{"id":90324,"date":"2026-06-03T11:48:13","date_gmt":"2026-06-03T11:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/03\/eshte-i-fiksuar-me-mua\/"},"modified":"2026-06-03T11:48:13","modified_gmt":"2026-06-03T11:48:13","slug":"eshte-i-fiksuar-me-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/03\/eshte-i-fiksuar-me-mua\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb i fiksuar me mua\u2026! \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si \u201cNoizy\u201d, ka d\u00ebshmuar sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ndaj grupit t\u00eb Laert Haxhiut, duke zbardhur zanafill\u00ebn e konfliktit me Kleviol Ahmetin (\u201cCllevio\u201d).<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<p>Rajku deklaroi se shp\u00ebrthimi me tritol n\u00eb lokalin dhe biznesin e tij n\u00eb Durr\u00ebs erdhi pas nj\u00eb p\u00ebrplasjeje fizike q\u00eb kishte ndodhur vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur Ahmeti kishte shkuar i shoq\u00ebruar nga 20 persona p\u00ebr ta k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb, Ahmeti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cfans i fiksuar\u201d q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje me \u00e7do kusht p\u00ebrmes rrjeteve sociale, nd\u00ebrsa shtoi se pas tritolit, ai ka paguar persona nga Vlora p\u00ebr t\u2019i djegur edhe nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Lidhur me kreun e grupit kriminal, Laert Haxhiun, Noizy sqaroi se nuk ka pasur njohje dhe emrin e tij e ka d\u00ebgjuar vet\u00ebm pasi rasti u b\u00eb publik.<\/p>\n<p>\u201cKam dijeni p\u00ebr vendosjen e l\u00ebnd\u00ebs plas\u00ebse n\u00eb Durr\u00ebs. Kam qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qen\u00eb n\u00eb gjum\u00eb , d\u00ebgjova shp\u00ebrthimin dhe m\u00eb doli gjumi kuptova q\u00eb di\u00e7ka ndodhi. Zbrita posht\u00eb dhe kuptova q\u00eb ishte vendosur nj\u00eb eksploziv. M\u00eb doli gjumi zbrita posht\u00eb, ishte babi im posht\u00eb, motra po ashtu mund t\u00eb ket\u00eb ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb pallatit ku q\u00ebndroja. Prind\u00ebrit jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat , por n\u00eb nj\u00eb kat m\u00eb sip\u00ebr. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth or\u00ebs 03.00-04.00, un\u00eb u zgjova n\u00eb or\u00ebn 09.00. Ishin shkat\u00ebrruar xhamat e lokalit dhe t\u00eb dyqanit posht\u00eb. Kam nj\u00eb firm\u00eb rrobash dhe nj\u00eb lokal, t\u00eb dy pronat jan\u00eb t\u00eb miat.<\/p>\n<p>Pash\u00eb komshinjt\u00eb, polici pa fund dhe kishte plasur nj\u00eb tritol. Hyrja ishte komplet e shkat\u00ebrruar dhe n\u00eb kat t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb. Ishte shkaktuar nj\u00eb grop\u00eb e madhe n\u00eb tok\u00eb nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Nj\u00eb hamend\u00ebsim e kisha se kush e kishte b\u00ebr\u00eb. M\u00eb ndodhi nj\u00eb problem nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara te nj\u00eb tjet\u00ebr lokal q\u00eb kam n\u00eb Durr\u00ebs, me nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i fiksuar , sjelljet e nj\u00eb fansi t\u00eb fiksuar\u2026 Po nuk i dhe v\u00ebmendje b\u00ebhet agresiv dhe sjell problemin deri tek sht\u00ebpia. Kur shan dhe k\u00ebrc\u00ebnon n\u00eb rrjetet sociale ai t\u00eb vjen dhe deri tek sht\u00ebpia. Kleviol Ahmeti \u00ebsht\u00eb personi, sharjet q\u00eb nga 2019 nuk jan\u00eb ndalur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnj\u00ebher\u00eb, as bashk\u00ebpunime. \u00cbsht\u00eb i fiksuar me mua, k\u00ebrkon me sesben v\u00ebmendjen time. Do t\u00eb b\u00ebhet shok me mua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb s dua t\u00eb b\u00ebhem shok me t\u00eb. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit t\u00eb atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del n\u00eb Tik Tok dhe shan t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai e ka kuptuar q\u00eb merr v\u00ebmendje kur p\u00ebrmendet \u201cNoizy\u201d dhe nuk e ka ndalur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb i \u00e7mendur pas meje. M\u00eb erdhi n\u00eb lokal nj\u00eb dit\u00eb perpara shp\u00ebrthimit p\u00ebr tu sqaruar demek, vjen me 20 vete. Fjala e par\u00eb q\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cKu \u00ebsht\u00eb ai legeni\u201d. Futet brenda , dalim jasht\u00eb dhe pastaj ndodh nj\u00eb konflikt fizik te shkall\u00ebt e lokalit. T\u00eb nes\u00ebrmen ndodhi tritoli.<\/p>\n<p>E kam takuar m\u00eb p\u00ebrpara, ka ardhur me nj\u00eb shokun e vet per tu sqaruar kur un\u00eb isha me familjar\u00ebt e mi. Kur dol\u00ebm nga lokali filloi prap avazin duke m\u00eb shar\u00eb. I thot\u00eb vet\u00ebs artist, ka b\u00ebr\u00eb disa k\u00ebng\u00eb. Ai b\u00ebn shum\u00eb gj\u00ebra, por nuk b\u00ebn asgj\u00eb. Ishte live Tik Tok gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, tregonte arm\u00eb n\u00eb video, e dija q\u00eb po vinte. Nuk njihja ask\u00ebnd nga ata q\u00eb shoq\u00ebrohej Klevioli.<\/p>\n<p>Erdh\u00ebn me makina, me 5 t\u00eb tilla. U largua me makin\u00eb pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij n\u00eb pron\u00ebn e tij duke m\u00eb ofenduar mua, sharjet, u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe m\u00eb tha \u201cDo t\u00eb q\u00ebroj o pederast\u201d. Kur erdhi n\u00eb pron\u00ebn time, un\u00eb e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas k\u00ebsaj ngjarje, ai m\u00eb dogji edhe nj\u00eb automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dal\u00eb nga burgu. Iku n\u00eb Dubai pagoi disa \u00e7una nga Vlora dhe m\u00eb dogj\u00ebn makin\u00ebn. Nga ana ime nuk ka situat\u00eb konfliktuale, nga ana e tij po. P\u00ebr Laert Haxhiun nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb, e d\u00ebgjova emrin e tij m\u00eb mbrapa para 3 vitesh. E d\u00ebgjova kur u b\u00eb publik rasti im\u201d, d\u00ebshmoi Noizy.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si \u201cNoizy\u201d, ka d\u00ebshmuar sot n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ndaj grupit t\u00eb Laert Haxhiut, duke zbardhur zanafill\u00ebn e konfliktit me Kleviol Ahmetin (\u201cCllevio\u201d). Rajku deklaroi se shp\u00ebrthimi me tritol n\u00eb lokalin dhe biznesin e tij n\u00eb Durr\u00ebs erdhi pas nj\u00eb p\u00ebrplasjeje fizike q\u00eb kishte ndodhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90324","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90324"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90324\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}