{"id":90242,"date":"2026-06-02T16:48:17","date_gmt":"2026-06-02T16:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/02\/patriotizmi-i-zvernecit-u-shua-nga-athina-hetim-i-rrezikshem-nga-spak\/"},"modified":"2026-06-02T16:48:17","modified_gmt":"2026-06-02T16:48:17","slug":"patriotizmi-i-zvernecit-u-shua-nga-athina-hetim-i-rrezikshem-nga-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/02\/patriotizmi-i-zvernecit-u-shua-nga-athina-hetim-i-rrezikshem-nga-spak\/","title":{"rendered":"Patriotizmi i Zv\u00ebrnecit u \u2018shua\u2019 nga Athina. Hetim i rreziksh\u00ebm nga SPAK?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Protestat jasht\u00eb partive politike p\u00ebr nj\u00eb vend normal dhe demokratik jan\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, jan\u00eb sh\u00ebndet demokracie dhe mbi t\u00eb gjitha ndikojn\u00eb fort n\u00eb mir\u00ebqeverisjen e vendit! Nga cilido grupim q\u00eb organizohet dhe n\u00eb drejtim t\u00eb cil\u00ebsdo qeverie, pavar\u00ebsisht kahjeve, i drejtohet!<\/p>\n<p>Edhe protesta p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, par\u00eb n\u00eb planin \u2018macro\u2019, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv, p\u00ebr shkak se partit\u00eb e m\u00ebdha jan\u00eb mbajtur larg k\u00ebtij tubimi! Pavar\u00ebsisht zanafill\u00ebs nga nj\u00eb veprim ordiner i nj\u00eb polici privat, q\u00eb shkoi deri n\u00eb gomarll\u00ebk me at\u00eb veprimin e panevojsh\u00ebm, e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm demokratik!<br \/>\nDhe nj\u00eb protest\u00eb e kryen misionin e vet, pas realizimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb cilat ishin nisur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs! Qeveria nga ana e saj i mori masat, u hoqi licensat kompanive private, policia shkarkoi gjith\u00eb zinxhirin komandues t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, k\u00ebt\u00eb grup sehirxhinjsh t\u00eb cil\u00ebt nuk nd\u00ebrhyn\u00eb kur po dhunohej nj\u00eb qytetar q\u00eb po protestonte! Prokuroria e b\u00ebri pun\u00ebn e vet, e d\u00ebrgoi n\u00eb gjykat\u00eb personin q\u00eb ushtroi dhun\u00eb dhe kjo e fundit e la n\u00eb arrest! Deri k\u00ebtu n\u00eb rregull!<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur mendohej se gjith\u00e7ka po shkonte drejt normalizimit, filluan t\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb axhenda t\u00eb tjera, t\u00eb nj\u00eb konglomerati grupesh, grupimesh, shoqatash e deri nd\u00ebrhyrje nga bota e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u2018mir\u00eb\u2019, e cila kurr\u00eb nuk e harron vesin, p\u00ebr t\u2019u ankuar deri n\u00eb Parlamentin Evropian se po \u2018rr\u00ebmbehn pronat e minoritetit grek n\u00eb \u201cZv\u00ebrnec\u201d! P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e ton\u00eb po p\u00ebrpiqet, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur territorin shqiptar, sikurse thot\u00eb!<br \/>\nProtesta u zhvendos n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb protest\u00eb masive q\u00eb drejtohej kryesisht nga shoq\u00ebria civile dhe n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb me disa marksist\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb \u2018prishur syrin e keq\u2019, por p\u00ebr axhend\u00ebn e tyre politike t\u00eb luft\u00ebs ndaj \u00e7do investimi t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, me pretendimin se po shitet e blihet vendi tek \u2018kapitalizmi gjakpir\u00ebs\u2019. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebta marksist\u00eb, minimumi duhet t\u00eb jen\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb i ndaloi me ligj huat\u00eb dhe investimet e huaja, dhe maksimumi p\u00ebr t\u00eb ruajtur vendin nga grabitja dhe mjedisin nga ndotja, t\u00eb p\u00ebrdornin gjethin p\u00ebr t\u00eb mbuluar pjes\u00ebt intime t\u00eb trupit! Deri k\u00ebtu arrihet!