{"id":90696,"date":"2026-06-06T10:48:26","date_gmt":"2026-06-06T10:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/dossier-parlament-1995-debati-rreth-ligjit-per-shitblerjen-e-trojeve-dhe-nje-fjalim-pikant-i-teodor-kekos-kur-e-cilesonte-sjelljen-e-kolegeve-demokrat-si-prostitucion-polit\/"},"modified":"2026-06-06T10:48:26","modified_gmt":"2026-06-06T10:48:26","slug":"dossier-parlament-1995-debati-rreth-ligjit-per-shitblerjen-e-trojeve-dhe-nje-fjalim-pikant-i-teodor-kekos-kur-e-cilesonte-sjelljen-e-kolegeve-demokrat-si-prostitucion-polit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/dossier-parlament-1995-debati-rreth-ligjit-per-shitblerjen-e-trojeve-dhe-nje-fjalim-pikant-i-teodor-kekos-kur-e-cilesonte-sjelljen-e-kolegeve-demokrat-si-prostitucion-polit\/","title":{"rendered":"Dossier\/Parlament 1995, debati rreth ligjit \u201cP\u00ebr shitblerjen e trojeve\u201d dhe nj\u00eb fjalim pikant i Teodor Kekos kur e cil\u00ebsonte sjelljen e koleg\u00ebve demokrat si \u201cprostitucion politik\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ky projektligj \u00ebsht\u00eb kufiri ku ndahet e majta me qendr\u00ebn e djatht\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb PD-ja p\u00ebr veten e saj. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, ku ndaheni ju me PS-n\u00eb, n\u00eb fjal\u00eb? M\u00eb falni, por fjal\u00ebt i merr era dhe pastaj Parlamenti kthehet n\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebndohet posht\u00eb dritares serenata e njohur kor\u00e7are: \u201cT\u00eb tjera b\u00ebn, t\u00eb tjera thua, t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh mendjen mua.\u201d<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr pronat n\u00eb Zv\u00ebrnec, i rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes publike, rikthen plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb tranzicionit shqiptar: marr\u00ebdh\u00ebnien e pazgjidhur me pron\u00ebsin\u00eb dhe padrejt\u00ebsit\u00eb e trash\u00ebguara nga e kaluara. P\u00ebr 35 vite, qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb dy krah\u00ebve miratuan ligje me shumic\u00eb t\u00eb servirura si zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pronave, por sot pas 35 vitesh, duke u qartazi se problematika \u00ebsht\u00eb aty. Sepse politika ka investuar me, apo pa q\u00ebllim q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mos marr\u00eb kurr\u00eb zgjidhje. Ka nj\u00eb moment me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb vitin 1995 kur parlamenti diskutonte dhe miratonte ligjin p\u00ebr shitblerjen e trojeve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mazhoranc\u00eb ishte Partia Demokratike, por dy pal\u00ebt shfaqen dakord me nj\u00eb ligj q\u00eb sipas deputet\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb atij parlamenti, ishte vrastar p\u00ebr ekonomin\u00eb e tregut dhe t\u00eb drejt\u00ebn pron\u00ebs. Flitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat edhe p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj dhe si ata mund t\u00eb blejn\u00eb tok\u00eb apo pron\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Spikat n\u00eb at\u00eb debat, i ndjeri Teodor Keko, deputet i PAD-s\u00eb i njohur p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe me plot batuta n\u00eb fjalimet e tij n\u00eb parlamentin shqiptar 1992\u20131996. Fjalimet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb Teodor Kekos, Petrit Kalakul\u00ebs, ting\u00ebllojn\u00eb jo thjesht si dokumente historike, por si paralajm\u00ebrime p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb sot po e jetojm\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Zv\u00ebrnec, e thuajse gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb thelb, ajo q\u00eb dikur u debatua si \u00e7\u00ebshtje ligjore dhe ideologjike, sot shfaqet s\u00ebrish n\u00eb Zv\u00ebrnec si nj\u00eb konflikt mes zhvillimit, interesave ekonomike dhe t\u00eb drejt\u00ebs historike mbi pron\u00ebn. Ligji u konsiderua i padrejt\u00eb, por u miratua me forc\u00ebn e kartonave t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kuvend, por sot na rr\u00ebfen pasojat n\u00eb Zv\u00ebrnec e n\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri. TemA sjell pjes\u00eb nga debatet parlamentare n\u00eb seanc\u00ebn e korrikut t\u00eb vitit 1995.