{"id":90725,"date":"2026-06-06T13:48:15","date_gmt":"2026-06-06T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/nga-koronavirusi-te-lija-e-majmunit-dhe-ebola-obsh-identifikon-pandemite-qe-mund-te-kercenojne-europen\/"},"modified":"2026-06-06T13:48:15","modified_gmt":"2026-06-06T13:48:15","slug":"nga-koronavirusi-te-lija-e-majmunit-dhe-ebola-obsh-identifikon-pandemite-qe-mund-te-kercenojne-europen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/nga-koronavirusi-te-lija-e-majmunit-dhe-ebola-obsh-identifikon-pandemite-qe-mund-te-kercenojne-europen\/","title":{"rendered":"Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Europ\u00ebn \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Pas pandemis\u00eb Covid-19, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka forcuar dhe thelluar k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb drejtim t\u00eb patogjen\u00ebve me rrezik t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shp\u00ebrthimin e nj\u00eb pandemie n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Botimi i posa\u00e7\u00ebm i Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), \u201cPrioritizimi i patogjen\u00ebve: Nj\u00eb kuad\u00ebr shkencor p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin e epidemive dhe pandemive\u201d sakt\u00ebson patogjen\u00ebt, por edhe strategjin\u00eb globale se si duhet t\u00eb mbrohet njer\u00ebzimi nga k\u00ebrc\u00ebnimet e ardhshme.<\/p>\n<p>OBSH-ja e zhvendosi fokusin nga menaxhimi i krizave te parandalimi strategjik. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se duke studiuar nj\u00eb \u201cprototip\u201d me rrezik t\u00eb lart\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb grupin e patogjen\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Viruset me rrezik t\u00eb lart\u00eb global<\/strong><\/p>\n<p>OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb karakteristikave t\u00eb tyre vdekjeprur\u00ebse dhe munges\u00ebs s\u00eb mbrojtjes mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>OBSH-ja ve\u00e7on virusin Lassa, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ka \u201cmunges\u00eb t\u00eb kund\u00ebrmasave mjek\u00ebsore (MCM)\u201d dhe se p\u00ebr virusin Lujo, shkalla e vdekshm\u00ebris\u00eb arrin n\u00eb \u201c80% n\u00eb t\u00eb vetmin shp\u00ebrthim t\u00eb njohur\u201d. Virusi Lassa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patogjen q\u00eb shkakton Ethet Hemorragjike Lassa, nj\u00eb s\u00ebmundje virale akute dhe shpeshher\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ky virus \u00ebsht\u00eb klasifikuar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) si nj\u00eb nga patogjen\u00ebt me rrezik t\u00eb lart\u00eb dhe me potencial pandemik, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vaksinave apo trajtimeve specifike t\u00eb licencuara.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja u zbulua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1969 n\u00eb qytetin Lassa n\u00eb Nigeri, \u00ebsht\u00eb endemike dhe gjen p\u00ebrhapje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore. Rezervuari natyror i virusit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj i ve\u00e7ant\u00eb miu i Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit infektohen p\u00ebrmes kontaktit direkt me urin\u00ebn, jasht\u00ebqitjet apo p\u00ebshtym\u00ebn e k\u00ebtyre minjve. Edhe virusi \u201cLujo\u201d i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje ka rrezik t\u00eb lart\u00eb pasi ai p\u00ebrhapet shum\u00eb leht\u00eb nga njeriu te njeriu.<\/p>\n<p><strong>Ebola<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkimi i OBSH-s\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se Ebola mbetet nj\u00eb nga patogjen\u00ebt m\u00eb agresiv\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e mjek\u00ebsis\u00eb moderne.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e ri shkencor t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), ky virus nuk trajtohet vet\u00ebm si rrezik lokal afrikan, por si nj\u00eb \u201cpatogjen prototip\u201d, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do zbulim apo d\u00ebshtim rreth tij p\u00ebrcakton fatin e p\u00ebrballjes me viruse t\u00eb ngjashme t\u00eb panjohura (p\u00ebrfshir\u00eb \u201cPatogjenin e panjohur t\u00eb cil\u00ebsuar si X\u201d).