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb sloganet ndryshuan, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesat u rrit\u00ebn dhe gjith\u00eb shigjetat u drejtuan tek investimi i madh i huaj prej 4.5 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Zv\u00ebrnec! Nga nj\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb, jo izraelite sikurse kishin marr\u00eb dhen\u00eb legjendat urbane por nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes nj\u00eb biznesi t\u00eb fuqish\u00ebm nga Katari dhe Jared Kushner e Invanka Trump, dh\u00ebndri e vajza e preferuar e presidentit amerikan, Donald Trump!<br \/>\nRrall\u00eb her\u00eb ishin p\u00ebrputhur interesat ekonomike dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb turizmit elitar shqiptar p\u00ebrmes kompanive t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore q\u00eb hidhnin lek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe interesave strategjike, t\u00eb bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj! Investim amerikan ky! Pik\u00ebrisht k\u00ebtu me sa duket lindi dhe reagimi, ku u p\u00ebrzien bashk\u00eb xhelozia shqiptare dhe ballkanike, inati shqiptar dhe sponsorizimi ballkanik, e akoma m\u00eb larg deri rus, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb investim dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar si her\u00ebt e tjera zhvendosjen e tij n\u00eb vendet fqinje! Shembujt jan\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, ku n\u00eb vitin 2006 nj\u00eb investim i planifikuar n\u00eb Durr\u00ebs u zhvendos n\u00eb Malin e Zi dhe her\u00ebn tjet\u00ebr investimi i Kakomes\u00eb p\u00ebrfundoi diku tjet\u00ebr, po te fqinj\u00ebt tan\u00eb! Gjysma e tij m\u00eb sakt\u00eb!<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb sqarimet direkte t\u00eb kryeministri Edi Rama, i cili tha se ende nuk ka nj\u00eb projekt, por po p\u00ebrpunohet n\u00eb disa studio t\u00eb m\u00ebdha,  si dhe t\u00eb gjitha sqarimet e tjera se \u00e7do gj\u00eb po operohet sipas ligjit dhe n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb shtetit shqiptar, me gjith\u00eb faktin se toka \u00ebsht\u00eb me titull pron\u00ebsie k\u00ebtu e mbi 25 vite dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb goditur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb nga banor\u00ebt apo dikush tjet\u00ebr, s\u00ebrish protesta vijoi n\u00ebn thirrjet \u2018Shqip\u00ebria d\u2019\u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u2019 e gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji! E drejt\u00eb e tyre protesta, e shoqatave dhe grupeve t\u00eb interesit! Madje dhe e marksist\u00ebve!<\/p>\n<p>Por kori i patriotizm\u00ebs, normale p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri ballkanike sikurse \u00ebsht\u00eb ajo shqiptare, p\u00ebsoi disa \u2018njolla\u2019 t\u00eb err\u00ebta, t\u00eb cilat nuk kaluan pa u v\u00ebn\u00eb re! N\u00eb fillim u p\u00ebrzie Athina zyrtare, e cila reagoi p\u00ebr nj\u00eb shtetas t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili ishte dhunuar nga polici privat! Mir\u00eb b\u00ebri, pasi personi n\u00eb fjal\u00eb kishte dhe shtet\u00ebsi shqiptare por dhe shtet\u00ebsi greke! Ama deklarata se po preken homogjen\u00ebt grek\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe po u merren pronat e tyre nga qeveria, habiti jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt por dhe vet\u00eb minoritar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e din\u00eb se jan\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb posht\u00eb Vlor\u00ebs, dhe jo sip\u00ebr saj! <\/p>\n<p>Pastaj i vuri \u2018vul\u00ebn\u2019 progonatasi i greqizuar Fredi Bejleri, k\u00ebtyre u duhet b\u00ebr\u00eb testi i ADN-s\u00eb pasi jemi n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb tjera tashm\u00eb dhe teknologjia ka p\u00ebrparuar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb gjaku kan\u00eb, i cili si eurodeputet grek q\u00eb \u00ebsht\u00eb, u ankua n\u00eb PE se po dhunohen grek\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe po u merren pronat nga qeveria shqiptare! Por dhe deklaratat e ish kryeministrit Tsipras!