<\/p>\n<p>Teodor Keko: N\u00eb mars t\u00eb vitit 1992 ne fituam, po fus edhe veten time n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, sepse u shpreh\u00ebm si anti t\u00eb majt\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb pasaport\u00eb hyri n\u00eb Parlament nj\u00eb maxhoranc\u00eb absolute. Sot na del n\u00eb Parlament nj\u00eb maxhoranc\u00eb absolute, e cila, pavar\u00ebsisht nga moda e fjal\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdor, d\u00ebshiron t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ligj themelor ultra t\u00eb majt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim i madh. Ne nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Duhet t\u00eb kemi respekt p\u00ebr pron\u00ebn e individit, pavar\u00ebsisht se \u00e7\u2019mendojm\u00eb p\u00ebr individin iks ose ipsilon. N\u00eb dukje problemi i pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i komplikuar. Por \u00ebsht\u00eb i till\u00eb kur mendohet shum\u00eb gjat\u00eb. Po u veprua, ai zgjidhet thjesht, si\u00e7 ndodhi me rinin\u00eb shqiptare dhe PD-n\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb 1990- \u00ebs kund\u00ebr super t\u00eb komplikuar\u00ebs diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb duket logjike t\u00eb pranojm\u00eb lutjen e s\u00eb djatht\u00ebs q\u00eb ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj p\u00ebr legjislatur\u00ebn e ardhshme. T\u00eb hyjn\u00eb partit\u00eb n\u00eb zgjedhje me programe pa ekuivok\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj, t\u2019i votoj\u00eb populli sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij dhe pastaj ta shprehim vullnetin e popullit n\u00eb Parlament. Sot ne nuk kemi fytyr\u00eb ta votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj. Ky projektligj \u00ebsht\u00eb kufiri ku ndahet e majta me qendr\u00ebn e djatht\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb PD-ja p\u00ebr veten e saj. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, ku ndaheni ju me PS-n\u00eb, n\u00eb fjal\u00eb? M\u00eb falni, por fjal\u00ebt i merr era dhe pastaj Parlamenti kthehet n\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebndohet posht\u00eb dritares serenata e njohur kor\u00e7are: \u201cT\u00eb tjera b\u00ebn, t\u00eb tjera thua, t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh mendjen mua.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Personalisht e ritheksoj, se kam respekt p\u00ebr zgjedhjen e jet\u00ebs q\u00eb b\u00ebn njeriu, por jo p\u00ebr ndryshimet themelore t\u00eb momentit. Nisur nga kjo logjik\u00eb, ju b\u00ebj thirrje deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen travestit\u00eb, ose, n\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb nd\u00ebrroni seksin, b\u00ebjeni operacion n\u00eb vitin q\u00eb vjen p\u00ebrpara popullit.<\/p>\n<p>Tre vjet m\u00eb par\u00eb un\u00eb u largova nga PD-ja, sepse disa gj\u00ebra i mendoja ndryshe nga ju. Sot do t\u00eb ishte turp i madh p\u00ebr ju q\u00eb i ikuri ose supertradhtari t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb program partiak q\u00eb e futi n\u00eb Parlament, kurse ju besnik\u00ebt t\u00eb votoni kund\u00ebr programit tuaj. T\u00eb zgjedh\u00ebsh me kujdes fjal\u00ebn m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr t\u00eb tipizuar k\u00ebt\u00eb paradoks, quhet prostitucion. T\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, un\u00eb ju b\u00ebj thirrje t\u00eb tregoheni burra, burra t\u00eb patrembur nga e djeshmja juaj.<\/p>\n<p>Petrit Kalakula: Falemnderit, zoti Kryetar! Ligji gjysmak dhe i padrejt\u00eb nr. 7698, dat\u00eb 15.04.1993 u jep pronar\u00ebve vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb asaj q\u00eb kan\u00eb pasur, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kock\u00eb. Pjes\u00ebn tjet\u00ebr e mban p\u00ebrs\u00ebri shteti, ky pronar i gjith\u00ebfuqish\u00ebm. Pra, shteti b\u00ebn si ata grabit\u00ebsit \u201cdinjitoz\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb lop\u00ebn dhe, kur e therin, i d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb zotit vet\u00ebm t\u00eb brendshmet si gjest kalorsian. Madje, ky shtet nuk ka arritur as deri n\u00eb at\u00eb nivel, sepse pronar\u00ebt e shkret\u00eb po sorollaten dhe po shpenzojn\u00eb qimet e kok\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pron\u00ebsin\u00eb n\u00ebp\u00ebr labirintet e burokracis\u00eb dhe t\u00eb ineficienc\u00ebs s\u00eb administratave dhe gjykatave tona. Ka dhe shum\u00eb raste q\u00eb komisionet e kthimit t\u00eb pronave, madje edhe gjykatat nuk pranojn\u00eb m\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse: \u201cka skaduar afati ligjor i paraqitjes s\u00eb dokumenteve\u201d. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, duhet ta pranojm\u00eb se kemi nj\u00eb Qeveri t\u00eb zgjuar dhe dinake, q\u00eb edhe ta b\u00ebn me sy, edhe ta fut gishtin nga prapa.