{"id":90140,"date":"2026-06-01T19:48:16","date_gmt":"2026-06-01T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/te-gjithe-te-zemeruarit-e-zvernecit\/"},"modified":"2026-06-01T19:48:16","modified_gmt":"2026-06-01T19:48:16","slug":"te-gjithe-te-zemeruarit-e-zvernecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/te-gjithe-te-zemeruarit-e-zvernecit\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zem\u00ebruarit e Zv\u00ebrnecit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>Tani jemi m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Protestat rreth asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Zv\u00ebrnec tani jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb protesta kund\u00ebr asaj q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec. Pra, n\u00ebse shkaku i irritimit publik me t\u00eb drejt\u00eb ishte sjellja barbare ndaj nj\u00eb t\u00eb riu protestues, tani beteja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr projektit m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb afruar Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nga jasht\u00eb; nj\u00eb projekt q\u00eb bashkon SHBA-n\u00eb dhe bot\u00ebn financiare t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, e cila i sjell Shqip\u00ebris\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb hop t\u00eb ri financiar, por edhe nj\u00eb guask\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sigurie nga pik\u00ebpamja gjeopolitike.<\/p>\n<p>Pra tani ky reagimi i policis\u00eb apo Edi Ram\u00ebs rreth incidentit t\u00eb Zv\u00ebrnecit nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Tani t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zem\u00ebruarit jan\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb. E kan\u00eb me investimin.<\/p>\n<p>T\u00eb zem\u00ebruarit e m\u00ebdhenj jan\u00eb n\u00eb Athin\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb zem\u00ebruar qeveria, shtypi, eurodeputet\u00ebt, opozita, madje edhe Beleri. Dhe ata e kan\u00eb zem\u00ebrimin me dy shkall\u00eb. P\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb ankohen e tjet\u00ebr gj\u00eb kan\u00eb n\u00eb mendje. Ankohen se Zv\u00ebrneci \u00ebsht\u00eb tok\u00eb greke dhe se ai i rrahuri ishte pjes\u00ebtar i diskriminuar i pakic\u00ebs greke, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt askush nuk e pyeti p\u00ebr emrin kur e rrahu, pasi bandit\u00ebt nuk e kan\u00eb at\u00eb zakon.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Greqia, shtypi i saj, qeveria dhe opozita q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb kund\u00ebr Zv\u00ebrnecit, nuk e kan\u00eb me pakic\u00ebn greke, se ajo nuk ekziston n\u00eb Zv\u00ebrnec. E kan\u00eb me investimin.<\/p>\n<p>Dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Nj\u00eb investim q\u00eb sjell familjen Trump n\u00eb Vlor\u00eb dhe disa miliarder\u00eb nga bota arabe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i ri jo vet\u00ebm ekonomik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe gjeopolitik. Greqia po ashtu ka dy vite e ca q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb edhe me aeroportin e Vlor\u00ebs p\u00ebrmes raporteve p\u00ebr mjedisin nga Brukseli dhe aktivizimit t\u00eb ambientalist\u00ebve. Por qeveria i ka tejkaluar me arroganc\u00eb disa nga pengesat q\u00eb i kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Aeroporti i Vlor\u00ebs dhe paketa e investimit Zv\u00ebrnec\u2013Sazan \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e shk\u00ebpusin Vlor\u00ebn nga Shqip\u00ebria, por nuk e \u00e7ojn\u00eb as n\u00eb SHBA, as n\u00eb Katar. Aty e l\u00ebn\u00eb, por e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb paprekshme ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe territorin e saj.<\/p>\n<p>Ndaj Greqia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb e shqet\u00ebsuar. \u00c7do vend normal q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb konkurrenc\u00ebn me fqinj\u00ebt do t\u00eb ishte shqet\u00ebsuar. P\u00ebrve\u00e7 nesh. Ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar pse kjo gj\u00eb ndodh tek ne dhe jo n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>T\u00eb zem\u00ebruarit e dyt\u00eb jan\u00eb protestuesit e Zv\u00ebrnecit n\u00eb Tiran\u00eb dhe Vlor\u00eb. Nuk dua t\u2019i ngat\u00ebrroj me Greqin\u00eb, se nuk jan\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb; jan\u00eb tan\u00ebt. Ata ndoshta s\u2019kan\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe ndoshta s\u2019do t\u00eb shkojn\u00eb kurr\u00eb, por ata kan\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb politike p\u00ebrpara. Kan\u00eb kuptuar se \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ngrihet nj\u00eb e majt\u00eb ideologjike antikapitaliste dhe po provojn\u00eb gjith\u00eb forcat.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb, me Arlind Qorrin dhe me Fatos Lubonj\u00ebn. Ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00ebt, m\u00eb t\u00eb past\u00ebrtit n\u00eb kapjen nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe m\u00eb agresiv\u00ebt. T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb garnitur\u00eb e tyre. Ata nuk jan\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Ata jan\u00eb tan\u00ebt dhe jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb bindur dhe t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ai investim duhet penguar si nj\u00eb kauz\u00eb kund\u00ebr kapitalit t\u00eb madh. E ka \u00e7do forc\u00eb neomarksiste n\u00eb bot\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb dhe nuk duhet t\u2019i paragjykojm\u00eb.