{"id":90870,"date":"2026-06-07T19:48:36","date_gmt":"2026-06-07T19:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/dritan-agolli-ha-parate-e-jetimores-540-mln-leke-qani-saracit-njeriut-te-tenderave-fantazme-rindertohet-2-here-godina-ne-sarande\/"},"modified":"2026-06-07T19:48:36","modified_gmt":"2026-06-07T19:48:36","slug":"dritan-agolli-ha-parate-e-jetimores-540-mln-leke-qani-saracit-njeriut-te-tenderave-fantazme-rindertohet-2-here-godina-ne-sarande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/dritan-agolli-ha-parate-e-jetimores-540-mln-leke-qani-saracit-njeriut-te-tenderave-fantazme-rindertohet-2-here-godina-ne-sarande\/","title":{"rendered":"Dritan Agolli ha parat\u00eb e Jetimores\/ 540 MLN lek\u00eb Qani Sara\u00e7it, njeriut t\u00eb tenderave fantazm\u00eb, rind\u00ebrtohet 2 her\u00eb godina n\u00eb Sarand\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Sa shum\u00eb investime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb! Ka dy vjet q\u00eb godina \u00ebsht\u00eb shqepur, dy super tendera me vler\u00eb totale mbi 2 miliard\u00eb lek\u00eb, inaugurime nga nj\u00eb ministre, nj\u00eb kryebashkiak, nj\u00eb drejtor dhe vet\u00eb kryeministri q\u00eb poston pamje 3D q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb kompiuter.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Kur u duk se vepra kishte p\u00ebrfunduar, vjen tenderi i ri 540 milion\u00eb lek\u00eb i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit. Objekti i prokurimit t\u00eb mbajtur m\u00eb 27 prill 2026, titullohet: \u201cInvestime p\u00ebr transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi n\u00eb modele t\u00eb standardit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit: \u201cP\u00ebrforcimi i godin\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs \u201cVangjel Pulla\u201d, Sarand\u00eb.\u201d<\/p>\n\n<p>Tenderi ka merituar \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d nga Open Data Albania, q\u00eb e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Dritan Agolli ka zgjedhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt biznesmenin Qani Sara\u00e7i, q\u00eb shquhet si personazh fitues i tenderave fantaz\u00ebm p\u00ebr objekte q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka lidhje me OFO-t, por me p\u00ebrfitime t\u00eb miliona eurove n\u00eb tendera fasad\u00eb. Procedura p\u00ebr godin\u00ebn e Jetimores \u00ebsht\u00eb krejt fiktive edhe pse, sipas letrave, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 10 operator\u00eb ekonomik\u00eb.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse, sipas dokumentit, kishte oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, komisioni i Dritan Agollit ka vendosur p\u00ebr kompanin\u00eb e Qani Sara\u00e7it, \u201cEURONDERTIMI 2000\u201d shpk.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb sqarojm\u00eb se kjo firm\u00eb ka nisur para nj\u00eb viti e gjysm\u00eb punimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb godin\u00eb dhe nuk i ka dor\u00ebzuar akoma. Prandaj \u00ebsht\u00eb habi, q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kompani i jepet edhe nj\u00eb thes me lek\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur punon aty.<\/p>\n<p>Tenderi i par\u00eb ishte p\u00ebr \u201crikonstruksion\u201d, nd\u00ebrsa ky i dyti quhet \u201cP\u00ebrforcim\u201d. Pyet\u00ebm ekspert\u00ebt dhe na than\u00eb se p\u00ebrforcimi i godinave b\u00ebhet vet\u00ebm kur ka probleme me parametrat sizmik\u00eb. Normalisht, ky lloj investimi b\u00ebhet n\u00eb fillim. N\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ishte i domosdosh\u00ebm duhej b\u00ebr\u00eb qysh pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019. N\u00eb fakt t\u00ebrmeti po i bie buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 dhjetor 2024, u zhvillua tenderi i par\u00eb p\u00ebr godin\u00ebn e Jetimores. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori e klasifikoi tenderin Open Data Albania. Jan\u00eb 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb Dritan Agolli ia dha firm\u00ebs s\u00eb Qani Sara\u00e7it dit\u00ebt e fundit t\u00eb 2024-s.