{"id":90101,"date":"2026-06-01T14:48:13","date_gmt":"2026-06-01T14:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/zhvillim-per-komunitetin-apo-zhvillim-per-kapitalin\/"},"modified":"2026-06-01T14:48:13","modified_gmt":"2026-06-01T14:48:13","slug":"zhvillim-per-komunitetin-apo-zhvillim-per-kapitalin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/zhvillim-per-komunitetin-apo-zhvillim-per-kapitalin\/","title":{"rendered":"Zhvillim p\u00ebr komunitetin apo zhvillim p\u00ebr kapitalin?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa<\/p>\n<p>N\u00eb teori zhvillimi sjell prosperitet dhe shpres\u00eb, por n\u00eb praktik\u00eb cuarja p\u00ebrpara e tij ndesh logjikisht edhe pengesa. Shqip\u00ebria, si nj\u00eb vend i till\u00eb, me rastin e Zv\u00ebrnecit na paraqet nj\u00eb konflikt tipik bashk\u00ebkohor midis zhvillimit ekonomik, mbrojtjes s\u00eb mjedisit dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs private. Nd\u00ebrtimet turistike dhe projektet e investimeve n\u00eb zon\u00ebn e Nart\u00ebs kan\u00eb nxjerr\u00eb dit\u00ebt e fundit n\u00eb pah nj\u00eb tension t\u00eb thell\u00eb mes kapitalit privat, komuniteteve lokale dhe aktor\u00ebve mjedisor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ruajtjen e aksesit publik dhe ekosistemit.<\/p>\n<p>Ky rast, p\u00ebrtej t\u00eb parit nga prizmi juridik mbi pron\u00ebsin\u00eb gj\u00eb q\u00eb e ngushton shum\u00eb konfliktin, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekonomiko-politike. Dhe sot teoria e ekonomistit francez Thomas Piketty mbi ndarjen e pasuris\u00eb dhe praktikat europiane t\u00eb qeverisjes japin nj\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb interpretimi. Nj\u00eb model m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se si shtetet mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur pabarazin\u00eb ekstreme duke mbrojtur edhe kohezionin social. Teoria e Piketty-t dhe praktikat evropiane japin nj\u00eb model alternativ t\u00eb kapitalizmit, i njohur si \u201cModeli Social Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Piketty-t, kapitalizmi ka nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrq\u00ebndruar pasurin\u00eb n\u00eb pak duar, aq m\u00eb tep\u00ebr kur kthimi apo p\u00ebrfitimi nga investimi i b\u00ebr\u00eb e tejkalon rritjen ekonomike. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ata q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb tok\u00eb, prona apo investime kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb akumuluar m\u00eb shum\u00eb pasuri sesa ata q\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb tyre e mb\u00ebsht\u00ebsin tek puna. Kjo situat\u00eb e krijuar con padyshim n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb pabarabart\u00eb. Dhe nuk ka pse kjo t\u00eb na habis\u00eb, sepse jemi po ne q\u00eb kemi \u201cluftuar\u201c p\u00ebr k\u00ebt\u00eb neo-liberaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Zv\u00ebrnecit, pik\u00ebrisht toka dhe bregdeti transformohen n\u00eb kapital ekonomik p\u00ebrmes turizmit dhe investimeve, duke ngritur pyetjen: po kush p\u00ebrfiton v\u00ebrtet nga ky projekt?<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb nga keqkuptimet kryesore n\u00eb debatet publike \u00ebsht\u00eb ideja se prona private \u00ebsht\u00eb absolute. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, prona private \u00ebsht\u00eb e kufizuar vet\u00ebm nga interesi publik. Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht shteti, ai i cili k\u00ebtu mbart nj\u00eb rol, at\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb kompetencave thelb\u00ebsore p\u00ebrmes planifikimit territorial, legjislacionit mjedisor, sistemit t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit apo dhe mbrojtjes s\u00eb zonave t\u00eb ndjeshme ekologjike.<\/p>\n<p>Pra, konflikti n\u00eb Zv\u00ebrnec nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb konflikt mes shtetit dhe privatit, por nj\u00eb c\u00ebshtje se si shteti arrin t\u00eb rregulloj\u00eb p\u00ebrdorimin e kapitalit privat n\u00eb hap\u00ebsira me r\u00ebnd\u00ebsi publike.