{"id":90842,"date":"2026-06-07T16:48:16","date_gmt":"2026-06-07T16:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/operacioni-per-kapjen-e-violand-bracellarit-cobanin-e-veshen-si-polic-drejtori-ja-pse-nuk-u-thirr-renea\/"},"modified":"2026-06-07T16:48:16","modified_gmt":"2026-06-07T16:48:16","slug":"operacioni-per-kapjen-e-violand-bracellarit-cobanin-e-veshen-si-polic-drejtori-ja-pse-nuk-u-thirr-renea","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/operacioni-per-kapjen-e-violand-bracellarit-cobanin-e-veshen-si-polic-drejtori-ja-pse-nuk-u-thirr-renea\/","title":{"rendered":"Operacioni p\u00ebr kapjen e Violand Bra\u00e7ellarit, \u00e7obanin e vesh\u00ebn si polic\/ Drejtori: Ja pse nuk u thirr RENEA"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dosje tregohet se si \u00e7obani u d\u00ebrgua me nj\u00eb mask\u00eb n\u00eb stan p\u00ebr t\u2019i treguar policis\u00eb se ku fshihej Violand Bracellari.<\/p>\n<p>Shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Maliq, i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i tregonte vendin se ku q\u00ebndronte shtetasi Violand Bra\u00e7ellari, pasi do t\u00eb ushtrohej kontroll nga policia thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb dat\u00eb 04.06.2026, rreth or\u00ebs 05:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, Shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Maliq, e ka telefonuar n\u00eb aplikacionin e komunikimit \u201cWhatsApp\u201d dhe pasi e ka takuar, i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mask\u00eb dhe nj\u00eb bluze si ato t\u00eb policis\u00eb me mbishkrim \u201cPOLICIA\u201d, t\u00eb cilat i ka veshur. M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb nisur s\u00ebbashku me punonj\u00ebsit e policis\u00eb n\u00eb vendin e lartp\u00ebrmendur, ku ai ka udh\u00ebtuar me nj\u00eb automjet, tip foristrad\u00eb me ngjyr\u00eb si gri. I pyetur n\u00eb lidhje me faktin se sa automjete policie ka konstatuar q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacionin p\u00ebr kapjen e shtetasit Violand Bra\u00e7ellari, shtetasi A. K. \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se ishin pes\u00eb automjete, dhe konkretisht 1 (nj\u00eb) \u201cforistrad\u00eb\u201d e bardh\u00eb, 1 (nj\u00eb) \u201cforistrad\u00eb\u201d gri, 1 (nj\u00eb) fugon police, 1 (nj\u00eb) Range-Rover i bardh\u00eb, dhe 1 (nj\u00eb) \u201cforistrad\u00eb\u201d gri.<\/em><\/p>\n<p><em>I pyetur se rreth \u00e7far\u00eb ore kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb vendin ku ndodhej shtetasi Violand Bra\u00e7ellari, shtetasi A. K. \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se rreth or\u00ebs 06:30-07:00. Fillimisht automjetet e lartp\u00ebrmendura kan\u00eb ndaluar n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb prej 100-200 metrash nga vendi ku ndodhej Violand Bra\u00e7ellari dhe pasi t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb kan\u00eb zbritur i kujtohet se kan\u00eb veshur pajisjet antiplumb dhe jan\u00eb armatosur me arm\u00eb \u201cautomatik\u201d. M\u00eb pas, punonj\u00ebsit e policis\u00eb jan\u00eb rreshtuar dhe p\u00ebrball\u00eb tyre kan\u00eb q\u00ebndruar 4 (kat\u00ebr) punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendon se ishin drejtuesit e tyre dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhrat se si do t\u00eb zhvillohej kontrolli. N\u00eb nj\u00eb moment, nj\u00eb prej tyre me trup mesatar, qeros, i \u00ebsht\u00eb drejtuar punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb me fjal\u00ebt \u201cAsnj\u00eb fjal\u00eb\u201d dhe ka urdh\u00ebruar shp\u00ebrndarjen e tyre t\u00eb organizuar n\u00eb grupe prej 4 (kat\u00ebr) vet\u00ebsh. Pasi punonj\u00ebsit e policis\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb p\u00ebr kontroll, ka d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebna arm\u00ebsh dhe fjal\u00ebt \u201cDor\u00ebzo arm\u00ebn\u201d dhe ka konstatuar se nj\u00eb punonj\u00ebs ishte i d\u00ebmtuar n\u00eb pjes\u00ebn e nofull\u00ebs. M\u00eb pas, s\u00ebbashku me punonj\u00ebsit ka ardhur n\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk e njoftuat RENEA-n ? Ja si p\u00ebrgjigjet drejtori i