{"id":90511,"date":"2026-06-04T19:48:14","date_gmt":"2026-06-04T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/04\/vonohet-projekti-650-mln-leke-turistet-pa-uje-ne-gjirin-e-lalzit-olsen-kavalli-ben-pazar-me-alfred-ibrahimin-2\/"},"modified":"2026-06-04T19:48:14","modified_gmt":"2026-06-04T19:48:14","slug":"vonohet-projekti-650-mln-leke-turistet-pa-uje-ne-gjirin-e-lalzit-olsen-kavalli-ben-pazar-me-alfred-ibrahimin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/04\/vonohet-projekti-650-mln-leke-turistet-pa-uje-ne-gjirin-e-lalzit-olsen-kavalli-ben-pazar-me-alfred-ibrahimin-2\/","title":{"rendered":"Vonohet projekti 650 MLN lek\u00eb\/ Turist\u00ebt pa uj\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli b\u00ebn pazar me Alfred Ibrahimin"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Durr\u00ebsit vjen me lajme t\u00eb mira, pasi parashikon q\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb investimi rreth 650 mij\u00eb euro, t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e furnizimit me uj\u00eb n\u00eb disa zona me boshll\u00ebqe t\u00eb theksuara n\u00eb pjes\u00ebn turistike t\u00eb Gjirit t\u00eb Lal\u00ebzit.<\/p>\n\n<p>Procedura e \u00e7elur n\u00ebnvizonte se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt \u201c\u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb\u201d, i cili p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha fazat, nga projekt-ideja deri te zbatimi i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb furnizimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr popullsin\u00eb e zon\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb fshatin Fush\u00eb-Dra\u00e7 dhe zonat turistike, si dhe n\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kapacitetit t\u00eb rrjetit ekzistues t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u2018Furnizimi me uj\u00eb i zon\u00ebs s\u00eb Gjirit t\u00eb Lal\u00ebzit\u2019 me fond limit 650 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.\u00a0 Procedura \u00ebsht\u00eb hapur m\u00eb 13 shkurt 2026, por \u201ckucedra\u201d korrupsion e ka bllokuar dhe zvarritur p\u00ebr shkak t\u00eb pazareve q\u00eb b\u00ebhen me tenderin.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar procedur\u00ebn me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, nj\u00eb legjend\u00eb q\u00eb tregon riskun e korrupsionit. P\u00ebrshkrimi i vler\u00ebsimit lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn e shpalljes s\u00eb fituesit. \u201cSkualifikim i te gjith\u00eb operatoreve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, shpjegohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb klasifikim.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dokumentin e klasifikimit t\u00eb kompanive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender bie n\u00eb sy se \u00ebsht\u00eb skualifikuar oferta m\u00eb e ul\u00ebt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e operatorit ekonomik G.A.C.<\/p>\n<p>I habitur nga ky skualifikim, administratori i G.A.C. ka denoncuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).<\/p>\n\n<p>M\u00eb 25 mars 2026, kompania ka k\u00ebrkuar shfuqizimin e vendimit t\u00eb skualifikimit. K\u00ebshtu p\u00ebrballja me drejtorin e ri t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Durr\u00ebs do t\u00eb zhvendosej n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Durr\u00ebsit regjistroi tre drejtor\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit. N\u00eb tetor, n\u00eb krye t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs \u2013 Kanalizime Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimi i fundit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vend t\u00eb ish-drejtorit Sedi \u00c7aushi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar administratori i ri Olsen Kavalli. Ai kishte mbajtur deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb detyr\u00ebn e kryeinxhinierit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit. Kavalli duke par\u00eb paraardh\u00ebsit q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb akomodohesin n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, ka nisur me nxitim t\u00eb b\u00ebj\u00eb shpejt e shpej ca tendera.