{"id":9015,"date":"2025-03-09T14:17:56","date_gmt":"2025-03-09T14:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/09\/kujdes-zemren-si-semundjet-profesionale-po-behen-shqetesuese-te-punonjesit-shqiptare-3\/"},"modified":"2025-03-09T14:17:56","modified_gmt":"2025-03-09T14:17:56","slug":"kujdes-zemren-si-semundjet-profesionale-po-behen-shqetesuese-te-punonjesit-shqiptare-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/09\/kujdes-zemren-si-semundjet-profesionale-po-behen-shqetesuese-te-punonjesit-shqiptare-3\/","title":{"rendered":"Kujdes zemr\u00ebn! Si s\u00ebmundjet profesionale po b\u00ebhen shqet\u00ebsuese te punonj\u00ebsit shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p> Ndikimet e fshehura t\u00eb stresit dhe pun\u00ebs sedentare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh p\u00ebr sh\u00ebndetin fizik dhe mendor t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb korporata dhe biznese. A \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb flasim p\u00ebr s\u00ebmundje profesionale t\u00eb reja? Kur flasim p\u00ebr suksesin n\u00eb biznes, zakonisht imagjinojm\u00eb or\u00eb t\u00eb gjata pune, p\u00ebrkushtim t\u00eb palodhur dhe nj\u00eb ambicie t\u00eb pashuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rrall\u00ebher\u00eb flitet p\u00ebr an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje: ndikimin e paduksh\u00ebm, por t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb ka n\u00eb sh\u00ebndetin fizik dhe mendor t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet profesionale nuk prekin vet\u00ebm ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb industri t\u00eb rrezikshme si nd\u00ebrtimi apo minierat, por edhe punonj\u00ebsit e korporatave, drejtuesit e bizneseve dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit. Nga stresi kronik te problemet muskulore dhe shqet\u00ebsimet e shikimit, bota e biznesit fsheh rreziqe t\u00eb shumta, q\u00eb n\u00ebse nuk menaxhohen si\u00e7 duhet, mund t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb jo vet\u00ebm karrier\u00ebn, por edhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb fundit t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) rezultoi se mbi 60% e t\u00eb pun\u00ebsuarve raportojn\u00eb nivele t\u00eb larta stresi n\u00eb pun\u00eb, nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb ndikon n\u00eb shfaqjen e depresionit, ankthit dhe sindrom\u00ebs s\u00eb djegies profesionale (burnout).<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje individuale, por nj\u00eb problem q\u00eb prek edhe bizneset: punonj\u00ebsit e rraskapitur jan\u00eb m\u00eb pak produktiv\u00eb, m\u00eb pak inovativ\u00eb dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb largohen nga puna.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Gallup-it, kompanit\u00eb q\u00eb nuk i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje mir\u00ebqenies s\u00eb punonj\u00ebsve humbasin miliarda dollar\u00eb \u00e7do vit p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave n\u00eb pun\u00eb dhe uljes s\u00eb rendimentit.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm stresi ai q\u00eb d\u00ebmton profesionist\u00ebt. Punonj\u00ebsit q\u00eb kalojn\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra ulur p\u00ebrball\u00eb kompjuterave p\u00ebrballen me dhimbje kronike shpine, probleme t\u00eb qaf\u00ebs dhe \u00e7rregullime muskulore.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Sh\u00ebndetit n\u00eb Pun\u00eb, rreth 75% e atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb zyr\u00eb kan\u00eb pasur dhimbje t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit. Po ashtu, p\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i pajisjeve dixhitale ka sjell\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb problemeve n\u00eb shikim.<\/p>\n<p>Stresi n\u00eb vendin e pun\u00ebs, nj\u00eb epidemi moderne<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb mjediset korporative \u00ebsht\u00eb stresi i lidhur me pun\u00ebn. Studime t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) tregojn\u00eb se stresi n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb \u00e7on n\u00eb sindrom\u00ebn e djegies profesionale (burnout).<\/p>\n<p>Kjo sindrom\u00eb manifestohet me lodhje t\u00eb vazhdueshme, ciniz\u00ebm dhe efikasitet t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb pun\u00eb. