb\u00ebshtetur n\u00eb natyr\u00eb. Ja pse zem\u00ebrohem, por i zem\u00ebruar me veten, natyrisht, jo me ju\u201d, p\u00ebrfundoi kryeministri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp me gazetar\u00ebt e huaj, kryeministri Edi Rama ironizoi gjithashtu akuzat q\u00eb e lidhin her\u00eb me George Soros e her\u00eb me Kushner, nd\u00ebrsa theksoi se q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investime n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se vendi nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e p\u00ebrplasjeve politike n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201cKur Jared Kuchner dhe Ivanka Trump erdh\u00ebn k\u00ebtu, nuk ishte ende e qart\u00eb n\u00ebse Donald Trump do t\u00eb shkonte n\u00eb burg apo n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. P\u00ebr mua, ata ishin investues amerikan\u00eb q\u00eb pyesnin n\u00ebse mund t\u00eb kishin nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk ishin familja e Donald Trumpit, sepse Trump asokohe mund t\u00eb shkonte n\u00eb burg sepse p\u00ebrballej me shum\u00eb akuza. Por nuk m\u00eb takonte mua t\u00eb merresha me k\u00ebt\u00eb.\u00a0 Nga nj\u00ebra an\u00eb m\u00eb thon\u00eb q\u00eb jam njeriu i Sorosit, nga ana tjet\u00ebr i Kuchnerit , pa gjejeni kush jam? Un\u00eb jam kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb dua q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb investojn\u00eb k\u00ebtu e t\u00eb jen\u00eb miq t\u00eb k\u00ebtij vendi. Nuk mendoj se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb ushqim p\u00ebr betejat politike n\u00eb SHBA. Un\u00eb dua q\u00eb cdo projekt t\u00eb jet\u00eb i bazuar n\u00eb fakte. Afro 25% m\u00eb shum\u00eb natyr\u00eb e gjelb\u00ebrim \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb sillet nga projekti sepse k\u00ebto jan\u00eb objektivat q\u00eb kemi., Kushdo q\u00eb m\u00eb merr p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb gabohet\u201d tha Rama<\/p>\n<p>Protesta p\u00ebr Zv\u00ebrnecin po shfryt\u00ebzohet nga Irani, u tha kryeministri Rama gazetar\u00ebve t\u00eb BE, teksa shtoi se p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb publikohen faktet.<\/p>\n<p>\u201cKa aktor\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqen ta shfryt\u00ebzojn\u00eb duke p\u00ebrdorur at\u00eb q\u00eb quhet dep\u00ebrtim dhe ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqen ta p\u00ebrdorin p\u00ebr axhend\u00ebn e tyre q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend interesant p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb energji politik\u00ebb\u00ebrjes s\u00eb tyre. Kemi shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb publike faktet. Vet\u00ebm faktet. Ka nj\u00eb aktor dashakeq q\u00eb \u00ebsht\u00eb Irani, e dim\u00eb me fakte. S\u2019kam th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb Irani e shpiku, po them q\u00eb Irani u hodh menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Jemi n\u00eb luft\u00eb kibernetike prej disa vitesh tashm\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb tej tha se ka nj\u00eb sulm t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, t\u00eb cilin ai nuk do ta lejoj\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sulm i madh p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb projekt para se t\u00eb lind\u00eb. K\u00ebt\u00eb nuk e lejoj, nuk do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, shtoi kryeministri.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Zv\u00ebrneci p\u00ebr t\u00eb cilin ka marr\u00ebveshje pron\u00ebsie, p\u00ebr Sazanin s\u2019ka ende nj\u00eb till\u00eb. Kryeministri Rama u tha gazetar\u00ebve t\u00eb BE se Sazani nuk po shitet dhe as nuk ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta bler\u00eb. Edhe n\u00ebse do t\u00eb kishte, garantoi Rama, alternativa nuk do t\u00eb pranohej sepse ishulli u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cIshulli i Sazanit nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt pik\u00eb s\u00eb pari, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje. S\u2019kemi marr\u00ebveshje p\u00ebr ishullin e Sazanit sepse po negociojm\u00eb prej 2 vitesh. Kurr\u00eb s\u2019kan\u00eb k\u00ebrkuar ta blejn\u00eb ishullin. Edhe po t\u00eb k\u00ebrkonin, kurr\u00eb nuk na ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend alternativa p\u00ebr t\u00eb shitur ishullin. Marr\u00ebveshja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sip\u00ebrmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt mes investuesit dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Ishulli