{"id":90350,"date":"2026-06-03T14:48:16","date_gmt":"2026-06-03T14:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/03\/zverneci-nuk-eshte-i-vetmi-nga-shen-stefani-te-disney-ne-france-10-rastet-kur-dezinformimi-ka-rrezikuar-projekte-te-medha-ne-turizem\/"},"modified":"2026-06-03T14:48:16","modified_gmt":"2026-06-03T14:48:16","slug":"zverneci-nuk-eshte-i-vetmi-nga-shen-stefani-te-disney-ne-france-10-rastet-kur-dezinformimi-ka-rrezikuar-projekte-te-medha-ne-turizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/03\/zverneci-nuk-eshte-i-vetmi-nga-shen-stefani-te-disney-ne-france-10-rastet-kur-dezinformimi-ka-rrezikuar-projekte-te-medha-ne-turizem\/","title":{"rendered":"Zv\u00ebrneci nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi \u2013 Nga Sh\u00ebn Stefani te Disney n\u00eb Franc\u00eb, 10 rastet kur dezinformimi ka rrezikuar projekte t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb turiz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Prej disa dit\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb po zhvillohet nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb resorti ku do t\u00eb investohen rreth 4 miliard USD n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>Protestuesit t\u00eb cil\u00ebt u nxit\u00ebn nga nj\u00eb p\u00ebrplasje e banor\u00ebve me policin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn q\u00eb ishte rrethuar, k\u00ebrkojn\u00eb anulimin e investimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ai n\u00eb ambient. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e projektit argumentojn\u00eb se ekosistem n\u00eb zon\u00eb mund t\u00eb preket nga zhvillimi q\u00eb po planifikohet.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e turizmit n\u00eb bot\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb kur protesta lokale, dhe dezinformime me shifra t\u00eb pakonfirmuara pengojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cViktim\u00eb\u201d e asaj q\u00eb quhet Sindroma NIMBY \u201cNot In My Backyard\u201d (Jo n\u00eb oborrin tim), kan\u00eb prekur edhe vende turistike me fam\u00eb n\u00eb Europ\u00eb si Sh\u00ebn Stefani n\u00eb Mal t\u00eb Zi apo Disney n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin e turizmit, NIMBY merr forma shum\u00eb specifike q\u00eb mund t\u00eb paralizojn\u00eb zhvillimin e nj\u00eb rajoni t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Kur sindroma NIMBY ushqehet nga dezinformimi, pasojat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda si:<\/p>\n<p>Ngrirja e Kapitalit<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt serioz\u00eb nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb pafund\u00ebsisht n\u00eb gjykata apo me protesta lokale. Ata e zhvendosin kapitalin e tyre n\u00eb nj\u00eb shtet apo qytet tjet\u00ebr m\u00eb mikprit\u00ebs.<\/p>\n<p>Stanacion i Komunitetit dhe ekonomis\u00eb<\/p>\n<p>Zonat q\u00eb mbyllen n\u00eb vetvete nga frika, shpesh p\u00ebrfundojn\u00eb duke vuajtur nga papun\u00ebsia, emigrimi i t\u00eb rinjve dhe mungesa e infrastruktur\u00ebs moderne, duke humbur mund\u00ebsin\u00eb e zhvillimit pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb tyre t\u00eb hersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sindroma NIMBY nuk lindi si nj\u00eb fenomen p\u00ebr turizmin, por kalimi drejt projekteve turistike ndodhi rreth fundit t\u00eb viteve \u201980 dhe fillimit t\u00eb viteve \u201990. Gjithashtu u forcua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitet 2000 kur bota njohu shp\u00ebrthimin e \u201cturizmit masiv\u201d, t\u00eb nxitur nga fluturimet e lira (lo\u00eb-cost) dhe modelet e resorteve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Shkrimi m\u00eb posht\u00eb ofron nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur t\u00eb 10 rasteve konkrete ku investime t\u00eb markave globale (n\u00eb turiz\u00ebm, infrastruktur\u00eb dhe teknologji) jan\u00eb bllokuar ose anuluar si pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e \u201cSindrom\u00ebs NIMBY\u201d (Not In My Backyard) t\u00eb fuqizuar me fushata dezinformimi.