<\/p>\n<p>Ndryshon puna, po t\u00eb kesh ndonj\u00eb post n\u00eb Qeveri ose n\u00eb partin\u00eb n\u00eb pushtet. N\u00eb k\u00ebto raste, \u201cpronar\u00ebt\u201d, edhe kur nuk jan\u00eb v\u00ebrtet pronar\u00eb, marrin me leht\u00ebsi thelat tep\u00ebr t\u00eb majme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti, fjala vjen, i mbi tre hektar\u00ebve q\u00eb ka marr\u00eb firma tep\u00ebr serioze e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebshtjellave mesjetare \u201cRogner\u201d, apo sheshi q\u00eb ka marr\u00eb karshi ish-vil\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs firma \u201cFrataj\u201d, t\u00eb cil\u00ebn nja dy zot\u00ebrinj k\u00ebtu n\u00eb Parlament e njohin mir\u00eb, se e kan\u00eb ortak. Fakt \u00ebsht\u00eb se pronar\u00ebt aktualisht kan\u00eb mbetur me gisht n\u00eb goj\u00eb. Shumica d\u00ebrrmuese e tyre nuk kan\u00eb marr\u00eb ende as at\u00eb pak tok\u00eb q\u00eb u njeh ligji gjysmak i kthimit t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, k\u00ebrkohet t\u00eb na serviret ligji i shitblerjes s\u00eb trojeve. K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb b\u00ebsh tregti me mall t\u00eb vjedhur, zot\u00ebrinj, dhe mallin e vjedhur, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt, nuk e blen njeri. Inspiruesit e hartuesit e k\u00ebtij projekti dhe disa veta k\u00ebtu q\u00eb mund ta mb\u00ebshtetin, q\u00eb kan\u00eb bredhur e kan\u00eb pasur shum\u00eb kontakte me Evrop\u00ebn, me Amerik\u00ebn, ndonj\u00ebri edhe me Argjentin\u00ebn a Zeland\u00ebn e Re, ku kan\u00eb pasur, si\u00e7 na thon\u00eb, shum\u00eb kontakte me ekspert\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pun\u00ebve, na p\u00ebrmendin vazhdimisht, si predikimet n\u00eb kish\u00eb, faktin q\u00eb pa shitblerjen e trojeve nuk afrohen investitor\u00ebt e huaj. K\u00ebt\u00eb e kemi d\u00ebgjuar edhe ne. Por, me aq sa kemi mundur t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb, investitor\u00ebt e huaj, sigurisht ata q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet serioz\u00eb, dhe jo mafioz\u00eb, i njohin mir\u00eb normat e afarizmit, jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe kur e blejn\u00eb nj\u00eb mall, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn ose p\u00ebr truallin, informohen mir\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb pronari legjitim i saj. Ata nuk pranojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb grabitur, qoft\u00eb edhe sikur grabit\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb shteti, sepse ata jan\u00eb aq t\u00eb zgjuar, sa ta kuptojn\u00eb se do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb, n\u00eb mos ky Parlament, nj\u00eb parlament tjet\u00ebr, n\u00eb mos kjo Qeveri, nj\u00eb qeveri tjet\u00ebr do ta v\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend dhe do t\u2019ia kthej\u00eb pron\u00ebn pronarit t\u00eb saj legjitim.<\/p>\n<p>Bashkim Kopliku: Ky ligj plot\u00ebson nj\u00eb nd\u00ebr atributet kryesore t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb: t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta shitur dhe p\u00ebr ta bler\u00eb pron\u00ebn. Pra, lejohet pa kufij t\u00eb shitet trualli, q\u00eb gjat\u00eb komunizmit ishte kryesisht tok\u00eb shtet\u00ebrore. Tani pushteti demokratik i jep edhe truallit komplet atributet e pron\u00ebs private.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebrkrah ndryshimet e Komisionit t\u00eb Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrtimit n\u00eb ndryshimin e nenit 3. K\u00ebshtu, toka shtet\u00ebrore kufizohet n\u00eb shitjen e saj, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet kompensimi fizik i ish- pronar\u00ebve. Po ju lexoj nenin 3 t\u00eb k\u00ebtij grupi: \u201cDerisa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kompensimi fizik i ish-pronar\u00ebve, kalimi i trojeve t\u00eb lira nga pron\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb pron\u00eb private lejohet vet\u00ebm n\u00eb rastet q\u00eb vijojn\u00eb:<\/p>\n<p>a) p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banesave me q\u00ebllim lirimin e banesave t\u00eb ish-pronar\u00ebve, si dhe p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Enti i Banesave dhe persona t\u00eb tjer\u00eb;<\/p>\n<p>b) me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, jo vet\u00ebm q\u00eb sigurohet tok\u00eb p\u00ebr kompensimin e ish-pronar\u00ebve, por sigurohet tok\u00eb (flas p\u00ebr toka shtet\u00ebrore) edhe p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt, si dhe p\u00ebr investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, qoft\u00eb nga t\u00eb huajt, qoft\u00eb nga vendasit, q\u00eb natyrisht i gjykon K\u00ebshilli i