u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve, Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Aty ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet, do t\u00eb ket\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb objektit. Po negociojm\u00eb. E kuptoni pse jam\u2026 si ta them\u2026 nuk jam as i zem\u00ebruar, i frustruar deri n\u00eb kock\u00eb sepse sheh gjith\u00eb k\u00ebto foto, ishulli i Sazanit i nd\u00ebrtuar me kulla Trump, k\u00ebtej thuhet turp t\u2019i vij\u00eb Edi Ram\u00ebs! \u00cbsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta, po negociojm\u00eb. Shteti shqiptar do t\u00eb fitoj\u00eb prej k\u00ebsaj. P\u00ebr ishullin nuk kan\u00eb ende asnj\u00eb skic\u00eb t\u00eb paraqitur sepse nuk kan\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs nuk munguan as tonet e ironis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, nj\u00eb gazetare irlandeze i k\u00ebrkoi kryeministrit Edi Rama nj\u00eb dedikim n\u00eb librin \u201cThe Albanian Files\u201d, nj\u00eb botim mbi arkitektur\u00ebn dhe transformimin urban t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me parath\u00ebnie t\u00eb vet\u00eb Ram\u00ebs dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb mesazhin e tij, kreu i qeveris\u00eb shprehu simpatin\u00eb p\u00ebr irlandez\u00ebt dhe ironizoi akuzat q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb debatit p\u00ebr projektin n\u00eb Sazan, duke iu referuar vetes si \u201cvras\u00ebs flamingosh\u201d.<\/p>\n<p>\u201d A d\u00ebshironi nj\u00eb dedikim? Do jua shkruaj nga nj\u00eb vras\u00ebs flamingosh. P\u00ebr mua irlandez\u00ebt jan\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb, por po t\u00eb zgjedhja n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb isha irlandez. Askush nuk do t\u00eb \u00e7uditej pse jam kok\u00ebfort\u00eb sepse do ta merrnin t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb\u201d tha Rama duke shk\u00ebmbyer batuta me gazetaren dhe duke e n\u00ebnshkruar librin me k\u00ebto fjal\u00eb \u2018P\u00ebr lulen time irlandeze, nga nj\u00eb vras\u00ebs flamengosh\u201d \u201cSigurohu q\u00eb bashk\u00ebshorti ta kuptoj\u00eb, duket shum\u00eb e dyshimt\u00eb\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetare rumune e pyeti Ram\u00ebn n\u00ebse projekti \u00ebsht\u00eb anuluar apo pezulluar, por shefi i qeveris\u00eb u kujdes t\u00eb thot\u00eb se ende nuk ka nj\u00eb projekt dhe nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb pezullohet.<\/p>\n<p>Rama: Nuk \u00ebsht\u00eb anuluar, se s\u2019ka pasur kurr\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebr tu anuluar. Vini k\u00ebtu me kok\u00ebn e mbushur me g\u00ebnjeshtra q\u00eb u kan\u00eb bllokuar trurin.<\/p>\n<p>Gazetarja: Jo jo un\u00eb e kam trurin n\u00eb rregull\u2026<\/p>\n<p>Rama: Truri e keni n\u00eb rregull, problemi \u00ebsht\u00eb sa i hapur \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr faktet. Nuk \u00ebsht\u00eb ne rregull. Kemi t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebtu dhe duhet t\u00eb m\u00eb thon\u00eb n\u00ebse kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb e kemi anuluar projektin, at\u00ebher\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb shohim regjistrimin. Keni ardhur e bindur se ka nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb anuluar. Ajo tha q\u00eb un\u00eb thash n\u00eb fillim q\u00eb projekti \u00ebsht\u00eb anuluar. Po talleni me mua apo \u00e7far\u00eb. Ajo q\u00eb n\u00eb fillim thas\u00eb q\u00eb projekti \u00ebsht\u00eb anuluar. Seriozisht e keni? Kurr\u00eb s\u2019kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi anuluar projektin, s\u2019ka pasur kurr\u00eb. Po punohet p\u00ebr projektin, \u00e7far\u00eb ka k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mos\u00a0 u kuptuar. Faktet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme, por g\u00ebnjeshtrat jan\u00eb shum\u00eb josh\u00ebse.<\/p>\n<p>Q\u00eb ta anulosh duhet ta kesh nj\u00eb projekt, p\u00ebrndryshe \u00e7far\u00eb do t\u00eb anulosh. Ju nuk shihni asnj\u00eb ndryshim mes, nuk ka projekt dhe projekti \u00ebsht\u00eb anuluar. Prandaj e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse doja q\u00eb ju ta qart\u00ebsoni, mos k\u00ebmb\u00ebngulni. Gjyshja ime thoshte q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gabim \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsh n\u00eb gabim \u00ebsht\u00eb djall\u00ebzore.<\/p>\n<p>Gazetarja: Projekti tani \u00ebsht\u00eb i pezulluar..<\/p>\n<p>Rama: Po si mund t\u00eb pezullohet kur nuk ekziston? \u00c7far\u00eb projekti \u00ebsht\u00eb pezulluar.