{"id":90652,"date":"2026-06-06T07:48:14","date_gmt":"2026-06-06T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/regjizori-mevlan-shanaj-i-shkruan-edi-rames-perse-na-zhgenjeve-ne-qe-te-besuam\/"},"modified":"2026-06-06T07:48:14","modified_gmt":"2026-06-06T07:48:14","slug":"regjizori-mevlan-shanaj-i-shkruan-edi-rames-perse-na-zhgenjeve-ne-qe-te-besuam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/06\/regjizori-mevlan-shanaj-i-shkruan-edi-rames-perse-na-zhgenjeve-ne-qe-te-besuam\/","title":{"rendered":"Regjizori Mevlan Shanaj i shkruan Edi Ram\u00ebs: P\u00ebrse na zhg\u00ebnjeve, ne q\u00eb t\u00eb besuam!"},"content":{"rendered":"<p>Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur kryeministrit Edi Rama, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs, pasi p\u00ebrmend fillimet e angazhimit politik t\u00eb tij, shpreh zhg\u00ebnjimin p\u00ebr rrug\u00ebtimin n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e tij t\u00eb gjat\u00eb, ai kujton njohjen me Ram\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, angazhimin e tij n\u00eb l\u00ebvizjen studentore dhe q\u00ebndrimet kritike ndaj regjimit komunist.<\/p>\n<p>Ai tregon se e ka njohur Ram\u00ebn si nj\u00eb njeri q\u00eb e vler\u00ebsonte lirin\u00eb dhe q\u00eb kishte hezitim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb post\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore, por shton se \u201cmes Edit q\u00eb kam njohur dhe Edit q\u00eb shoh sot ekziston nj\u00eb distanc\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektoj.\u201d<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p>REQUIEM P\u00cbR NJ\u00cb BESIM<\/p>\n<p>Edi Rama,<\/p>\n<p>Sot po t\u00eb shkruaj jo si kund\u00ebrshtar politik, por si nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb ka njohur para se pushteti t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e jet\u00ebs t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shkruaj sepse ndiej se mes Edit q\u00eb kam njohur dhe Edit q\u00eb shoh sot ekziston nj\u00eb distanc\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektoj.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb Meka e Liris\u00eb shqiptare. Ti vije nga bota e artit, nga \u201cRefleksionet\u201d, me bindjen se duhej t\u00eb ishe pjes\u00eb e asaj l\u00ebvizjeje q\u00eb po ndryshonte historin\u00eb.<\/p>\n<p>Por dera nuk t\u2019u hap.<\/p>\n<p>Po at\u00eb nat\u00eb erdhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. M\u00eb tregove se Gramos Pashko dhe Arben Imami t\u00eb kishin propozuar t\u00eb shkoje n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb organizuar strukturat e para t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Nuk kishe pranuar. Me at\u00eb ironin\u00eb t\u00ebnde karakteristike the se nuk ishe Vasil Shanto q\u00eb t\u00eb bredhje me motor p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb parti.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb p\u00ebrgjigje kishte di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu: Refuzimin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ushtar i verb\u00ebr i kujtdo.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mitingun e madh para Stadiumit \u201cQemal Stafa\u201d, m\u00eb k\u00ebrkove t\u00eb nd\u00ebrhyja q\u00eb t\u00eb merrje fjal\u00ebn. Lista e fol\u00ebsve ishte mbyllur. Kur mbarova fjalimin tim, t\u00eb ftova para turm\u00ebs.<\/p>\n<p>Ti fole.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund the fjalin\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb b\u00ebri buj\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNa skuqi si rus\u00eb, na zverdhi si kinez\u00eb, na nxiu si shqiptar\u00eb. Enver Hitler.\u201d<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb nga deklaratat m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb ishin d\u00ebgjuar deri n\u00eb at\u00eb moment. Dikush pran\u00eb meje tha: \u201cE pe sa radikal \u00ebsht\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Po, ishe radikal. Por ishte radikalizmi i njeriut q\u00eb k\u00ebrkonte ndryshim.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb t\u00eb pash\u00eb t\u00eb plagosur, t\u00eb goditur barbarisht, dhe shum\u00eb prej nesh u gjend\u00ebm pran\u00eb teje.<\/p>\n<p>T\u00eb pash\u00eb edhe kur pranove t\u00eb b\u00ebheshe minist\u00ebr. M\u00eb kujtohet shqet\u00ebsimi yt i asaj kohe.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet kur, i mbyllur n\u00eb dhom\u00eb, i mbingarkuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, m\u00eb the:<\/p>\n<p>\u201cSi pranova t\u00eb b\u00ebhem minist\u00ebr? Ku e b\u00ebj dot un\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht at\u00eb njeri besuam.<\/p>\n<p>Nuk besuam vet\u00ebm artistin.<\/p>\n<p>Besuam njeriun q\u00eb dukej se kishte frik\u00eb nga pushteti m\u00eb shum\u00eb sesa etje p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kur m\u00eb pas u ngjite n\u00eb majat e politik\u00ebs shqiptare, t\u00eb mb\u00ebshteta. Kam menduar dhe kam th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria kishte nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb emancipim, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri shpirt\u00ebrore dhe qytetare, sesa p\u00ebr moralizma provinciale.<\/p>\n<p>Por vitet kaluan.<\/p>\n<p>Dhe bashk\u00eb me to u grumbulluan akuza p\u00ebr korrupsion ndaj ministrave, deputet\u00ebve, kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeverisjes suaj.<\/p>\n<p>Dy z\u00ebvend\u00ebskryeministra u b\u00ebn\u00eb simbol i nj\u00eb krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb besimi. U krijua p\u00ebrshtypja se pushteti po b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb i mbyllur n\u00eb vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte m\u00eb e fort\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia publike.<\/p>\n<p>Ndoshta disa prej k\u00ebtyre perceptimeve jan\u00eb t\u00eb drejta, ndoshta disa jo.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: ato ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur nj\u00eb perceptim pushton mendjen e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ai b\u00ebhet realitet politik.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh zem\u00ebrimin, mosbesimin dhe reagimin publik p\u00ebr ta kuptuar.<\/p>\n<p>Prandaj sot nuk po shkruaj nj\u00eb aktakuz\u00eb politike.<\/p>\n<p>Po shkruaj nj\u00eb requiem p\u00ebr nj\u00eb besim.<\/p>\n<p>Sepse t\u00eb kam njohur kur nuk t\u00eb linin t\u00eb flisje.<\/p>\n<p>T\u00eb kam njohur kur dyshoje n\u00ebse mund t\u00eb mbaje mbi supe pesh\u00ebn e nj\u00eb detyre.<\/p>\n<p>T\u00eb kam njohur kur liria t\u00eb dukej m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se pushteti.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pyetja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebrse na zhg\u00ebnjeve?<\/p>\n<p>NE Q\u00cb T\u00cb BESUAM !!!!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/regjizorirama\/\">Regjizori Mevlan Shanaj i shkruan Edi Ram\u00ebs: P\u00ebrse na zhg\u00ebnjeve, ne q\u00eb t\u00eb besuam!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur kryeministrit Edi Rama, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs, pasi p\u00ebrmend fillimet e angazhimit politik t\u00eb tij, shpreh zhg\u00ebnjimin p\u00ebr rrug\u00ebtimin n\u00eb pushtet. N\u00eb shkrimin e tij t\u00eb gjat\u00eb, ai kujton njohjen me Ram\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, angazhimin e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90652\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}