{"id":910,"date":"2024-09-19T16:12:58","date_gmt":"2024-09-19T16:12:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/19\/bollino-berisha-nuk-meriton-te-fitoje-zgjedhje-jo-vetem-se-eshte-i-korruptuar-por-mbi-te-gjitha-se-ka-mbetur-nje-diktator\/"},"modified":"2024-09-19T16:12:58","modified_gmt":"2024-09-19T16:12:58","slug":"bollino-berisha-nuk-meriton-te-fitoje-zgjedhje-jo-vetem-se-eshte-i-korruptuar-por-mbi-te-gjitha-se-ka-mbetur-nje-diktator","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/19\/bollino-berisha-nuk-meriton-te-fitoje-zgjedhje-jo-vetem-se-eshte-i-korruptuar-por-mbi-te-gjitha-se-ka-mbetur-nje-diktator\/","title":{"rendered":"Bollino: Berisha nuk meriton t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhje jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb i korruptuar, por mbi t\u00eb gjitha se ka mbetur nj\u00eb diktator!"},"content":{"rendered":"<p>Dosja e mbledhur nga SPAK kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi ai p\u00ebrdori autoritetin e tij si kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb favorizuar dh\u00ebndrin e tij n\u00eb procedurat e privatizimit t\u00eb ish-kompleksit Partizani, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb goditje tjet\u00ebr e fort\u00eb p\u00ebr shpres\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet e ardhshme. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr korrupsion q\u00eb Sali Berisha nuk e meriton t\u00eb kthehet n\u00eb krye t\u00eb vendit, por sidomos e mbi t\u00eb gjitha sepse ai vazhdon t\u00eb tregoj\u00eb se ka mbetur nj\u00eb diktator. I fundit n\u00eb Ballkan! Nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, q\u00eb aspiron t\u2019i bashkohet familjes s\u00eb demokracive t\u00eb m\u00ebdha evropiane, nuk e meriton t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb njeri q\u00eb nuk respekton lirit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve dhe opinione ndryshe. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb demonstruar se jan\u00eb viktima t\u00eb persekutimit politik n\u00eb procesin e korrupsionit, Sali Berisha dhe familja e tij harrojn\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb tregojn\u00eb se zot\u00ebrojn\u00eb vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ata q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb zgjedhur: T\u00eb qenit liberal dhe demokrat. K\u00ebrc\u00ebnimet dhe shpifjet e tyre t\u00eb vazhdueshme ndaj gazetar\u00ebve q\u00eb i kritikojn\u00eb, sulmet e turpshme ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb po i gjykon dhe kriminalizimi stalinist i \u00e7do kund\u00ebrshtari politik, demonstrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn intoleranc\u00eb t\u00eb dhunshme dhe joliberale ndaj t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ushtruar p\u00ebr 33 vjet.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1991, Sali Berisha ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb diktatori, i cili, pasi p\u00ebrfitoi nga lufta e L\u00ebvizjes studentore q\u00eb arriti t\u00eb rr\u00ebzonte regjimin e Ramiz Alis\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kontribut, p\u00ebrvet\u00ebsoi fjal\u00ebn \u201cdemokraci\u201d duke kal\u00ebruar mbi dallg\u00ebn e pluralizmit. N\u00eb fakt, n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb sapoformuar nuk ishte Sali Berisha, por Azem Hajdari dhe bashk\u00eb me t\u00eb Gramos Pashko dhe nj\u00eb grup tjet\u00ebr intelektualo-kund\u00ebrshtar\u00ebsh q\u00eb kishin luftuar realisht kund\u00ebr Ramiz Alis\u00eb, duke rrezikuar reprezaljet e sistemit komunist. Kur nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb rrezik personal, Berisha thjesht u tregua m\u00eb i zoti se ata n\u00eb parakalimin e tyre dhe duke manipuluar konsensusin e brendsh\u00ebm duke p\u00ebrdorur arm\u00ebn e shpifjes edhe at\u00ebher\u00eb, ai mori drejtimin e partis\u00eb s\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn q\u00eb nga ai moment nuk e ka l\u00ebshuar m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berisha rr\u00ebmbeu mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pasur kurr\u00eb skrupuj t\u00eb negociojn\u00eb edhe me diktator\u00ebt, me kusht q\u00eb t\u00eb jen\u00eb funksional\u00eb ndaj strategjive dhe interesave amerikane. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Uashington mjaftonte q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb forc\u00eb formalisht antikomuniste dhe mbi t\u00eb gjitha q\u00eb nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs: Sali Berisha u betua se do t\u2019i respektonte t\u00eb dyja kushtet. Dhe k\u00ebshtu ai kishte \u201ccarte blanche\u201d p\u00ebr t\u00eb imponuar modelin e tij t\u00eb qeverisjes, i cili ndiqte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metod\u00eb enveriste, porse ai tani e quante \u201cdemokratik\u201d. I pari q\u00eb e p\u00ebsoi ishte sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb: me pretekstin p\u00ebr t\u00eb hequr qafe gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt komunist\u00eb, Berisha e shnd\u00ebrroi at\u00eb n\u00eb nj\u00eb aparat totalisht t\u00eb kontrolluar nga familja. Ai caktoi gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb zgjedhur nga ai personalisht ose nga vajza e tij. Ata q\u00eb nuk kishin as diplom\u00eb, ai i diplomoi n\u00eb gjasht\u00eb muaj me kurset e famshme t\u00eb Plepave q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera lind\u00ebn \u201dgjyqtar\u00eb\u201d si Gjin Gjoni e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebn kontrollin e plote t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Sistemi Berisha i stilit enverist jo vet\u00ebm q\u00eb nuk parashikonte nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, por nuk p\u00ebrfshinte as t\u00eb \u201ddrejt\u00ebn opozitare\u201d p\u00ebr t\u00eb kritikuar dhe kund\u00ebrshtuar: p\u00ebrfundoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebpat\u00eb \u201cdemokratike\u201d Fatos Nano, kreu i Partis\u00eb Socialiste (forca e vetme opozitare n\u00eb ato vite) t\u00eb cilin e kishte arrestuar n\u00eb nj\u00eb gjyq fars\u00eb p\u00ebr korrupsion t\u00eb organizuar nga prokurori Genc Gjokutaj, i cili tani \u00ebsht\u00eb kthyer krah tij, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb si avokat. Nano nuk p\u00ebrfundoi n\u00eb arrest sht\u00ebpie si ndodhet sot Sali Berisha, por u izolua n\u00eb burgun e larg\u00ebt t\u00eb Ben\u00e7\u00ebs, ku iu mohua p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra \u00e7do e drejt\u00eb komunikimi. <\/p>\n<p>M\u00eb pas ishte radha e shtypit kritik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb mulli t\u00eb Berish\u00ebs. Filluan arrestimet e gazetar\u00ebve, k\u00ebrc\u00ebnimet dhe ekzekutimet. Un\u00eb personalisht \u201cvet\u00ebm\u201d sa u d\u00ebbova nga vendi dhe ndoshta t\u00eb qenit italian m\u00eb shp\u00ebtoi nga p\u00ebrfundime m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Berisha tentoi t\u00eb shpron\u00ebsonte edhe gazet\u00ebn time, gj\u00eb q\u00eb u shmang vet\u00ebm me guximin e gazetar\u00ebve t\u00eb mi. Por terrori mbret\u00ebroi mes t\u00eb gjith\u00ebve dhe liria e informacionit u c\u00ebnua seriozisht.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, diktatori i fundit ballkanik kaloi n\u00eb manipulimin e zgjedhjeve, nj\u00eb fenomen q\u00eb shp\u00ebrtheu me votat e vitit 1996 kur Partia e tij Demokratike mori 105% t\u00eb votave n\u00eb shum\u00eb zona, me keq se sa Enveri q\u00eb ishte ndalur gjithmon\u00eb n\u00eb 98%. \u201cE pranoj q\u00eb e kemi ekzagjeruar pak\u201d, tha vite m\u00eb von\u00eb ish-kreu i Partis\u00eb, Tritan Shehu. Sh\u00ebrbimet e saj sekrete t\u00eb udh\u00ebhequra nga fondamentalisti islamik Bashkim Gazidede nd\u00ebrkoh\u00eb kreh\u00ebn vendin, duke izoluar, spiunuar, k\u00ebrc\u00ebnuar dhe ndonj\u00ebher\u00eb eliminuar \u00e7do kund\u00ebrshtar t\u00eb mundsh\u00ebm. Policia ishte n\u00ebn komand\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Agim Shehu, i cili me kostum dhe kravat\u00eb rrihte personalisht demonstruesit e opozit\u00ebs sa her\u00eb q\u00eb guxonin t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Mbipushteti q\u00eb e lejoi t\u00eb kontrollonte qeverin\u00eb, parlamentin, presidenc\u00ebn e republik\u00ebs, sh\u00ebrbimet sekrete, prokurorin\u00eb, gjykatat, policin\u00eb, forcat e armatosura dhe \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore e shtyu at\u00eb t\u00eb lejonte, pastaj t\u00eb mbronte dhe n\u00eb fund t\u00eb promovonte mashtrimin e sistemit t\u00eb piramidave, i cili megjithat\u00eb u shemb n\u00eb vitin 1997, duke shkaktuar nj\u00eb luft\u00eb civile t\u00eb shkurt\u00ebr, por t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Nj\u00eb kolaps q\u00eb dogji 80% t\u00eb kursimeve t\u00eb gjith\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. <\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrfundoi n\u00eb opozit\u00eb, Sali Berisha nuk ndryshoi: n\u00eb shtator t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb von\u00eb (1998) tentoi nj\u00eb grusht shteti duke p\u00ebrdorur si pretekst vrasjen e armikut t\u00eb tij t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Azem Hajdarit, i cili u ekzekutua nga Ish-truproja e Berish\u00ebs. Berisha, megjithat\u00eb, nuk hezitoi t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb prap\u00eb dhe t\u00eb akuzoj\u00eb Fatos Nanon p\u00ebr