<\/p>\n<p>Aman Resorts dhe Bllokimi n\u00eb Mal t\u00eb Zi (Sveti Stefan)<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb Ballkan, ku politika, dezinformimi dhe populizmi lokal godit\u00ebn nj\u00eb nga markat m\u00eb t\u00eb prestigjoze t\u00eb hoteleris\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>NIMBY\/ Dezinformimi : AMAN kishte marr\u00eb me koncesion ishullin historik t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit. N\u00eb vitin 2021, me ndryshimin e qeveris\u00eb, debati politik, protestat lokale dhe narrativat publike kund\u00ebr projektit u intensifikuan, u fillua gjithashtu nj\u00eb fushat\u00eb dezinformuese. Ata nxit\u00ebn banor\u00ebt duke pretenduar se Aman \u201cpo u vidhte detin Malazez\u00ebve\u201d dhe se kontratat ishin t\u00eb paligjshme. U shp\u00ebrndan\u00eb lajme se vendasit nuk lejoheshin t\u00eb ecnin as pran\u00eb plazheve.<\/p>\n<p>Rezultati: N\u00ebn k\u00ebt\u00eb presion grupe protestuesish prish\u00ebn gardhet dhe hyn\u00eb n\u00eb plazhet e resortit. Aman Resorts, duke mos toleruar k\u00ebt\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb imazhit dhe cenim t\u00eb siguris\u00eb, mbylli resortin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit dhe e d\u00ebrgoi shtetin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Arbitrazh Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Mali i Zi humbi p\u00ebrkoh\u00ebsisht simbolin e tij m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb turizmit elitare.<\/p>\n<p>Kur Grek\u00ebt nuk kursjen\u00eb as Grek\u00ebt ( e jo m\u00eb Shqiptar\u00ebt)<\/p>\n<p>Rasti i Hotelit Luksoz \u201cMoon Beach\u201d (Milos, Greqi)<br \/>\nProjekti: Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kompleks hotelerik ultra-luksoz me 5 yje n\u00eb Sarakiniko, bregdeti ikonik vullkanik i njohur si \u201cPlazhi i H\u00ebn\u00ebs\u201d n\u00eb ishullin e Milosit, Greqi nisi nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb. Projekti parashikonte nj\u00eb arkitektur\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkrihej me shk\u00ebmbinjt\u00eb e bardh\u00eb, duke ofruar suita, vila dhe pishina private me pamje nga deti Egje. Q\u00ebllimi ishte transformimi i k\u00ebsaj zone n\u00eb nj\u00eb enklav\u00eb t\u00eb turizmit elitar, e cila do t\u00eb t\u00ebrhiqte vizitor\u00eb me t\u00eb ardhura shum\u00eb t\u00eb larta n\u00eb nj\u00eb nga peizazhet m\u00eb t\u00eb fotografuara t\u00eb bot\u00ebs, duke rritur vler\u00ebn ekonomike t\u00eb ishullit.<\/p>\n<p>NIMBY\/Dezinformimi: Komuniteti lokal, i mb\u00ebshtetur fuqimisht nga OJQ-t\u00eb mjedisore komb\u00ebtare, ndezi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe agresive t\u00eb tipit NIMBY. Edhe pse projekti synonte nj\u00eb klientel\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, fushata u ngrit mbi frik\u00ebn e \u201cmbi-turizmit\u201d (over-tourism) dhe mbrojtjes s\u00eb ekosistemeve delikate. Argumenti mjedisor u p\u00ebrdor s\u00ebrish si arma e vetme p\u00ebr t\u00eb bllokuar investimin. N\u00eb publik u shp\u00ebrndan\u00eb narrativa alarmante ku pretendohej se: Plazhi ikonik do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb \u201cenklav\u00eb t\u00eb mbyllur turistike\u201d, duke u privatizuar dhe duke u ndaluar vendasve qasjen e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Peizazhi natyror \u201ch\u00ebnor\u201d, i formuar prej miliona vitesh, do t\u00eb shkat\u00ebrrohej p\u00ebrgjithmon\u00eb nga ky \u201cp\u00ebrbind\u00ebsh betoni\u201d. Ishulli i Milosit do t\u00eb humbiste identitetin e tij cikladik nga makut\u00ebria e nd\u00ebrtimeve t\u00eb pakontrolluara. Kjo retorik\u00eb e polarizoi skajshm\u00ebrisht debatin, duke e kthyer projektin n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb qitjeje p\u00ebr aktivist\u00ebt dhe duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur \u00e7do dialog konstruktiv mes investitor\u00ebve dhe komunitetit.