{"id":90662,"date":"2026-06-06T08:48:27","date_gmt":"2026-06-06T08:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/zbardhet-dosja-e-spak-si-e-fitoi-balluku-vilen-luksoze-me-pishine-per-70-mije-e-komshie-ka-vartesen\/"},"modified":"2026-06-06T08:48:27","modified_gmt":"2026-06-06T08:48:27","slug":"zbardhet-dosja-e-spak-si-e-fitoi-balluku-vilen-luksoze-me-pishine-per-70-mije-e-komshie-ka-vartesen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/zbardhet-dosja-e-spak-si-e-fitoi-balluku-vilen-luksoze-me-pishine-per-70-mije-e-komshie-ka-vartesen\/","title":{"rendered":"Zbardhet dosja e SPAK\/ Si e fitoi Balluku vil\u00ebn luksoze me pishin\u00eb p\u00ebr 70 mij\u00eb \u20ac, komshie ka vart\u00ebsen\u2026 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nj\u00eb seri manovrash jan\u00eb p\u00ebrdorur nga Belinda Balluku, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb vil\u00eb luksoze me pishin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks modern t\u00eb nd\u00ebrtuar nga kompania \u201cEurocol\u201d e biznesmenit, Pandeli Carapuli.<\/p>\n<p>Vila me nr.F6 ndodhet n\u00eb nj\u00eb nga zonat elitare t\u00eb Dh\u00ebrmiut. Nd\u00ebrsa ngjitur me vil\u00ebn e Ballukut, burime pran\u00eb SPAK pohuan se \u00ebsht\u00eb dhe vila e vart\u00ebses s\u00eb saj, Viola Haxhiademi, me detyr\u00eb Sekretare e P\u00ebrgjithshme e Ministris\u00eb s\u00eb Energjetik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ish-zv\/kryeministria e vendit, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr prej vet\u00ebm 8 muaj, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb 3 her\u00eb e pandehur nga prokuroria e posa\u00e7me SPAK, duke thyer \u00e7do rekord hetimor p\u00ebr korrupsion dhe abuzim me detyr\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb q\u00eb SPAK ka hetuar gjat\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij 6 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tret\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht dosja Nr.136 e regjistruar nga SPAK n\u00eb vitin 2025 dhe se tashm\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor 2026, hetimi u konkretizua me sekuestrimin e vil\u00ebs luksoze q\u00eb juridikisht figuron n\u00eb emrin e sportistit t\u00eb njohur t\u00eb Komb\u00ebtares Shqiptare, Igli Tare.<\/p>\n<p>Por q\u00eb n\u00eb realitet p\u00ebrdorej, kontrollohej, administrohej pik\u00ebrisht nga Belinda Balluku dhe familjar\u00ebt e saj. Nj\u00eb an\u00ebtar i grupit hetimor t\u00eb k\u00ebsaj dosje u shpreh p\u00ebr gazetarin Elton Qyno se:<\/p>\n<p>\u201c\u2026Balluku, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb luaj\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb ndeshje me q\u00ebllim fitimin e vil\u00ebs luksoze n\u00eb Gjilek\u00eb t\u00eb Dh\u00ebrmit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat bregdetare m\u00eb t\u00eb t\u00eb lakmuara t\u00eb momentin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, ajo ka futur dhe ish-sulmuesin e komb\u00ebtares shqiptare, Igli Tare, me q\u00ebllimin finalizimin \u2018e golit\u2019, p\u00ebr marrjen e vil\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr vet\u00eb Belinda, ka q\u00ebndruar n\u00eb fush\u00eb si nj\u00eb lojtare \u2018Pyk\u00eb\u2019, duke qarkulluar pa top dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mos ler\u00eb prova q\u00eb e implikojn\u00eb at\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasuri\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb rasti i p\u00ebrfitimit t\u00eb vil\u00ebs luksoze \u00ebsht\u00eb investiguar nga BKH-ja dhe SPAK n\u00eb disa drejtime dhe t\u00eb gjitha rrug\u00ebt t\u00eb \u00e7onin pik\u00ebrisht tek Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Kjo e fundit n\u00eb nj\u00eb dalje publike me stafin e Ministris\u00eb s\u00eb Energjetik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs u shpreh se:<\/p>\n<p>\u201c\u2026Un\u00eb nuk kam dhe s\u2019kam pasur kurr\u00eb lidhje me korrupsion dhe nxis q\u00eb hetimi q\u00eb ka nisur prej muajsh dhe q\u00eb nuk e kam penguar kurr\u00eb, t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Nuk kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as 1 as 2 jahte, as limuzina as helikopter\u00eb e avion\u00eb. As nuk e kam penguar drejt\u00ebsin\u00eb dhe nuk do e b\u00ebj sepse e besoj dhe e kam mb\u00ebshtetur\u201d.