{"id":90475,"date":"2026-06-04T14:48:38","date_gmt":"2026-06-04T14:48:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/04\/autori-i-kishte-shpetuar-4-here-renea-s-dosja-e-violand-bracellarit-gjithcka-nisi-nga-kontrolli-i-makines-ne-2015\/"},"modified":"2026-06-04T14:48:38","modified_gmt":"2026-06-04T14:48:38","slug":"autori-i-kishte-shpetuar-4-here-renea-s-dosja-e-violand-bracellarit-gjithcka-nisi-nga-kontrolli-i-makines-ne-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/04\/autori-i-kishte-shpetuar-4-here-renea-s-dosja-e-violand-bracellarit-gjithcka-nisi-nga-kontrolli-i-makines-ne-2015\/","title":{"rendered":"Autori i kishte shp\u00ebtuar 4 her\u00eb RENEA-s\/ Dosja e Violand Bra\u00e7ellarit: Gjith\u00e7ka nisi nga kontrolli i makin\u00ebs n\u00eb 2015"},"content":{"rendered":"<p>Violand Bra\u00e7ellari \u00ebsht\u00eb autori i ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb fshatin Lozhan t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Maliqit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. 43-vje\u00e7ari ishte i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe m\u00ebngjesin e sot\u00ebm nd\u00ebrmori nj\u00eb operacion p\u00ebr ta arrestuar n\u00eb vendlindjen e tij.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve, Brac\u00e7ellari, ish-ushtarak, nuk i \u00ebsht\u00eb bindur urdhrave t\u00eb policis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me t\u00eb sht\u00ebna kundrejt thirrjeve p\u00ebr dor\u00ebzim. Si pasoj\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe \u00ebsht\u00eb plagosur Edison Adri, jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn, i nisur me helikopter drejt Traum\u00ebs.<\/p>\n<p>Autori i masakr\u00ebs s\u00eb sotme u procedua penalisht dhe m\u00eb pas u shpall fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cProdhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja lidhej me nj\u00eb hetim t\u00eb nisur n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015, pas informacioneve t\u00eb marra nga policia p\u00ebr aktivitete t\u00eb dyshuara q\u00eb lidhnin disa persona me kultivimin dhe p\u00ebrpunimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike cannabis sativa n\u00eb zon\u00ebn e Lozhanit, Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas materialeve t\u00eb administruara gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, m\u00eb 29 shtator 2015 policia konstatoi disa persona dhe mjete n\u00eb rrethana t\u00eb cil\u00ebsuara si t\u00eb dyshimta. Gjat\u00eb kontrollit t\u00eb nj\u00eb automjeti ku ndodhej edhe Violand Bra\u00e7ellari u gjet\u00ebn qese plastike t\u00eb m\u00ebdha dhe doreza plastike, t\u00eb cilat hetuesit i konsideruan si sende q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb aktivitetin e p\u00ebrpunimit dhe paketimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike. Pas k\u00ebtyre veprimeve, policia ushtroi kontrolle n\u00eb disa banesa n\u00eb fshatin Lozhan.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb familjes Bra\u00e7ellari, por q\u00eb sipas gjykat\u00ebs p\u00ebrdorej nga Violand Bra\u00e7ellari dhe familjar\u00ebt e tij, u gjet\u00ebn 10.8 gram mbetje t\u00eb thara cannabis sativa dhe nj\u00eb kalorifer elektrik.<\/p>\n<p>Hetuesit dhe m\u00eb pas gjykata arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se ambienti ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr tharjen e nj\u00eb sasie shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe l\u00ebnde narkotike, e cila ishte larguar para nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb. Megjith\u00ebse sasia e gjetur ishte e vog\u00ebl, ajo u konsiderua si mbetje e nj\u00eb aktiviteti m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb cannabis-it.