<\/p>\n<p>Pasojat: Frika nga reagimi i publikut dhe mediatizimi i \u00e7\u00ebshtjes detyroi autoritetet politike t\u00eb t\u00ebrhiqeshin.<\/p>\n<p>Rasti i Mega-Resortit \u201cCape Sidero\u201d (Sitia, Kret\u00eb, Greqi)<br \/>\nProjekti: N\u00eb gadishullin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Cape Sidero, n\u00eb rajonin e Sitias (Kret\u00eb), u propozua nj\u00eb nga investimet m\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb turizmit elitar n\u00eb Greqi. Projekti p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb mega-resorti ultra-luksoz t\u00eb pajisur me hotele me pes\u00eb yje, fshatra turistik\u00eb me vila ekskluzive dhe fusha golfi t\u00eb standardeve bot\u00ebrore. Vizioni i investitor\u00ebve ishte ta kthenin k\u00ebt\u00eb cep t\u00eb fjetur t\u00eb Kret\u00ebs n\u00eb nj\u00eb magnet p\u00ebr elit\u00ebn globale, duke premtuar krijimin e mij\u00ebra vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, zhvillimin e infrastruktur\u00ebs dhe nj\u00eb injeksion masiv kapitali q\u00eb do t\u00eb transformonte ekonomin\u00eb e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>NIMBY &amp; Dezinformimi: Ashtu si n\u00eb rastet e tjera t\u00eb Mesdheut, shpallja e k\u00ebtij mega-projekti ndezi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb reagim agresiv t\u00eb tipit NIMBY nga aktivist\u00ebt lokal\u00eb, kleri lokal (q\u00eb zot\u00ebronte pjes\u00eb t\u00eb tokave rrethuese) dhe OJQ-t\u00eb mjedisore. Duke shfryt\u00ebzuar faktin q\u00eb zona ishte relativisht e paprekur, fushata u ngrit mbi nj\u00eb propagand\u00eb frike p\u00ebr \u201curbanizimin masiv\u201d t\u00eb gadishullit. Argumenti ekologjik u armatos s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb demonizuar zhvilluesit. N\u00eb komunitet u shp\u00ebrndan\u00eb narrativa ekstreme ku pretendohej se:<\/p>\n<p>Fushat e golfit do t\u00eb shteronin t\u00ebr\u00ebsisht burimet e pakta ujore t\u00eb rajonit, duke e l\u00ebn\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb lokale t\u00eb thahej.<\/p>\n<p>Peizazhi i virgj\u00ebr natyror do t\u00eb g\u00eblltitej nga nj\u00eb \u201cqytet i ri prej betoni\u201d, duke shkat\u00ebrruar habitatin dhe biodiversitetin.<\/p>\n<p>Identiteti tradicional i Sitias do t\u00eb humbiste p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00ebn kthetrat e korporatiave. Kjo qasje radikale dhe refuzuese krijoi nj\u00eb shqet\u00ebsim publik q\u00eb nuk la asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dialog, duke injoruar plot\u00ebsisht studimet e thelluara t\u00eb inxhinier\u00ebve dhe premtimet e kompanis\u00eb p\u00ebr teknologji t\u00eb gjelbra apo p\u00ebrdorimin e ujit t\u00eb shkrip\u00ebzuar p\u00ebr fushat e golfit.<\/p>\n<p>Pasojat: Beteja u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb kalvar t\u00eb pafund\u00ebm burokratik dhe ligjor. Procesi u mor peng nga padit\u00eb e nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb Administrative t\u00eb Greqis\u00eb (K\u00ebshilli i Shtetit). P\u00ebr vite me radh\u00eb, projekti mbeti plot\u00ebsisht i ngrir\u00eb, duke e detyruar kompanin\u00eb zhvilluese t\u00eb shpenzonte miliona n\u00eb beteja ligjore dhe t\u00eb rishikonte e zvog\u00eblonte planin e saj vazhdimisht p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me k\u00ebrkesat e reja absurde. Rasti i Cape Sidero mbetet nj\u00eb nga shembujt m\u00eb klasik\u00eb se si grupet e zhurmshme NIMBY, t\u00eb fshehura pas petkut t\u00eb mbrojtjes mjedisore, arrijn\u00eb t\u00eb sabotojn\u00eb p\u00ebrmes bllokadave t\u00eb pafundme ligjore zhvillimin ekonomik dhe investimet transformuese t\u00eb turizmit t\u00eb luksit.