{"id":90778,"date":"2026-06-07T10:48:16","date_gmt":"2026-06-07T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/i-arrestuar-per-mashtrim-por-blendi-gonxhe-i-jep-kontraten-e-mbetjeve-spitalore-elvis-miri-del-nga-pluhuri-i-dosjes-dhe-merr-tenderin-352-mln-leke\/"},"modified":"2026-06-07T10:48:16","modified_gmt":"2026-06-07T10:48:16","slug":"i-arrestuar-per-mashtrim-por-blendi-gonxhe-i-jep-kontraten-e-mbetjeve-spitalore-elvis-miri-del-nga-pluhuri-i-dosjes-dhe-merr-tenderin-352-mln-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/07\/i-arrestuar-per-mashtrim-por-blendi-gonxhe-i-jep-kontraten-e-mbetjeve-spitalore-elvis-miri-del-nga-pluhuri-i-dosjes-dhe-merr-tenderin-352-mln-leke\/","title":{"rendered":"I arrestuar p\u00ebr mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontrat\u00ebn e mbetjeve spitalore\/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>P\u00ebr dy vitet n\u00eb vazhdim, Spitali i Shkodr\u00ebs parashikon t\u00eb krijoj\u00eb 74 904 kg mbetje t\u00eb rrezikshme. Asgjesimi i tyre \u00ebsht\u00eb objekti i tenderi t\u00eb zhvilluar nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, institucion n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Blendi Gonxhe.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretish tenderi titullohet \u201cTrajtim dhe asgjesim i mbetjeve t\u00eb rrezikshme spitalore\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb Fondi Limit prej 352 milion\u00eb lek\u00ebsh pa p\u00ebrfsir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Prokurimi i umbajt m\u00eb 9 mars 2026, por dyshohet se vet\u00ebs sa jan\u00eb rregulluar formular\u00ebt, pasi fituesi ka qen\u00eb i paracaktuar. N\u00eb tender kan\u00eb aplikuar dy kompani: MEDI \u2013 TEL shpk dhe V.A.L.E. RECYCLING shpk<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e ka dekoruar tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Deh n\u00eb fakt, k\u00ebtu ka nj\u00eb tarif\u00eb korrupsioni q\u00eb del nga diferenca e ofert\u00ebs fituese me at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mar\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, MEDI \u2013 TEL shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 299 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shoq\u00ebria V.A.L.E. RECYCLING shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 348 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Me ofert\u00ebn 52 milion\u00eblek\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, V.A.L.E. RECYCLING shpk, m\u00eb 30 mars 2026, do t\u00eb shpallej fituese.<\/p>\n\n<p>Jo vet\u00ebm se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e dyshimt\u00eb, por kjo kontrat\u00eb rrezikon t\u00eb mos siguroj\u00eb sh\u00ebrbimin e k\u00ebrkuar. Kompania fituese \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Elvis Mirit, i cili \u00ebsht\u00eb i provuar se mashtron me pajisjet q\u00eb ka n\u00eb dispoziion. Pra, ka rrezik q\u00eb mbetjet t\u00eb na dalin n\u00eb lumenj apo n\u00eb plazh.<\/p>\n<p>Elvis Miri u arrestua n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr abuzime me dokumentet q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb tenderat e mbetjeve spitalore. Ai u akuzua se ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbi 200 tendera p\u00ebr asgj\u00ebsim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016, teksa ka ka mashtruar n\u00eb lidhje me pajisjet e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbi t\u00eb r\u00ebndonin akuzat p\u00ebr veprat penale \u2018falsifikimi i dokumenteve\u2019, \u2018menaxhimi i mbetjeve\u2019 dhe \u2018aktivitetet e rrezikshme\u2019\u201d tha policia n\u00eb 2024-\u00ebn. Krahas tij u akuzuan edhe disa inspektore t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit. \u201cNga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet p\u00ebr ta realizuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d do t\u00eb deklaronte policia.<\/p>\n<p>Pas hetimeve dhe arrestimit, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit i pezulloi lejen mjedisore k\u00ebtij subjekti. Korrupsioni do t\u2019i vinte n\u00eb prov\u00eb institucionet.<\/p>\n<p>Firma iu drejtua Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera, k\u00ebrkonte sigurimin e padis\u00eb p\u00ebr pezullimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij akti. Kjo gjykat\u00eb pranoi k\u00ebrkes\u00ebn \u201cduke pezulluar zbatimin e aktit administrativ deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb c\u00ebshtjes\u201d.<\/p>\n<p>Disa muaj pas hetimeve dhe arrestimeve, Elvis Miri fillimisht u lirua nga gjykata dhe m\u00eb pas, n\u00eb muajin janar 2025, u rikthye si administrator i firm\u00ebs \u201cV.A.L.E RECYCLING\u201d. Menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb rikthehej n\u00eb tenderat publik\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi zbuloi nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb gjer\u00eb falsifikimi dhe shp\u00ebrdorimi detyre, e cila p\u00ebrfshinte bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet subjekteve private dhe funksionar\u00ebve publik\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb u mor\u00ebn t\u00eb pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve administrator\u00ebt e 3 kompanive. M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr administrat\u00ebt Elvis Miri i \u201cVale Recycling Shpk\u201d, Elidiana Shehu e \u201cEMC shpk\u201d dhe Laert Shehu i \u201cS\u00ebot Shpk\u201d. K\u00ebta akuzohen p\u00ebr deklarime t\u00eb rreme mbi pajisje teknologjike p\u00ebr sterilizimin e mbetjeve, t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kontrata publike dhe leje mjedisore n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kapaciteteve reale.