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Gallup-it, mbi 76% e punonj\u00ebsve n\u00eb nivel global p\u00ebrjetojn\u00eb stres t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb vendin e pun\u00ebs, duke sjell\u00eb ndikim jo vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebndetin individual, por edhe n\u00eb produktivitetin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta mbi ndikimin e stresit n\u00eb pun\u00eb, ekspert\u00ebt e sh\u00ebndetit mendor kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb rritje t\u00eb rasteve t\u00eb ankthit dhe depresionit te profesionist\u00ebt e biznesit dhe drejtuesit e korporatave.<\/p>\n<p>Sipas mjekes psikiatre Dr. Arjana Rreli, stresi kronik n\u00eb pun\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja serioze n\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe fizik.<\/p>\n<p>\u201cEkspozimi i vazhduesh\u00ebm ndaj stresit n\u00eb mjedisin e pun\u00ebs mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb lodhje emocionale, shqet\u00ebsime t\u00eb gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare\u201d, \u2013 shpjegon ajo.<\/p>\n<p>Dr. Rreli thekson gjithashtu se mungesa e mb\u00ebshtetjes psikologjike dhe kultura e mbingarkes\u00ebs me pun\u00eb jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb profesionist\u00eb ndihen t\u00eb detyruar t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebrtej orarit t\u00eb zakonsh\u00ebm, duke sakrifikuar koh\u00ebn p\u00ebr veten dhe familjen. Kjo e shton ndjesh\u00ebm rrezikun e \u00e7rregullimeve t\u00eb ankthit dhe depresionit\u201d, shton ajo, duke th\u00ebn\u00eb edhe se rastet e ankthit jan\u00eb shtuar shum\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur efektet negative t\u00eb stresit n\u00eb pun\u00eb, ajo rekomandon nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe zbatimin e strategjive t\u00eb menaxhimit t\u00eb stresit p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p>Stresi n\u00eb pun\u00eb<\/p>\n<p>Sipas mjekes psikiatre Dr. Arjana Rreli, stresi kronik n\u00eb pun\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja serioze n\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe fizik. \u201cEkspozimi i vazhduesh\u00ebm ndaj stresit n\u00eb mjedisin e pun\u00ebs mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb lodhje emocionale, shqet\u00ebsime t\u00eb gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare\u201d, \u2013 shpjegon ajo. Dr. Rreli thekson gjithashtu se mungesa e mb\u00ebshtetjes psikologjike dhe kultura e mbingarkes\u00ebs me pun\u00eb jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. \u201cShum\u00eb profesionist\u00eb ndihen t\u00eb detyruar t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebrtej orarit t\u00eb zakonsh\u00ebm, duke sakrifikuar koh\u00ebn p\u00ebr veten dhe familjen. Kjo e shton ndjesh\u00ebm rrezikun e \u00e7rregullimeve t\u00eb ankthit dhe depresionit\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr punonj\u00ebsit e zyrave dhe drejtuesit e biznesit \u00ebsht\u00eb mungesa e aktivitetit fizik, e cila lidhet ngusht\u00eb me stilin e jetes\u00ebs sedentare.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra ulur para kompjuterit, shpesh n\u00eb nj\u00eb mjedis joergonomik, \u00e7on n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh sh\u00ebndet\u00ebsore, q\u00eb variojn\u00eb nga dhimbjet muskulore deri te d\u00ebmtimet serioze t\u00eb skeletit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb Institutit Amerikan t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, mbi 60% e punonj\u00ebsve q\u00eb kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 6 or\u00eb ulur n\u00eb dit\u00eb raportojn\u00eb dhimbje t\u00eb shpin\u00ebs dhe qaf\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, mungesa e l\u00ebvizjes ndikon negativisht n\u00eb metaboliz\u00ebm, duke ulur qarkullimin e gjakut dhe duke rritur rrezikun p\u00ebr diabet dhe obezitet.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt rekomandojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb balancuar q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrdorimin e karrigeve ergonomike, q\u00ebndrimin e drejt\u00eb dhe l\u00ebvizjen e rregullt gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ushtrimet e lehta \u00e7do 30-60 minuta, si shtrirjet ose ecjet e shkurtra, ndihmojn\u00eb n\u00eb reduktimin e tensionit muskulor dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e qarkullimit t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Sipas fizioterapistit Dr. Arjan Llaperi, puna sedentare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb dhimbjet kronike muskulore dhe problemet posturale.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion, sidomos n\u00eb nj\u00eb karrige joergonomike, shton ndjesh\u00ebm presionin mbi shtyll\u00ebn kurrizore dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb d\u00ebmtime afatgjata\u201d, \u2013 thekson ai.