<\/p>\n<p>E meq\u00eb Shqip\u00ebria prej dekadash i ka pasur syt\u00eb nga Europa, e tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, modeli europian duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb shembull premtues p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs s\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Pika kyce e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij duhet t\u00eb rrjedh\u00eb dhe zhvillimi territorial. Ekzakt\u00ebsisht, balancimi i tre dimensioneve: ekonomik, social dhe mjedisor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, edhe kur toka \u00ebsht\u00eb private, zhvillimi urban I saj nuk lejohet pa konsultime publike, vler\u00ebsime t\u00eb ndikimit mjedisor dhe planifikim rajonal.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Europa nuk na tregon medoemos vet\u00ebm se shteti nuk ka kontroll mbi pron\u00ebn, por se ajo duhet t\u00eb jet\u00eb kontrolluese e logjik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Problemi kryesor n\u00eb raste si Zv\u00ebrneci nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e ligjit mbi pron\u00ebn private, por aplikimi i tij dhe planifikimi afatgjat\u00eb. Shqip\u00ebria ka vuajtur jasht\u00ebzakonisht nga mosplanifikimi infrastrukturor, ku nd\u00ebrrimi i sistemeve u shoq\u00ebrua me nj\u00eb kaos kolektiv e ku m\u00eb shum\u00eb prevalonte ligji i \u201cxhungl\u00ebs\u201c sesa ai institucional. Bashk\u00ebngjitur me fragmentarizimin e vendimarrjes publike dhe munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs nga institucionet, kapitali privat ka l\u00ebvizur shum\u00eb m\u00eb shpejt e fuqish\u00ebm sesa rregullimi publik duke sjell\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb cekuilib\u00ebr strukturor midis interesit ekonomik dhe publik.<\/p>\n<p>Por kush p\u00ebrfiton nga zhvillimi?<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm, pa r\u00ebn\u00eb pre e paragjykimit, mund t\u00eb jet\u00eb se fitimet e projektit mund edhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen tek pronar\u00ebt dhe investitor\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komuniteti lokal p\u00ebrfiton fare pak nga rritja ekonomike. At\u00ebher\u00eb k\u00ebtu vlen t\u00eb sjellim nd\u00ebrmend pik\u00ebrisht teorin\u00eb e Thomas Piketty; frika prej nj\u00eb zhvillimi t\u00eb pabarabart\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>Kjo, nuk do t\u00eb thot\u00eb patjet\u00ebr se investimet jan\u00eb gabim n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb zhvillim, por p\u00ebrq\u00ebndrimi i pasuris\u00eb q\u00eb ato sjellin duhet t\u00eb fokusohet tek m\u00ebnyra se si ajo shp\u00ebrndahet. Tek p\u00ebrfitimet dhe kostot e zhvillimit.<\/p>\n<p>Rasti i Zv\u00ebrnecit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb debat mbi nd\u00ebrtimet n\u00eb bregdet, por nj\u00eb plag\u00eb e thell\u00eb e vendit ton\u00eb q\u00eb ka krijuar tension mes kapitalit privat, shtetit dhe interesit publik. Teoria e Th. Piketty-t na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb mbi p\u00ebrq\u00ebndrimin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa modeli europian bashk\u00ebngjitur tij, na tregon se zgjidhja nuk q\u00ebndron te kufizimi i pron\u00ebs private, por tek forcimi i institucioneve me orientim drejt interesit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pron\u00eb zhvillim, por si mund t\u00eb kontrollohet ky zhvillim q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrq\u00ebndrohet vet\u00ebm n\u00eb disa duar. Dhe kjo mos t\u00eb coj\u00eb asesi n\u00eb humbje t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa N\u00eb teori zhvillimi sjell prosperitet dhe shpres\u00eb, por n\u00eb praktik\u00eb cuarja p\u00ebrpara e tij ndesh logjikisht edhe pengesa. Shqip\u00ebria, si nj\u00eb vend i till\u00eb, me rastin e Zv\u00ebrnecit na paraqet nj\u00eb konflikt tipik bashk\u00ebkohor midis zhvillimit ekonomik, mbrojtjes s\u00eb mjedisit dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs private. Nd\u00ebrtimet turistike dhe projektet e investimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90101","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90101\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}