{"id":90287,"date":"2026-06-03T07:48:21","date_gmt":"2026-06-03T07:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/03\/kush-eshte-serbi-i-ekstremit-te-djathte-ne-listen-e-zeze-amerikane-qe-i-mblodhi-shoket-evropiane-ne-beograd\/"},"modified":"2026-06-03T07:48:21","modified_gmt":"2026-06-03T07:48:21","slug":"kush-eshte-serbi-i-ekstremit-te-djathte-ne-listen-e-zeze-amerikane-qe-i-mblodhi-shoket-evropiane-ne-beograd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/03\/kush-eshte-serbi-i-ekstremit-te-djathte-ne-listen-e-zeze-amerikane-qe-i-mblodhi-shoket-evropiane-ne-beograd\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb serbi i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane q\u00eb i mblodhi \u201cshok\u00ebt\u201d evropian\u00eb n\u00eb Beograd?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr Rusin\u00eb dhe p\u00ebr rac\u00ebn e bardh\u00eb, kund\u00ebr migrant\u00ebve dhe \u201cbllokuesve\u201d, pra kund\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protestat antiqeveritare n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen mesazhet e konferenc\u00ebs s\u00eb disa partive evropiane t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cilave u mblodh\u00ebn n\u00eb Beograd me ftes\u00eb t\u00eb Misha Vaci\u00e7it, nj\u00eb ultradjathtisti t\u00eb d\u00ebnuar, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr themeluesit e Partis\u00eb s\u00eb Nacionalist\u00ebve Serb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb parti ekstremiste nga Italia, Spanja dhe Greqia, nd\u00ebrsa u d\u00ebgjuan edhe fyerje ndaj rom\u00ebve, personave me ngjyr\u00eb dhe komunitetit LGBT.<\/p>\n<p>Gjithashtu, fol\u00ebsit p\u00ebrhap\u00ebn narrativa proruse dhe antiper\u00ebndimore, si dhe mohuan pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministria p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe t\u00eb Pakicave nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) lidhur me mesazhet e d\u00ebgjuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim.<\/p>\n<p>Nga Qendra p\u00ebr Shtypit e Shoqat\u00ebs s\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb, ku u mbajt ngjarja, i than\u00eb REL-it se distancohen nga q\u00ebndrimet q\u00eb shkelin Ligjin p\u00ebr Ndalimin e Diskriminimit.<\/p>\n<p>Vaci\u00e7i u fut n\u00eb 2023 n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u201caktivitete keqdash\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it lidhur me aktivitetet e tij n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr fol\u00ebsit n\u00eb tubimin n\u00eb Beograd ishte edhe Roberto Fiore, lideri i grupit neofashist italian \u201cForza Nuova\u201d (Forca e Re), i cili n\u00eb Itali ishte d\u00ebnuar me n\u00ebnt\u00eb vjet burgim p\u00ebr organizimin e nj\u00eb grupi t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>\u201cEkstremist\u00ebt e djatht\u00eb serb\u00eb q\u00eb organizuan konferenc\u00ebn jan\u00eb grupe margjinale t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme. Megjithat\u00eb, grupet nga Greqia, Spanja dhe Italia jan\u00eb organizata me rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e habitshme se si Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit (BIA) nuk ua ka ndaluar hyrjen disa prej tyre\u201d, tha p\u00ebr REL-in Predrag Petrovi\u00e7, nga Qendra e Beogradit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>BIA nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it n\u00ebse e konsideron nj\u00eb tubim t\u00eb till\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb organizator\u00ebt e tubimit?<\/p>\n<p>Themelimin e Partis\u00eb s\u00eb Nacionalist\u00ebve Serb\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 e paralajm\u00ebruan tre burra q\u00eb vijn\u00eb nga mjedisi i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb: Misha Vaciq, ish-udh\u00ebheq\u00ebs i L\u00ebvizjes ultradjathtiste 1389 dhe partis\u00eb e Djathta Serbe; Pavle Bihali, udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjes ultradjathtiste Levijatan; dhe Goran Davidovi\u00e7, lider i grupit neonazist t\u00eb ndaluar \u201cNacionalni Stroj\u201d (Makineria Komb\u00ebtare).<\/p>\n<p>Misha Vaci\u00e7 kishte organizuar edhe n\u00eb korrik 2023 nj\u00eb tubim n\u00eb Beograd ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive ultradjathtiste nga disa vende evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb mars ai mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb partive t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb evropian n\u00eb Rom\u00eb, ku b\u00ebri p\u00ebrsh\u00ebndetje fashiste.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 2021, n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb organizuar nga e djathta ekstreme italiane.