<\/p>\n<p>Disney dhe \u201c\u00c7ernobili Kulturor\u201d n\u00eb Franc\u00eb<br \/>\nProjekti: Nd\u00ebrtimi i Disneyland Paris (fillimisht i quajtur Euro Disney) n\u00eb vitet \u201990.<\/p>\n<p>NIMBY\/ Dezinformimi: Intelektual\u00eb, media lokale dhe fermer\u00eb francez\u00eb filluan nj\u00eb fushat\u00eb masive paniku. Ata e quajt\u00ebn parkun nj\u00eb \u201c\u00c7ernobil Kulturor\u201d. N\u00eb komunitetet lokale u shp\u00ebrndan\u00eb mesazhe sikur Disney do t\u00eb shkat\u00ebrronte fshatrat tradicional\u00eb francez\u00eb, do t\u00eb sillte kultur\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs amerikane, kriminalitet dhe do t\u2019u b\u00ebnte \u201cshp\u00eblarje truri\u201d f\u00ebmij\u00ebve. Fermer\u00ebt bllokuan rrug\u00ebt me traktor\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultati: Ndon\u00ebse Disney ishte mjaftuesh\u00ebm i fuqish\u00ebm financiarisht p\u00ebr ta shtyr\u00eb projektin p\u00ebrpara ky reagim fillestar e d\u00ebmtoi r\u00ebnd\u00eb mark\u00ebn n\u00eb vitet e para. Fushata e dezinformimit ishte aq e fort\u00eb saq\u00eb vitet e para parku ishte prag falimentimit p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotit lokal.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e \u201cSandals Resorts\u201d nga Tobago (2019)<br \/>\nProjekti: Projekti i planifikuar ishte i madh, nj\u00eb resort luksoz me rreth 750 dhoma, me investim t\u00eb raportuar rreth 250 milion\u00eb USD.<\/p>\n<p>NIMBY\/ Dezinformimi: Projekti u p\u00ebrball me kund\u00ebrshtime t\u00eb forta politike, mjedisore dhe publike, duke gjeneruar nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb vazhdueshme publiciteti negativ.<\/p>\n<p>Nga grupe t\u00eb ndryshme u nxit\u00ebn dezinformime se resorti do t\u2019u \u201cvidhte\u201d plazhet vendasve, nuk do t\u00eb paguante asnj\u00eb taks\u00eb dhe do t\u00eb shkat\u00ebrronte bizneset e vogla (krijuar panik p\u00ebr kolonizim turistik).<\/p>\n<p>Rezultati: N\u00eb janar 2019, CEO i Sandals deklaroi se kjo atmosfer\u00eb negative dhe debati i vazhduesh\u00ebm publik \u00e7uan kompanin\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej nga projekti.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i \u201cThe London Resort\u201d (Britani, 2022)<br \/>\nProjekti: Park tematik turistik prej 2.5 miliard\u00eb paund\u00ebsh n\u00eb Kent (i njohur si Disneylandi i Britanis\u00eb).<\/p>\n<p>NIMBY\/ Dezinformimi: Nd\u00ebr t\u00eb tjerat, grupet nxit\u00ebn etiketimin e zon\u00ebs industriale t\u00eb braktisur si habitatin jetik t\u00eb nj\u00eb merimange t\u00eb rrall\u00eb (jumping spider), duke amplifikuar lajmet se parku do t\u00eb ishte nj\u00eb katastrof\u00eb ekologjike.<\/p>\n<p>Rezultati: Investitor\u00ebt u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr shkak t\u00eb kostove mjedisore dhe rezistenc\u00ebs lokale.<\/p>\n<p>Bllokimi i \u201cMSG Sphere\u201d n\u00eb Lond\u00ebr (2023-2024)<br \/>\nProjekti: Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kompleksi gjigante arg\u00ebtimi n\u00eb Stratford, Lond\u00ebr, investim miliarda dollar\u00ebsh nga Madison Square Garden Entertainment. Projekti i propozuar nga Madison Square Garden Entertainment synonte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb strukture arg\u00ebtimi \u201cSphere\u201d n\u00eb Stratford, Lond\u00ebr, u zhvillua si nj\u00eb investim i madh n\u00eb sektorin e arg\u00ebtimit urban.