{"id":90952,"date":"2026-06-08T10:48:31","date_gmt":"2026-06-08T10:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/presidentja-kryetari-dhe-administratori\/"},"modified":"2026-06-08T10:48:31","modified_gmt":"2026-06-08T10:48:31","slug":"presidentja-kryetari-dhe-administratori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/08\/presidentja-kryetari-dhe-administratori\/","title":{"rendered":"Presidentja, Kryetari dhe Administratori"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<br \/>\nPas \u00e7do zgjedhjeje ekziston nj\u00eb moment i shkurt\u00ebr heshtjeje kur politika detyrohet t\u00eb shoh\u00eb veten n\u00eb pasqyr\u00eb. \u00cbsht\u00eb ai \u00e7ast kur propaganda pushon, duartrokitjet e militant\u00ebve zbehen dhe numrat mbeten t\u00eb vetmit d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb, ky moment po shmanget me nj\u00eb energji t\u00eb pazakont\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb reflektimit po d\u00ebgjojm\u00eb arsyetime. N\u00eb vend t\u00eb analiz\u00ebs po d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00ebngush\u00ebllim. Dhe n\u00eb vend t\u00eb pyetjes se pse opozita nuk fitoi, po d\u00ebgjojm\u00eb shpjegime se pse Albin Kurti paska humbur disa mij\u00ebra vota.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi m\u00eb i madh i k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje humbi vota. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Pas gjasht\u00eb vitesh pushtet, pas krizave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme institucionale, pas zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, pas p\u00ebrplasjeve me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb dhe pas nj\u00eb qeverisjeje q\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha nuk prodhoi rezultatet e premtuara, r\u00ebnia e saj ishte e pritshme. Por po aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se opozita nuk i mori ato vota.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon problemi i madh politik i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse kur partia n\u00eb pushtet bie dhe opozita nuk ngrihet, at\u00ebher\u00eb nuk kemi vet\u00ebm konsumim t\u00eb qeveris\u00eb. Kemi kriz\u00eb t\u00eb alternativ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonim pyetjen se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb qeveri e konsumuar mbetet ende forca dominuese politike, d\u00ebgjuam deklarata q\u00eb n\u00eb thelb festonin faktin se Albin Kurti nuk fitoi aq sa pritej.<\/p>\n<p>Vjosa Osmani doli me bindjen se rezultati i saj \u00ebsht\u00eb argument i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri presidencial. Lumir Abdixhiku doli me bindjen se kat\u00ebr humbje zgjedhore mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb sukses n\u00ebse mes tyre ekziston nj\u00eb rritje statistikore. Nd\u00ebrsa PDK po p\u00ebrpiqet t\u00eb paraqes\u00eb stabilitetin e saj si fitore, edhe pse nuk arriti t\u00eb b\u00ebhet alternativa q\u00eb qytetar\u00ebt prisnin.<\/p>\n<p>N\u00ebse i lexon me kujdes deklaratat e nat\u00ebs zgjedhore, krijohet p\u00ebrshtypja se secili po fliste p\u00ebr problemin e vet personal dhe jo p\u00ebr problemin politik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vjosa Osmani nuk po fliste si pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb parlamentare. Ajo po fliste si kandidate p\u00ebr presidente. Sikur zgjedhjet t\u00eb kishin qen\u00eb referendum p\u00ebr t\u00eb dhe jo gar\u00eb p\u00ebr qeverisjen e vendit. N\u00eb thelb, ajo po i thoshte sistemit politik se nuk ekziston m\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos e zgjedhur presidente.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht pyetja q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse zgjedhjet ishin referendum p\u00ebr presidenc\u00ebn e saj, at\u00ebher\u00eb pse nuk u shnd\u00ebrruan n\u00eb shumic\u00eb politike. N\u00ebse rezultati \u00ebsht\u00eb argument p\u00ebr presidenc\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb edhe argument p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse ky kapital politik nuk prodhoi nj\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Lumir Abdixhiku nd\u00ebrkoh\u00eb zgjodhi nj\u00eb argument edhe m\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Ai tha se kishte pasur vet\u00ebm nj\u00eb muaj koh\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj! Si mund ta thot\u00eb dikush k\u00ebt\u00eb fjali dhe t\u00eb mbetet gjall\u00eb politikisht.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb ishte zgjedhur kryetar para kat\u00ebr jav\u00ebsh, dhe po sillet sikur t\u00eb mos kishte qen\u00eb kryetar p\u00ebr vite me radh\u00eb e t\u00eb mos kishte udh\u00ebhequr partin\u00eb n\u00eb kat\u00ebr procese zgjedhore, dhe t\u00eb mos kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr premtimin p\u00ebr ta rikthyer LDK-n\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb ekziston nj\u00eb dallim i madh mes shpjegimit dhe arsyetimit. Shpjegimi k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Arsyetimi k\u00ebrkon justifikim. Dhe deklarata e Lumirit ishte m\u00eb af\u00ebr justifikimit sesa reflektimit.<\/p>\n<p>Sepse askush nuk po e gjykon p\u00ebr nj\u00eb muaj fushat\u00eb. Ai po gjykohet p\u00ebr nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb t\u00ebr\u00eb lidershipi.<\/p>\n<p>Po gjykohet p\u00ebr kat\u00ebr humbje.<\/p>\n<p>Po gjykohet p\u00ebr kat\u00ebr raste kur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs vendos\u00ebn q\u00eb alternativa e tij nuk ishte m\u00eb bind\u00ebse sesa pushteti q\u00eb kritikohej \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind problemi m\u00eb i madh i LDK-s\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Ajo ka filluar t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb form\u00ebn me p\u00ebrmbajtjen.<\/p>\n<p>Ka filluar t\u00eb besoj\u00eb se korrekt\u00ebsia procedurale \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr energjin\u00eb politike. Se gjuha e moderuar \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr vizionin. Se rritja relative \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr fitoren.