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 8 prill 2026, KPP do t\u00eb vendoste kund\u00ebr drejtorit, i cili k\u00ebmb\u00ebngulte t\u2019ia jepte tenderin kompanis\u00eb \u201cED KONSTRUKSION\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Sipas vendimit pranohej ankesa e G.A.C. shpk dhe urdh\u00ebrohej komisioni i Olsenit t\u00eb rivler\u00ebsonte ofertat.<\/p>\n<p>Dhe si me magji, pas dy jav\u00ebve, KPP m\u00eb 24 prill do t\u00eb ndryshonte q\u00ebndrim dhe do ta lejonte Olsen Kavallin t\u00eb vazhdonte pazarin e tij.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse pretendohet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201crivler\u00ebsim\u201d, rezultati \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e skualifikuar oferta me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Por kush \u00ebsht\u00eb firma q\u00eb ka zgjedhur Olsen Kavalli, duke marr\u00eb parasysh edhe vones\u00ebn e projektit?<\/p>\n<p>Kompania \u201cED KONSTRUKSION\u201d shpk ka pronar Alfred Ibrahimin, personazh i p\u00ebrmendur p\u00ebr korrupsion dhe mashtrim. Ibrahimi \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejtor\u00ebve t\u00eb Erion Veliajt p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201c5D\u201d, n\u00eb tendera t\u00eb ndrysh\u00ebm. Parat\u00eb e fituara me k\u00ebto skema, Ibrahimi i investoi edhe n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb \u201cUnited Hospital\u201d. Bashk\u00ebpunimi u prish me zhurm\u00eb n\u00eb vitin 2023, pas akuzave t\u00eb mjek\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr mashtrim dhe tjet\u00ebrsim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Grindja e tyre arriti n\u00eb prokurori, pasi spitali me kapital 8 milion\u00eb euro po b\u00ebhej pjes\u00eb e nj\u00eb transaksioni t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebr 650 mij\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, emri i Ibrahimit \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr Belinda Ballukun. Kjo \u00ebsht\u00eb afera korruptive mbi projektin e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, ku e implikuar kryesore \u00ebsht\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja. Fituesit e 7 tenderave p\u00ebr Unaz\u00ebn e Re u paracaktuan nga Balluku, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK k\u00ebrkonte arrestimin.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja \u2013 Bulevardi i Ri, Loti 2\u201d, q\u00eb e ka fituar Bashkimi i Operator\u00ebve \u201c4 A-M\u201d e Ardit Metaliaj ( e cila \u00ebsht\u00eb kompani hije e Bashkim Ulajt), \u201cED KONSTRUKSION\u201d me pronar Alfred Ibrahimin si dhe \u201cI.D.K \u2013 KONSTRUKSION\u201d e Bajram Dalipajt (babai i drejtorit t\u00eb OSSH, Blendian Dalipaj). Fondi limit ishte n\u00eb vler\u00ebn prej 2 miliard e 485 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cED KONSTRUKSION\u201d shpk ka qen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandaleve. K\u00ebshtu, n\u00eb gusht 2022, kompania e Ibrahimit do t\u00eb habiste shum\u00ebk\u00ebnd me tenderin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Rajonal t\u00eb Memaliajt. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, bashkimi i kompanive\u00a0 \u201cKEG\u201d SHPK &amp; \u201cED KONSTRUKSION\u201d SHPK ka garuar me veten. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me \u201cmunges\u00eb konkurrence\u201d fituesi tregohet \u201cbujar\u201d duke e ulur vler\u00ebn e kontrat\u00ebs me vet\u00ebm 1 463 lek\u00eb, n\u00eb raport me fondin limit.<\/p>\n<p>\u201cED KONSTRUKSION\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani tipike q\u00eb vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke fituar tender\u00eb pa gar\u00eb me \u00e7mime mbi 95% t\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>Ndryshimi i pushtetit n\u00eb vitin 2013 duket se i ka marr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb k\u00ebsaj kompanie, pasi rezulton se q\u00eb prej vitit 2015 deri n\u00eb 2020 t\u00eb ket\u00eb 8 fishuar xhiron duke shkuar nga 1.1 milion euro n\u00eb vitin 2015 n\u00eb 8.3 milion euro n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb vlen t\u00eb theksohet \u00ebsht\u00eb fakti se shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb xhiros, rreth 86%, kompania e ka realizuar pik\u00ebrisht prej kontratave publike. Nga totali prej rreth 25.7 milion euro xhiro q\u00eb ka patur nga vitin 2015 n\u00eb 2020, plot\u00eb 22 milion i ka realizuar pik\u00ebrisht me tender\u00ebt e bashkive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 15 shkurt 2023, mes 6 personave t\u00eb arrestuar me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK, p\u00ebrve\u00e7 4 zyrtar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Dimalit, jan\u00eb edhe 2 punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cEd Konstruksion\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb akuzuarit Vait Koshi dhe Arjan Demiraj.