{"id":90836,"date":"2026-06-07T16:48:14","date_gmt":"2026-06-07T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/enea-me-tha-se-ka-levizje-te-stalla-rrefimi-i-oficerit-qe-u-gjend-ne-vatren-e-zjarrit\/"},"modified":"2026-06-07T16:48:14","modified_gmt":"2026-06-07T16:48:14","slug":"enea-me-tha-se-ka-levizje-te-stalla-rrefimi-i-oficerit-qe-u-gjend-ne-vatren-e-zjarrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/enea-me-tha-se-ka-levizje-te-stalla-rrefimi-i-oficerit-qe-u-gjend-ne-vatren-e-zjarrit\/","title":{"rendered":"\u201cEnea m\u00eb tha se ka l\u00ebvizje te stalla\u201d\/ Rr\u00ebfimi i oficerit q\u00eb u gjend n\u00eb vatr\u00ebn e zjarrit \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb dosjen e AMP-s\u00eb jan\u00eb administruar d\u00ebshmit\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb operacionin ku mbeti i vrar\u00eb polici Enea Mekolli dhe u plagos efektivi Edison Adri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe Ermir Sokoli, me detyr\u00eb inspektor pran\u00eb Forc\u00ebs Operacionale \u201cShqiponja\u201d n\u00eb DVP Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb deklarimin e tij ai tregon se mbr\u00ebmjen e 3 qershorit 2026 \u00ebsht\u00eb telefonuar nga kolegu Edison Adri, i cili e ka njoftuar se duhej t\u00eb paraqiteshin n\u00eb Drejtori n\u00eb or\u00ebn 04:00 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb, pasi mor\u00ebn armatimin dhe pajisjet e nevojshme, efektiv\u00ebt u nis\u00ebn drejt Komisariatit t\u00eb Maliqit, ku u zhvillua instruktazhi p\u00ebr operacionin. Aty u b\u00eb e ditur se objektivi ishte Violant Bra\u00e7ellari, i konsideruar person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe i dyshuar se mbante arm\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas forcat policore u zhvendos\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn e Lozhanit dhe u afruan pran\u00eb stallave ku dyshohej se ndodhej i k\u00ebrkuari. Sipas Sokolit, grupi u nda n\u00eb disa drejtime p\u00ebr t\u00eb rrethuar zon\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cEnea tha: \u2018Ka l\u00ebvizje te stallat\u2019. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, Renato dhe Edisoni b\u00ebn\u00eb thirrje: \u2018Jemi policia, dor\u00ebzohu\u2019, \u2018Je i rrethuar\u2019\u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>Efektivi shton se pak \u00e7aste m\u00eb von\u00eb d\u00ebgjoi bresh\u00ebri arm\u00ebsh. N\u00eb kushtet e err\u00ebsir\u00ebs, ai hapi zjarr n\u00eb drejtimin nga ku mendoi se po vinin t\u00eb sht\u00ebnat.<\/p>\n<p>\u201cPash\u00eb kolegun tim Edison Adri t\u00eb gjakosur n\u00eb pjes\u00ebn e nofull\u00ebs. S\u00eb bashku me shefin Dhimit\u00ebr Trushi arrit\u00ebm ta t\u00ebrhiqnim n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt. M\u00eb pas u afruan edhe koleg\u00ebt e tjer\u00eb dhe u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u2019i ndalonim gjakderdhjen\u201d, ka d\u00ebshmuar Sokoli.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb ato momente autori ishte neutralizuar dhe forcat policore po p\u00ebrqendroheshin n\u00eb dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr efektivin e plagosur. Ai ka theksuar gjithashtu se gjat\u00eb instruktazhit dhe pak para nd\u00ebrhyrjes, efektiv\u00ebve u ishte b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se personi q\u00eb po k\u00ebrkohej konsiderohej shum\u00eb i rreziksh\u00ebm dhe mund t\u00eb ishte i armatosur.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmia e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ora 04:00 u paraqita n\u00eb Drejtori dhe aty u takova me punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb. Kan\u00eb shkuar n\u00eb armatur\u00eb dhe kan\u00eb marr\u00eb armatimin automatik, nd\u00ebrsa jelek\u00ebt antiplumb i kishin n\u00eb mjetin e sh\u00ebrbimit. Menj\u00ebher\u00eb pasi kan\u00eb marr\u00eb armatimin, kan\u00eb hipur te mjeti Volks\u00ebagen me targa MB060AA.<\/p>\n<p>N\u00eb mjet, s\u00eb bashku me t\u00eb, ishte shefi i seksionit Dhimit\u00ebr Trushi, Edison Adri, Enea Mekolli, Erikson Alillari, Renato Seiti. N\u00eb momentin q\u00eb jan\u00eb nisur, shefi i seksionit tha se do t\u00eb shkonin n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Maliq, ku do t\u00eb b\u00ebnin edhe instruktazhin.