<\/p>\n<p>Dr. Llaperi sugjeron q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pauza t\u00eb shkurtra p\u00ebr t\u00eb kryer ushtrime t\u00eb lehta dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb rutin\u00ebn e tyre t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kalojm\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb palest\u00ebr, por edhe l\u00ebvizjet e vogla si ecja gjat\u00eb pushimeve apo q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr disa minuta mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb mir\u00ebqenien e p\u00ebrgjithshme\u201d, \u2013 shton ai.<\/p>\n<p>Disa kompani tashm\u00eb po eksperimentojn\u00eb me zgjidhje si tavolinat n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose modelet hibride t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb reduktojn\u00eb koh\u00ebn e kaluar ulur.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb ardhmen, pritet q\u00eb organizatat t\u00eb investojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mjedise pune m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien dhe produktivitetin e punonj\u00ebsve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Puna sedentare<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion, sidomos n\u00eb nj\u00eb karrige joergonomike, shton ndjesh\u00ebm presionin mbi shtyll\u00ebn kurrizore dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb d\u00ebmtime afatgjata\u201d, \u2013 thekson fizioterapisti Dr. Arjan Llaperi. Ai sugjeron q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pauza t\u00eb shkurtra p\u00ebr t\u00eb kryer ushtrime t\u00eb lehta dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb rutin\u00ebn e tyre t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn dixhitale, ekspozimi i vazhduesh\u00ebm ndaj ekraneve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kompjuter\u00ebt dhe telefonat inteligjent\u00eb deri te tablet\u00ebt dhe televizor\u00ebt, syt\u00eb tan\u00eb jan\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me drit\u00ebn blu, e cila mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shikimit dhe sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm vizual.<\/p>\n<p>Sindroma e shikimit kompjuterik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb prek miliona punonj\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe manifestohet me lodhje t\u00eb syve, tharje, skuqje dhe dhimbje koke.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs Amerikane t\u00eb Optometris\u00eb, mbi 50% e individ\u00ebve q\u00eb kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb dit\u00eb para nj\u00eb ekrani kan\u00eb shqet\u00ebsime n\u00eb shikim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ndikimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e syve, ekspozimi i tep\u00ebrt ndaj drit\u00ebs blu ndikon edhe n\u00eb ritmin cirkadian, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjumit dhe duke shkaktuar lodhje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Oftalmologia Dr. Stela Ceca thekson se ekspozimi i gjat\u00eb ndaj ekraneve dixhitale mund t\u00eb shkaktoj\u00eb djegie dhe dhimbje t\u00eb syve p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb shpesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb pulitjes s\u00eb syve, duke i b\u00ebr\u00eb ata m\u00eb t\u00eb that\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pacient\u00ebt shpesh ankohen p\u00ebr dhimbje koke dhe shikim t\u00eb turbullt, t\u00eb cilat lidhen me drit\u00ebn e kompjuterit, defektet refraktive t\u00eb pakorrigjuara dhe distanc\u00ebn e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb q\u00ebndrimit para ekranit.<\/p>\n<p>Ajo thekson se p\u00ebr ata q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr periudha t\u00eb gjata para ekranit, k\u00ebto shqet\u00ebsime mund t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb problem serioz. P\u00ebr t\u2019i parandaluar, ajo rekomandon q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb pulisin syt\u00eb sa m\u00eb shpesh ose t\u2019i lubrifikojn\u00eb me lot artificial.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb korrigjohen defektet e refraksionit duke p\u00ebrdorur syze t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kompjuter, t\u00eb cilat kan\u00eb filtra p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nga drita blu dhe refleksi i ekraneve.