<\/p>\n<p>Por hetimi i thelluar i kryer gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve ka nxjerr\u00eb zbuluar manovrat e p\u00ebrdorura nga zyrtarja e lart\u00eb, Belinda Balluku. SPAK, ka marr\u00eb nj\u00eb sinjalizim se ish-zv\/kryeministria e vendit g\u00ebzonte nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb kompleksin turistik \u201cWhite Rocks\u201d n\u00eb Gjilek\u00eb t\u00eb Dh\u00ebrmiut.<\/p>\n<p>Sinjalizimi q\u00eb besohet se ka ardhur n\u00eb SPAK nga nj\u00eb ambasad\u00eb e huaj q\u00eb vepron n\u00eb Shqip\u00ebri, sqaronte se Vila luksoze i ishte dhuruar Belinda Ballukut, nga biznesmeni Pandeli Carapuli.<\/p>\n<p>Kjo afer\u00eb korruptiv\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar si dhurat\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb paracaktimit si fitues t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d t\u00eb Carapulit n\u00eb dy tendera me vler\u00eb rreth 1 miliard lek\u00eb tek \u201cAlbcontrol\u201d q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb drejtohej nga Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Kjo e fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtueses s\u00eb intitucionit ka pilotuar tenderat p\u00ebrmes kryetarit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimit n\u00eb \u201cAlbcontrol\u201d, Evis Berberi dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie shtetasit me inicialet S.P., E.N. dhe A.M.<\/p>\n<p>T\u00eb 4 k\u00ebta persona kan\u00eb parcaktuar fituesin \u201cEurocol\u201d sipas direktivave q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb drejtuesja Belinda Balluku. Aktualisht t\u00eb 4 personat po ndiqen penalisht nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cShkeljes s\u00eb brazis\u00eb n\u00eb tendera dhe ankande publike\u201d.<\/p>\n<p>Teksa kompania e Carapulit ka fituar dy tenderat, kan\u00eb filluar t\u00eb rrjedhin dhe pagesat financiare nga \u201cAlbcontrol\u201d tek shoq\u00ebria \u201cEurocol\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vil\u00ebn luksoze n\u00eb emrin e saj apo familjar\u00ebve t\u00eb af\u00ebrm, Belinda Balluku n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtoresh\u00eb, ka zgjedhur nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb sportit shqiptar dhe atij italian.<\/p>\n<p>Emri i futbollistit Igli Tare, shfaqet n\u00eb 5 dhjetor 2018 n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb porosie, t\u00eb lidhur para noterit publik mes ish-kapitenit t\u00eb komb\u00ebtares Shqiptare dhe kompanis\u00eb \u201cEorocol\u201d t\u00eb biznesmenit Carapuli.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebsaj kontrate porosie t\u00eb firmosur mes Tares dhe Carapulit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 145 mij\u00eb euro. Verifikimet e kryera nga SPAK, kan\u00eb zbuluar se Igli Tare ka paguar p\u00ebrmes nj\u00eb banke t\u00eb Nivelit t\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e mbetur si diferenca prej 75 mij\u00eb euro, nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb paguar, pasi nuk ka nj\u00eb transaksion bankar.<\/p>\n<p>Hetimi i SPAK ka provuar se Tare nuk e ka paguar vet\u00eb shifr\u00ebn 70 mij\u00eb euro, por ka autorizuar me prokur\u00eb v\u00ebllain e tij, Agron Tare, q\u00eb t\u00eb kryente transaksionin 70 mij\u00eb euro n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK, pretendon se Tare nuk ka q\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe s\u2019ka jetuar n\u00eb vil\u00ebn luksoze n\u00eb Gjilek\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb fakt grupi i hetimit e mb\u00ebshtet n\u00eb deklarimet e punonj\u00ebsve t\u00eb kompleksit, mir\u00ebmbajt\u00ebsit e vil\u00ebs, q\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb at\u00eb pasuri nuk e kan\u00eb par\u00eb kurr\u00eb, Igli Taren.<\/p>\n<p>Sipas punonj\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri vinte Belinda Balluku dhe ata e kan\u00eb krijuar bindjen se vila i p\u00ebrkiste pik\u00ebrisht k\u00ebsaj zyrtareje.