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb parti e madhe nuk ekziston p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Ekziston p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti e madhe nuk hyn n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb rritur. Hyn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se mund t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur kat\u00ebr humbje radhazi shnd\u00ebrrohen n\u00eb argument p\u00ebr vazhdim\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zgjedhor. B\u00ebhet kulturor.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta pyetje duhet t\u2019i drejtohet edhe PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse edhe ajo po jeton n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb komode t\u00eb politik\u00ebs. Mjaftuesh\u00ebm e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u rr\u00ebzuar. Mjaftuesh\u00ebm e dob\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos fituar.<\/p>\n<p>Bedri Hamza \u00ebsht\u00eb njeri korrekt. \u00cbsht\u00eb administrator serioz. \u00cbsht\u00eb figur\u00eb e respektueshme.<\/p>\n<p>Por politika nuk \u00ebsht\u00eb konkurs mir\u00ebsjelljeje. Politika k\u00ebrkon energji, konflikt idesh, vizion dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse pas gjith\u00eb krizave t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, pas gjith\u00eb konsumimit t\u00eb pushtetit dhe pas gjith\u00eb lodhjes s\u00eb publikut, PDK ende nuk arrin t\u00eb b\u00ebhet forca e par\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00e7do parti serioze mendon pas nj\u00eb cikli t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjenerat\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thirrje kund\u00ebr Bedri Hamz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thirrje p\u00ebr PDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse partit\u00eb e m\u00ebdha nuk d\u00ebshtojn\u00eb kur humbin zgjedhjet. D\u00ebshtojn\u00eb kur fillojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se humbja \u00ebsht\u00eb gjendje normale.<\/p>\n<p>Dhe sot ekziston nj\u00eb rrezik i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Vjos\u00ebn, Lumirin dhe Bedriun.<\/p>\n<p>T\u00eb tre po flasin sikur problemi kryesor i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemi real \u00ebsht\u00eb paaft\u00ebsia e tyre p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb brutal sesa duket.<\/p>\n<p>Sepse nuk flet vet\u00ebm p\u00ebr kufijt\u00eb e Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Flet edhe p\u00ebr kufijt\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe derisa opozita t\u00eb ket\u00eb guximin ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Albin Kurti do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb edhe kur humb vota.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, pushteti nuk mbahet vet\u00ebm nga forca e atij q\u00eb qeveris.<\/p>\n<p>Mbahet edhe nga dob\u00ebsia e atyre q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb gati ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ndoshta problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se opozita nuk fitoi. Problemi \u00ebsht\u00eb se secili hyri n\u00eb k\u00ebto zgjedhje me nj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr nga ai q\u00eb priste Kosova.<\/p>\n<p>Vjosa Osmani hyri p\u00ebr t\u00eb prodhuar argumentin e mandatit t\u00eb saj t\u00eb dyt\u00eb presidencial. Ajo e lexoi rezultatin si nj\u00eb shkall\u00eb drejt presidenc\u00ebs dhe jo si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb re politike.<\/p>\n<p>Lumir Abdixhiku hyri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten. Pas kat\u00ebr humbjeve radhazi, ai nuk po k\u00ebrkonte m\u00eb fitoren. Po k\u00ebrkonte arsyetimin. Dhe kur nj\u00eb lider fillon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arsyetime n\u00eb vend t\u00eb fitoreve, ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka filluar ta pranoj\u00eb humbjen si gjendje normale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Bedri Hamza hyri si\u00e7 hyn nj\u00eb administrator i mir\u00eb n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes. Me seriozitet, me korrekt\u00ebsi dhe me ndjenj\u00ebn e detyr\u00ebs. Por politika nuk \u00ebsht\u00eb administrat\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb raport financiar. Nuk \u00ebsht\u00eb ekuilib\u00ebr kontab\u00ebl. Politika \u00ebsht\u00eb energji, konflikt idesh, frym\u00ebzim dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb besojn\u00eb se nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe nga sot.<\/p>\n<p>Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Albin Kurti vazhdon t\u00eb fitoj\u00eb edhe kur humb vota.<\/p>\n<p>Sepse kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij nuk hyn\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr ta mundur at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra hyri p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb presidente.<\/p>\n<p>Tjetri hyri p\u00ebr t\u00eb mbijetuar si kryetar i LDK.<\/p>\n<p>I treti hyri p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe askush nuk hyri p\u00ebr ta fituar Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sekreti i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebtyre zgjedhjeve. Dhe ndoshta edhe tragjedia e tyre. Sepse nj\u00eb qeveri e konsumuar mund t\u00eb humbas\u00eb vota, por ajo nuk largohet kurr\u00eb nga pushteti derisa p\u00ebrball\u00eb saj t\u00eb dal\u00eb dikush q\u00eb k\u00ebrkon fitoren m\u00eb shum\u00eb sesa shp\u00ebtimin e vet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Pas \u00e7do zgjedhjeje ekziston nj\u00eb moment i shkurt\u00ebr heshtjeje kur politika detyrohet t\u00eb shoh\u00eb veten n\u00eb pasqyr\u00eb. \u00cbsht\u00eb ai \u00e7ast kur propaganda pushon, duartrokitjet e militant\u00ebve zbehen dhe numrat mbeten t\u00eb vetmit d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb, ky moment po shmanget me nj\u00eb energji t\u00eb pazakont\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb reflektimit po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90952","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90952\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}