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebshillon gjithashtu b\u00ebrjen e pauzave \u00e7do 20 minuta duke fokusuar shikimin n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb larg\u00ebt p\u00ebr 20 sekonda, si dhe rregullimin e distanc\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit para kompjuterit, si dhe ndri\u00e7imit t\u00eb ambientit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh, sipas Dr. Ceca, \u00ebsht\u00eb edhe ekspozimi i f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb ndaj ekraneve q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr periudha t\u00eb gjata. Ajo thekson se kjo ka ndikim negativ si n\u00eb shikim, ashtu edhe n\u00eb zhvillimin e trurit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Studimet tregojn\u00eb se q\u00ebndrimi n\u00eb ambiente t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 12 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb mund t\u00eb ul\u00eb ndjesh\u00ebm shfaqjen ose p\u00ebrkeq\u00ebsimin e miopis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb zgjatur para kompjuterit, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vihet re shfaqja ose p\u00ebrkeq\u00ebsimi i miopis\u00eb edhe n\u00eb mosh\u00eb madhore.<\/p>\n<p>Ekranet<\/p>\n<p>Oftalmologia Dr. Stela Ceca thekson se ekspozimi i gjat\u00eb ndaj ekraneve dixhitale mund t\u00eb shkaktoj\u00eb djegie dhe dhimbje t\u00eb syve p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb shpesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb pulitjes s\u00eb syve, duke i b\u00ebr\u00eb ata m\u00eb t\u00eb that\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pacient\u00ebt shpesh ankohen p\u00ebr dhimbje koke dhe shikim t\u00eb turbullt, t\u00eb cilat lidhen me drit\u00ebn e kompjuterit, defektet refraktive t\u00eb pakorrigjuara dhe distanc\u00ebn e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb q\u00ebndrimit para ekranit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrezik i fshehur n\u00eb korporata<\/p>\n<p>Stresi kronik dhe stili i jetes\u00ebs sedentare, t\u00eb cilat karakterizojn\u00eb shum\u00eb profesione korporative, jan\u00eb faktor\u00eb kryesor\u00eb q\u00eb rrisin rrezikun e s\u00ebmundjeve kardiovaskulare.<\/p>\n<p>Presioni p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat, oraret e gjata t\u00eb pun\u00ebs dhe mungesa e nj\u00eb rutine t\u00eb rregullt t\u00eb aktivitetit fizik ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sh\u00ebndetin e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb American Heart Association, njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb mjedise me nivele t\u00eb larta stresi kan\u00eb deri n\u00eb 50% m\u00eb shum\u00eb gjasa p\u00ebr t\u00eb zhvilluar presion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut, s\u00ebmundje t\u00eb zemr\u00ebs dhe goditje n\u00eb tru.<\/p>\n<p>Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si dieta e varf\u00ebr, konsumimi i lart\u00eb i kafes\u00eb dhe mungesa e aktivitetit fizik p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik n\u00eb sh\u00ebndetin kardiovaskular \u00ebsht\u00eb shpesh i n\u00ebnvler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb individ \u00ebsht\u00eb vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit n\u00eb pun\u00eb, trupi prodhon sasi t\u00eb larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe p\u00ebrshpejton zhvillimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs\u201d, \u2013 shpjegon ai.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mungesa e l\u00ebvizjes dhe nj\u00eb diet\u00eb e pash\u00ebndetshme mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb formimin e pllakave n\u00eb arterie, duke rritur rrezikun e infarktit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb reduktuar rrezikun, ekspert\u00ebt rekomandojn\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb ndjekin nj\u00eb stil jetese m\u00eb aktiv, t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb aktivitet fizik t\u00eb rregullt n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre dhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb diet\u00eb t\u00eb balancuar me m\u00eb pak yndyr\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb ushqime t\u00eb pasura me fibra dhe antioksidant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ndryshime t\u00eb vogla, si ecja p\u00ebr 30 minuta n\u00eb dit\u00eb ose ngjitja e shkall\u00ebve n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb ashensorit, mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb sh\u00ebndetin e zemr\u00ebs\u201d, \u2013 sugjeron Dr. Hasimi.<\/p>\n<p>Ai shton se nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb vihen re te njer\u00ebzit n\u00eb biznes \u00ebsht\u00eb mungesa e ecjes, p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve ata l\u00ebvizin vet\u00ebm me makin\u00eb dhe kjo shton pesh\u00ebn e problematikave.