<\/p>\n<p>Zyra p\u00ebr Kontrollin e Pasurive t\u00eb Huaja e Ministris\u00eb s\u00eb Financave t\u00eb SHBA-s\u00eb e vendosi Vaciqin n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve para tri vjet\u00ebve, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb referendumet e paligjshme p\u00ebr aneksim, t\u00eb organizuara nga Kremlini n\u00eb territoret e Ukrain\u00ebs t\u00eb pushtuara nga Rusia n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Sanksionet amerikane p\u00ebrfshijn\u00eb bllokimin e pasurive q\u00eb personat e sanksionuar kan\u00eb n\u00eb SHBA, si dhe ndalimin e kompanive amerikane t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Vaci\u00e7 deklaroi p\u00ebr REL-in se ishte \u201ckrenar\u201d q\u00eb ndodhej n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cNuk ekziston asgj\u00eb m\u00eb e ndritur n\u00eb sfer\u00ebn gjeopolitike sesa ajo q\u00eb b\u00ebn Federata Ruse\u201d, kishte deklaruar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, Vaci\u00e7 ishte d\u00ebnuar me shtat\u00eb muaj burgim me kusht p\u00ebr p\u00ebrhapje t\u00eb urrejtjes ndaj personave LGBT para Parad\u00ebs s\u00eb Krenaris\u00eb n\u00eb Beograd n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2016 ai u em\u00ebrua k\u00ebshilltar n\u00eb Zyr\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, por u shkarkua pas tre muajsh p\u00ebr shkak t\u00eb reagimeve t\u00eb ashpra t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb konferenc\u00ebn e 31 majit n\u00eb Beograd, ai e cil\u00ebsoi si problemin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb \u201cnacionalist\u00ebve\u201d grupin e quajtur \u201cbllokues\u201d, term q\u00eb Partia Progresive Serbe (SNS) n\u00eb pushtet p\u00ebrdor p\u00ebr demonstruesit antiqeveritar\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga student\u00ebt.<\/p>\n<p>Predrag Petrovi\u00e7 nga Qendra e Beogradit p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Siguris\u00eb tha se nuk e habit p\u00ebrputhja e narrativeve t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb me ato t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cKur u njoftua themelimi i Partis\u00eb s\u00eb Nacionalist\u00ebve Serb\u00eb n\u00eb dhjetor 2024, n\u00eb kulmin e bllokadave dhe protestave studentore, ata than\u00eb se kjo ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj bllokadave studentore dhe i quanin student\u00ebt \u2018anarko-bolshevik\u00eb\u2019. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb krahun ekstremisht radikal t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet\u201d, tha Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>SNS nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb REL-it p\u00ebr t\u00eb komentuar narrativin e Partis\u00eb s\u00eb Nacionalist\u00ebve Serb\u00eb lidhur me protestat studentore.<\/p>\n<p>\u201cEdhe Pavle Bihali e quante veten \u2018qen\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i thot\u00eb pronari\u201d, kujton Petrovi\u00e7.<\/p>\n<p>Rasti t\u00eb cilit ai i referohet daton nga dhjetori 2025, kur n\u00eb internet u publikua nj\u00eb bised\u00eb telefonike e regjistruar fshehurazi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Bihali thoshte se vepronte sipas urdhrave q\u00eb vinin nga Partia Progresive Serbe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundonte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Bihali konfirmoi p\u00ebr REL-in se z\u00ebri n\u00eb incizim ishte i tij, por pretendoi se materiali ishte \u201cmontuar me kujdes\u201d p\u00ebr ta komprometuar dhe shtoi se kishte pasur parasysh bashk\u00ebpunimin me \u201cshtetin dhe sistemin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tubimin e ultradjathtist\u00ebve evropian\u00eb n\u00eb Beograd u d\u00ebgjua edhe thirrja neonaziste \u201cSerbia p\u00ebr serb\u00ebt\u201d, e shqiptuar nga Goran Davidoviq, i njohur me nofk\u00ebn \u201cF\u00fchrer\u201d.<\/p>\n<p>Bihali, n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje, b\u00ebri nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fyerjesh ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pakic\u00ebs komb\u00ebtare rome, duke i akuzuar ata se jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb veprave penale. Ai deklaroi gjithashtu se angazhohet p\u00ebr \u201cruajtjen e rac\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u201cmartesave nd\u00ebrracore\u201d.<\/p>\n<p>Nga Qendra e Shtypit e Shoqat\u00ebs s\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb deklaruan p\u00ebr REL-in se q\u00ebndrimet e shprehura n\u00eb konferenc\u00ebn e ultradjathtist\u00ebve nuk pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb Qendra e Shtypit distancohet nga \u00e7do p\u00ebrmbajtje q\u00eb bie ndesh me Ligjin p\u00ebr Diskriminimin. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e informacionit dhe sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave e mbajn\u00eb personat fizik\u00eb ose juridik\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve Qendra e Shtypit ka shp\u00ebrndar\u00eb informacionin\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim.<\/p>\n<p>REL-i k\u00ebrkoi koment edhe nga Ministria p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe t\u00eb Pakicave, por deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e artikullit nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Duke reaguar ndaj tubimit t\u00eb ultradjathtist\u00ebve, kryetari i Partis\u00eb Rome, S\u00ebrxhan Shajn, deklaroi se n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe antifashiste nuk ka vend p\u00ebr promovimin e ideologjive q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn i kan\u00eb sjell\u00eb njer\u00ebzimit pasoja t\u00eb pallogaritshme.