{"id":90953,"date":"2026-06-08T10:48:33","date_gmt":"2026-06-08T10:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/cfare-treguan-keto-zgjedhje-dhe-a-ka-dalje-nga-tuneli\/"},"modified":"2026-06-08T10:48:33","modified_gmt":"2026-06-08T10:48:33","slug":"cfare-treguan-keto-zgjedhje-dhe-a-ka-dalje-nga-tuneli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/cfare-treguan-keto-zgjedhje-dhe-a-ka-dalje-nga-tuneli\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb treguan k\u00ebto zgjedhje dhe a ka dalje nga tuneli?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rezultatit: duhet t\u00eb presim shpalljen e rezultatit p\u00ebrfundimtar q\u00eb do e b\u00ebj\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga p\u00ebrvoja e dim\u00eb q\u00eb anketat, exit pollet etj. \u2013 nuk jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb sakta. Ende nuk jan\u00eb num\u00ebruar votat q\u00eb kan\u00eb ardhur me post\u00eb. Jan\u00eb vota kryesisht nga m\u00ebrgata. Dhe jan\u00eb mbi 100 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe aspak befasuese: qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb lodhur nga zgjedhjet. Brenda 16 muajve Kosova ka votuar tri her\u00eb n\u00eb nivel nacional. Plus nj\u00ebher\u00eb n\u00eb zgjedhje lokale, shto k\u00ebtyre edhe balotazhin. I bie q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftuar pes\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar brenda m\u00eb pak se nj\u00eb viti e gjysm\u00eb. K\u00ebt\u00eb jo pak njer\u00ebz e kan\u00eb marr\u00eb edhe si ofendim personal. Shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb filluar t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb premten dhe t\u00eb shtun\u00ebn \u2013 duke u futur n\u00eb vetura dhe shkuar n\u00eb Shqip\u00ebri apo gjetiu p\u00ebr fundjav\u00eb. Ky quhet \u201cvotim me k\u00ebmb\u00eb\u201d. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proteste.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje arriti t\u00eb plasoj\u00eb me sukses rr\u00ebfimin se fajin p\u00ebr kriz\u00ebn politike i kishin partit\u00eb e tjera. K\u00ebsaj radhe ky rr\u00ebfim nuk bindi aq shum\u00eb njer\u00ebz si m\u00eb 28 dhjetor. Entuziazmi te njer\u00ebzit nuk u shtua as me ndarje parash nga buxheti n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb mbetet e sh\u00ebmtuar si tash, si m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb e qart\u00eb q\u00eb LDK m\u00eb posht\u00eb se 13 p\u00ebr qind nuk bie. Tani p\u00ebr tani rritja duket rreth 5 p\u00ebr qind. N\u00ebse mbetet k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb rritje e respektueshme, por jo e bujshme.<\/p>\n<p>PDK dhe AAK ruajn\u00eb apo p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb minimalisht baz\u00ebn e tyre elektorale. Kjo mund t\u00eb quhet sukses.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb po e shohin veten si fitues. Por pothuaj t\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb pak vota se n\u00eb zgjedhjet e dhjetorit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket fushat\u00ebs: ishte nj\u00eb fushat\u00eb monotone. Pa pothuaj asnj\u00eb ide t\u00eb re. Me p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb premtimeve t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur u mbajt\u00ebn zgjedhjet parlamentare. Fushata u dominua m\u00eb shum\u00eb me sulme t\u00eb nd\u00ebrsjella personale dhe me banalitete.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse partit\u00eb politike do t\u00eb nxjerrin ndonj\u00eb m\u00ebsim nga kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse partia e par\u00eb arrin t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb me ndihm\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb pakicave joserbe. E qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr postin e presidentit apo presidentes duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes partive q\u00eb t\u00eb sigurohet kuorumi prej 80 deputet\u00ebsh. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb VV, asnj\u00eb parti tjet\u00ebr nuk i ka votat p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb kandidat a kandidate p\u00ebr president. S\u00ebrish shtrohet domosdoshm\u00ebria p\u00ebr kompromis p\u00ebr nj\u00eb president a presidente q\u00eb \u00ebsht\u00eb i\/e denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post. Asnj\u00eb parti politike dhe asnj\u00eb politikan nuk ka arsye p\u00ebr eufori.