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Elvis Miri ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbi 200 procedura tenderi p\u00ebr asgj\u00ebsim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e n\u00eb vijim, duke dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb rrem\u00eb. Personi n\u00eb hetim pretendonte se kishte kapacitete p\u00ebr grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb t\u00eb pad\u00ebmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet p\u00ebr ta realizuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n<p><em>\u201cPersoni juridik, \u00ebsht\u00eb inspektuar nga dy punonj\u00ebs shtet\u00ebror, por \u00ebsht\u00eb mbuluar nga k\u00ebta t\u00eb fundit p\u00ebr munges\u00ebn e pajisjes Econos Tsc 150. Po k\u00ebshtu, edhe 6 inspektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, kan\u00eb mbuluar veprimtarin\u00eb reale t\u00eb personit juridik, duke mos raportuar pika shkarkimi n\u00eb aj\u00ebr dhe tok\u00eb t\u00eb pajisjes Mangazini, t\u00eb identifikuar nga inxhinieri, n\u00eb historik, si dhe duke mos raportuar se n\u00eb vend t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit, gjendet i instaluar vet\u00ebm nj\u00eb incerenator\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb prokuroria.<\/p>\n\n<p>Sipas t\u00eb nj\u00ebjtave burime: Rezulton e provuar se pasisja Econos TSC 150, e k\u00ebqyrur nga oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb importuar, n\u00eb dat\u00ebn 22 janar 2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin n\u00ebn hetim Elvis Miri, se pajisjen Econs TSC 150 e ka importuar dhe instaluar n\u00eb vitin 2016. N\u00eb k\u00ebto kushte ngrihen dyshime se me munges\u00ebn e pajisjes Econos Tsc 150, dhe t\u00eb nj\u00eb prej incenenatoreve, personi juridik, t\u00eb mos ket\u00eb pasur aft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb objektin e kontratave t\u00eb lidhura me pal\u00eb t\u00eb treta p\u00ebr trajtimin e mbetjeve spitalore.<\/p>\n<p><em>\u201cHetimet vijojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb enteve publike si dhe bashk\u00ebpun\u00ebtoreve t\u00eb mundsh\u00ebm, ekspertimeve kontab\u00ebl, n\u00eb raport me pasojat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ardhur mbi ndikimin n\u00eb mjedis, nd\u00ebr vite\u201d,<\/em>\u00a0mbyllej njoftimi i prokuroris\u00eb.<\/p>\n\n<p>Dhe nd\u00ebrsa Prokuroria hetonte mashtrimin, Komisioni Prokurimit Publik, sikur t\u00eb isht\u00eb institucion i ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr, i jep Mirit tenderin me objekt \u201cEvadim, transport dhe trajtim i mbetjeve t\u00eb rrezikshme spitalore\u201d, zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 11 mars 2024 nga Drejtoria e spitalit \u2018Ihsan Cabej\u2019 Lushnje.<\/p>\n\n<p>N\u00eb ankes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb\u00a0 \u201cVale Recycling\u201d Shpk pretendonte se \u00ebsht\u00eb skualifikuar pa t\u00eb drejt\u00eb nga gara, pra dokumentet i disponon por Komisioni i Vler\u00ebsimit nuk ka b\u00ebr\u00eb shqyrtimin sipas ligjit. N\u00eb dat\u00eb 28 Maj 2024, KPP vendosi q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb ankes\u00ebn e Elvis Mirit dhe i k\u00ebrkoi Spitalit t\u00eb Lushnj\u00ebs q\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb dokumentet e firm\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb dhe arsyet e skualifikimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n<p>M\u00eb dat\u00eb 6 qershor 2024, Spitali i Lushnj\u00ebs raporton se ka zbaruar vendimin e KPP p\u00ebr rishqyrtim dokumentesh, por s\u00ebrish ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb skualifikuar ofert\u00ebn e firm\u00ebs s\u00eb Elvis Mirit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb Prokuroria e Tiran\u00ebs njoftonte arrestimin e Elvis Mirit.<\/p>\n\n<p>Vet\u00ebm pas disa dit\u00ebsh n\u00eb burg, Elvis Miri del s\u00ebrish n\u00eb sken\u00eb. Kompania vazhdoka denoncimin n\u00eb KPP p\u00ebr tenderin n\u00eb fjal\u00eb dhe m\u00eb dat\u00eb 16 qershor del nj\u00eb tjet\u00ebr vendim. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt KPP i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Elvis Mirit, duke argumentuar se Spitali i Lushnj\u00ebs ka anuluar tenderin pa zbatuar pikat ligjore.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i bllokimit t\u00eb tenderit nga KPP. Kujt po i sh\u00ebrbente Komisioni? Si mund t\u00eb bllokosh tenderin e pastrimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb spitalit p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb akuzuar nga Prokuroria p\u00ebr falsifikimin e dokumenteve t\u00eb k\u00ebtij tenderi.