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u zbulua dhe identiteti i personit t\u00eb dhunuar nga polici privar, me shtet\u00ebsi greke dhe shqiptare. Eduart Subashi quhej personi i dhunuar nga rojet private gjat\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, i cili u shpreh se si qytetar i Vlor\u00ebs kishte dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e tij, p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb tha se e zot\u00ebron me dokumenta. Pron\u00ebn e kishte marr\u00eb me ligjin 7501 p\u00ebr tok\u00ebn teksa ai pretendoi publikisht se donte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb investim dhe toka e tij! P\u00ebr t\u00eb fituar ndonj\u00eb lek me nj\u00eb fjal\u00eb dhe ai! Gjithsesi dhuna nuk justifikohet ndaj tij, ajo ishte e r\u00ebnd\u00eb dhe duhet d\u00ebnuar!<\/p>\n<p>Por ama, p\u00ebrfshirja e mediave greke n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, e rrjeteve ballkanike t\u00eb mediave, me qend\u00ebr k\u00ebtej nga veriu i Ballkanit, dhe mbi t\u00eb gjitha furnizimi i protest\u00ebs dhe me njer\u00ebz t\u00eb ardhur me autobus\u00eb nga Athina, na duket sikur e njollos\u00ebn k\u00ebt\u00eb protest\u00eb! E cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs do ta kishte fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Zv\u00ebrnec! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb mb\u00ebrritja e mb\u00ebshtetjes deri dhe nga serb\u00ebt e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, u pan\u00eb n\u00eb mesin e turm\u00ebs q\u00eb l\u00ebvizte nga Ministria e Brendshme deri tek Kryeministria, dukej qart\u00eb akcenti i tyre i shqipes, aq sa si me urdh\u00ebr flisnin vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb \u2018p\u00ebrkthyesi\u2019 nga Tirana, i cili shpjegonte se ishin shqiptar\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr shitjen e vendit! <\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb se nuk duam t\u2019i besojm\u00eb k\u00ebto teorit\u00eb konspirative, me spiun\u00eb rus\u00eb n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs s\u00eb protestuesve n\u00eb bulevardin q\u00ebndror t\u00eb kryeqytetit apo deri sarajevas e malazias, thjesht\u00eb po i p\u00ebrmbahemi asaj q\u00eb kemi par\u00eb dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur publike, p\u00ebr t\u00eb evidentuar faktin se patriotizma e organizator\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs p\u00ebr Zv\u00ebrnecin u shua q\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes s\u00eb autobus\u00ebve me protestues nga Greqia, q\u00eb me thirrjet anti-Trump dhe anti- investim t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb me p\u00ebrfshirjen e marksist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb axhend\u00eb si dhe t\u00eb ndonj\u00eb deputeti t\u00eb PD tek tuk, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ish prokurorin Arjan Ndoja, q\u00eb \u2018l\u00ebviz\u2019 me mandatin e deputetit t\u00eb PD n\u00eb xhep.<br \/>\nP\u00ebrzierja e kaq shum\u00eb axhendave ballkanike p\u00ebr nj\u00eb investim sipas rregullave n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb Zv\u00ebrnec, tregon qart\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb xhelozis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb parave t\u00eb hedhura apo p\u00ebr shkak t\u00eb inateve personale ndaj nj\u00ebri tjetrit, po rrezikon fort nj\u00eb investim t\u00eb huaj prej 4.5 miliard\u00eb dollar\u00ebsh, q\u00eb do ta rendis\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e turizmit n\u00eb Ballkan!