<\/p>\n<p>Hetimi dhe thirrja n\u00eb SPAK e administratorit Agolli nuk e kan\u00eb ndaluar shp\u00ebrdorimin e fondeve p\u00ebrmes tenderave t\u00eb till\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr rikonstruksionin e godinave t\u00eb spitalit t\u00eb Peqinit dhe Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs \u201cVangjel Pulla\u201d, Sarand\u00eb, Transformimin e Qendr\u00ebs Sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb Qend\u00ebr Mjek\u00ebsore t\u00eb Traum\u00ebs Sportive n\u00eb Thuman\u00eb, Kruj\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebrse jan\u00eb bashkuar tre projekte n\u00eb qarqe t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit brenda nj\u00eb tenderi. Nj\u00eb nga efektet e k\u00ebtij veprimi \u00ebsht\u00eb se duke bashkuar tre projekte, lihen jasht\u00eb konkurrimit, kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Njoftimi i tenderit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 21 n\u00ebntor 2024, nd\u00ebrsa afati i mbylljes p\u00ebr dor\u00ebzimin e ofertave ishte caktuar m\u00eb 6 dhjetor 2024. N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb marrin pjes\u00eb 8 operator\u00eb konkurrues, por Agolli i ka skualifikuar fillimisht ato me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe m\u00eb pas procesi ka qen\u00eb thjesht formal, sepse fituesi ishte i paracaktuar.<\/p>\n\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve \u201cEURONDERTIMI 2000\u201d sh.p.k \u00a0(me 86% t\u00eb p\u00ebrfitimeve) dhe \u201cEVEREST\u201d sh.p.k u shpall fitues m\u00eb 27 dhjetor 2024, nd\u00ebrsa kontrata u lidh nga Agolli m\u00eb 10 janar 2025. Theksojm\u00eb se vlera e pritshme e kontrat\u00ebs me TVSH \u00ebsht\u00eb 272 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7el\u00ebsat e objekteve duheshin dor\u00ebzuar pas 18 muajve.<\/p>\n<p>Nga ky dokument i administruar n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik v\u00ebrejm\u00eb se, po t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ofertat e skualifikuara nga Agolli, buxhetit t\u00eb shtetit do t\u2019i ishin kursyer rreth 400 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Problemi i k\u00ebtij tenderi ishte edhe p\u00ebrmbushja e kushteve teknike. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse i ka dor\u00ebzuar licencat e k\u00ebrkuara, t\u00eb listuara nga FSHZH n\u00eb dokumentet standarde t\u00eb tenderit, por n\u00eb QKB, kompania e Qani Sara\u00e7it, n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave, kishte aktive vet\u00ebm licenc\u00ebn mjedisore.<\/p>\n\n<p>Sipas faqes zyrtare, \u201cEURONDERTIMI 2000\u201d ka 40 punonj\u00ebs, nd\u00ebrsa sipas tenderit do t\u00eb angazhonte 38 veta bashk\u00eb me fabrik\u00ebn e aluminit \u201cEverest\u201d t\u00eb Sokol \u00c7upit. A jan\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm kaq punonj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb pun\u00eb? Nga krahasimet q\u00eb b\u00ebm\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb prokuruara koh\u00ebt e fundit, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb objekt t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkohen afro 100 punonj\u00ebs t\u00eb specialiteteve t\u00eb ndryshme. Ky kriter \u00ebsht\u00eb st\u00ebrholluar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihej t\u00eb p\u00ebrmbushej nga Qani Sara\u00e7i. Jan\u00eb tre objekte shum\u00eb larg nj\u00ebri tjetrit, q\u00eb na b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se do t\u00eb zvarriten. I pari \u00ebsht\u00eb \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr rikonstruksionin e godinave t\u00eb spitalit t\u00eb Peqinit\u201d.<\/p>\n\n<p>Si\u00e7 duket edhe nga pamjet, objekti ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb rikonstruktohet (si\u00e7 pretendohet n\u00eb projekt) do t\u00eb k\u00ebrkonte shum\u00eb fuqi pun\u00ebtore dhe mjete. Dyshimi q\u00eb na lind, \u00ebsht\u00eb se kompania n\u00eb fjal\u00eb i merr tenderat dhe nuk b\u00ebn pun\u00ebn n\u00eb afat.