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol qendror n\u00eb \u00e7\u00ebshtje luajt\u00ebn t\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga telefoni celular BlackBerry i sekuestruar nga policia. Nga ekspertimi i pajisjes rezultuan komunikime t\u00eb shumta me persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb regjistruar me emra si \u201cSandri\u201d dhe \u201cToni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto biseda p\u00ebrmendeshin terma dhe situata q\u00eb, sipas interpretimit t\u00eb gjykat\u00ebs, lidhnin drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb pandehurin me kultivimin, transportimin, tharjen dhe p\u00ebrgatitjen p\u00ebr shitje t\u00eb cannabis-it. N\u00eb mesazhe flitej p\u00ebr kontrollimin e \u201cbim\u00ebve\u201d, p\u00ebrdorimin e bombolave t\u00eb gazit gjat\u00eb procesit t\u00eb tharjes, sigurimin e thas\u00ebve p\u00ebr transport, peshimin e l\u00ebnd\u00ebs dhe koordinimin e veprimeve me persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb telefon u gjet\u00ebn fotografi q\u00eb sipas gjykat\u00ebs dokumentonin faza t\u00eb ndryshme t\u00eb kultivimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike. Mbrojtja kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn duke pretenduar se kontrolli i banesave ishte kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, se procesverbalet kishin parregullsi dhe se nuk provohej lidhja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Violand Bra\u00e7ellarit me l\u00ebnd\u00ebn narkotike t\u00eb gjetur. U ngrit\u00ebn gjithashtu pretendime se prova materiale mund t\u00eb ishte manipuluar ose vendosur nga policia.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjykata i rr\u00ebzoi k\u00ebto pretendime, duke vler\u00ebsuar se procedurat e kontrollit ishin respektuar, se n\u00eb kontroll kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm persona t\u00eb tret\u00eb dhe se provat e mbledhura ishin t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e saj, gjykata theksoi se nuk ishte e nevojshme t\u00eb provohej sakt\u00ebsisht vendi ku ishte kultivuar l\u00ebnda narkotike apo identiteti i t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve. Sipas saj, mjaftonte fakti q\u00eb provat tregonin pjes\u00ebmarrjen e Violand Bra\u00e7ellarit n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb organizuar q\u00eb p\u00ebrfshinte transportimin, tharjen, ruajtjen dhe p\u00ebrgatitjen e cannabis-it p\u00ebr shp\u00ebrndarje.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebsoi se ekzistonte nj\u00eb bashk\u00ebpunim kriminal me persona t\u00eb tjer\u00eb, edhe pse ata nuk u identifikuan plot\u00ebsisht gjat\u00eb hetimeve. N\u00eb p\u00ebrfundim, gjykata arriti n\u00eb bindjen se ishte provuar p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm se Violand Bra\u00e7ellari kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai u deklarua fajtor dhe u d\u00ebnua me 10 vjet burgim. N\u00eb caktimin e d\u00ebnimit u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb natyra e vepr\u00ebs penale, rrezikshm\u00ebria shoq\u00ebrore e saj, provat e administruara gjat\u00eb gjykimit, si dhe fakti q\u00eb ai kishte pasur edhe nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr vepra q\u00eb lidhen me l\u00ebnd\u00ebt narkotike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, autori Violand Bra\u00e7ellari \u00ebsht\u00eb par\u00eb dje n\u00eb fshatin Boden duke b\u00ebr\u00eb xhiro, teksa policia ka marr\u00eb informacion dhe sot kan\u00eb organizuar kapjen e tij pasi kan\u00eb pasur dijeni se nga fshati ka shkuar n\u00eb stanin ku kishte bag\u00ebtit\u00eb dhe rrinte me n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Edhe pse i kishte shp\u00ebtuar edhe kat\u00ebr her\u00eb nd\u00ebr vite operacioneve t\u00eb RENEA, polici e Kor\u00e7\u00ebs nuk e ka vler\u00ebsuar si\u00e7 duhet rrezikshm\u00ebrin\u00eb e tij dhe kan\u00eb shkuar nj\u00eb num\u00ebr i pak\u00ebt efektiv\u00ebsh p\u00ebr ta kapur.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/i-kerkuari-4\/\">Autori i kishte shp\u00ebtuar 4 her\u00eb RENEA-s\/ Dosja e Violand Bra\u00e7ellarit: Gjith\u00e7ka nisi nga kontrolli i makin\u00ebs n\u00eb 2015<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Violand Bra\u00e7ellari \u00ebsht\u00eb autori i ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb fshatin Lozhan t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Maliqit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. 43-vje\u00e7ari ishte i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe m\u00ebngjesin e sot\u00ebm nd\u00ebrmori nj\u00eb operacion p\u00ebr ta arrestuar n\u00eb vendlindjen e tij. Sipas raportimeve, Brac\u00e7ellari, ish-ushtarak, nuk i \u00ebsht\u00eb bindur urdhrave t\u00eb policis\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90475","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90475\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}