<\/p>\n<p>Ebola shkakton nj\u00eb s\u00ebmundje akute dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e cila n\u00ebse nuk trajtohet ka nj\u00eb shkall\u00eb vdekshm\u00ebrie q\u00eb luhatet nga 50% deri n\u00eb 90%, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb variantit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Virusi nuk transmetohet p\u00ebrmes ajrit (si gripi apo Covid-19), por p\u00ebrmes kontaktit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me l\u00ebngjet trupore t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb infektuar apo t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr stafin mjek\u00ebsor dhe familjar\u00ebt. Nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb komplekse t\u00eb zbuluara s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb se virusi mund t\u00eb \u201cfshihet\u201d n\u00eb zona t\u00eb trupit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbrojtura nga sistemi imunitar te personat q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebruar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Virusi i fshehur mund t\u00eb riaktivizohet muaj apo edhe vite m\u00eb von\u00eb, duke shkaktuar shp\u00ebrthime t\u00eb reja t\u00eb papritura t\u00eb s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse rezervuari natyror i virusit jan\u00eb lakuriq\u00ebt e nat\u00ebs q\u00eb han\u00eb fruta (Fruit bats) n\u00eb Afrik\u00ebn Sub-Sahariane, rreziku p\u00ebr rajonet e tjera si Europa mbetet p\u00ebrmes udh\u00ebtimeve t\u00eb shpejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Virusi i Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (\u00c7HF)<\/strong><\/p>\n<p>Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) ngre alarmin p\u00ebr familjen Nairoviridae. Por \u00e7far\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb grup virusesh nj\u00eb \u201carm\u00eb biologjike\u201d natyrore aq t\u00eb rrezikshme? P\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor dhe m\u00eb fam\u00ebkeq i k\u00ebsaj familjeje \u00ebsht\u00eb Virusi i Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (\u00c7HF).<\/p>\n<p>Pas pickimit nga nj\u00eb rriq\u00ebr e infektuar (e gjinis\u00eb Hyalomma) ose kontaktit me gjakun e bag\u00ebtive t\u00eb infektuara, s\u00ebmundja shp\u00ebrthen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur dhe agresive. Brenda pak or\u00ebsh, pacienti kalon nga nj\u00eb gjendje krejt\u00ebsisht normale n\u00eb ethe shum\u00eb t\u00eb larta (mbi 39\u00b0C-40\u00b0C) q\u00eb nuk bien leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo faz\u00eb zgjat vet\u00ebm 3 deri n\u00eb 7 dit\u00eb, dhe shpesh ngat\u00ebrrohet me gripin e r\u00ebnd\u00eb ose infeksione t\u00eb tjera tropikale, \u00e7ka b\u00ebn q\u00eb pacient\u00ebt t\u00eb humbasin koh\u00eb t\u00eb \u00e7muar pa u izoluar dhe pa marr\u00eb kujdesin e duhur.<\/p>\n<p>Virusi sulmon qelizat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb mpiksjen e gjakut. Numri i tyre bie n\u00eb nivele kritike.<\/p>\n<p>Trupi p\u00ebson kolaps t\u00eb plot\u00eb t\u00eb quajtur shok hemorragjik. Vdekja ndodh zakonisht n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes (midis dit\u00ebs s\u00eb 5-t\u00eb dhe t\u00eb 14-t\u00eb) si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb t\u00eb gjitha organeve jet\u00ebsore ose humbjes masive t\u00eb gjakut. Vdekshm\u00ebria luhatet nga 5% deri n\u00eb 40%.<\/p>\n<p>Virusi p\u00ebrb\u00ebn rrezik masiv p\u00ebr mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt. N\u00ebse nj\u00eb pacient me hemorragji trajtohet pa pajisje mbrojt\u00ebse t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, l\u00ebngjet e tij trupore infektojn\u00eb stafin.<\/p>\n<p>Ky virus nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar vet\u00ebm n\u00eb Afrik\u00eb. Ai quhet \u201cKrime-Kongo\u201d sepse u identifikua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Krime (1944) dhe m\u00eb pas n\u00eb Kongo (1969). Ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>Nipah<\/strong><\/p>\n<p>Virusi Nipah \u00ebsht\u00eb zoonotik (transmetohet nga kafsh\u00ebt te njer\u00ebzit). Rezervuari i tij natyror jan\u00eb lakuriq\u00ebt e nat\u00ebs q\u00eb ushqehen me fruta. Njer\u00ebzit infektohen duke konsumuar fruta ose l\u00ebngje (si p.sh. l\u00ebngu i \u00ebmb\u00ebl i palmave t\u00eb hurmave t\u00eb Arabis\u00eb) q\u00eb jan\u00eb kontaminuar me urin\u00eb ose p\u00ebshtym\u00eb t\u00eb lakuriq\u00ebve t\u00eb infektuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shp\u00ebrthimin e par\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Malajzi (1998), virusi kaloi nga lakuriq\u00ebt te derrat e fermave dhe pastaj te njer\u00ebzit. Te derrat, virusi shkakton nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb respiratore jasht\u00ebzakonisht ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb shp\u00ebrthimet m\u00eb t\u00eb fundit (n\u00eb Bangladesh dhe Indi), virusi ka treguar nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u2019u transmetuar direkt nga nj\u00eb person i infektuar te tjetri.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn virusin Nipah tmerrues n\u00eb aspektin klinik \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb sulmuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy nga sistemet m\u00eb jetike t\u00eb trupit, sistemin respirator dhe sistemin nervor qendror.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, virusi mund t\u00eb mbetet \u201ci fjetur\u201d n\u00eb trup dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb encefalit vdekjeprur\u00ebs muaj apo edhe vite pas infektimit fillestar. Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ka asnj\u00eb medikament antiviral t\u00eb provuar q\u00eb eliminon virusin. Trajtimi i vet\u00ebm q\u00eb u ofrohet pacient\u00ebve n\u00eb spitale \u00ebsht\u00eb kujdesi mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij vakumi mjek\u00ebsor, shkalla e vdekshm\u00ebris\u00eb luhet n\u00eb nivele jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>Pandemit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Europ\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn gjeografike t\u00eb tabelave t\u00eb OBSH-s\u00eb, Rajoni Europian (EUR) \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnjuar me kryq (X) si zon\u00eb e ekspozuar direkt ndaj disa prej patogjen\u00ebve m\u00eb agresiv\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Koronaviruset<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i OBSH-s\u00eb n\u00ebnvizon se Europa ka rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ekspozohet nga n\u00ebngjinit\u00eb e koronavirus\u00ebve q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar potencial shkat\u00ebrrues global.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb \u201csarbecovirus\u201d, nj\u00eb n\u00ebngjini q\u00eb p\u00ebrfshin SARS-CoV q\u00eb shkaktoi shp\u00ebrthimin e vitit 2003 dhe SARS-CoV-2 p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pandemin\u00eb Covid-19. SARS-CoV u shfaq n\u00eb vitin 2002 n\u00eb provinc\u00ebn Guangdong t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkaktoi epidemin\u00eb e SARS-it 2002\u20132004, me rreth 8,000 raste dhe nj\u00eb shkall\u00eb vdekshm\u00ebrie afro 10%. Ai u zhduk nga qarkullimi njer\u00ebzor pas masave t\u00eb rrepta t\u00eb izolimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa u rishfaq n\u00eb form\u00ebn e SARS-CoV-2 n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019 n\u00eb Wuhan t\u00eb Kin\u00ebs dhe shkaktoi pandemin\u00eb globale t\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Ndryshe nga paraardh\u00ebsi i tij, ky virus kishte vdekshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr rast individual, por nj\u00eb aft\u00ebsi jasht\u00ebzakonisht m\u00eb t\u00eb madhe transmetimi, shpesh asimptomatike, gj\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb miliona vdekje globalisht p\u00ebr shkak t\u00eb numrit masiv t\u00eb infektimeve.