{"id":90124,"date":"2026-06-01T18:48:16","date_gmt":"2026-06-01T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/flasim-edhe-greqisht-nuk-jemi-me-pak-shqiptare-u-dhunua-gjate-protestes-ne-zvernec-flet-qytetari-nderhyri-policia-e-shtetit\/"},"modified":"2026-06-01T18:48:16","modified_gmt":"2026-06-01T18:48:16","slug":"flasim-edhe-greqisht-nuk-jemi-me-pak-shqiptare-u-dhunua-gjate-protestes-ne-zvernec-flet-qytetari-nderhyri-policia-e-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/flasim-edhe-greqisht-nuk-jemi-me-pak-shqiptare-u-dhunua-gjate-protestes-ne-zvernec-flet-qytetari-nderhyri-policia-e-shtetit\/","title":{"rendered":"\u201cFlasim edhe greqisht, nuk jemi m\u00eb pak shqiptar\u00eb\u201d\/ U dhunua gjat\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, flet qytetari: Nd\u00ebrhyri Policia e Shtetit\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qytetari q\u00eb u dhunua nga rojet private gjat\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb video-mesazhi, ai u shpreh se prej disa dit\u00ebsh nuk ka mundur t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve q\u00eb mori n\u00eb gryk\u00eb, t\u00eb cilat e b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebshtynte gjak.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai ka rr\u00ebfyer momentin kur rojet private e larguan nga zona ku po protestonte, duke e \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb dhe duke i vendosur pistolet\u00ebn n\u00eb kok\u00eb, por sipas tij fal nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtuar dhe kthyer mbrapa.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje zoti kryeminist\u00ebr. Un\u00eb jam ai qytetari vlonjat q\u00eb u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb nga policia e oligark\u00ebve. Trupi im \u00ebsht\u00eb i plagosur dhe sot z\u00ebri im \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb flas\u00eb, se deri dje kam p\u00ebshtyr\u00eb gjak. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb jam mir\u00eb, se q\u00ebllimi i atij krimineli t\u00eb policis\u00eb private ishte t\u00eb m\u00eb vriste. Goditja e tij n\u00eb gryk\u00eb kishte at\u00eb pik\u00ebsynim. Pasi m\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb dhe m\u00eb \u00e7uan n\u00eb makin\u00eb, duke u larguar, nuk mbaja mend se nuk merrja dot frym\u00eb plot\u00ebsisht, m\u00eb vun\u00eb pistoletat n\u00eb kok\u00eb. Pastaj policia e shtetit nd\u00ebrhyri q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehesha mbrapa. Duke ardhur dhe duke u marr\u00eb nga duart e tyre, m\u00eb nxor\u00ebn jasht\u00eb ku ishin mbledhur njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u00c7udia ime m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb si ka mund\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb shtet policia private t\u2019i hedh\u00eb gaz lotsjell\u00ebs policis\u00eb s\u00eb shtetit, t\u2019i dhunoj\u00eb. Kush jan\u00eb ata? Mendimi juaj kush \u00ebsht\u00eb? \u00c7far\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb ne? Sa t\u00eb padrejt\u00eb jemi ne q\u00eb t\u00ebrhiqemi zvarr\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebllohemi? K\u00ebrkojm\u00eb pron\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb e kemi me dokumente, q\u00eb e kan\u00eb pasur gjysh\u00ebrit dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb. Dem baba dem, si\u00e7 that\u00eb dhe ju.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb vazhdojm\u00eb me dhun\u00eb? Duam nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ju, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Kur shkelen t\u00eb drejtat e njer\u00ebzve, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye? Ne nuk jemi t\u00eb fort\u00eb, por t\u00eb drejtat tona nuk mund t\u00eb na i marr\u00eb askush, asnj\u00eb oligark q\u00eb mban policin\u00eb me vete, q\u00eb mban njer\u00ebz agresiv\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk merrem me politik\u00eb, nuk jam kund\u00ebrshtar i askujt, dhe ai q\u00eb m\u00eb q\u00eblloi nga dikush mori urdh\u00ebr. Nuk e di dhe nuk m\u00eb intereson. Ato do t\u2019i zgjidh\u00eb Prokuroria e