<\/p>\n<p>Kosova gjendet para nj\u00eb periudhe t\u00eb pasigurt.<\/p>\n<p>S\u00eb pari: n\u00eb fund t\u00eb korrikut supozohet se do t\u00eb shpallet aktgjykimi n\u00eb procesin kund\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. N\u00ebse verdikti do t\u00eb jet\u00eb i pafavorsh\u00ebm p\u00ebr ta (dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn), mund t\u00eb ket\u00eb reagime t\u00eb fuqishme n\u00eb vend. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohet stabilitet institucional.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: dialogu me Beogradin ka stagnuar dhe Bashkimi Europian, p\u00ebr fat t\u00eb keq, deri m\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb presion Kosov\u00ebs se sa Serbis\u00eb. Klasa politike e Kosov\u00ebs her\u00ebt apo von\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb lidhur me obligimin q\u00eb ka marr\u00eb mbi vete p\u00ebr themelimin e nj\u00eb asociacioni t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb barr\u00eb zor se mund ta bart nj\u00eb parti vet\u00ebm. Sjellja sikur kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ekziston, nuk e zhduk problemin. Po vendosjes s\u00eb rendit, kudo n\u00eb Kosov\u00eb, pa asnj\u00eb kompromis, por jo deformim i politik\u00ebs n\u00eb k\u00ebng\u00eb me sharki e \u00e7ifteli.<\/p>\n<p>S\u00eb treti: N\u00eb politik\u00ebn e jashtme duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe realiz\u00ebm. Duhet t\u00eb hiqet dor\u00eb nga g\u00ebnjeshtrat e trasha n\u00eb stilin \u201cme mua Kosova hyn n\u00eb NATO\u201d, \u201cme mua Kosova integrohet n\u00eb BE\u201d. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale. BE i \u00ebsht\u00eb afruar propozimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Ram\u00ebs e Vu\u00e7iqit: nuk ka an\u00ebtar\u00ebsim, por vet\u00ebm nj\u00ebfar\u00eb integrimi n\u00eb disa fusha n\u00eb BE. Mund t\u00eb quhet an\u00ebtar\u00ebsim i klasit t\u00eb tret\u00eb. Ka p\u00ebrfitime nga tregu i p\u00ebrbashk\u00ebt europian. Dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb disa mbledhje n\u00eb Bruksel, por pa t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjeje.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti: investimet n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa k\u00ebrkesa specifike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs duhet t\u00eb trajtohen me seriozitet dhe me debat publik joparagjykues.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti: kushdo q\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr, nj\u00eb gj\u00eb duhet ta ket\u00eb parasysh: ekipi duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet llogaridh\u00ebnies. Nuk mund t\u00eb vegjetojn\u00eb 4 vjet ministra e ministre pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb qeverisje. Kushdo q\u00eb b\u00ebhet president, duhet ta kuptoj\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb republik\u00eb presidenciale dhe bashk\u00ebpunimi e koordinimi jan\u00eb esenciale p\u00ebr suksesin e vendit.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja e madhe e politikaneve dhe politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb ambicia p\u00ebr ta prezantuar veten si t\u00eb af\u00ebrt me partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet duarshtr\u00ebngimeve n\u00ebp\u00ebr korridore dhe fotografive q\u00eb i kap telefoni i pamen\u00e7ur. Krejt k\u00ebto shoq\u00ebrohen me premtime t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat n\u00eb fund rezultojn\u00eb boshe. Politika e suksesshme b\u00ebhet me pun\u00eb sistematike, me frenim total t\u00eb egos dhe mbi t\u00eb gjitha me profesionaliz\u00ebm.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Sa i p\u00ebrket rezultatit: duhet t\u00eb presim shpalljen e rezultatit p\u00ebrfundimtar q\u00eb do e b\u00ebj\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga p\u00ebrvoja e dim\u00eb q\u00eb anketat, exit pollet etj. \u2013 nuk jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb sakta. Ende nuk jan\u00eb num\u00ebruar votat q\u00eb kan\u00eb ardhur me post\u00eb. Jan\u00eb vota kryesisht nga m\u00ebrgata. Dhe jan\u00eb mbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90953","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90953"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90953\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}