<\/p>\n<p>\u201cPuna duhet t\u00eb jet\u00eb e balancuar me koh\u00ebn e pushimit dhe \u00e7lodhjes. Menaxhimi i stresit nuk \u00ebsht\u00eb luks, por domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ruajtur sh\u00ebndetin afatgjat\u00eb\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon Dr. Hasimi.<\/p>\n<p>Kujdes zemr\u00ebn!<\/p>\n<p>Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik n\u00eb sh\u00ebndetin kardiovaskular \u00ebsht\u00eb shpesh i n\u00ebnvler\u00ebsuar. \u201cKur nj\u00eb individ \u00ebsht\u00eb vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit n\u00eb pun\u00eb, trupi prodhon sasi t\u00eb larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe p\u00ebrshpejton zhvillimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs\u201d, \u2013 shpjegon ai. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mungesa e l\u00ebvizjes dhe nj\u00eb diet\u00eb e pash\u00ebndetshme mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb formimin e pllakave n\u00eb arterie, duke rritur rrezikun e infarktit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrezik bashk\u00ebshoq\u00ebrues<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem serioz q\u00eb lidhet me stilin e jetes\u00ebs sedentare t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb zyrave \u00ebsht\u00eb mbipesha. Mungesa e aktivitetit fizik dhe zakonet e pash\u00ebndetshme t\u00eb ushqyerjes, si ngr\u00ebnia e ushqimeve t\u00eb p\u00ebrpunuara ose vakteve t\u00eb shpejta, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb akumulimin e pesh\u00ebs s\u00eb tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>Studime t\u00eb ndryshme tregojn\u00eb se mbipesha rrit rrezikun e s\u00ebmundjeve kardiovaskulare, diabetit t\u00eb tipit 2 dhe \u00e7rregullimeve metabolike.<\/p>\n<p>Sipas Dr. Matina \u00c7obo, mjeke nutriciente, mbipesha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb ndikon n\u00eb sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe rrit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zhvillimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb individ mbart pesh\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt, kjo e v\u00eb trupin n\u00ebn presion, duke rritur rrezikun e problemeve me zemr\u00ebn, tensionin e lart\u00eb t\u00eb gjakut dhe \u00e7rregullimet metabolike\u201d, shpjegon ajo.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, stili i jetes\u00ebs sedentare b\u00ebn q\u00eb kjo pesh\u00eb t\u00eb akumulohet m\u00eb shpejt, duke \u00e7uar n\u00eb pasoja afatgjata p\u00ebr sh\u00ebndetin.\u201d<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb nd\u00ebrmarrjen e masave si rritja e aktivitetit fizik gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, krijimi i hap\u00ebsirave p\u00ebr l\u00ebvizje dhe promovimi i nj\u00eb diete t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMadje nj\u00eb pauz\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ecur ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ushtrime t\u00eb thjeshta mund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb sh\u00ebndetin dhe mir\u00ebqenien e punonj\u00ebsve\u201d, \u2013 thot\u00eb Dr. \u00c7obo.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb diet\u00eb e pasur me fruta, perime dhe ushqime t\u00eb pasura me proteina dhe fibra mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb mbajtjen e nj\u00eb peshe t\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mjedis pune, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndetit t\u00eb tyre, duke krijuar nj\u00eb balanc\u00eb midis aktivitetit fizik dhe nj\u00eb diete t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar rrezikun e mbipesh\u00ebs dhe problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb lidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mbipesha<\/p>\n<p>Sipas Dr. Matina \u00c7obo, mjeke nutriciente, mbipesha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb ndikon n\u00eb sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe rrit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zhvillimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb rrezikshme. \u201cKur nj\u00eb individ mbart pesh\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt, kjo e v\u00eb trupin n\u00ebn presion, duke rritur rrezikun e problemeve me zemr\u00ebn, tensionin e lart\u00eb t\u00eb gjakut dhe \u00e7rregullimet metabolike\u201d, shpjegon ajo. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, stili i jetes\u00ebs sedentare b\u00ebn q\u00eb kjo pesh\u00eb t\u00eb akumulohet m\u00eb shpejt, duke \u00e7uar n\u00eb pasoja afatgjata p\u00ebr sh\u00ebndetin.