policis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes policore, drejtori i policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Vilson Bala, ka shpjeguar se jan\u00eb nisur her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe se nuk kishin vler\u00ebsuar qe i k\u00ebrkuari ishte me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb diskutuar me detaje veprimet q\u00eb do kryenin, jan\u00eb thirrur specialist\u00ebt e hetimit t\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr hartimin e dokumentacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm si plan operacioni, urdh\u00ebr sh\u00ebrbimi, si dhe kan\u00eb njoftuar personelin n\u00eb var\u00ebsi, i cili do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e drejtuesit Vilson Bala sqarohet se grupi i policis\u00eb \u00ebsht\u00eb takuat n\u00eb or\u00ebn 04:30 n\u00eb ambientet e DVP Kor\u00e7\u00eb. Jan\u00eb takuar n\u00eb m\u00ebngjes dhe sipas planifikimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb, n\u00eb raport me terrenin ku mendohej se strehohej personi n\u00eb k\u00ebrkim, jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy grupe.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb grup me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit ishin dy zv.drejtorat, shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Maliq, nj\u00eb grup i Shqiponjave s\u00eb bashku me shefin e seksionit t\u00eb Shqiponjave dhe sh\u00ebrbimet e policis\u00eb t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Maliq, si dhe disa punonj\u00ebs policie t\u00eb seksionit t\u00eb mb\u00ebshtetjes operacionale t\u00eb DVP Kor\u00e7\u00eb, do t\u00eb shkonin n\u00eb vendin ku ishte e dh\u00ebna p\u00ebr personin n\u00eb k\u00ebrkim, n\u00ebp\u00ebrmjet aksit rrugor Maliq-Lozhan- Bode. Grupi tjet\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit ishte ai vet\u00eb, shefi i sektorit t\u00eb rendit Edmond \u00c7ela, Shefit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb Faik Ruko, nj\u00eb grup i shqiponjave dhe punonj\u00ebs policie t\u00eb Komisariatit Kor\u00e7\u00eb, do shkonin n\u00eb vendin ku dyshohej se ishte personi n\u00eb k\u00ebrkim, n\u00ebp\u00ebrmjet aksit rrugor Kor\u00e7\u00eb- Voskopoj\u00eb-Bode.<\/em><\/p>\n<p><em>Rreth or\u00ebs 04:30, ai s\u00ebbashku me sh\u00ebrbimet\u00a0 e policis\u00eb, jan\u00eb nisur nga DVP Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb drejtimet e respektive, pasi kan\u00eb kaluar fshatin Voskopoj\u00eb, rreth nj\u00eb kilomet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb krejt\u00ebsisht malore\u00a0 dhe terren t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, dy nga automjetet e kishin t\u00eb pamundur t\u00eb vazhdonin l\u00ebvizjen. Nj\u00eb mjet q\u00eb ata kishin n\u00eb dispozicion n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ka marr\u00eb gjysmat e punonj\u00ebsve dhe i ka d\u00ebrguar deri rreth 2-3 km larg vendit ku do b\u00ebhej kontrolli dhe po ky mjet \u00ebsht\u00eb kthyer dhe i ka marr\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr, ku ishte ai, shefi i sektorit t\u00eb rendit Edmond \u00c7ela, Shefit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb Faik Ruko dhe disa punonj\u00ebs police. Pa shkuar tek vendi ku ishte pjesa tjet\u00ebr e grupit edhe ky mjet u prish dhe e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb aty dhe kan\u00eb vazhduar ecjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb grupit. Jan\u00eb takuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grupit dhe ai dhe dy shefat e tjer\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb instruktazhin p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kryenin.