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Igli Tare, nuk \u00ebsht\u00eb mar\u00eb fare as me mobilimin dhe arredimin e k\u00ebsaj Vile luksoze, pasi me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00eb, Belinda Balluku dhe familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt i till\u00eb sipas dosjes s\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb provuar nga gjetja e komunikimeve me shkrim, mesazheve zanore dhe fotografive n\u00eb telefonat e personave n\u00eb hetim, ku faktohet qartazi q\u00eb mobilimin e ka ndjekur Balluku dhe rrethi i saj miq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kur kishin kaluar 3 vite e 5 muaj nga firmosja e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb me Carapulin dhe kur Igli Tare, nuk kishte shkuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb shikonte vil\u00ebn luksoze q\u00eb kishte bler\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht ai firmos nj\u00eb kontrat\u00eb dore jo para noterit, ku pranonte q\u00eb i jepte me qira pasurin\u00eb vil\u00ebn F-6, shtetases Joana Bushi.<\/p>\n<p>Joana Bushi, ishte vart\u00ebsja e Belinda Ballukut pasi ka sh\u00ebrbyer si drejtore kabineti tek \u201cAlbcontrol\u201d. M\u00ebsohet se SPAK, nuk ka konstatuar mandate pagesash apo transaksione bankare t\u00eb kryera nga Joana Bushi n\u00eb drejtim t\u00eb llogarive bankare t\u00eb ish-futbollistit, Igli Tare. \u00cbsht\u00eb pretenduar se pagesat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb informale.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se juridikisht n\u00eb letra prona \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Igli Tares dhe ky i fundit nuk ka shkuar asnj\u00ebher\u00eb, por ja ka l\u00ebn\u00eb me qira Joana Bushit, vil\u00ebn luksoze e g\u00ebzon Belinda Balluku dhe familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Ndaj prokuror\u00ebt e SPAK, Dritan Pren\u00e7i dhe Dorina Bejko, n\u00eb dat\u00ebn 3 qershor 2026 vendos\u00ebn t\u00eb sekuestrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vil\u00eb, si t\u00eb provuar se i p\u00ebrket, Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh vendos\u00ebn n\u00ebn hetim Belinda Ballukun, p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, \u201cKorrupsion pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb publik\u00eb\u201d dhe \u201cFshehje dhe mosdeklarim pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-futbollisti i njohur Igli Tare dhe Joana Bushi, u vendos\u00ebn n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d. Kurse biznesmeni Pandeli Carapuli \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cKorrupsion aktiv ndaj funksonarit t\u00eb lart\u00eb publik\u201d dhe \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>Evis Berberi dhe 3 zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimit n\u00eb \u201cAlbcontrol\u201d, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr \u201cShkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera dhe ankande publike\u201d. Hetimet p\u00ebr dosjen me Nr. 136 vijojn\u00eb dhe pritet q\u00eb shum\u00eb shpejt prokuroria e posa\u00e7me t\u00eb identifikoj\u00eb dhe prona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fshehura t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr tashm\u00eb SPAK, ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke i lindur e drejta juridike ti ridrejtohet edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke provuar t\u00eb marr\u00eb autorizimin p\u00ebr lejimin e arrestimit t\u00eb Belinda Ballukut, pasi n\u00eb dosjen e tret\u00eb kund\u00ebr saj akuzat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se n\u00eb dy dosjet e para, ajo e nd\u00ebrtimit t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe n\u00eb Tiran\u00eb. \/Elton Qyno \u2013 Syri.net<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb seri manovrash jan\u00eb p\u00ebrdorur nga Belinda Balluku, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb vil\u00eb luksoze me pishin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks modern t\u00eb nd\u00ebrtuar nga kompania \u201cEurocol\u201d e biznesmenit, Pandeli Carapuli. Vila me nr.F6 ndodhet n\u00eb nj\u00eb nga zonat elitare t\u00eb Dh\u00ebrmiut. Nd\u00ebrsa ngjitur me vil\u00ebn e Ballukut, burime pran\u00eb SPAK pohuan se \u00ebsht\u00eb dhe vila e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90662","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90662"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90662\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}