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrezik i n\u00ebnvler\u00ebsuar<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 stresit dhe problemeve fizike, disa profesione p\u00ebrballen me rreziqe dermatologjike, si dermatiti i kontaktit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inflamacion i l\u00ebkur\u00ebs q\u00eb shkaktohet nga ekspozimi ndaj kimikateve, metaleve ose substancave t\u00eb tjera irrituese q\u00eb gjenden n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs Britanike t\u00eb Dermatologjis\u00eb, rreth 15% e punonj\u00ebsve n\u00eb sektor\u00eb si ai farmaceutik, kozmetik dhe nd\u00ebrtimi p\u00ebrjetojn\u00eb probleme t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, t\u00eb cilat mund t\u00eb variojn\u00eb nga skuqjet e lehta deri tek inflamacionet e r\u00ebnda dhe ekzemat kronike.<\/p>\n<p>Disa produkte, si dezinfektuesit, latex-i i dorezave dhe produktet e pastrimit, mund t\u00eb jen\u00eb shkaktar\u00eb t\u00eb reaksioneve alergjike dhe irritimeve t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Dr. Gjystina Lolo\u00e7i, mjeke dermatologe, rreziku i s\u00ebmundjeve dermatologjike \u00ebsht\u00eb shpesh i n\u00ebnvler\u00ebsuar n\u00eb vendet e pun\u00ebs, sidomos n\u00eb ato industri ku ekspozimi ndaj kimikateve \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDermatiti i kontaktit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb ka pasoja afatgjata, duke shkaktuar dhimbje dhe shqet\u00ebsime, dhe n\u00eb disa raste mund t\u00eb b\u00ebhet kronik\u201d, shpjegon Dr. Lolo\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cPunonj\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me kimikate ose substanca t\u00eb tjera mund t\u00eb ken\u00eb reaksione t\u00eb menj\u00ebhershme ose t\u00eb vonuara q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Masat mbrojt\u00ebse, si p\u00ebrdorimi i dorezave, aplikimi i kremrave mbrojt\u00ebse dhe hidratimi i rregullt i l\u00ebkur\u00ebs, mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb parandalimin e k\u00ebtyre problemeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edukimi i punonj\u00ebsve p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u00eb sjellin substancat e d\u00ebmshme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d, \u2013 thot\u00eb Dr. Lolo\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb industri t\u00eb rrezikshme p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn, investimi n\u00eb produkte m\u00eb pak agresive dhe ofrimi i pajisjeve mbrojt\u00ebse p\u00ebr punonj\u00ebsit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb reduktuar incidenc\u00ebn e dermatitit t\u00eb kontaktit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien n\u00eb vendin e pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Edhe l\u00ebkura<\/p>\n<p>Sipas Dr. Gjystina Lolo\u00e7i, mjeke dermatologe, rreziku i s\u00ebmundjeve dermatologjike \u00ebsht\u00eb shpesh i n\u00ebnvler\u00ebsuar n\u00eb vendet e pun\u00ebs, sidomos n\u00eb ato industri ku ekspozimi ndaj kimikateve \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. \u201cDermatiti i kontaktit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb ka pasoja afatgjata, duke shkaktuar dhimbje dhe shqet\u00ebsime, dhe n\u00eb disa raste mund t\u00eb b\u00ebhet kronik\u201d, shpjegon Dr. Lolo\u00e7i.<\/p>\n<p>Realiteti i paadresuar plot\u00ebsisht<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, njohja dhe trajtimi i s\u00ebmundjeve profesionale kan\u00eb qen\u00eb sfiduese. Vendi nuk disponon nj\u00eb sistem t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb statistikor p\u00ebr s\u00ebmundjet n\u00eb pun\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb vler\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb hap pozitiv \u00ebsht\u00eb miratimi i nj\u00eb liste t\u00eb re t\u00eb s\u00ebmundjeve profesionale nga K\u00ebshilli i Ministrave, e cila p\u00ebrfshin 96 lloje s\u00ebmundjesh apo agjent\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kimik\u00eb q\u00eb i shkaktojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim nga Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Pun\u00ebs (ILO) thekson se vendet me sisteme t\u00eb mira monitorimi t\u00eb sh\u00ebndetit n\u00eb pun\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb ndjeshme t\u00eb rasteve t\u00eb s\u00ebmundjeve profesionale. Kjo n\u00ebnvizon nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar raportimin dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin mbi k\u00ebto rreziqe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Valentina Telhaj, psikologe, thot\u00eb se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur puna dhe biznesi k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkushtim maksimal, kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin nuk duhet neglizhuar.