<\/em><\/p>\n<p><em>Detyrat ishin t\u00eb qarta, duke i ndar\u00eb n\u00eb dy mini grupe p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb dy rrug\u00eb t\u00eb ndryshme ku dyshohej se personi n\u00eb k\u00ebrkim mund t\u00eb largohej p\u00ebr n\u00eb pyll. Konkretisht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ishte zbritja nga stallat drejt p\u00ebrroit q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr n\u00eb fshatin Lekas dhe rruga e dyt\u00eb isht\u00eb ana e kund\u00ebrt e faqjes s\u00eb kodr\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb drejtim t\u00eb Maliqit. N\u00eb nj\u00eb moment kur po b\u00ebnte instruktazhin, i shkon nj\u00eb thirrje telefonike nga zv.drejtori, me t\u00eb cilin kishte komunikuar detyrat konkrete q\u00eb do t\u00eb kryenin n\u00eb raport me situat\u00ebn. Sqaron se kishte zona ku kishte vale telefonike dhe zona ku nuk kishte vale telefonike. Kur ata ishin tek p\u00ebrroi, n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb rreth 400-500 met\u00ebr,\u00a0 kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebna automatiku dhe jan\u00eb nisur me vrap n\u00eb drejtim t\u00eb stanit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur kan\u00eb arritur n\u00eb vend ngjarje, kan\u00eb m\u00ebsuar se nj\u00eb punonj\u00ebs policie kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe nj\u00eb punonj\u00ebs policie ishte plagosur. I pyetur n\u00eb lidhje me faktin se ai n\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit, n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb, gjat\u00eb hartimit t\u00eb planit operacional, a kishte dijeni p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb personit n\u00eb k\u00ebrkim dhe nisur nga kjo, a ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb t\u00eb kishin k\u00ebrkuar edhe mb\u00ebshtetjen e forcave speciale RENEA, shtetasi Vilson Bala ka deklaruar se ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ka prej dat\u00ebs 13.01.2026. N\u00eb raport me problametik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pyetet, shtetasi Violand Bra\u00e7ellari, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve dhe jo p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr personit. Kishin dijeni p\u00ebr faktin se mund t\u00eb ishte i armatosur dhe strukturat e DVP Kor\u00e7\u00eb kan\u00eb marr\u00eb masat maksimale p\u00ebr t\u00eb realizuar operacionin policor.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebtij shtetasi, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ky person t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur arm\u00eb zjarri ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb edhe gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb kryera nga ana e policis\u00eb. Gjithashtu, nuk ka nj\u00eb procedur\u00eb standarte fikse, t\u00eb cilat t\u00eb normojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u00a0 t\u00eb prer\u00eb rastet kur njoftohet reparti RENEA. Gjithsesi, n\u00eb konkluzion t\u00eb analiz\u00ebs t\u00eb b\u00ebr\u00eb, nuk rezulton q\u00eb rrezikshm\u00ebria e tij shoq\u00ebore t\u00eb ishte e atill\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte domosdoshm\u00ebrisht njoftimin e repartit RENEA. T\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb operacion, jan\u00eb punonj\u00ebs policie t\u00eb arsimuar dhe trajnuar p\u00ebr zhvillimin dhe kapjen\u00a0 e personave n\u00eb k\u00ebrkim. Gjithashtu, ka shtuar se, ai si drejtues policie, ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb strukturat e policis\u00eb, ku ka punuar, ka kryer sh\u00ebrbime p\u00ebr kapjen e personave n\u00eb k\u00ebrkim, me punonj\u00ebs policie t\u00eb strukturave vendore t\u00eb policis\u00eb, pa ndihm\u00ebn e repartit RENEA\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/hetimi-34\/\">Operacioni p\u00ebr kapjen e Violand Bra\u00e7ellarit, \u00e7obanin e vesh\u00ebn si polic\/ Drejtori: Ja pse nuk u thirr RENEA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dosje tregohet se si \u00e7obani u d\u00ebrgua me nj\u00eb mask\u00eb n\u00eb stan p\u00ebr t\u2019i treguar policis\u00eb se ku fshihej Violand Bracellari. Shefi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Maliq, i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i tregonte vendin se ku q\u00ebndronte shtetasi Violand Bra\u00e7ellari, pasi do t\u00eb ushtrohej kontroll nga policia thuhet n\u00eb dosje. \u201cN\u00eb dat\u00eb 04.06.2026, rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90842","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90842"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90842\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}