{"id":90858,"date":"2026-06-07T17:48:19","date_gmt":"2026-06-07T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/te-dashur-protestues-boll-me-bulevardin-ju-lutem-uluni-shkruani-programin-dhe-statutin-e-partise-suaj\/"},"modified":"2026-06-07T17:48:19","modified_gmt":"2026-06-07T17:48:19","slug":"te-dashur-protestues-boll-me-bulevardin-ju-lutem-uluni-shkruani-programin-dhe-statutin-e-partise-suaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/te-dashur-protestues-boll-me-bulevardin-ju-lutem-uluni-shkruani-programin-dhe-statutin-e-partise-suaj\/","title":{"rendered":"T\u00eb dashur protestues, boll me bulevardin. Ju lutem, uluni shkruani Programin dhe Statutin e partis\u00eb suaj!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Hamdi Jupe<br \/>\nPas shum\u00eb dit\u00ebsh proteste ne bulevard n\u00eb Tiran\u00eb dhe jashte saj anekend Europes, u muar vesh qart\u00eb. N\u00eb Shqiperi ekziston tanim\u00eb nj\u00eb elektorat as mavi, as blu, as gri. Nuk \u00ebshte ende e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ngjyre \u00ebshte, por dihet se \u00ebshte kund\u00ebr establishmentit aktual politik. Ata jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe bij shqiptar\u00ebsh dhe k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime radikale n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo dihej edhe m\u00eb par\u00eb nga zgjedhjet e fundit lokale (Lexo: \u201cPo vjen Altin Qori\u201d n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d) dhe ato t\u00eb fundit parlamentare. Ajo u rikonfirmua n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb tani n\u00eb protest\u00ebn n\u00eb bulevard. Por \u00e7far\u00eb vjen m\u00eb pas? Duket se drejtuesit e protest\u00ebs nuk e kan\u00eb fort t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb, prandaj ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr leksione demokracie. M\u00ebsimi vjen duke lexuar Kushtetut\u00ebn dhe ligjet.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin, por ndryshimi ka rregulla. Ju lutem, hiqeni nga p\u00ebrdorimi  juaj i p\u00ebrditsh\u00ebm sloganin \u201crevolucion\u201d q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb protest\u00eb. Nuk ka m\u00eb revolucion, dometh\u00ebn\u00eb nuk ka prerje kokash n\u00eb demokraci, harrojeni Robespierin dhe Komun\u00ebn e Parisit. N\u00eb demokraci ka vet\u00ebm zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Ato tregojn\u00eb realisht se sa ju vlen l\u00ebkura. Vlera juaj reale del nga kutit\u00eb e votimit.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur kjo l\u00ebvizje t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme? Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur. Q\u00eb t\u00eb hysh n\u00eb zgjedhje, duhet t\u00eb krijosh parti politike. Vet\u00ebm k\u00ebto mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe vet\u00ebm pasi t\u00eb kalojn\u00eb tre muaj koh\u00eb nga regjistrimi n\u00eb gjykat\u00eb. Formalitete ligjore, por ja q\u00eb nuk b\u00ebn dot pa to. Demokraci do t\u00eb thot\u00eb shtet ligjor.<\/p>\n<p>Kurthi m\u00eb i madh vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, do t\u00eb ishte sikur kryeministri Edi Rama t\u2019i k\u00ebrkonte Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs shp\u00ebrndarjen e parlamentit aktual dhe shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare brenda 45 dit\u00ebsh, si\u00e7 e thot\u00eb Kushtetua. Kjo do ta kapte l\u00ebvizjen e bulevardit n\u00eb befasi \u201cme brek\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb\u201d. Ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb hynte fare n\u00eb ato zgjedhje t\u00eb parakohshme p\u00ebr arsyet q\u00eb tham\u00eb m\u00eb lart dhe at\u00ebhere, i gjith\u00eb entusiazmi revolucionar i saj do t\u00eb shkonte p\u00ebr dhjam\u00eb qeni. Zgjedhjet do t\u2019i fitonte p\u00ebrs\u00ebri Edi Rama. Rama mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb kur t\u2019i doj\u00eb qejfi, n\u00ebse ju vazhdoni me axhamill\u00ebkun tuaj. Vet\u00ebm  se i dhimsen ato 35 milon\u00eb Euro t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb q\u00eb do t\u00eb kushtonin zgjedhjet e panevojshme. Na rroft\u00eb pra, protesta bulevardeske.<\/p>\n<p>Imediate p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb hartimi i programit dhe i statutit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb re me ide t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb ardhmen, mbledhja e firmave p\u00ebrkat\u00ebse dhe regjistrimi i saj n\u00eb gjykat\u00eb. Lereni bulevardin t\u00eb qet\u00eb. Mbaroi faza e bulevardit, ka ardhur koha e Kushtetut\u00ebs dhe e ligjeve. N\u00ebse nuk i kan\u00eb vet\u00eb njohurit\u00eb e mjaftueshme  n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, le t\u2019u drejtohen atyre qe din\u00eb: jurist\u00ebve dhe ekspert\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Programi dhe statuti do t\u2019i pastroj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pap\u00eblqyeshme, perversitete t\u00eb protestave t\u00eb deritanishme, duke ndar\u00eb shapin nga sheqeri dhe duke e b\u00ebr\u00eb seroze at\u00eb n\u00eb syt\u00eb e zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb. Ndryshe, jan\u00eb t\u00eb mbaruar, edhe pse t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb. K\u00ebt\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb student\u00ebt n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990. Le t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb prej tyre. D\u00ebgjom\u00ebni mua, q\u00eb po rropatem prej 36 vjet\u00ebsh monopateve t\u00eb thikta t\u00eb  politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Mos lejoni t\u2019ju futin n\u00ebn obrellat e tyre t\u00eb shkarravitura partit\u00eb e vjetra q\u00eb  zun\u00eb myk nd\u00ebr tempuj dhe as ato t\u00eb reja t\u00eb d\u00ebshtuara, si pem\u00eb pa kokrra. Ju nuk jeni ingranazhe p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb me zor p\u00ebrpara paaft\u00ebsin\u00eb e tyre politike. Ju pretendoni t\u00eb jeni tjet\u00ebr gj\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e radh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb ato p\u00ebr qeverisjen vendore, q\u00eb zhvillohen pas nj\u00eb viti. A \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur kjo l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ato zgjedhje dhe t\u00eb fitoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm vota, sa p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb faktor politik n\u00eb vend? Jo, nuk \u00ebsht\u00eb, por mund t\u00eb b\u00ebhet. Prandaj ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u kryer  deri at\u00ebhere dhe koha nj\u00eb-vje\u00e7are p\u00ebr  n\u00eb zgjedhjet lokale  nuk \u00ebsht\u00eb aleate e tyre. Ajo ik\u00ebn shum\u00eb shpejt, prandaj duhet vrapuar, por me mendje n\u00eb kok\u00eb. Ju lutem, ju dua shum\u00eb, mos k\u00ebrkoni zgjedhje t\u00eb parakohshme, se dilni si rruar \u2013 qethur prej tyre. Jeni akoma axhaminj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Burr\u00ebrohuni.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hamdi Jupe Pas shum\u00eb dit\u00ebsh proteste ne bulevard n\u00eb Tiran\u00eb dhe jashte saj anekend Europes, u muar vesh qart\u00eb. N\u00eb Shqiperi ekziston tanim\u00eb nj\u00eb elektorat as mavi, as blu, as gri. Nuk \u00ebshte ende e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ngjyre \u00ebshte, por dihet se \u00ebshte kund\u00ebr establishmentit aktual politik. Ata jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe bij shqiptar\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}