{"id":90955,"date":"2026-06-08T11:48:13","date_gmt":"2026-06-08T11:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/i-kisha-thene-presidentit-te-klubit-partizani-se-ky-proces-do-te-shkoje-ne-favor-te-pronareve\/"},"modified":"2026-06-08T11:48:13","modified_gmt":"2026-06-08T11:48:13","slug":"i-kisha-thene-presidentit-te-klubit-partizani-se-ky-proces-do-te-shkoje-ne-favor-te-pronareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/i-kisha-thene-presidentit-te-klubit-partizani-se-ky-proces-do-te-shkoje-ne-favor-te-pronareve\/","title":{"rendered":"I kisha th\u00ebn\u00eb presidentit t\u00eb klubit Partizani se ky proces do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb pronar\u00ebve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Ish-ministri i Ekonomis\u00eb, Genc Ruli, \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb GJKKO p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, Ruli tha se n\u00eb vitin 2005, kur ka mbajtur detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, institucioni i tij kishte rol n\u00eb mbik\u00ebqyrjen dhe p\u00ebrgatitjen e proceseve t\u00eb privatizimit, duke theksuar se q\u00ebllimi kryesor ishte respektimi i interesave t\u00eb pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte dy klube sportive n\u00eb proces dhe se politika qeveritare synonte q\u00eb gjat\u00eb privatizimeve t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb pronat e z\u00ebna apo t\u00eb pretenduara nga pal\u00eb t\u00eb ndryshme, si dhe t\u2019u jepej e drejta e parablerjes ish-pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke iu referuar konkretisht kompleksit sportiv \u201cPartizani\u201d, ish-ministri tha se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga ish-pronar\u00eb dhe subjekte t\u00eb ndryshme private p\u00ebr pretendime pron\u00ebsie, duke shtuar se kishte zhvilluar takime me pal\u00ebt e interesuara p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar q\u00ebndrimet e tyre.<\/p>\n<p>Ruli deklaroi gjithashtu se i kishte komunikuar zyrtarisht ish-ministrit t\u00eb Mbrojtjes, duke k\u00ebrkuar informacion mbi inventarin e pronave shtet\u00ebrore dhe statusin e tyre juridik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi i privatizimit t\u00eb ishte i qart\u00eb dhe i dokumentuar.<\/p>\n<p>Sipas tij, procedurat jan\u00eb zgjatur p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb disa institucioneve dhe munges\u00ebs s\u00eb koordinimit mes tyre, nd\u00ebrsa shtoi se kishte pasur edhe ndryshime n\u00eb destinacionin e disa pronave nga bashkit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Spak:<\/strong> Kur keni qene minist\u00ebr i ekonomis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Genc Ruli:<\/strong> N\u00eb 2005 kam qen\u00eb minist\u00ebr i ekonomis\u00eb, gjithashtu ka dhe rol n\u00eb supervizonime t\u00eb procesit t\u00eb privatizimit, institucioni. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e procesit.<\/p>\n<p><strong>Ruli:<\/strong> Jan\u00eb dy klube, pasi ajo merrte r\u00ebnd\u00ebsi duke qen\u00eb se ne si politikan i bindemi programit qeveritar. PD kishte marr\u00eb detyrimin q\u00eb gjat\u00eb proceseve te privatizimit, do shikoheshin ngusht\u00ebsisht interesat e pronar\u00ebve, t\u00eb cilat ishin z\u00ebn\u00eb nga prona shtet\u00ebrore apo nga pale t\u00eb tjera. Ne pat\u00ebm synimin q\u00eb ti japin t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes pronar\u00ebve. Disa nga grupet e pronar\u00ebve, kan\u00eb qen\u00eb se ata k\u00ebrkonin t\u00eb mbanin parasysh interesat \u00eb tyre. Se privatizimi zgjaste n\u00eb koh\u00eb sepse kishte shume institucione q\u00eb p\u00ebrfshiheshin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Ruli:<\/strong> Ishte nj\u00eb klub partizani. Un\u00eb kisha ardhur n\u00eb dijeni, nga pronar\u00ebt qe ajo ishte pron\u00eb private, por edhe nga pronar\u00ebt subjekteve private. P\u00ebr ti d\u00ebgjuar te gjitha pal\u00ebt. Dy her\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb Albert Xhanit q\u00eb ky proces do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb pronar\u00ebve. Si\u00e7 i kam th\u00ebn\u00eb se edhe ju q\u00eb donin ta merrni, p\u00ebr nd\u00ebrtime n\u00eb fund keni p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb.\u00a0 K\u00ebta persona i kam takuar n\u00eb zyr\u00eb. Korrespondenc\u00eb kam pasur vet\u00ebm me ministrin e mbrojt\u00ebs, un\u00eb skam d\u00ebgjuar dy emra vet\u00ebm klubi sportiv partizani.<\/p>\n<p><strong>Ruli:<\/strong> Se \u00e7far\u00eb ishte e kam marr\u00eb vesh m\u00eb von\u00eb, pasi jam interesuar pas takimeve me ish-pronar\u00ebt, apo dhe nga pronari provat. N\u00eb tetor t\u00eb 2005 un\u00eb u kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb let\u00ebr ministrive q\u00eb t\u00eb na sjellin nj\u00eb inventar\u00eb t\u00eb pronave q\u00eb kemi si shtet dhe po ashtu edhe letra n\u00ebse kan\u00eb pasur interes nga pronar\u00ebt p\u00ebr ti marr\u00eb ato prona. Mediu ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur, p\u00ebrsa i p\u00ebrket pronave q\u00eb ishin jasht\u00eb planit t\u00eb p\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p><strong>Spak:<\/strong> K\u00ebrkesa nga ministri i Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2005 dhe ju i keni kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb 2007.<\/p>\n<p><strong>Ruli:<\/strong> N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej brenda dy vjet\u00ebve legjislacioni. Po ashtu edhe administrata nuk ishte k\u00ebshtu. Un\u00eb i kam kthyer p\u00ebrgjigje shume shpjet brenda 7-8 muajve. Di q\u00eb edhe bashkia i ka b\u00ebr\u00eb ndryshimin e destinacionit. K\u00ebt\u00eb e kam m\u00ebsuar mbi baz\u00eb dokumentesh.<\/p>\n<p><strong>Ruli:<\/strong> M\u00eb \u00e7\u2019mund t\u00eb kujtoj, duke par\u00eb problemet e privatizimit, bashk\u00ebpunimi mes agjencive t\u00eb ndryshme ishte po ashtu i v\u00ebshtir\u00eb. Po ashtu di q\u00eb i kam\u00eb propozuar ministris\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb nga nj\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb institucione p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procedurat.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Ekonomis\u00eb, Genc Ruli, \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb GJKKO p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit \u201cPartizani\u201d. Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, Ruli tha se n\u00eb vitin 2005, kur ka mbajtur detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, institucioni i tij kishte rol n\u00eb mbik\u00ebqyrjen dhe p\u00ebrgatitjen e proceseve t\u00eb privatizimit, duke theksuar se q\u00ebllimi kryesor ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90955","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90955\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}