<\/p>\n<p>Projekti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs \u201cVangjel Pulla\u201d, Sarand\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Godina ishte si kullull, do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb mir\u00ebmbjajtje e kujdesshme. Pra, projekti i nd\u00ebrhyrjes \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa p\u00ebr fasad\u00eb dhe propagand\u00eb. Dhe objekti i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr transformimin e Qendr\u00ebs Sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb Qend\u00ebr Mjek\u00ebsore t\u00eb Traum\u00ebs Sportive n\u00eb Thuman\u00eb, Kruj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar procedura e prokurimit, shkeljet e b\u00ebra do t\u00eb reflektohen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e punimeve dhe n\u00eb zvarritjen e tyre p\u00ebrtej afatit.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2025, p\u00ebr t\u00eb inspektuar punimet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e F\u00ebmij\u00ebs, ishin ministrja Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu, kryetari i Bashkis\u00eb Sarand\u00eb, Oltion Caci dhe drejtori i FSHZh. Dritan Agolli.<\/p>\n\n\n<p>Ministrja theksoi se ky institucion \u201cnuk do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb qend\u00ebr rezidenciale, por do t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime me baz\u00eb komunitare\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt i gjith\u00eb projekti mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet: Do t\u00eb shtohet edhe nj\u00eb kat i ri. Po p\u00ebrse nuk ka p\u00ebrfunduar \u201crikonstruksioni\u201d? Ja ku gjendemi pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb nga lidhja e kontrat\u00ebs dhe 1 vit nga kjo video q\u00eb e realizoi vet\u00eb ministrja dhe nuk ka p\u00ebrfundim punimesh, por tender t\u00eb ri!<\/p>\n<p>Dyshohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kompania \u201cEUROND\u00cbRTIMI 2000\u201d po p\u00ebrdoret nga Dritan Agolli p\u00ebr t\u00eb justifikuar tenderin fantazm\u00eb. Pronari I k\u00ebsaj firme Qani Sara\u00e7i \u00ebsht\u00eb identifikuar edhe m\u00eb her\u00ebt me problematika dhe me pun\u00eb t\u00eb pakryera<\/p>\n<p>Sara\u00e7it i ka dal\u00eb emri n\u00ebp\u00ebr gjykata pasi i la punimet n\u00eb Aeroportin e Rinasit pa i b\u00ebr\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 9 korrik 2002 ishte firmosur \u00a0nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje p\u00ebr realizimin e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe rikonstruksionit t\u00eb disa ambienteve aeroportuale t\u00eb aeroportit \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Referuar vendimeve gjyq\u00ebsore, kompanis\u00eb \u201cEurond\u00ebrtimi\u201d i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar kryerja e punimeve t\u00eb pap\u00ebrfunduara n\u00eb sip\u00ebrfaqen prej 69.46 m2. P\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve kontraktore \u00e7\u00ebshtja shkoi me padi Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe vendimi mori form\u00eb t\u00eb prer\u00eb n\u00eb Apel dhe \u00a0Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje ka treguar kjo kompani edhe me fondet e Rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti, ku \u00ebsht\u00eb favorizuar nga zyrtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe pse ishte viti 2024, dhe kishin kaluar 5 vjet nga t\u00ebrmeti, nd\u00ebrsa po afronin zgjedhjet parlamentare t\u00eb 2025-\u00ebs, vijonin ende tenderat p\u00ebr Rind\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Qeverisja vendore e Durr\u00ebsit ka hapur tender n\u00eb dat\u00eb 16 shtator 2024 me objekt \u201cRiaft\u00ebsim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga \u201cAbaz \u00c7elkupa 15\u201d, Rajoni 3, Kod GIS 24795(Programi i Rindertimit )\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gar\u00eb kryebashkiakja Emiriana Sako ka hapur konkursin me fond limit 800 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb tender e ka fituar bashkimi i kompanive EURONDERTIMI 2000 shpk &amp; EVERESTshpk &amp; SHEHU -2AB Konstruksion shpk.