<\/p>\n<p>Merbecovirus \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebngjini tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfshin MERS-CoV, Sindroma Respiratore e Lindjes s\u00eb Mesme. Rezervuari i tyre kryesor dhe burimi i transmetimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te njer\u00ebzit jan\u00eb devet\u00eb dromedar\u00eb. Ka nj\u00eb shkall\u00eb mjaft t\u00eb lart\u00eb vdekshm\u00ebrie (rreth 35%).<\/p>\n<p>Europa ka popullata t\u00eb m\u00ebdha lakuriq\u00ebsh nate dhe kafsh\u00ebsh t\u00eb egra ose ferma intensive. OBSH k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb monitorimin e tyre pasi k\u00ebto viruse p\u00ebsojn\u00eb mutacione t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb virus i till\u00eb p\u00ebson ndryshime n\u00eb protein\u00ebn \u201cSpike\u201d, pjesa me t\u00eb cil\u00ebn lidhet me qelizat, ai mund t\u00eb fitoj\u00eb s\u00ebrish aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb infektuar njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive.<\/p>\n<p><strong>H1N1<\/strong><\/p>\n<p>OBSH-ja e klasifikon Europ\u00ebn si rajon n\u00eb rrezik t\u00eb vazhduesh\u00ebm si nga gripi i shpend\u00ebve, ashtu edhe ai njer\u00ebzor me viruset e H1N1 dhe H5Nx, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr gatishm\u00ebri ndaj mutacioneve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>H1N1 ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u201cGripin Spanjoll\u201d t\u00eb vitit 1918 dhe pandemin\u00eb e vitit 2009. Ai qarkullon rregullisht midis njer\u00ebzve dhe derrave, duke pasur nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrhapur nga njeriu te njeriu. Sot, virusi H1N1 qarkullon si nj\u00eb grip i zakonsh\u00ebm sezonal.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se popullata ka fituar imunitet nd\u00ebr vite (p\u00ebrmes infektimeve t\u00eb kaluara dhe vaksinave), shkalla e vdekshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>H5Nx, gripi i shpend\u00ebve, prek kryesisht shpend\u00ebt e eg\u00ebr dhe ata t\u00eb fermave. Megjithat\u00eb, vitet e fundit ka pasur rritje alarmante t\u00eb rasteve kur virusi ka kaluar te gjitar\u00ebt (vjedullat, vulat, macet dhe lop\u00ebt qum\u00ebshtore) dhe her\u00eb pas here te njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb me ta. Europa ka nj\u00eb industri tejet t\u00eb zhvilluar t\u00eb shpend\u00ebve dhe ndodhet n\u00eb rrug\u00ebt kryesore t\u00eb migracionit t\u00eb shpend\u00ebve t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb virus H5Nx p\u00ebson mutacion ose kombinon gjenet me nj\u00eb virus t\u00eb gripit njer\u00ebzor, ai mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb virus q\u00eb transmetohet leht\u00ebsisht nga njeriu te njeriu, duke sjell\u00eb nj\u00eb pandemi me vdekshm\u00ebri potencialisht t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Virusi i Nilit Per\u00ebndimor<\/strong><\/p>\n<p>Ky patogjen transmetohet kryesisht nga mushkonjat e zakonshme. OBSH raporton se shpend\u00ebt jan\u00eb bujt\u00ebsit kryesor\u00eb, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit dhe kuajt jan\u00eb infektuesit njer\u00ebzor\u00eb. Mund t\u00eb shkaktoj\u00eb ethe t\u00eb lehta, por n\u00eb raste t\u00eb r\u00ebnda shkakton encefalit (infeksion t\u00eb trurit) fatal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, patogjen\u00ebt Denga dhe Zika transmetohen nga mushkonjat Tig\u00ebr, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Europ\u00ebs Jugore dhe Qendrore, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Denga shkakton ethe t\u00eb forta dhe dhembje kockash, nd\u00ebrsa Zika \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e rrezikshme p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna sepse shkakton mikrocefali te fetusi.<\/p>\n<p>Encefaliti i transmetuar nga rriqrat, ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, transmetohet nga pickimi i rriqrave n\u00eb zonat pyjore t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore dhe Veriore, duke prekur sistemin nervor qendror.