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb n\u00eb Serbi, si trash\u00ebgimtare e luft\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmuar antifashiste t\u00eb popujve jugosllav\u00eb, t\u00eb organizohen tubime nd\u00ebrkomb\u00ebtare fashiste t\u00eb kryesuara nga shtetas tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet e Rajhut t\u00eb Hitlerit\u201d, paralajm\u00ebroi Shajn.<\/p>\n<p>Kush mori pjes\u00eb n\u00eb tubim?<\/p>\n<p>Tubimi i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb u mbajt m\u00eb 30 dhe 31 maj n\u00eb Beograd, nd\u00ebrsa dit\u00ebn e dyt\u00eb u organizua nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb Qendr\u00ebn Mediale t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Nacionalist\u00ebve Serb\u00eb, fol\u00ebn edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizat\u00ebs neofashiste italiane \u201cForza Nuova\u201d, t\u00eb partis\u00eb ultradjathtiste spanjolle jasht\u00ebparlamentare \u201cDemocracia Nacional\u201d (Demokracia Komb\u00ebtare) dhe t\u00eb l\u00ebvizjes greke \u201cKinima 21\u201d, e cila gjithashtu nuk merr pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn parlamentare.<\/p>\n<p>K\u00ebto grupe jan\u00eb pjes\u00eb e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Paqe dhe Liri (APF), e cila bashkon parti dhe l\u00ebvizje t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb nga disa vende evropiane. President i APF-s\u00eb \u00ebsht\u00eb Roberto Fiore, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejton edhe grupin jasht\u00ebparlamentar \u201cForza Nuova\u201d.<\/p>\n<p>Fiore themeloi n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201870 organizat\u00ebn \u201cTerza Posizione\u201d (Pozicioni i Tret\u00eb), e cila ishte e lidhur me grupin terrorist B\u00ebrthamat Revolucionare t\u00eb Armatosura (NAR), p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr disa sulme terroriste n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pasi policia gjeti gjat\u00eb viteve \u201880 nj\u00eb sasi t\u00eb madhe eksploziv\u00ebsh dhe arm\u00ebsh n\u00eb zyr\u00ebn lokale t\u00eb \u201cPozicionit t\u00eb Tret\u00eb\u201d, Fiore emigroi n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar arrestimit. N\u00eb Itali ai u d\u00ebnua n\u00eb munges\u00eb n\u00eb vitin 1985 p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb armatosur dhe p\u00ebr bashkim subversiv, por qeveria britanike ndaloi ekstradimin e tij.<\/p>\n<p>Ai u kthye n\u00eb Itali n\u00eb vitin 1999, pasi vepra penale ishte parashkruar.<\/p>\n<p>Pas kthimit themeloi organizat\u00ebn \u201cForza Nuova\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Beograd ai foli p\u00ebr \u201cbashkimin e popujve evropian\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr qytet\u00ebrimin dhe krishterimin\u201d, si dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb krijohen \u201cgrupe, seksione dhe militant\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nisur konfliktin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr Evrop\u00ebn e krishter\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr fol\u00ebsit ishin edhe n\u00ebnkryetari i partis\u00eb ultradjathtiste spanjolle \u201cDemocracia Nacional\u201d, Gonzalo Martin, si dhe Janis Zografos nga \u201cL\u00ebvizja Patriotike Greke \u2013 K21\u201d.<\/p>\n<p>Kjo l\u00ebvizje u krijua pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb organizat\u00ebs neonaziste \u201cAgimi i Art\u00eb\u201d (Golden Dawn), e cila n\u00eb vitin 2020 n\u00eb Greqi u shpall organizat\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i bashkon t\u00eb gjitha k\u00ebto parti \u00ebsht\u00eb fakti se prej vitesh mbajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb mars 2015 n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg u mbajt nj\u00eb forum i organizuar nga partia n\u00eb pushtet Rusia e Bashkuar, nd\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit ishin Roberto Fiore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb \u201cAgimit t\u00eb Art\u00eb\u201d, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte ende aktive.\/ REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Rusin\u00eb dhe p\u00ebr rac\u00ebn e bardh\u00eb, kund\u00ebr migrant\u00ebve dhe \u201cbllokuesve\u201d, pra kund\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protestat antiqeveritare n\u00eb Serbi. K\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen mesazhet e konferenc\u00ebs s\u00eb disa partive evropiane t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cilave u mblodh\u00ebn n\u00eb Beograd me ftes\u00eb t\u00eb Misha Vaci\u00e7it, nj\u00eb ultradjathtisti t\u00eb d\u00ebnuar, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90287","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90287"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90287\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}