{"id":90588,"date":"2026-06-05T14:48:25","date_gmt":"2026-06-05T14:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/05\/intervista-e-plote-tivat-mali-i-zi-rama-flet-per-protestat-elementet-iraniane-jane-ne-proteste\/"},"modified":"2026-06-05T14:48:25","modified_gmt":"2026-06-05T14:48:25","slug":"intervista-e-plote-tivat-mali-i-zi-rama-flet-per-protestat-elementet-iraniane-jane-ne-proteste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/05\/intervista-e-plote-tivat-mali-i-zi-rama-flet-per-protestat-elementet-iraniane-jane-ne-proteste\/","title":{"rendered":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Tivat, Mali i Zi! Rama flet p\u00ebr protestat: Element\u00ebt iranian\u00eb jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama mori pjes\u00eb sot n\u00eb Samitin BE\u2013Ballkani Per\u00ebndimor, i cili b\u00ebri bashk\u00eb lider\u00ebt e Bashkimit Europian dhe t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb rajonit. <\/p>\n<p>Samiti sh\u00ebrben gjithashtu si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e pik\u00ebpamjeve mbi sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta me t\u00eb cilat p\u00ebrballet rajoni dhe Europa, si dhe p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb, stabilitetit dhe zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebrritjen e tij n\u00eb Samit, Kryeministri Rama u shpreh p\u00ebr mediat e pranishme: <\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Shtypi i mrekulluesh\u00ebm gjerman!<br \/>\n -A do t\u00eb jeni t\u00eb lumtur me integrimin gradual?<br \/>\nKryeministri Edi Rama: D\u00ebgjoni, kam koh\u00eb q\u00eb e them k\u00ebt\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund po d\u00ebgjohet, por nuk mjafton tani. Besoj q\u00eb Europa mbi gjitha p\u00ebr vetveten duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e guximshme, duhet t\u00eb ruaj\u00eb procesin bazuar n\u00eb merit\u00eb. Duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb drejtimin e integrimit gradual, por duhet t\u00eb gjeje k\u00ebllqet p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb ri t\u00eb llojit Helmut Kohl.<br \/>\nKur muri ra, ky njeri i madh nuk iu tha gjermano-lindor\u00ebve \u201ctani keni 35 kapituj p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfunduar p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb dhe pastaj do t\u2019ju ndihmojm\u00eb q\u00eb ju t\u00eb p\u00ebrmbushni. Pra n\u00ebqoft\u00ebse BE k\u00ebrkon t\u2019i p\u00ebr\u00e7oj\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb e t\u2019i jap\u00eb vetes energji t\u00eb m\u00ebdha duhet t\u00eb thot\u00eb \u201ck\u00ebshtu si\u00e7 jeni sot rreth tryez\u00ebs, duhet t\u00eb jemi gjithmon\u00eb rreth k\u00ebsaj tryeze, por gjithsecili me statusin e vet derisa t\u00eb b\u00ebhemi an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota. Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb ndaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e komplikuar p\u00ebr t\u2019u kuptuar.<\/p>\n<p>-Pse thoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb, ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb tani p\u00ebr shkak t\u00eb Ukrain\u00ebs?<br \/>\n Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk thash\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb, thash\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm<br \/>\n -Si mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb Ballkanin per\u00ebndimor?<br \/>\nKryeministri Edi Rama: Ajo \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nga ana jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019u japim ca kuraj\u00eb q\u00eb t\u00eb shtyjn\u00eb m\u00eb fort p\u00ebrpara dhe iu takon atyre pastaj<br \/>\n Fol\u00ebt p\u00ebr momentin Kohl.  Po momenti Merz, si mendoni?<br \/>\n Kryeministri Edi Rama: Kancelari Merz ka folur p\u00ebr statuse t\u00eb ndryshme. Kjo ishte p\u00ebr t\u00eb nisur diskutimin, jo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar diskutimin. Diskutimi tashm\u00eb ka nisur t\u00eb zhvillohet me nj\u00eb dokument t\u00eb ri, me dokumentin franko \u2013 gjerman, k\u00ebshtu q\u00eb, me shpres\u00eb dy miqt\u00eb e mi t\u00eb m\u00ebdhenj dhe udh\u00ebheq\u00ebs fort t\u00eb respektuar t\u00eb Franc\u00ebs dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb stamina q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr si Kohl dhe Mitterrand.<br \/>\n -Mendoni q\u00eb Gjermania k\u00ebrkon t\u2019ju l\u00ebr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e pritjes ju dhe vendin tuaj?<br \/>\n Kryeministri Edi Rama: Jo, ideja apo argumenti rrezikut ka marr\u00eb fund, e kam d\u00ebgjuar p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb sepse po b\u00ebhem gjithmon\u00eb e m\u00eb i vjet\u00ebr. Kam par\u00eb t\u00eb ikin e t\u00eb vijn\u00eb dhe ata q\u00eb jan\u00eb larguar kur na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme, ne ju duam brenda, duam t\u2019ju marrim brenda nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb sall\u00eb pritjeje, \u00ebsht\u00eb integrim. Ja pse them q\u00eb BE tashm\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb k\u00ebllqe q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb moment Helmut Kohl, pra t\u00eb gjith\u00eb ne, rreth nj\u00eb tryeze si sot gjithmon\u00eb, por gjithsecilit i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet, t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrat e veta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga tryeza. Nuk ju thua f\u00ebmij\u00ebve \u201cshko rri te komshiu derisa t\u00eb jesh gati t\u00eb vishet hash me ne\u201d sepse pastaj nj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt njeh nj\u00eb gangster rus aty n\u00eb lagje, tjetrit fillojn\u00eb t\u2019i p\u00eblqejn\u00eb kukullat kineze e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Jo, i mban f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb.<br \/>\n -Kur do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet Shqip\u00ebria n\u00eb BE?<br \/>\n Kryeministri Edi Rama: Ka tre gj\u00ebra q\u00eb nuk i parashikoni dot, tre, Zotin, seksin dhe BE-n\u00eb.<br \/>\n -Protesta p\u00ebr resortin. A ka k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb diskutuar?