Vlor\u00ebs, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb denoncimin n\u00eb polici. Policia e Vlor\u00ebs m\u00eb ndihmoi dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb spital t\u00eb merrja ndihm\u00ebn mjek\u00ebsore dhe i p\u00ebrulem atyre djemve dhe vajzave, sepse e kishin mosh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. Ishin kaq t\u00eb edukuar sa ndihem krenar p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Zoti Rama, duhet t\u2019i jepni nj\u00eb zgjidhje k\u00ebtij problemi, jo me dhun\u00eb. Nuk duhet t\u00eb vriten qytetar\u00eb nga krimi i organizuar, nuk duhet ta pranoni ju k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Duhet t\u00eb ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb hidhen kryetar\u00ebt nga komisariatet apo kapelet nga polic\u00ebt. Nuk b\u00ebhet ashtu.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb vlonjat\u00ebt q\u00eb ishin krah p\u00ebr ne, prania e tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb, sepse zoti Rama ju historin\u00eb e dini si mua ose m\u00eb mir\u00eb. Qeverit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb ngritur dhe ulur gjithmon\u00eb nga Vlora.<\/p>\n<p>Pash\u00eb me v\u00ebmendje ato q\u00eb that\u00eb n\u00eb rrjetet sociale se gazetat greke kan\u00eb shkruar dhe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ndodh k\u00ebtu. T\u2019ua b\u00ebj t\u00eb ditur, zoti Rama, se un\u00eb nuk kam dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb intervist\u00eb diku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e k\u00ebrkoni dhe e shikoni.<\/p>\n<p>U shqet\u00ebsuat sepse, si\u00e7 e di gjith\u00eb Shqip\u00ebria dhe Vlora, ne aty flasim dy gjuh\u00eb, ton\u00ebn shqipe dhe greqishten. Ajo nuk na b\u00ebn m\u00eb pak shqiptar\u00eb se ju, por m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ne jemi vlonjat\u00eb, zoti Rama, dhe jemi njer\u00ebzit m\u00eb me fat n\u00eb Shqip\u00ebri, ku gjiri i vog\u00ebl i Vlor\u00ebs, kur fryn era n\u00eb dim\u00ebr, na mbush me krenari, trim\u00ebri dhe na heq frik\u00ebn.<\/p>\n<p>Oligark\u00ebt tuaj mund t\u00eb mbajn\u00eb nga 100\u20135 mij\u00eb veta, por shpirtin ton\u00eb nuk mund ta veshin kurr\u00eb. Ndoshta mua m\u00eb dhemb turpi sot, por shpirti im \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. Ato goditje m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb vlonjat dhe asnj\u00eb nga qeveria nuk doli t\u00eb flas\u00eb, t\u00eb pyes\u00eb kush \u00ebsht\u00eb ai njeri q\u00eb u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua duhej t\u00eb interesoheshin ambasadat greke, t\u00eb m\u00eb \u00e7onin n\u00eb spitalin e Janin\u00ebs, sepse gryka ime \u00ebsht\u00eb e thyer, zoti Rama, nga nj\u00eb kriminel q\u00eb vesh rrobat e policis\u00eb private dhe ka fituar t\u00eb drejta mbi policin\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>Ta dini se jemi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu me mish e me shpirt, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb prek\u00eb pronat tona. Ato p\u00ebr ne kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb gjigande. Na lidhin me traditat tona. N\u00ebse doni t\u00eb b\u00ebni hotele, b\u00ebjini n\u00eb tokat tuaja, jo t\u00eb atyre t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protestuesi\/\">\u201cFlasim edhe greqisht, nuk jemi m\u00eb pak shqiptar\u00eb\u201d\/ U dhunua gjat\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, flet qytetari: Nd\u00ebrhyri Policia e Shtetit\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka reaguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qytetari q\u00eb u dhunua nga rojet private gjat\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb video-mesazhi, ai u shpreh se prej disa dit\u00ebsh nuk ka mundur t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve q\u00eb mori n\u00eb gryk\u00eb, t\u00eb cilat e b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebshtynte gjak. Po ashtu, ai ka rr\u00ebfyer momentin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90124","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90124\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}