{"id":90244,"date":"2026-06-02T16:48:18","date_gmt":"2026-06-02T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/02\/10-pyetje-per-protestuesit-e-zvernecit\/"},"modified":"2026-06-02T16:48:18","modified_gmt":"2026-06-02T16:48:18","slug":"10-pyetje-per-protestuesit-e-zvernecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/02\/10-pyetje-per-protestuesit-e-zvernecit\/","title":{"rendered":"10 pyetje p\u00ebr protestuesit e Zv\u00ebrnecit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu<\/p>\n<p>Protesta e Zv\u00ebrnecit mund t\u00eb ket\u00eb 100 motive, por vet\u00ebm patriotike nuk \u00ebsht\u00eb, sepse ajo mb\u00ebshtetet zyrtarisht nga Athina.<\/p>\n<p>Dje po lexoja t\u00eb gjitha mediat e huaja dhe ato kishin nj\u00eb titull t\u00eb ngjash\u00ebm:<\/p>\n<p>\u201cMij\u00ebra protestues shqiptar kund\u00ebr familjes Trump\u201d.<\/p>\n<p>Po a ja vlen t\u00eb protestohet kund\u00ebr Donald Trump?<\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb po. Ka 1000 arsye t\u00eb jesh kund\u00ebr Trump, por ju p\u00ebr Zv\u00ebrnecin.<\/p>\n<p>N\u00eb 36 vite, qeverit\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Ram\u00ebn, kan\u00eb qen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr investimet e huaja n\u00eb bregdet dhe ky \u00ebsht\u00eb investimi i par\u00eb serioz i nj\u00eb korporate nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>A ju kujtohet si e rrah\u00ebn libanezin mafia shqiptare p\u00ebr ta larguar nga Gjiri i Lalzit?<\/p>\n<p>A ju kujtohet si e vrau mafia gjyqtarin Skerdi Konomi p\u00ebr pronat n\u00eb bregdet?<\/p>\n<p>A ju kujtohet si e p\u00ebrzun\u00eb me dhun\u00eb kompanin\u00eb franceze Club Med n\u00eb gjirin e Kakomes\u00eb, duke paguar 30 fshatar\u00eb me kazma dhe lopata?<\/p>\n<p>Sa her\u00eb shfaqet nj\u00eb investim i huaj n\u00eb bregdet, gjithmon\u00eb ndodh nj\u00eb rebelim i paguar nga mafia apo sh\u00ebrbimet inteligjente anti-shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam disa pyetje p\u00ebr patriot\u00ebt e Zv\u00ebrnecit:<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur deti Jon ju fal 6 milje Greqis\u00eb?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur Porto Romano ju shit p\u00ebr 1 euro Serbis\u00eb dhe serbit Damir Fazlli\u00e7?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur porti i Durr\u00ebsit ju shit Arabis\u00eb?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur mjedisi u shkat\u00ebrrua n\u00eb Palas\u00eb?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur investimet greke betonuan Dh\u00ebrmiun dhe Drimadh\u00ebn?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur mafia shkat\u00ebrroi gjith\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pushimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Enverit?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat kur mafia preu gjith\u00eb pishat e Gjirit t\u00eb Lalzit?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat p\u00ebr 200 pallatet q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb Qerret dhe po pritet \u00e7do pem\u00eb?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat p\u00ebr rosat e Sh\u00ebngjinit apo zogjt\u00eb e Ksamilit kur bandat shqiptare nd\u00ebrtuan pa kriter dhe pa leje nd\u00ebrtimi?<\/p>\n<p>Pse nuk protestuat p\u00ebr Marin\u00ebn e Vlor\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb:<br \/>\n\u201cata nuk ishin amerikan\u00eb si n\u00eb Zv\u00ebrnec.\u201d<\/p>\n<p>Protesta n\u00eb shesh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur, vet\u00ebm sepse ajo nuk drejtohet nga Berisha, por edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb der\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama duhet larguar nga pushteti, por jo p\u00ebr Zv\u00ebrnecin. N\u00ebse ai do t\u00ebrhiqej nga leja p\u00ebr investime n\u00eb Zv\u00ebrnec, ai do ishte tradhtar i interesave komb\u00ebtare dhe do b\u00ebnte loj\u00eb anti-amerikane.<\/p>\n<p>Resorti i projektuar nga Ivanka Trump dhe Kushner duhet p\u00ebrfunduar me \u00e7do \u00e7mim, sepse p\u00ebrfitimet e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike.<\/p>\n<p>A e keni par\u00eb bregdetin turk? 90% jan\u00eb investitor\u00eb gjerman\u00eb, rus\u00eb, amerikan\u00eb, francez\u00eb etj.<\/p>\n<p>A i keni par\u00eb ishujt e Greqis\u00eb dhe investimet e huaja?<\/p>\n<p>A e keni par\u00eb bregun francez apo spanjoll?<\/p>\n<p>85% e ishullit Mallorca \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga gjerman\u00ebt dhe anglez\u00ebt, madje nuk flitet spanjisht?<\/p>\n<p>I gjith\u00eb bregu i Mesdheut dhe turizmi jan\u00eb zhvilluar nga investimet e huaja dhe jo vendase.<\/p>\n<p>Injoranca shqiptare ka arritur n\u00eb ato nivele sa mund t\u2019i manipulosh duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha tokat e Zv\u00ebrnecit do merren me karrotrec dhe do transportohen n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, turma jo gjithmon\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sidomos ato turma q\u00eb hesht\u00ebn kur bregdeti shqiptar iu shit Serbis\u00eb, Greqis\u00eb, Arabis\u00eb dhe u betonua n\u00eb \u00e7do cep nga mafia shqiptare, e cila pas \u00e7do maune droge q\u00eb shet, i pastron me hotele. Ata nuk protestuan aspak.<\/p>\n<p>Lexojeni k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb pas 3 muajsh, kur k\u00ebta protestuesit t\u00eb jen\u00eb duke notuar n\u00eb plazhet me fekale dhe uj\u00ebra t\u00eb zeza nga Saranda deri n\u00eb Golem, dhe t\u00eb kuptoni sa artificial \u00ebsht\u00eb rebelimi i tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb zogjve t\u00eb Zv\u00ebrnecit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu Protesta e Zv\u00ebrnecit mund t\u00eb ket\u00eb 100 motive, por vet\u00ebm patriotike nuk \u00ebsht\u00eb, sepse ajo mb\u00ebshtetet zyrtarisht nga Athina. Dje po lexoja t\u00eb gjitha mediat e huaja dhe ato kishin nj\u00eb titull t\u00eb ngjash\u00ebm: \u201cMij\u00ebra protestues shqiptar kund\u00ebr familjes Trump\u201d. Po a ja vlen t\u00eb protestohet kund\u00ebr Donald Trump? Pa dyshim q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90244","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90244\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}