<\/p>\n<p>Shohim q\u00eb institucionet q\u00eb supozohet t\u00eb mbrojn\u00eb shtetin nga korrupsioni, legalizojn\u00eb nj\u00eb mashtrim t\u00eb madh n\u00ebp\u00ebr tendera. Ky biznesmen i mashtrimeve seriale vazhdon i pashqet\u00ebsuar tenderat e mbetjeve t\u00eb rrezikshme t\u00eb spitaleve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, trajtimi mbetjeve b\u00ebhet pa traparenc\u00eb. \u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat e paraqitura nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u00a0 dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) p\u00ebr 39 spitale publike n\u00eb vitin 2024, rezultonte se, gjat\u00eb 4 viteve buxhetor\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr evadimin e mbetjeve spitalore t\u00eb rrezikshme me operator\u00eb ekonomik\u00eb, jan\u00eb shpenzuar rreth 5.2 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb\/vit.<\/p>\n<p>Sipas KLSH, teksa nj\u00eb pjes\u00eb e menaxhimit b\u00ebhet p\u00ebrmes kontratave me privat\u00ebt nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr b\u00ebhet p\u00ebrmes autoklavave, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb instaluar vet\u00eb spitalet, por jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb funksionale nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse n\u00eb disa spitale publike t\u00eb vendit kryhet procesi i sterilizimit n\u00ebp\u00ebrmjet autoklavave, n\u00eb ministri nuk gjendej nj\u00eb struktur\u00eb e cila t\u00eb dispononte informacion lidhur me k\u00ebto procese\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>KLSH v\u00ebren se magazinimi i mbetjeve spitalore gjithashtu shfaq problematika nga nj\u00ebri spital n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb spitali rajonal Vlor\u00eb dispononte ambiente ruajtje t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb secilin pavijon p\u00ebr mbetjet dhe po k\u00ebshtu p\u00ebr ambalazhet dhe dhomat e frigorifer\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb ambienti i magazinimit paraqitej i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit nuk ka patur investime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>N\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs nuk disponoheshin ambiente t\u00eb ve\u00e7uara p\u00ebr ruajtjen n\u00eb pavijon t\u00eb mbetjeve n\u00eb t\u00eb gjitha rastet.<\/p>\n<p>N\u00eb Spitalin Rajonal Shkod\u00ebr ambienti p\u00ebr p\u00ebrpunimin me autoklav\u00eb ndodhej shum\u00eb af\u00ebr spitalit dhe nuk paraqiste kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ruajtjen e mbetjeve deri n\u00eb p\u00ebrpunimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebtij ambienti ndodheshin edhe koshat e mbetjeve urbane t\u00eb spitalit.<\/p>\n<p>N\u00eb spitalin rajonal Kor\u00e7\u00eb autoklava gjendet e instaluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambient me kaldaj\u00ebn e spitalit ku temperaturat rriten ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Raporti i audituesve v\u00ebren se thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kontraktimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb p\u00ebr trajtimin e mbetjeve \u00ebsht\u00eb realizuar me llojin e kontrat\u00ebs \u201cMarr\u00ebveshje kuad\u00ebr\u201d dhe n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme evidentohet se, lidhja e kontratave t\u00eb reja nuk \u00ebsht\u00eb iniciuar n\u00eb koh\u00eb. Kjo ka krijuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme grumbullime sasish p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ndjekur procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr trajtimin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas KLSH n\u00eb kontratat e spitaleve vihet re nj\u00eb luhatje e konsiderueshme midis \u00e7mimit minimal dhe atij maksimal t\u00eb aplikuar p\u00ebr \u00e7do vit madje edhe kur operatori \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti. N\u00eb disa kontrata aplikohej \u00e7mim i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha kodet e mbetjeve, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjera aplikoheshin \u00e7mime t\u00eb ndryshme brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Elvis Miri me shok\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e inganazhit t\u00eb korrupsionit q\u00eb nis qysh n\u00eb ministri dhe vazhdon deri tek komisionet e tenderave dhe operator\u00ebt ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-18\/\">I arrestuar p\u00ebr mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontrat\u00ebn e mbetjeve spitalore\/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr dy vitet n\u00eb vazhdim, Spitali i Shkodr\u00ebs parashikon t\u00eb krijoj\u00eb 74 904 kg mbetje t\u00eb rrezikshme. Asgjesimi i tyre \u00ebsht\u00eb objekti i tenderi t\u00eb zhvilluar nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, institucion n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Blendi Gonxhe. M\u00eb konkretish tenderi titullohet \u201cTrajtim dhe asgjesim i mbetjeve t\u00eb rrezikshme spitalore\u201d. P\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90778","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}