<\/p>\n<p><strong>Lija e Majmunit\/Mpox<\/strong><\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb emergjencave globale nga OBSH n\u00eb vitet e fundit, ky virus ka treguar se mund t\u00eb p\u00ebrhapet p\u00ebrtej rezervuarit t\u00eb tij tradicional (brejt\u00ebsit n\u00eb Afrik\u00ebn Qendrore dhe Per\u00ebndimore) p\u00ebrmes kontaktit t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Lia e majmunit (Mpox) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje virale e shkaktuar nga virusi Mpox, i cili b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn familje me lin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por Mpox \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb pak vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Emri \u201clia e majmunit\u201d ka mbetur historik, pasi u zbulua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1958 te disa majmun\u00eb laboratori n\u00eb Danimark\u00eb. Megjithat\u00eb, majmun\u00ebt nuk jan\u00eb rezervuari kryesor i k\u00ebtij virusi; n\u00eb natyr\u00eb ai qarkullon kryesisht te brejt\u00ebsit e vegj\u00ebl (gjumash\u00ebt, miqt\u00eb e fush\u00ebs dhe ketrat) n\u00eb pyjet tropikale t\u00eb Afrik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Patogjeni X<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 patogjen\u00ebve t\u00eb njohur tashm\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt konsiderojn\u00eb p\u00ebrhapjen e viruseve t\u00eb reja t\u00eb panjohura m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebsuar \u201cPatogjeni X\u201d, p\u00ebrmes ndryshimeve klimatike dhe l\u00ebvizjes globale q\u00eb e b\u00ebn rajonin e Europ\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p>Kafsh\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb burim i patogjen\u00ebve t\u00eb rinj. 75% e s\u00ebmundjeve t\u00eb reja infektive te njeriu e kan\u00eb origjin\u00ebn nga kafsh\u00ebt. N\u00eb natyr\u00eb ekzistojn\u00eb rreth 1.67 milion\u00eb viruse t\u00eb pazbuluara te gjitar\u00ebt dhe shpend\u00ebt.<\/p>\n<p>Fermat e st\u00ebrm\u00ebdha me mij\u00ebra derra ose shpend\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si rezervat mutacionesh. N\u00ebse nj\u00eb virus i eg\u00ebr hyn n\u00eb k\u00ebto ferma, ai mund t\u00eb ndryshoj\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ngrohjes globale, shtresat e akullit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Siberi dhe Arktik po shkrijn\u00eb. Aty ndodhen t\u00eb ngrira kufoma njer\u00ebzish dhe kafsh\u00ebsh nga epoka t\u00eb shkuara. Shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb zgjojn\u00eb viruse \u201czombi\u201d q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb ngrira p\u00ebr 50,000 vjet.<\/p>\n<p>Rreziku q\u00eb nj\u00eb virus i lasht\u00eb, ndaj t\u00eb cilit njer\u00ebzimi nuk ka asnj\u00eb imunitet, t\u00eb rikthehet n\u00eb qarkullim \u00ebsht\u00eb real.<\/p>\n<p>Aksidentet laboratorike ose bioterrorizmi jan\u00eb rreziqe potenciale. Rreziku i nj\u00eb rrjedhjeje aksidentale nga nj\u00eb laborator i siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb (BSL-4) ose modifikimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i nj\u00eb virusi ekzistues mbetet pjes\u00eb e skenar\u00ebve t\u00eb Patogjenit X.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas pandemis\u00eb Covid-19, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka forcuar dhe thelluar k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb drejtim t\u00eb patogjen\u00ebve me rrezik t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shp\u00ebrthimin e nj\u00eb pandemie n\u00eb t\u00eb ardhmen. Botimi i posa\u00e7\u00ebm i Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), \u201cPrioritizimi i patogjen\u00ebve: Nj\u00eb kuad\u00ebr shkencor p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin e epidemive dhe pandemive\u201d sakt\u00ebson patogjen\u00ebt, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90725","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90725\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}