{"id":90971,"date":"2026-06-08T12:48:16","date_gmt":"2026-06-08T12:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/urbanisti-i-njohur-gil-penalosa-ne-mbeshtetje-te-veliajt-ka-transformuar-tiranen-mbajtja-e-tij-ne-paraburgim-dem-per-qytetin-dhe-qytetaret\/"},"modified":"2026-06-08T12:48:16","modified_gmt":"2026-06-08T12:48:16","slug":"urbanisti-i-njohur-gil-penalosa-ne-mbeshtetje-te-veliajt-ka-transformuar-tiranen-mbajtja-e-tij-ne-paraburgim-dem-per-qytetin-dhe-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/urbanisti-i-njohur-gil-penalosa-ne-mbeshtetje-te-veliajt-ka-transformuar-tiranen-mbajtja-e-tij-ne-paraburgim-dem-per-qytetin-dhe-qytetaret\/","title":{"rendered":"Urbanisti i njohur Gil Penalosa n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Veliajt: Ka transformuar Tiran\u00ebn, mbajtja e tij n\u00eb paraburgim d\u00ebm p\u00ebr qytetin dhe qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Pas eurodeputetit lituanez Petras Au\u0161trevi\u010dius, an\u00ebtar i komiteteve AFET dhe DROI, si dhe raportues i Parlamentit Evropian p\u00ebr zgjerimin, i cili ka folur publikisht dhe e ka cil\u00ebsuar rastin e Erion Veliaj, si d\u00ebshmi se Shqip\u00ebria ka ende rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, k\u00ebsaj here nga radh\u00ebt e urbanist\u00ebve bot\u00ebror\u00eb, ka folur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, eurodeputeti Au\u0161trevi\u010dius ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Brussels Morning: \u201cRasti i Erion Veliajt d\u00ebshmon se Shqip\u00ebris\u00eb i mbetet ende t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha drejt nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor q\u00eb funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, me paanshm\u00ebri dhe me nj\u00eb mbrojtje ligjore q\u00eb punon mir\u00eb. Ndon\u00ebse Veliajt i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb s\u00eb fundmi akses te dosja e provave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, kjo p\u00ebrb\u00ebn tashm\u00eb nj\u00eb shkelje n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendit, me elemente presioni dhe me p\u00ebrdorimin [nga ana e] sh\u00ebrbimeve speciale.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Gil Penalosa, urbanisti i mir\u00ebnjohur kanadez dhe nj\u00eb nd\u00ebr 10 urbanist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb Brussels Times, shprehet se n\u00ebn drejtimin e Erion Veliajt Tirana \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb model se si mund t\u00eb transformohet nj\u00eb qytet. Por, mbajtja e tij n\u00eb paraburgim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, pa gjyq, sipas Penalos\u00ebs \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebrpara se t\u00eb v\u00ebrtetohet faji. Kryetari ka kaluar tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit i burgosur pa qen\u00eb i d\u00ebnuar. \u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb mendosh se nj\u00eb organ prokurorial mund t\u2019ia p\u00ebrmbys\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb personi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qoft\u00eb ai politikan apo individ privat, p\u00ebr kaq gjat\u00eb, pa proces t\u00eb rregullt ligjor dhe pa d\u00ebnim\u201d, thot\u00eb Penalosa n\u00eb artikullin e botuar n\u00eb Brussels Times.<\/p>\n<p>Ai shprehet i shqet\u00ebsuar edhe p\u00ebr pasojat q\u00eb sjell kjo p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare. <\/p>\n<p>Artikulli i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Transformimi i Tiran\u00ebs dhe testi demokratik q\u00eb Brukseli nuk duhet ta anashkaloj\u00eb<\/p>\n<p>Nga Gil Penalosa<\/p>\n<p>Tirana ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare vitet e fundit p\u00ebr zhvillimin e saj urban, projektet e hap\u00ebsirave publike dhe nismat miq\u00ebsore ndaj f\u00ebmij\u00ebve. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ndalimi paraprak i kryetarit t\u00eb saj t\u00eb zgjedhur t\u00eb Bashkis\u00eb, Erion Veliaj, q\u00eb prej 10 shkurtit 2025, i ka vendosur \u00e7\u00ebshtjet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik.<\/p>\n<p>Erion Veliajn e takova 9 vjet m\u00eb par\u00eb. Ai ishte kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb isha themeluesi i 8 80 Cities, nj\u00eb OJQ e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs urbane. Rrug\u00ebt tona u kryq\u00ebzuan n\u00eb forume nd\u00ebrkomb\u00ebtare urbanist\u00ebsh. Na lidhi nj\u00eb pasion i ve\u00e7ant\u00eb: shnd\u00ebrrimi i qyteteve n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb jetueshme, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga takimi yn\u00eb i par\u00eb, kryetari Veliaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb mik, por edhe nj\u00eb model se si mund t\u00eb transformohet nj\u00eb qytet sipas parimeve t\u00eb 8 80. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij, Tirana ka evoluar nga reputacioni i saj si \u201cKoreja e Veriut e Evrop\u00ebs\u201d n\u00eb nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb dinamike t\u00eb suksesit urban n\u00eb Evrop\u00eb: m\u00eb e gjelb\u00ebr, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe e p\u00ebrqendruar te njeriu. Ai nxiti politika urbane miq\u00ebsore ndaj f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cilat riform\u00ebsuan peizazhin urban me k\u00ebnde loj\u00ebrash, parqe, shkolla, pem\u00eb dhe hap\u00ebsira t\u00eb gjalla k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh. Fitoret e tij zgjedhore d\u00ebshmojn\u00eb se ai e ktheu me sukses Tiran\u00ebn n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb rinovimit urban t\u00eb p\u00ebrqendruar te f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb autoritetet shqiptare kan\u00eb mundur ta mbajn\u00eb kryetarin Veliaj n\u00eb paraburgim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pa nj\u00eb d\u00ebnim. Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, qoft\u00eb nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb, nj\u00eb kryetar bashkie apo nj\u00eb prokuror. Por askush nuk duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebrpara se t\u00eb v\u00ebrtetohet faji. Kryetari I Bashkis\u00eb ka kaluar tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit i burgosur pa qen\u00eb i d\u00ebnuar. \u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb mendosh se nj\u00eb organ prokurorial mund t\u2019ia p\u00ebrmbys\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb personi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qoft\u00eb ai politikan apo individ privat, p\u00ebr kaq gjat\u00eb, pa proces t\u00eb rregullt ligjor dhe pa d\u00ebnim.<\/p>\n<p>K\u00ebtu pasojat nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kryetarin Veliaj, por p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare. Populli shqiptar e zgjodhi at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, jo pak p\u00ebr shkak t\u00eb arritjeve q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart. N\u00ebse ai ka gabuar, gjykimi i duhur n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik vjen p\u00ebrmes procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe n\u00eb kutin\u00eb e votimit. Megjithat\u00eb, K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs u p\u00ebrpoq tashm\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzonte ndalimin e tij paraprak p\u00ebr ta shkarkuar nga detyra. Vet\u00ebm fal\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kryetari e ruajti pozit\u00ebn e tij. Por nj\u00eb kryetar i ndaluar, t\u00eb cilit i privohet aksesi te avokat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe te vizitor\u00ebt jofamiljar\u00eb nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb apo t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt e Tiran\u00ebs, shpresoj q\u00eb kryetari i tyre t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gjyq t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebr demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, shpresoj q\u00eb ai t\u00eb rifitoj\u00eb lirin\u00eb dhe aksesin e plot\u00eb te mbrojtja ligjore. Pse e shkruaj k\u00ebt\u00eb? Sepse n\u00eb p\u00ebrvojat e mia t\u00eb ndryshme me kryetarin Veliaj dhe ekipin e tij, un\u00eb pash\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebz me integritet, t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe m\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme, ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jetonin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb lumtur. Gati nj\u00eb dekad\u00eb e udh\u00ebheqjes s\u00eb tij e ka transformuar Tiran\u00ebn. Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti n\u00eb ndalim, kam frik\u00eb se kryetarit Veliaj i \u00ebsht\u00eb mohuar nj\u00eb shans i drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur dhe tiranasve u \u00ebsht\u00eb mohuar kryetari q\u00eb ata zgjodh\u00ebn.<\/p>\n<p>Link i shkrimit origjinal: https:\/\/www.brusselstimes.com\/opinions\/2165492\/tiranas-transformation-and-the-democratic-test-brussels-should-not-overlook<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas eurodeputetit lituanez Petras Au\u0161trevi\u010dius, an\u00ebtar i komiteteve AFET dhe DROI, si dhe raportues i Parlamentit Evropian p\u00ebr zgjerimin, i cili ka folur publikisht dhe e ka cil\u00ebsuar rastin e Erion Veliaj, si d\u00ebshmi se Shqip\u00ebria ka ende rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, k\u00ebsaj here nga radh\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90971","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90971\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}