<br \/>\n Kryeministri Edi Rama: Nuk ka k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb diskutuar sepse nuk ka ende nj\u00eb projekt t\u00eb miratuar. K\u00ebshtu, s\u00eb pari duhet t\u00eb kemi projektin dhe pastaj ta shohim projektin e pastaj ta diskutojm\u00eb projektin. Por, nuk diskutojm\u00eb dot di\u00e7ka q\u00eb nuk ekziston, por q\u00eb po paraqitet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb median sociale n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb hibride kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb me narrativa t\u00eb rreme se ky projekt nuk \u00ebsht\u00eb projekt, por \u201cdi\u00e7ka e gatuar midis meje dhe Bibi Netanyahu p\u00ebrmes Jared Kushnerit p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb palestinez\u00ebt n\u00eb Zv\u00ebrnec\u201d. Dhe mendoj q\u00eb media per\u00ebndimore duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e kujdesshme sepse faktet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe duhet t\u00eb ken\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjithmon\u00eb sepse nuk ka nj\u00eb projekt, sepse nuk ka arsye p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar p\u00ebr aq sa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me projektin dhe sepse arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, inxhinier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb peizazhit jan\u00eb angazhuar dhe synimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb d\u00ebm n\u00eb natyr\u00eb, por t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka unike q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb dhurat\u00eb nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn. E mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb moment t\u00eb ri Helmut Kohl. Udh\u00ebheq\u00ebsi i madh i Gjermanis\u00eb nuk doli pas r\u00ebnies s\u00eb murit p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb gjermano-lindor\u00ebve \u201ctani keni 35 kapituj q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbushni para se t\u00eb uleni rreth tryez\u00ebs me ne, por tha jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ulur rreth nj\u00eb tryeze dhe pastaj duhen edhe p\u00ebrpjekje\u201d. Pra, duhet t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb rreth nj\u00eb tryeze si sot gjithmon\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit. Gjithsecili me bagazhin e vet\u00eb t\u00eb detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe pastaj t\u00eb gjith\u00eb bazuar n\u00eb merit\u00eb t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota. Por an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota, jo n\u00eb kuptimin \u00e7far\u00eb mund t\u00eb marr\u00ebsh nga Europa, por menj\u00ebher\u00eb an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u2019i jap\u00ebsh Evrop\u00ebs, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00ebsht\u00eb si t\u2019i thuash f\u00ebmij\u00ebve derisa t\u00eb rritesh apo derisa t\u00eb rriteni rrini te komshinjt\u00eb e nj\u00ebri prej tyre njihet me nj\u00eb gangster, nj\u00eb tjet\u00ebr mahnitet nga kukullat kineze dhe pastaj kur rriten nuk jan\u00eb gati m\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb te prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb po b\u00ebn qeveria q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb ambientalistet p\u00ebr projektin, resortit?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: N\u00eb fakt pik s\u00eb pari kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ambientalist\u00ebt ose po themi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me ambientalist\u00ebt, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik s\u00eb pari me nj\u00eb luft\u00eb hibride.<br \/>\nArmiq t\u00eb vendit t\u00eb cil\u00ebt i njohim, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e din\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, i njohin ata, iranian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb angazhuar n\u00eb sulme kibernetike kund\u00ebr nesh qysh prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb dhe q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb d\u00ebme sa na kan\u00eb detyruar q\u00eb t\u2019i nxirrnim nga vendi, jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj p\u00ebr t\u00eb nxitur narrativ\u00ebn se projekti nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thuhet, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje midis meje dhe Bibi Netanyahu gatuar nga Jared Kushneri p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb palestinez\u00ebt nga Gaza n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej narrativave dhe ka t\u00ebrhequr shum\u00eb v\u00ebmendje.<br \/>\nKeni par\u00eb shum\u00eb video t\u00eb rreme me qindra mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebrtasin \u201cIzrael shko n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. \u00cbsht\u00eb e gjitha e rreme sepse nuk ka asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb reale dhe \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr ka njer\u00ebz mir\u00ebfilli t\u00eb shqet\u00ebsuar me q\u00ebllime t\u00eb mira dhe ju kam th\u00ebn\u00eb e ju them nuk keni asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar sepse projekti nuk \u00ebsht\u00eb gati. Nuk e kemi projektin. T\u2019i siguroj p\u00ebr \u00e7far\u00eb? Ne kemi qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb kemi vendosur standardet p\u00ebr projektin q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb dhe do t\u00eb presim projektin. Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar, n\u00eb qoft\u00eb se nuk sheh q\u00eb numri i llogarive apo i shqiptar\u00ebve n\u00eb mjedisin digjital \u00ebsht\u00eb rritur q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre sulmeve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sulm hibrid.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama mori pjes\u00eb sot n\u00eb Samitin BE\u2013Ballkani Per\u00ebndimor, i cili b\u00ebri bashk\u00eb lider\u00ebt e Bashkimit Europian dhe t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb rajonit. Samiti sh\u00ebrben gjithashtu si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e pik\u00ebpamjeve mbi sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90588","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90588\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}