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt e BE, kryeministri Rama u pyet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr zgjerimin e protest\u00ebs kund\u00ebr investimit n\u00eb Zv\u00ebrnec. Kryeministri tha se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i lir\u00eb dhe e konsideron di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb q\u00eb protesta t\u00eb zhvillohet pa penges\u00eb, nd\u00ebrsa rikujtoi 21 janarin.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u201cPik\u00eb s\u00eb pari, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i lir\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm kam qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protesta dhe e njoh shijen e momentit kur e ke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb protestosh, e di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh n\u00eb nj\u00eb mjedis jo t\u00eb lir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard, jo nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, por vet\u00ebm m\u00eb pak se 20 vjet m\u00eb par\u00eb, apo m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb 2011, 4 protestues u vran\u00eb me arm\u00eb sulmuese q\u00eb i kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr pik\u00ebrisht nga kjo nd\u00ebrtes\u00eb. P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epok\u00eb ndryshe, nj\u00eb moment ndryshe n\u00eb histori. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet di\u00e7ka shum\u00eb e mir\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mund t\u00eb protestojn\u00eb pa asnj\u00eb problem, edhe pse mund t\u00eb duket gj\u00ebja m\u00eb e vog\u00ebl, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr arritje e k\u00ebsaj dekade, nj\u00eb arritje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt kan\u00eb luftuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. E dyta, kjo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb provokuar nga nj\u00eb akt i sh\u00ebmtuar dhune nga nj\u00eb roje sigurie kund\u00ebr nj\u00eb protestuesi n\u00eb kufirin e tok\u00ebs, vendit p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim q\u00eb prej nj\u00eb jave apo m\u00eb shum\u00eb tashm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin mor\u00ebm masa m\u00eb t\u00eb ashpra dhe m\u00eb t\u00eb shpejta. Roja \u00ebsht\u00eb arrestuar, drejtori i policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs u shkarkua dhe nj\u00ebsia e policis\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb terren dhe nuk nd\u00ebrhyri menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur roj\u00ebn, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim. Kompanis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb i \u00ebsht\u00eb hequr licenca. Akti i dhun\u00ebs ndezi ndjenjat, u b\u00eb virale dhe \u00e7eli rrug\u00ebn p\u00ebr ngritjen e pik\u00ebpyetjeve mbi zhvillimin, pron\u00ebn, projektin. Pastaj, befas \u00e7\u00ebshtja u b\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb dhe tashm\u00eb cek gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, por nuk jemi m\u00eb n\u00eb dinamik\u00ebn e disa apo shum\u00eb njer\u00ebzve, quajeni si t\u00eb doni, edhe pse kam par\u00eb raportime p\u00ebr qindra mij\u00ebra vet\u00eb q\u00eb jan\u00eb qesharake, por s\u2019dua t\u00eb flas p\u00ebr numrat, por p\u00ebr thelbin. Gjith\u00e7ka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Protesta u shnd\u00ebrrua n\u00eb protest\u00eb masive me refrenin anuloni projektin, thash\u00eb po, e anulojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, por m\u00eb tregoni projektin. Nuk ka projekt. S\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mua ose Shqip\u00ebrin\u00eb, por me shoq\u00ebrin\u00eb demokratike p\u00ebr t\u00eb reflektuar sesi gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat mund t\u00eb ndezin mjedisin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbar\u00eb platformat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk q\u00ebndrojm\u00eb m\u00eb te thelbi, por diku gjetk\u00eb, nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me mua ose me ne\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara gazetar\u00ebve t\u00eb BE, kryeministri Edi Rama tha se p\u00ebr investimin n\u00eb Zv\u00ebrnec po punojn\u00eb arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ende s\u2019ka projekt. Ai u tha gazetar\u00ebve t\u00eb merren me faktet nd\u00ebrsa po flasin me njeriun e gabuar \u201cn\u00eb koh\u00ebn dhe vendin e gabuar\u201d pasi nuk ka projekt, pavar\u00ebsisht asaj q\u00eb thon\u00eb protestuesit.