Ministrave dhe jo \u00e7do nd\u00ebrmarrje ose komun\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, me k\u00ebt\u00eb ligj shteti detyrohet t\u2019u shes\u00eb pronar\u00ebve privat\u00eb truallin e objekteve t\u00eb tyre, t\u00eb atyre objekteve q\u00eb ata tashm\u00eb i kan\u00eb privatizuar. Po ju lexoj z\u00ebvend\u00ebsimin e nenit 4 t\u00eb projektit fillestar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga Komisioni i Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrtimit, i mb\u00ebshtetur nga Grupi i Partis\u00eb Demokratike:<\/p>\n<p>\u201cKalimi i trojeve t\u00eb z\u00ebna nga pron\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb pron\u00eb private lejohet kur:<\/p>\n<p>a) trualli \u00ebsht\u00eb i objekteve private ose i atyre q\u00eb do t\u00eb privatizohen;<\/p>\n<p>b) trualli do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr zgjerime ose ristrukturime nga persona q\u00eb u lind kjo e drejt\u00eb nga ana urbanistike;<\/p>\n<p>c) trualli ka investime t\u00eb l\u00ebna, t\u00eb pap\u00ebrfunduara;<\/p>\n<p>\u00e7) n\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr, sipas vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb zgjidhur mir\u00eb edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e debatuar dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr thithjen e investimeve t\u00eb huaja: shitja e truallit t\u00eb huajve. Ideja baz\u00eb \u00ebsht\u00eb sa vijon: T\u00eb huajve t\u2019u shitet toka me kufizim, vet\u00ebm n\u00eb rastin pasi t\u00eb huajt t\u00eb ken\u00eb kryer investimin. K\u00ebsaj ideje t\u00eb p\u00ebrgjithshme i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur edhe Komisioni i Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrtimit, edhe Grupi i PD-s\u00eb, edhe Qeveria.<\/p>\n<p>Grupi i PD-s\u00eb p\u00ebrkrah propozimin e Komisionit t\u00eb Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrtimit q\u00eb i huaji t\u00eb lejohet t\u00eb b\u00ebhet pronar i tok\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, jo pasi t\u00eb ket\u00eb kryer \u00e7do lloj investimi, sepse i huaji n\u00eb nj\u00eb truall me p\u00ebrmasa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb investim mikroskopik, si\u00e7 ishte ligji, dhe ta marr\u00eb truallin. Tani vihen kufizime nga Komisioni i Industris\u00eb e Nd\u00ebrtimit dhe nga Grupi yn\u00eb Parlamentar p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre trojeve, duke th\u00ebn\u00eb: \u201c.. .pasi t\u00eb ket\u00eb kryer investime n\u00eb vler\u00eb jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se trefishi i vler\u00ebs s\u00eb truallit\u201d, gj\u00eb q\u00eb zgjidh problemin se sa do t\u00eb jet\u00eb trualli dhe at\u00eb t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb investimeve. Kjo do t\u00eb siguroj\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, q\u00eb shitja e truallit t\u00eb huajve t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm kur investimi kalon nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb caktuar dhe, nga ana tjet\u00ebr, u jep mund\u00ebsi t\u00eb huajve t\u00eb p\u00ebrdorin pron\u00ebsin\u00eb mbi tok\u00ebn q\u00eb gjat\u00eb kryerjes s\u00eb investimeve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb marrim financimet p\u00ebrkat\u00ebse si dhe leht\u00ebsime t\u00eb tjera, q\u00eb drejtp\u00ebrdrejt sigurojn\u00eb kryerjen e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra, duke p\u00ebrfunduar, t\u00eb huajt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb blejn\u00eb tok\u00eb nga individ\u00ebt, nga privat\u00ebt shqiptar\u00eb, qofshin fizik\u00eb ose juridik\u00eb, dhe t\u00eb huajt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb blejn\u00eb tok\u00eb edhe nga shteti shqiptar. Dhe shteti shqiptar, zot\u00ebrinj, p\u00ebr nj\u00eb problem kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, kaq t\u00eb debatuar, mendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga nj\u00eb drejtor nd\u00ebrmarrjeje, por nga K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky projektligj \u00ebsht\u00eb kufiri ku ndahet e majta me qendr\u00ebn e djatht\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb PD-ja p\u00ebr veten e saj. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, ku ndaheni ju me PS-n\u00eb, n\u00eb fjal\u00eb? M\u00eb falni, por fjal\u00ebt i merr era dhe pastaj Parlamenti kthehet n\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebndohet posht\u00eb dritares serenata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90696","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90696\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}