<\/p>\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb zhvilluar me munges\u00eb konkurence pasi nuk ka pasur pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo kompani nga viti 2019 deri n\u00eb vitin 2024 ka marr\u00eb 80 tendera. \u201cEurond\u00ebrtim 2000\u201d ka marr\u00eb nga shteti afro 15 miliard\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ose shumica e tenderave jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Bashkia e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Qani Sara\u00e7i do t\u00eb hynte n\u00eb transaksione tenderash q\u00eb e kan\u00eb habitur SPAK-un, gjat\u00eb hetimit t\u00eb projektin \u201cDurana Tech Park\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb Vendimit nr. 185, dat\u00eb 27 mars 2024, K\u00ebshilli i Ministrave vendosi kalimin e pasuris\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb njohur si ish-antenat e RTSH-s\u00eb p\u00ebr administrim te Ministria e Ekonomis\u00eb, Inovacionit dhe Kultur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar projektin \u201cDurana Tech Park\u201d.<\/p>\n<p>Rreth 1 vit m\u00eb pas, me Vendimin nr. 13, dat\u00eb 9 janar 2025, lista e pasurive u zgjerua dhe u shtuan edhe disa territore t\u00eb tjera. N\u00eb tok\u00ebn ku supozohej t\u00eb nd\u00ebrtohet parku teknologjik aktualisht nuk ka asnj\u00eb objekt. Edhe vet\u00eb banor\u00ebt shprehen se nuk kan\u00eb par\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i ken\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb do t\u00eb vendosen kufinjt\u00eb hyr\u00ebs e dal\u00ebs t\u00eb parkut.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit 2025, Operatori i Sistemi t\u00eb Shp\u00ebrndarjes Tiran\u00eb do t\u00eb shpallte gar\u00ebn p\u00ebr tenderin \u201cFurnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik DURANA\u201d. N\u00eb fillim t\u00eb tetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Drejtoria e OSSH Tiran\u00eb do t\u00eb shpallte fituesin \u201cEURONDERTIMI 2000\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Qani Sara\u00e7it me ofert\u00eb 32.9 milion\u00eb lek\u00eb ose 330 mij\u00eb euro. Gara do t\u00eb sh\u00ebnohej me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d pasi nuk do t\u00eb kishte pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 fituesit.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, n\u00eb projektin Durana Tech Park nuk \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb tull\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb disa ligjeve, organizohet tenderi p\u00ebr furnizimin me energji elektrike.<\/p>\n<p>Kjo procedur\u00eb mund t\u00eb konsiderohet fiktive dhe fantaz\u00ebm, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast projekti sh\u00ebrben p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Sarand\u00eb, ekziston rreziku q\u00eb tenderi i dyr\u00eb i FSHZH n\u00eb favor t\u00eb Qani Sara\u00e7it t\u00eb mos ket\u00eb lidhje me situat\u00ebn konkrete t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebs. Sa p\u00ebr Ko\u00e7iun do t\u00eb thoshim se duhet t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve, sesa p\u00ebr muret. \u00a0Brenda asaj godine \u00ebsht\u00eb raportuar se kan\u00eb ndodhur vazhdimisht akte dhune t\u00eb personelit ndaj t\u00eb vegj\u00eblve. Por n\u00eb vend t\u00eb kujdesit real, merren dhe shp\u00ebrdohen fondet e destinuara p\u00ebr jetim\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa shum\u00eb investime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb F\u00ebmij\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb! Ka dy vjet q\u00eb godina \u00ebsht\u00eb shqepur, dy super tendera me vler\u00eb totale mbi 2 miliard\u00eb lek\u00eb, inaugurime nga nj\u00eb ministre, nj\u00eb kryebashkiak, nj\u00eb drejtor dhe vet\u00eb kryeministri q\u00eb poston pamje 3D q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb kompiuter. \u00a0 Kur u duk se vepra kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90870","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90870\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}