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam zgjuar kurr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime me mendimin si t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka t\u00eb sh\u00ebmtuar. Gjithnj\u00eb kam besuar q\u00eb bukuria \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb dhe kam luftuar gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn. A kam pasur gjithnj\u00eb sukses? Jo. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku ju sfidj me fakte se numri m\u00eb i madh i arkitekt\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs po punojn\u00eb s\u00eb bashku, m\u00eb vete p\u00ebr projektin. K\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrqendrimi nuk e gjeni n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs sepse duam t\u00eb bukur\u00ebn, cil\u00ebsin\u00eb, gj\u00ebra q\u00eb e ndryshojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb jo vet\u00ebm perceptimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse un\u00eb, jam nj\u00eb njeri q\u00eb merret me politik\u00eb dhe n\u00ebse k\u00ebrkon t\u00eb ndryshoj\u00eb vendin e vet si kryeminist\u00ebr duhet t\u00eb vihem n\u00eb dyshim dhe trajtohem si njeri i pavler\u00eb p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku punoj duke k\u00ebrkuar gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb legjitime, i b\u00ebn ata m\u00eb t\u00eb respektuar sesa un\u00eb? Pse? Sepse \u00e7do politikan \u00ebsht\u00eb hajdut? \u00c7do njeri \u00ebsht\u00eb i korruptuar? Duhet t\u2019u besoni fakteve sepse si mund t\u00eb merremi me k\u00ebt\u00eb oqean? Gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat kan\u00eb potencialin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb g\u00ebnjeshtrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Po flisni me personin e gabuar, n\u00eb koh\u00ebn e gabuar, n\u00eb vendin e gabuar sepse keni\u00a0 ardhur pas 7 dit\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur dhe ka mbytur bot\u00ebn. Un\u00eb them nuk ka projekt dhe komenti i nj\u00eb mediaje t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb por k\u00ebta protestues thon\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb projekt. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo?\u201d, tha kryeministri.<\/p>\n<p>Turizmi elitar mund t\u00eb frenoj\u00eb d\u00ebmet e turizmit masiv dhe t\u00eb siguroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, tha kryeministri Rama n\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt e BE. Nd\u00ebrsa fokusin e bised\u00ebs e p\u00ebrqendroi te mjedisi dhe mbrojtja e tij q\u00eb dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb tem\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb protestave p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, Rama tha se flamingot n\u00eb at\u00eb zon\u00eb nis\u00ebn t\u00eb riktheheshin kur ai mori pushtetin, p\u00ebr shkak t\u00eb moratoriumit p\u00ebr gjuetin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPak gj\u00ebra mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb krahasueshme q\u00eb turizmi n\u00eb nivelin e luksit mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr njer\u00ebzve. Ajo q\u00eb sjell nj\u00eb turist n\u00eb nj\u00eb resort luksoz \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kuptimin e t\u00eb ardhurave dhe m\u00eb pak n\u00eb kuptimin e turizmit, trafikut. Turizmi luksoz e mbron nj\u00eb vend nga ajo q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb nga turizmi masiv. Turizmi masiv ka qen\u00eb ambasador i shk\u00eblqyer, por s\u2019mund t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, na duhet t\u00eb kemi turiz\u00ebm luksoz p\u00ebr t\u00eb ndryshuar shkall\u00ebn e t\u00eb ardhurave dhe p\u00ebr t\u00eb ulur trysnin\u00eb q\u00eb turizmi masiv ka mbi mjedisin. T\u00eb flasim p\u00ebr mjedisin. Flamingot. A e dini se kur nis\u00ebn t\u00eb ktheheshin flamingot? Kur un\u00eb mora qeverin\u00eb, nuk kishte flamingo sepse Shqip\u00ebria kishte gjueti t\u00eb paligjshme. Flamingot e pelikan\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb riktheheshin pasi vendos\u00ebm moratorium p\u00ebr gjuetin\u00eb e paligjshme, p\u00ebr prerjen e pyjeve p\u00ebr 10 vjet. Shihni nga pamjet satelitore\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama kund\u00ebrshtoi deklaratat se projekti i shum\u00ebdebatuar n\u00eb Zv\u00ebrnec \u00ebsht\u00eb pezulluar, duke th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb pezullohet di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb miratuar kurr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb debat me nj\u00eb gazetare rumune gjat\u00eb konferenc\u00ebs me mediat europiane, Rama tha se raportimet p\u00ebr pezullimin e projektit jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta dhe se puna p\u00ebr hartimin e tij vazhdon.