<\/p>\n<p>\u201cS\u00ebmundjet profesionale jan\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb prek \u00e7do nivel t\u00eb hierarkis\u00eb korporative dhe ndikojn\u00eb si n\u00eb jet\u00ebn personale, ashtu edhe n\u00eb suksesin profesional. Investimi n\u00eb mir\u00ebqenien fizike dhe mendore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zgjedhje individuale, por edhe nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb mjedis pune t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe produktiv. Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe veprimi i hersh\u00ebm jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shmangur pasojat afatgjata t\u00eb k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve\u201d- p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb reduktuar rreziqet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb mjediset e biznesit dhe korporatave, ekspert\u00ebt rekomandojn\u00eb disa hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm:<\/p>\n<p>Menaxhimi i stresit: Kompanit\u00eb duhet t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb pune q\u00eb promovon mir\u00ebqenien mendore, n\u00ebp\u00ebrmjet or\u00ebve fleksib\u00ebl, programeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb stresit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit mbi sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve ergonomike: Investimi n\u00eb pajisje ergonomike dhe nxitja e l\u00ebvizjes s\u00eb rregullt mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb uljen e problemeve muskulore.<\/p>\n<p>Mbrojtja e shikimit: P\u00ebrdorimi i syzeve mbrojt\u00ebse p\u00ebr ekranet dhe pushimet e shpeshta vizuale jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ruajtur sh\u00ebndetin e syve.<\/p>\n<p>Monitorimi dhe raportimi: Krijimi i nj\u00eb sistemi efektiv t\u00eb monitorimit dhe raportimit t\u00eb s\u00ebmundjeve profesionale do t\u00eb ndihmonte n\u00eb identifikimin dhe trajtimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet profesionale jan\u00eb \u00e7rregullime sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb lindin si pasoj\u00eb e ekspozimit ndaj faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e biznesit, karrier\u00ebs dhe korporatave, individ\u00ebt p\u00ebrballen me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rreziqesh q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb sh\u00ebndetin e tyre fizik dhe mendor.<\/p>\n<p>Stresi n\u00eb vendin e pun\u00ebs: Nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb mjediset korporative \u00ebsht\u00eb stresi i lidhur me pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Presioni p\u00ebr t\u00eb arritur objektiva ambicioze, or\u00ebt e gjata t\u00eb pun\u00ebs dhe balancimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive profesionale dhe personale mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sindrom\u00ebn e djegies profesionale (burnout), e cila karakterizohet nga lodhje e vazhdueshme, ciniz\u00ebm dhe efikasitet i ul\u00ebt n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7rregullimet muskulore dhe skeletore: Puna e zgjatur n\u00eb pozicione statike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi ulur p\u00ebr periudha t\u00eb gjata para kompjuterit mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dhimbje n\u00eb shpin\u00eb, qaf\u00eb dhe ky\u00e7e. Mungesa e ergonomis\u00eb s\u00eb duhur n\u00eb vendin e pun\u00ebs kontribuon n\u00eb zhvillimin e k\u00ebtyre \u00e7rregullimeve.<\/p>\n<p>Problemet e shikimit: Ekspozimi i vazhduesh\u00ebm ndaj ekraneve dixhitale mund t\u00eb shkaktoj\u00eb sindrom\u00ebn e shikimit kompjuterik, e cila p\u00ebrfshin simptoma si lodhje e syve, tharje dhe dhimbje koke.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/kujdes-zemren-si-semundjet-profesionale-po-behen-shqetesuese-te-punonjesit-shqiptare-2\/\">Kujdes zemr\u00ebn! Si s\u00ebmundjet profesionale po b\u00ebhen shqet\u00ebsuese te punonj\u00ebsit shqiptar\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndikimet e fshehura t\u00eb stresit dhe pun\u00ebs sedentare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh p\u00ebr sh\u00ebndetin fizik dhe mendor t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb korporata dhe biznese. A \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb flasim p\u00ebr s\u00ebmundje profesionale t\u00eb reja? Kur flasim p\u00ebr suksesin n\u00eb biznes, zakonisht imagjinojm\u00eb or\u00eb t\u00eb gjata pune, p\u00ebrkushtim t\u00eb palodhur dhe nj\u00eb ambicie t\u00eb pashuar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9015","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9015\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}