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk shkon \u00ebsht\u00eb kur p\u00ebrk\u00ebdhelen se gjoja dikush po i akuzon si agjent\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Jo, nuk jan\u00eb agjent\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Greqia \u00ebsht\u00eb me mendje e shpirt pran\u00eb tyre dhe krah tyre, por ata nuk kan\u00eb pun\u00eb me Greqin\u00eb. Ata jan\u00eb m\u00eb keq. Ata e duan Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb keq se \u00e7\u2019e do Greqia, pasi ashtu \u00ebsht\u00eb kauza e tyre ideologjike. Ndaj mos u shqet\u00ebsoni prej tyre. L\u00ebrini t\u00eb lir\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb, t\u00eb votohen dhe t\u00eb provohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb q\u00eb kan\u00eb. Mos i ngat\u00ebrroni me Greqin\u00eb, se fyeni edhe qart\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>T\u00eb shqet\u00ebsuarit e fundit jan\u00eb prokuror\u00ebt e SPAK. Ata kan\u00eb filluar hetimet, sipas njoftimit zyrtar, p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs dhe fazat ligjore t\u00eb heqjes nga zon\u00eb e mbrojtur dhe kthimit n\u00eb peizazh t\u00eb mbrojtur me t\u00eb drejt\u00eb nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Po b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Sa i p\u00ebrket tok\u00ebs, e di gjith\u00eb Shqip\u00ebria si \u00ebsht\u00eb transformuar pas viteve \u201990 n\u00eb duart e t\u00eb fort\u00ebve, q\u00eb pastaj e legjitimuan pushtet pas pushteti. Sa p\u00ebr aktet ligjore, nuk m\u00eb intereson se si i gjejn\u00eb. N\u00ebse dikush ka shkelur rregullat, le t\u00eb p\u00ebrballet me ligjin.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb m\u2019u duk shum\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme n\u00eb sekuestron konservative t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ata i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb sekuestron konservative kompanis\u00eb s\u00eb Katarit q\u00eb do t\u00eb investoj\u00eb, ende pa nisur pun\u00eb dhe ende pa hedhur asnj\u00eb qindark\u00eb. Pra i kan\u00eb bllokuar llogarit\u00eb disa miliarder\u00ebve, me arsyetimin se po tentojn\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec. Kjo, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm me paramendim ndaj nj\u00eb projekti miliardash n\u00eb Shqip\u00ebri nga institucioni m\u00eb avangard i drejt\u00ebsis\u00eb, i cili pretendon se na ruan nga hajdut\u00ebt e xhepave q\u00eb vjedhin ekonomin\u00eb ton\u00eb dhe zbojn\u00eb miliarder\u00ebt e huaj nga vendi, q\u00eb sjellin 4 miliard\u00eb euro t\u00eb tyre n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>D\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh ekonomis\u00eb shqiptare nuk mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb as Greqia, as Arlind Qorri, as Fatos Lubonja i 1997-\u00ebs dhe i 2026-\u00ebs.<\/p>\n<p>Uroj t\u00eb mos jet\u00eb ai \u201cnukli grek\u201d brenda SPAK-ut q\u00eb arreston k\u00ebdo q\u00eb i bie m\u00eb qaf\u00eb Belerit, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u2019i dihej edhe m\u00eb shum\u00eb nderi se po i biem v\u00ebrtet m\u00eb qaf\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i \u201carrestuar\u201d miliarder\u00ebt q\u00eb do t\u00eb investojn\u00eb ende pa ardhur, \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb jurisprudenc\u00eb, e pakuptueshme n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shum\u00eb e guximshme p\u00ebr nj\u00eb institucion i cili, kur b\u00ebn gj\u00ebma represive, justifikohet se ka folur me ambasad\u00ebn e SHBA-s\u00eb apo t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e di me k\u00eb kan\u00eb folur m\u00eb 29 maj, por t\u2019i bllokosh dikujt llogarit\u00eb ende pa investuar, vet\u00ebm drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb. M\u00eb s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebm ekonomik ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Realisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm politik, nj\u00ebsoj si \u00e7do kush q\u00eb \u00ebsht\u00eb trazuar nga projekti i investimit Zv\u00ebrnec\u2013Sazan. Dhe ata nuk i kemi votuar t\u00eb merren me politika zhvillimi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Tani jemi m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Protestat rreth asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Zv\u00ebrnec tani jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb protesta kund\u00ebr asaj q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec. Pra, n\u00ebse shkaku i irritimit publik me t\u00eb drejt\u00eb ishte sjellja barbare ndaj nj\u00eb t\u00eb riu protestues, tani beteja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr projektit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90140","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90140\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}