<\/p>\n<p>NIMBY\/Dezinformimi: Fushata masive lokale e p\u00ebrqendruar te frika. Projekti u p\u00ebrball me kund\u00ebrshtime gjat\u00eb procesit t\u00eb planifikimit, ku banor\u00ebt lokal\u00eb dhe autoritetet ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime p\u00ebr ndotjen vizuale nga ekranet LED, ndikimin n\u00eb mjedisin urban dhe infrastruktur\u00ebn e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>U shp\u00ebrndan\u00eb pretendime t\u00eb ekzagjeruara se ndotja nga dritat do t\u00eb shkaktonte s\u00ebmundje serioze dhe dritat LED do t\u00eb verbonin shofer\u00ebt e trenave dhe me nj\u00eb ndotje t\u00eb madhe vizuale.<\/p>\n<p>Rezultati: Kryebashkiaku i Londr\u00ebs refuzoi projektin. MSG u t\u00ebrhoq zyrtarisht n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024, duke e konsideruar mjedisin politik si \u201ctoksik\u201d.<\/p>\n<p>Bllokimi i Kro\u00e7erave n\u00eb Key West, Florida (SHBA)<br \/>\nProjekti: Porti turistik i Key \u00cbest priste rregullisht anije gjigante kro\u00e7erash nga markat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha (Carnival, Royal Caribbean), t\u00eb cilat sillnin mij\u00ebra turist\u00eb n\u00eb dit\u00eb, duke qen\u00eb burimi kryesor i t\u00eb ardhurave p\u00ebr ekonomin\u00eb lokale.<\/p>\n<p>NIMBY\/Dezinformimi: Gjat\u00eb dhe pas pandemis\u00eb COVID-19, nj\u00eb komitet i vog\u00ebl banor\u00ebsh elitar\u00eb dhe disa organizata nis\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb agresive NIMBY. Ata ekzagjeruan t\u00eb dh\u00ebnat mjedisore dhe ekonomike, duke publikuar raporte t\u00eb rreme n\u00eb mediat sociale q\u00eb pretendonin se pasagjer\u00ebt e kro\u00e7erave \u201cnuk shpenzonin \u201d n\u00eb qytet, se anijet po zhduknin koralet dhe se ishin vatra permanente t\u00eb s\u00ebmundjeve infektive.<\/p>\n<p>Rezultati:T\u00eb frik\u00ebsuar dhe t\u00eb manipuluar nga kjo fushat\u00eb, n\u00eb vitin 2020 banor\u00ebt e Key \u00cbest votuan n\u00eb referendum p\u00ebr t\u00eb kufizuar numrin e pasagjer\u00ebv\u00eb n\u00eb dit\u00eb ( n\u00eb 1500). Kjo i kushtoi bizneseve t\u00eb vogla turistike dhjet\u00ebra miliona dollar\u00eb humbje n\u00eb muajt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Debati u karakterizua nga argumente t\u00eb forta pro dhe kund\u00ebr industris\u00eb s\u00eb kro\u00e7erave, duke p\u00ebrfshir\u00eb shqet\u00ebsime ekonomike p\u00ebr bizneset lokale dhe shqet\u00ebsime mjedisore p\u00ebr ekosistemin detar. Pas referendumit, \u00e7\u00ebshtja u zhvendos n\u00eb debate ligjore dhe shtet\u00ebrore mbi kompetencat e qeverisjes lokale.<\/p>\n<p>Rasti i \u201cSix Senses\u201d n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar Tayrona (Kolumbi)<br \/>\nProjekti: N\u00eb vitin 2011, qeveria Kolumbiane (n\u00ebn presidentin Juan Manuel Santos) shpalli projekt me mark\u00ebn ultra-luksoze aziatike Six Senses. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb eko-resort i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar Tayrona, nj\u00eb xhung\u00ebl e paprekur pran\u00eb detit t\u00eb Karaibeve. Six Senses \u00ebsht\u00eb globalisht e njohur pik\u00ebrisht p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa beton, duke p\u00ebrdorur kasolle prej bambuje dhe druri t\u00eb integruara thell\u00eb n\u00eb pyll, p\u00ebr t\u00eb ofruar \u201cluks diskret\u201d p\u00ebr klient\u00ebt e pasur q\u00eb e duan natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>NIMBY \/ Dezinformimi: Njoftimi nxiti nj\u00eb reagim komb\u00ebtar dhe lokal. Ka informacione se kjo fushat\u00eb u nxit nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe nga konkurent\u00ebt e hoteleve rreth parkut dhe disa aktivist\u00eb radikal\u00eb u bashkuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dezinformim mbi planin e resortit. U p\u00ebrhap g\u00ebnjeshtra se qeveria \u201cpo ia shiste xhungl\u00ebn t\u00eb huajve p\u00ebr t\u2019u betonizuar\u201d dhe se Six Senses do t\u00eb priste qindra hektar\u00eb pem\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00eb p\u00ebr \u201cpishina gjigante betoni\u201d dhe fusha golfi. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb goditjen finale, n\u00eb rrjetet sociale u shtuan teori se prania e turist\u00ebve t\u00eb pasur do t\u00eb shfaroste shpirtrat e shenjt\u00eb t\u00eb fiseve indigjene lokale (Kogi dhe Arhuaco).<\/p>\n<p>Pasojat: Vala e indinjat\u00ebs publike e bazuar n\u00eb dezinformimin e \u201cbetonizimit\u201d t\u00eb xhungl\u00ebs. Projeki u anullua p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendimarrje gjyq\u00ebsore dhe Six Sense u t\u00ebrhoq. Kolumbia humbi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb turizmit elitar mjedisor t\u00eb nivelit bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Mega-Resortit \u201cCabo Cort\u00e9s\u201d (Baja California Sur, Meksik\u00eb)<br \/>\nProjekti : Cabo Cort\u00e9s, i propozuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2010 nga kompania spanjolle Hansa Urbana, ishte nj\u00eb mega-zhvillim turistik n\u00eb Baja California Sur, Meksik\u00eb. Ai parashikonte nd\u00ebrtimin e rreth 27,000 dhomave hoteli, fusha golfi dhe nj\u00eb marin\u00eb t\u00eb madhe, me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb destinacion turistik masiv n\u00eb bregdetin e Paq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>NIMBY \/ Dezinformimi: Q\u00eb n\u00eb fazat e para, projekti u p\u00ebrball me nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb NIMBY, ku komunitetet lokale, organizatat mjedisore dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt kund\u00ebrshtuan zhvillimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kund\u00ebrshtimi u fokusua kryesisht te:<\/p>\n<p>ndikimi n\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb koralor\u00eb dhe ekosistemin detar,<\/p>\n<p>presioni mbi burimet e ujit n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb that\u00eb,<\/p>\n<p>rreziku i urbanizimit masiv n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb natyrore t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>Ky mobilizim publik u b\u00eb nj\u00eb shembull tipik i konfliktit \u201czhvillim turistik masiv kund\u00ebr ruajtjes s\u00eb mjedisit\u201d , ku interesat lokale dhe ekologjike u vendos\u00ebn p\u00ebrball\u00eb investimeve t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb diskutimit publik u shfaq\u00ebn edhe narrativa t\u00eb forta dhe shpesh t\u00eb ekzagjeruara<\/p>\n<p>Rezultati: N\u00eb vitin 2012, autoritetet mjedisore n\u00eb Meksik\u00eb refuzuan lejet kryesore t\u00eb projektit, duke e ndalur zhvillimin e tij. Rasti u b\u00eb nj\u00eb shembull i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i m\u00ebnyr\u00ebs se si NIMBY dhe presioni mjedisor mund t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb anulimin e mega-projekteve turistike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej disa dit\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb po zhvillohet nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb resorti ku do t\u00eb investohen rreth 4 miliard USD n\u00eb Zv\u00ebrnec. Protestuesit t\u00eb cil\u00ebt u nxit\u00ebn nga nj\u00eb p\u00ebrplasje e banor\u00ebve me policin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn q\u00eb ishte rrethuar, k\u00ebrkojn\u00eb anulimin e investimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90350","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90350"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90350\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}