<\/p>\n<p>Dhe nuk e themi vet\u00ebm ne q\u00eb k\u00ebto kauza, kryesisht mjedisore po rrezikojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00eb Ballkanin! Institute for Democracy and Electoral Assistance n\u00eb raportin e tij t\u00eb vitit 2025 p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, ka dokumentuar se aktor\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb lidhur me interesa ruse dhe rajonale shfryt\u00ebzojn\u00eb rregullisht temat mjedisore, etnike dhe kulturore p\u00ebr t\u00eb koordinuar fushata dezinformimi n\u00eb vende si Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.<\/p>\n<p>Mjedisi, sipas raportit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga vektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb preferuar, sepse mobilizon emocione legjitime t\u00eb qytetar\u00ebve dhe e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dallimin midis aktivizmit autentik dhe operacioneve t\u00eb orkestruara. N\u00eb analiz\u00ebn e janarit 2026, ky institut identifikon si \u201csinjale paralajm\u00ebruese t\u00eb hershme\u201d pik\u00ebrisht ato modele q\u00eb sot po v\u00ebrejm\u00eb n\u00eb debatin publik dhe q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb, video t\u00eb prodhuara n\u00eb cil\u00ebsi profesionale q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koordinuese, narrativa \u201cpatriotike\u201d q\u00eb paraqiten si spontane, por q\u00eb shfaqen nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb disa portale, dhe presion i organizuar mbi institucione e zyrtar\u00eb.<br \/>\n\u201cObjektivi qendror i ndikimit rus n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb zhvendos\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb publike, por t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb besimin institucional. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrpjekjet e dezinformimit p\u00ebrqendrohen n\u00eb paraqitjen e qeveris\u00eb si t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb korruptuar, t\u00eb reformave si kozmetike ose t\u00eb rreme dhe t\u00eb procesit t\u00eb integrimit n\u00eb BE si t\u00eb pandersh\u00ebm ose t\u00eb kot\u00eb. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb mobilizimi masiv, por erozioni i qet\u00eb: prodhimi gradual i cinizmit, lodhjes dhe shk\u00ebputjes qytetare.<\/p>\n<p>Duke amplifikuar mang\u00ebsi reale t\u00eb qeverisjes n\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb kalb\u00ebzimit sistemik dhe duke i kornizuar proceset e ngadalta ose komplekse t\u00eb reform\u00ebs si mashtrim i q\u00ebllimsh\u00ebm, k\u00ebto narrativa synojn\u00eb t\u00eb minojn\u00eb besimin n\u00eb procedurat demokratike dhe t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb durimin publik ndaj procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ato synojn\u00eb t\u00eb vonojn\u00eb ose t\u00eb nd\u00ebrlikojn\u00eb politikisht trajektoren p\u00ebrndryshe shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE\u201d, thuhet n\u00eb raportin e k\u00ebtij instituti!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, n\u00ebnvizohet se \u00e7rregullimet kibernetike dhe teknike luajn\u00eb nj\u00eb rol mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Incidentet e t\u00eb dh\u00ebnave, rrjedhjet, manipulimi i platformave ose nd\u00ebrhyrjet digjitale jan\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr d\u00ebme t\u00eb menj\u00ebhershme dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar narrativ\u00ebn e disfunksionit- se institucionet nuk jan\u00eb t\u00eb besueshme, proceset jan\u00eb t\u00eb err\u00ebta e shteti \u00ebsht\u00eb ose i paaft\u00eb ose i kapur.