<\/p>\n<p>Mbasi kan\u00eb shkuar n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Maliq, kan\u00eb zbritur nga mjeti dhe jan\u00eb rreshtuar te oborri i Komisariatit. N\u00eb oborrin e Komisariatit, n\u00eb rresht me t\u00eb, ishin edhe forca t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij komisariati. N\u00eb instruktazh ishin edhe dy zv.drejtor\u00ebt e DVP-s\u00eb, si dhe shefi i Komisariatit t\u00eb Maliqit.<\/p>\n<p>N\u00eb instruktazh u tha emri i personit, i cili quhej Violant Bra\u00e7ellari, u tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim, i rreziksh\u00ebm, mban arm\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht u dhan\u00eb edhe disa karakteristika trupore t\u00eb tij. Mbasi p\u00ebrfunduan instruktazhin, hip\u00ebn n\u00eb mjet dhe u nis\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Lozhanit.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar Lozhanin dhe m\u00eb pas jan\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb dheri, e cila shkon n\u00eb drejtim t\u00eb malit t\u00eb Bodes. Pasi jan\u00eb ngjitur n\u00eb mal p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe, kan\u00eb q\u00ebndruar rreth 500 metra larg stallave, kan\u00eb zbritur nga mjeti, kan\u00eb marr\u00eb pajisjet q\u00eb kishin me vete, duke veshur jelek\u00ebt antiplumb dhe duke marr\u00eb automatik\u00ebt. Mbasi kan\u00eb marr\u00eb pajimet, p\u00ebrs\u00ebri zv.drejtori i Rendit n\u00eb DVP i ka rreshtuar duke i porositur q\u00eb t\u00eb tregonin kujdes, pasi personi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rreziksh\u00ebm dhe mund t\u00eb ket\u00eb me vete dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb automatik ose pistolet\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ndar\u00eb si grup, pasi Erikson Alillari dhe Enea Ibi shkuan n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb stallave me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zbrisnin posht\u00eb stallave, nd\u00ebrsa ai me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grupit, shef Dhimitri, Edison Adri, Enea Mekolli, Renato Seiti, mor\u00ebn nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr duke kaluar n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb dheri, e cila kalonte n\u00eb krah t\u00eb stallave. N\u00eb nj\u00eb moment Enea i tha: \u201cKa l\u00ebvizje te stallat\u201d dhe Renato, s\u00eb bashku me Edisonin, b\u00ebn\u00eb thirrje: \u201cJemi policia, dor\u00ebzohu\u201d, \u201cJe i rrethuar\u201d.<\/p>\n<p>Mbas k\u00ebsaj thirrjeje, Enea ishte para tyre dhe n\u00eb k\u00ebto momente ai ka d\u00ebgjuar bresh\u00ebri arm\u00ebsh. N\u00eb pozicionin q\u00eb ishte i ulur n\u00eb gjunj\u00eb, ka hapur zjarr n\u00eb drejtimin q\u00eb mendonte se erdh\u00ebn t\u00eb sht\u00ebnat nga fundi i stallave. N\u00eb nj\u00eb moment ka v\u00ebn\u00eb re shokun e tij t\u00eb grupit, Edison Adri, i cili ishte i gjakosur n\u00eb pjes\u00ebn e nofull\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai dhe shef Dhimitri kan\u00eb mundur ta t\u00ebrheqin deri te nj\u00eb vend, m\u00eb pas aty u afruan edhe Eriksoni me Renaton, kan\u00eb grisur nj\u00eb bluz\u00eb duke u munduar t\u2019i ndalonin gjakderdhjen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb sht\u00ebnat kishin ndaluar, autori ishte neutralizuar dhe po p\u00ebrpiqeshin t\u2019i jepnin ndihm\u00eb Edisonit, duke e \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt. M\u00eb pas ka shkuar te vendi ku po q\u00ebndronte kolegu i tij Enea Ibi, duke q\u00ebndruar aty derisa erdhi grupi hetimor.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me instruktazhin, ka deklaruar se n\u00eb instruktazhin q\u00eb zhvilluan n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Maliq, por edhe n\u00eb momentin p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrhynin, iu tha q\u00eb personi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rreziksh\u00ebm dhe mund t\u00eb jet\u00eb i armatosur.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dosjen e AMP-s\u00eb jan\u00eb administruar d\u00ebshmit\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb operacionin ku mbeti i vrar\u00eb polici Enea Mekolli dhe u plagos efektivi Edison Adri. Nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe Ermir Sokoli, me detyr\u00eb inspektor pran\u00eb Forc\u00ebs Operacionale \u201cShqiponja\u201d n\u00eb DVP Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb deklarimin e tij ai tregon se mbr\u00ebmjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90836","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90836\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}