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb projekti \u00ebsht\u00eb pezulluar? Si mund t\u00eb pezullohet di\u00e7ka q\u00eb nuk ekziston? Pse thoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar? Cilat autoritete e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb?\u201d, pyeti Rama. Pasi gazetarja iu p\u00ebrgjigj se k\u00ebt\u00eb informacion e kishte marr\u00eb nga ambasadori i Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, kryeministri k\u00ebmb\u00ebnguli se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb informacion t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ai, por n\u00ebse e ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, e ka gabim. Sepse nuk ka nj\u00eb projekt t\u00eb pezulluar. Kam nj\u00eb mik timin dhe m\u00eb duhej ta takoja p\u00ebr arsye t\u00eb caktuara. M\u00eb tha se ishte von\u00eb. E pyeta n\u00ebse kishte ndonj\u00eb problem. M\u00eb tha se ishte n\u00eb protest\u00eb. Ky person \u00ebsht\u00eb njeri shum\u00eb i mir\u00eb, i arsimuar, mysliman, jo fanatik, por frekuenton xhamin\u00eb. I thash\u00eb: \u2018Pse dole n\u00eb protest\u00eb?\u2019 M\u00eb tha: \u2018Me k\u00ebt\u00eb gardhin, p\u00ebr t\u00eb zbatuar at\u00eb q\u00eb do Bibi Netanjahu, e ke tepruar.\u2019 I thash\u00eb: \u2018Ej, un\u00eb nuk jam media sociale. Ta ka z\u00ebn\u00eb mendjen media sociale, por nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.\u2019 Pra, k\u00ebto g\u00ebnjeshtra ua kan\u00eb z\u00ebn\u00eb mendjen njer\u00ebzve, sepse projekti nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar dhe nuk \u00ebsht\u00eb anuluar kurr\u00eb, sepse nuk \u00ebsht\u00eb miratuar kurr\u00eb. Nd\u00ebrsa flasim, puna vazhdon p\u00ebr hartimin e tij. Un\u00eb e them dhe ju vazhdoni. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb fjala ime kund\u00ebr tuaj\u00ebs. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktet. Nuk shoh asnj\u00eb lloje prove. Un\u00eb them q\u00eb ende nuk ka projekt, un\u00eb them q\u00eb ende nuk kemi vler\u00ebsimin mjedisor, q\u00eb po punohet mes njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Po ju them \u2018prisni dhe do t\u00eb shohim\u2019, mos paragjykoni, mos m\u00eb tregoni flamingot.\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, ku u pyet p\u00ebr investimin e planifikuar prej 4 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe debatet q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar projektin, kryeministri Edi Rama hodhi posht\u00eb pretendimet se ekziston nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr zon\u00ebn dhe akuzoi rrjetin Balkan Insight p\u00ebr dezinformim.<\/p>\n<p>Pyetje: That\u00eb q\u00eb nuk ka nj\u00eb projekt, por p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb ngritur ky gardh rrethues n\u00eb plazhin p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim dhe p\u00ebrse rrjeti ballkanik i investigimit thot\u00eb se ka nj\u00eb kompani q\u00eb ka leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb projekt?<\/p>\n<p>Edi Rama: \u201cBalkan Insight po g\u00ebnjen. Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kush thot\u00eb \u00e7far\u00eb, por me kush provon \u00e7far\u00eb. Un\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb g\u00ebnjeshtra, por as p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar g\u00ebnjeshtra. N\u00ebse dikush thot\u00eb se ka nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi, le ta tregoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, n\u00ebse m\u00eb pyesni dhe jeni t\u00eb interesuar p\u00ebr faktet, po, ka nj\u00eb proces. Po, ka nj\u00eb kompani. Sigurisht q\u00eb ka nj\u00eb kompani. Por fakti q\u00eb ka nj\u00eb kompani nuk do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb projekt. Ka nj\u00eb shprehje interesi, ka nj\u00eb proces q\u00eb ka nisur me autoritetet dhe, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb private.