<br \/>\nSinjalet e hershme paralajm\u00ebruese n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst p\u00ebrfshijn\u00eb val\u00eb t\u00eb papritura dezinformimi t\u00eb lidhura me raportet e progresit t\u00eb BE ose me momente ky\u00e7e reformash, narrativa t\u00eb koordinuara q\u00eb i paraqesin reformat si t\u00eb inskenuara ose mashtruese; rrjedhje t\u00eb dh\u00ebnash ose incidente kibernetike t\u00eb kornizuara si prova t\u00eb kolapsit sistemik; dhe nj\u00eb p\u00ebrputhje n\u00eb rritje midis indinjat\u00ebs antikorrupsion dhe cinizmit anti-integrim.<br \/>\nCenueshm\u00ebria e Shqip\u00ebris\u00eb, pra, nuk q\u00ebndron n\u00eb drejtimin nga i cili mund t\u00eb kthehet, por n\u00eb faktin n\u00ebse ajo mund t\u00eb ruaj\u00eb besimin publik mjaftuesh\u00ebm gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb proces transformimi k\u00ebrkues dhe politikisht t\u00eb kushtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u2018byth\u00eb vend\u2019 atje n\u00eb Zv\u00ebrnec, q\u00eb po penalizon \u2018k\u00ebng\u00ebn\u2019 e pelikan\u00ebve dhe zogjve t\u00eb tjer\u00eb, se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb garantuara, apo se po preket greku me emrin e \u2018homogjenit\u2019 Subash, t\u00eb dhunuar padrejt\u00ebsisht nga nj\u00eb polic privat, i cili kurr\u00eb mos dalt\u00eb nga burgu! B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bllokimin e investimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri, shfaqja e vendit ton\u00eb si i pasigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto investime dhe p\u00ebr pasoj\u00eb zhb\u00ebrja e k\u00ebtij vendi! Kjo duhet pasur kujdes!<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb mendojm\u00eb se paraqet nj\u00eb rrezik akoma m\u00eb t\u00eb madh shtrirja e \u2018krahut\u2019 nga ana e SPAK, i cili ka sekuestruar llogarin\u00eb bankare t\u00eb kompanis\u00eb investuese si dhe bllokuar transaksionit, q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht arbitrar dhe negativ, me pasoja p\u00ebr investimet e huaja n\u00eb vend! Jo t\u00eb mos hetoj\u00eb, por t\u00eb mos bllokoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn! Me nj\u00eb vendim t\u00eb habitsh\u00ebm, E themi k\u00ebt\u00eb sepse SPAK ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sekuestro preventive, llogarit\u00eb bankare t\u00eb \u2018Albania Land Development\u2019, kompania e cila zot\u00ebrohet nga dy sip\u00ebrmarr\u00ebsit e njohur nga Katari, v\u00ebllez\u00ebrit Moutaz e Ramez Al-Khayyat, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb parashikuar t\u00eb investojn\u00eb s\u00eb bashku me Jared Kushner-in, dh\u00ebndrin e presidentit amerikan Donald Trump, n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti luksoz n\u00eb Zv\u00ebrnec. Jan\u00eb 4.5 miliard\u00eb dollar\u00eb investim i huaj, nuk \u00ebsht\u00eb shaka! Dhe ky vendim i SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thik\u00eb me dy presa q\u00eb rrezikon investimin, pasi hetimi n\u00eb rregull, por bllokimi i llogarive bankare t\u00eb bizmesmen\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb huaj, ende pa filluar investimi, \u00ebsht\u00eb rrezik!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Protestat jasht\u00eb partive politike p\u00ebr nj\u00eb vend normal dhe demokratik jan\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, jan\u00eb sh\u00ebndet demokracie dhe mbi t\u00eb gjitha ndikojn\u00eb fort n\u00eb mir\u00ebqeverisjen e vendit! Nga cilido grupim q\u00eb organizohet dhe n\u00eb drejtim t\u00eb cil\u00ebsdo qeverie, pavar\u00ebsisht kahjeve, i drejtohet! Edhe protesta p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, par\u00eb n\u00eb planin \u2018macro\u2019, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90242","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90242\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}