krimin. Edhe at\u00ebher\u00eb kushdo q\u00eb kund\u00ebrshtonte versionin e tij kriminalizohej, ofendohej publikisht dhe k\u00ebrc\u00ebnohej apo p\u00ebrjashtohej nga partia. Asnj\u00eb gjykat\u00eb deri m\u00eb tani nuk ka guxuar ta gjykoj\u00eb Berish\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto krime edhe pse kryengritja e armatosur nuk \u00ebsht\u00eb parashkruar dhe d\u00ebnohet me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005 Berisha u p\u00ebrpoq t\u00eb pastronte fytyr\u00ebn duke shpikur KOP-in, i cili duhej t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb ndryshim imazhi p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tij diktatoriale. Ai u rrethua me intelektual\u00eb dhe t\u00eb rinj evropian\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Lulzim Basha, t\u00eb cil\u00ebt e ndihmuan t\u00eb kthehej n\u00eb pushtet, por jo t\u00eb ndryshonte. Ata q\u00eb mbet\u00ebn me t\u00eb u klonuan shpejt, duke gjeneruar shum\u00eb diktator\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl sipas imazhit dhe ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Ata q\u00eb refuzuan klonimin shp\u00ebtuan veten duke u larguar s\u00ebrish nga PD. K\u00ebto jan\u00eb vitet n\u00eb t\u00eb cilat u gatua skandali i privatizimit t\u00eb Kompleksit Partizanit, por edhe i G\u00ebrdecit, tenderi i Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, skandali i Damir Fazlli\u00e7it, deri n\u00eb masakr\u00ebn tragjike t\u00eb 21 janarit, kur Berisha jo vet\u00ebm akuzoi opozit\u00ebn p\u00ebr vrasje e 4 demonstruesve (dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj kishte qen\u00eb Garda e tij), por ai akuzoi edhe gazetar\u00ebt q\u00eb than\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn si pu\u00e7ist\u00eb dhe penguan q\u00eb gardist\u00ebt fajtor\u00eb t\u00eb arrestoheshin me urdh\u00ebr t\u00eb prokuroris\u00eb. Diktatori Sali Berisha ishte kthyer n\u00eb natyr\u00ebn e tij dhe i till\u00eb mbeti deri n\u00eb humbjen e tij elektorale n\u00eb 2013: duke kontrolluar \u00e7do dhom\u00eb t\u00eb shtetit dhe duke p\u00ebrdorur shtetin p\u00ebr t\u00eb kultivuar interesat e tij personale, p\u00ebr t\u00eb pasuruar familjen dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin e tij. K\u00ebshtu, Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb vitin 2021, duke e shpallur \u201dnon grata\u201d t\u00eb gjith\u00eb familjen Berisha, e p\u00ebrkufizoi si \u201dminues i demokracis\u00eb, i p\u00ebrfshir\u00eb familjarisht n\u00eb korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs dhe shantazhues i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sot, 11 vite pas humbjes s\u00eb pushtetit, Sali Berisha d\u00ebshmon se nuk ka ndryshuar fare, dhe se mbetet i nj\u00ebjti lider i dhunsh\u00ebm dhe joliberal, i cili, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb k\u00ebto 31 vitet e fundit, rrethohet vet\u00ebm me sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb verb\u00ebr, nd\u00ebrsa vazhdon ta sulmoj\u00eb k\u00ebdo q\u00eb e kund\u00ebrshton. Sulmon shtypin e lir\u00eb, sulmon drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb nuk e kontrollon dhe sulmon, k\u00ebrc\u00ebnon e shpif k\u00ebdo q\u00eb e kritikon, qoft\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtetit apo qytetar privat pa treguar asnje lloj respekti per t\u00eb vertet\u00ebn, per kundershtar\u00ebt apo p\u00ebr vet\u00eb Shtetin. SPAK pretendon se \u00ebsht\u00eb edhe i korruptuar, por arsyeja kryesore pse ky njeri nuk meriton t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet \u00ebsht\u00eb se ka mbetur n\u00eb shpirt dhe kultur\u00eb \u00e7ka ka qen\u00eb gjithmon\u00eb: nj\u00eb diktator, tashm\u00eb i vog\u00ebl, por jo m\u00eb pak i rreziksh\u00ebm.\/Shqiptarja.com<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/bollino-berisha-nuk-meriton-te-fitoje-zgjedhje-jo-vetem-se-eshte-i-korruptuar-por-mbi-te-gjitha-se-ka-mbetur-nje-diktator\/\">Bollino: Berisha nuk meriton t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhje jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb i korruptuar, por mbi t\u00eb gjitha se ka mbetur nj\u00eb diktator!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dosja e mbledhur nga SPAK kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi ai p\u00ebrdori autoritetin e tij si kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb favorizuar dh\u00ebndrin e tij n\u00eb procedurat e privatizimit t\u00eb ish-kompleksit Partizani, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb goditje tjet\u00ebr e fort\u00eb p\u00ebr shpres\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet e ardhshme. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}