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese kur kalon n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto postime dhe sheh gj\u00ebra kaq t\u00eb pasakta, kaq t\u00eb shpifura. N\u00ebse nuk do t\u00eb isha n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion dhe nuk do t\u00eb isha plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr faktet, edhe mua do t\u00eb m\u00eb neveriste t\u00eb shihja se qeveria ime po shet nj\u00eb ishull pa m\u00eb treguar \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb ndihesha i revoltuar. Por a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Zv\u00ebrneci dhe ishulli jan\u00eb dy projekte t\u00eb ndryshme. Nuk jan\u00eb i nj\u00ebjti projekt. Pse publikohet vazhdimisht ishulli, gardhi e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr? P\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim t\u00eb neveritsh\u00ebm, sikur Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb republik\u00eb bananesh ku ishujt u shiten oligark\u00ebve dhe vendi drejtohet nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb u sh\u00ebrben oligark\u00ebve. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo? \u00cbsht\u00eb e neveritshme, por a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb? Jo.<\/p>\n<p>Ju mendoni se keni sjell\u00eb fakte q\u00eb provojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb po them, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Kompania ekziston, shprehja e interesit ekziston dhe marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb private. K\u00ebshtu funksionon nj\u00eb vend demokratik. Nuk njoh asnj\u00eb vend q\u00eb mund t\u2019i ndaloj\u00eb privat\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje mes tyre. Nuk njoh asnj\u00eb vend ku qeveria t\u2019u thot\u00eb privat\u00ebve: \u2018Mos guxoni t\u00eb lidhni marr\u00ebveshje\u2019.<\/p>\n<p>Un\u00eb njihja nj\u00eb vend ku privat\u00ebt nuk lejoheshin t\u00eb ishin privat\u00eb dhe t\u00eb huajt konsideroheshin armiq. E kam njohur at\u00eb vend, e kam luftuar dhe, fal\u00eb Zotit, fituam.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gardh, e dashur. \u00c7do privat ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb vendosur gardh rrethues n\u00eb pron\u00ebn e tij. T\u00eb luftosh kund\u00ebr gardheve t\u00eb pronave private, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Kur ka nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb dhe nj\u00eb komunikim me autoritetet p\u00ebr nj\u00eb projekt, ne kemi protokolle q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se ky vend funksionon si nj\u00eb vend europian. Kemi dokumente me shkrim q\u00eb tregojn\u00eb se investitor\u00ebve u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta \u00e7\u00ebshtje si ndjeshm\u00ebria e zon\u00ebs, distanca nga laguna, parametrat e zhvillimit, dend\u00ebsia e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb gjitha kushtet e tjera.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mendoni ju? Si mund t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb shihet dhe t\u00eb d\u00ebgjohet?<\/p>\n<p>Un\u00eb e thash\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00ebn, pastaj hoqa dor\u00eb, sepse kuptova q\u00eb kjo nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me mjedisin. Kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb thot\u00eb: \u2018Ka ardhur koha t\u00eb marrim kontrollin\u2019.<\/p>\n<p>Q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur. Un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr projektin, p\u00ebr mjedisin, p\u00ebr parametrat, p\u00ebr gjith\u00e7ka kemi b\u00ebr\u00eb deri tani, p\u00ebr t\u00eb treguar dokumentet, faktet dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lidhet me ligjin p\u00ebr mjedisin.<\/p>\n<p>Po ashtu, jam gati t\u00eb tregoj se pretendimi se ne kemi ndryshuar ligjin q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i pav\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr dhe un\u00eb jam gati t\u2019jua provoj me fakte. Por si t\u2019i provosh faktet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb?\u201d tha Rama.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zverneci-4\/\">Rama u pohon gazetar\u00ebve t\u00eb BE: Ligjin e Investimeve Strategjike do ta heqim\u2026! Protesta po shfryt\u00ebzohet nga Irani<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asnj\u00eb projekt nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim n\u00eb natyr\u00ebn, tha kryeministri Rama para gazetar\u00ebve t\u00eb BE, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi rrjetet e interesuara t\u00eb hoteleve p\u00ebr investimin n\u00eb Zv\u00ebrnec. \u201cQ\u00eb kur keni par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb projekte q\u00eb vijn\u00eb si grusht kund\u00ebr natyr\u00ebs? Mendoni q\u00eb Cheval Blanc dhe Bernard Arnault do t\u00eb vrasin flamingot? Mendoni q\u00eb Rosewood [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91111","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91111\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}