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr zyrtar\u00ebt jepnin leje nd\u00ebrtimi kundrejt ryshfetit q\u00eb varionte nga 2500 euro deri n\u00eb 3 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja. Pasi jepnin lejet e nd\u00ebrtimit, i impononin qytetar\u00ebt q\u00eb nd\u00ebrtimi n\u00eb terren t\u00eb b\u00ebhej pik\u00ebrisht nga kompania e preferuar e zyrtar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, kompania Ed Konstruksion ka marr\u00eb mbi 110 milion\u00eb USD tendera nga pushteti vendor dhe q\u00ebndror.<\/p>\n<p>D\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kjo kompani i ka b\u00ebr\u00eb me fondet e uj\u00ebsjell\u00ebsve, sidomos, pasi k\u00ebto shoq\u00ebri kaluan n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 prill 2024, kompania e Ibrahimit u b\u00eb protagoniste e tenderit \u2018Rikonstruksioni i skemave t\u00eb furnizimit me uj\u00eb p\u00ebr fshatrat Ku\u00e7 i Zi dhe Belorta, Bashkia Kor\u00e7\u00eb\u2019. Ky tender kishte nj\u00eb fond\u00a0limit prej 763 milion\u00eb lek\u00eb (pa TVSH) dhe p\u00ebr k\u00ebto para \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018luft\u00eb\u2019 prej disa muajsh.<\/p>\n\n<p>Tenderi mori vler\u00ebsim me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201dnga Open Data Albania p\u00ebr shkeljet.\u00a0 \u201cED KONSTRUKSION\u201d SHPK\u00a0e fitoi tenderin pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb KPP.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ibrahimi \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb letrat e SPAK edhe n\u00eb dosjen ikon\u00eb t\u00eb korrupsionit me emrin \u201c5D\u201d. Ju kutojm\u00eb se, n\u00eb prill 2024, SPAK ka provuar se disa ish drejtor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, jan\u00eb pronar\u00eb \u201cde facto\u201d t\u00eb kompanis\u00eb \u201c5D\u201d. Ky subjekt ka p\u00ebrfituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompani t\u00eb tjera rreth 30 milion\u00eb euro tender\u00eb nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, disa nga t\u00eb cilat, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme jan\u00eb drejtuar nga Molla dhe Qato.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb provuar gjithashtu se shumica e tender\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, pa plot\u00ebsuar kriteret.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me firm\u00ebn \u201c5D\u201d ka marr\u00eb tendera edhe kompania \u2018Ed Konstruksion\u2019 q\u00eb u sh\u00ebrbente drejtor\u00ebve t\u00eb Erion Veliajt n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund lind pyetja: A do t\u00eb rregullohet furnizimi me uj\u00eb n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pazari me Ibrahimin po vazhdonte zyrave, sezoni turistik ka nisur me t\u00eb nj\u00ebjtin problem si vitet e kaluara.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-17\/\">Vonohet projekti 650 MLN lek\u00eb\/ Turist\u00ebt pa uj\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli b\u00ebn pazar me Alfred Ibrahimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb vit Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Durr\u00ebsit vjen me lajme t\u00eb mira, pasi parashikon q\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb investimi rreth 650 mij\u00eb euro, t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e furnizimit me uj\u00eb n\u00eb disa zona me boshll\u00ebqe t\u00eb theksuara n\u00eb pjes\u00ebn turistike t\u00eb Gjirit t\u00eb Lal\u00ebzit. Procedura e \u00e7elur n\u00ebnvizonte se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt \u201c\u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90511","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}