{"id":90082,"date":"2026-06-01T11:48:22","date_gmt":"2026-06-01T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/turizmi-ndryshon-harte-rikthehen-polaket-italia-dhe-franca-kompensojne-ikjen-e-gjermaneve\/"},"modified":"2026-06-01T11:48:22","modified_gmt":"2026-06-01T11:48:22","slug":"turizmi-ndryshon-harte-rikthehen-polaket-italia-dhe-franca-kompensojne-ikjen-e-gjermaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/turizmi-ndryshon-harte-rikthehen-polaket-italia-dhe-franca-kompensojne-ikjen-e-gjermaneve\/","title":{"rendered":"Turizmi ndryshon hart\u00eb! Rikthehen polak\u00ebt, Italia dhe Franca kompensojn\u00eb \u201cikjen\u201d e gjerman\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Turizmi n\u00eb vend po mb\u00ebshtetet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga zgjerimi i prezenc\u00ebs s\u00eb tregut europian por edhe p\u00ebrtej, duke e ulur pesh\u00ebn e tregjeve t\u00eb rajonit q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrkufizuar tradicionalisht.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb hyrjeve n\u00eb kufi p\u00ebr muajin prill tregojn\u00eb se vendi priti rreth 891 mij\u00eb shtetas t\u00eb huaj, 8.8% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb pare dhe ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb dinamika n\u00eb ndryshim e vendit t\u00eb origjin\u00ebs t\u00eb vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb mbetet tregu m\u00eb i madh i turizmit n\u00eb vend por vihet re n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb rritje e shpejt\u00eb edhe nga vende t\u00eb tjera, si Italia, Polonia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb muajin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit prezenca e tregut gjerman ka qen\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt se prilli i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar shifrave Kosova mbetet tregu kryesor, me 265.9 mij\u00eb hyrje gjat\u00eb muajit prill, ose 10.1% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjtin muaj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Kosova vijon t\u00eb mbaj\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb turizmit n\u00eb vend, me rreth 30% t\u00eb hyrjeve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Italia ishte nj\u00eb nga kontribuuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>Numri i shtetasve italian\u00eb q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb prill arriti n\u00eb rreth 116 mij\u00eb, me nj\u00eb rritje prej gati 20% n\u00eb raport me prillin e vitit 2025. Prezenca e italian\u00ebve \u00ebsht\u00eb shtuar nga viti n\u00eb vit dhe ka qen\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po preferohet p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb shkurtra disa ditore q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrve\u00e7se vizitave kulturore, t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs, kulinaris\u00eb edhe sh\u00ebrbimet e turizmit sh\u00ebndet\u00ebsor apo \u00e7\u00ebshtjet e biznesit. Kjo \u00ebsht\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm edhe nga rritja e vazhdueshme e destinacioneve q\u00eb ofrojn\u00eb linjat me kosto t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Italia \u00ebsht\u00eb shteti i dyt\u00eb q\u00eb sjell m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb, me 13% t\u00eb hyrjeve totale n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Polonia e cila ka shfaqur luhatshm\u00ebri t\u00eb vazhdueshme (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vizitat individuale pasi kontratat me garanci kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rritje) \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb rritje n\u00eb muajin prill.<\/p>\n<p>Ky treg ka rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb mes vendeve kryesore t\u00eb Europ\u00ebs Q\u00ebdrore, me hyrjet q\u00eb u rrit\u00ebn me 81%, duke kaluar 21 mij\u00eb vizitor\u00eb. Edhe Ukraina, Hungaria , Suedia sh\u00ebnuan rritje dyshifrore t\u00eb konsiderueshme, duke konfirmuar interesin n\u00eb rritje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si destinacion.<\/p>\n<p>Franca e cila pati nj\u00eb rritje t\u00eb interesit qysh vitin e shkuar, madje duke n\u00ebnshkruar edhe kontrata me garanci, po vijon t\u00eb mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb. Numri i turist\u00ebve francez\u00eb arriti n\u00eb 28.9 mij\u00eb, ose 22.8% m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica e tregjeve europiane, Gjermania regjistroi tkurrjen m\u00eb t\u00eb madhe mes vendeve kryesore gjat\u00eb prillit. Hyrjet e shtetasve gjerman\u00eb ran\u00eb me 25.8%, duke zbritur n\u00eb rreth 26.8 mij\u00eb vizitor\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebnie sh\u00ebnuan edhe Turqia, me 19.3%, si dhe Maqedonia e Veriut, me 8.4%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb tregu amerikan ka vijuar t\u00eb mbetet me ecuri pozitive Shqip\u00ebria priti mbi 17 mij\u00eb vizitor\u00eb nga Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb muajit prill, me nj\u00eb rritje prej 28.7% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj pesha e k\u00ebtij tregu ende mbetet e vog\u00ebl n\u00eb totalin e turist\u00ebve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb sy bien edhe hyrjet nga disa vende t\u00eb tjera q\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi sesa pesha ka r\u00ebnd\u00ebsi tendenca. K\u00ebshtu hyrjet nga Spanja u rrit\u00ebn me mbi 50%, nd\u00ebrsa Danimarka, Lituania dhe India sh\u00ebnuan ritme rritjeje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se mesatarja.<\/p>\n<p>Konflikti n\u00eb Lindjen e Mesme duket se ka dh\u00ebn\u00eb edhe ndikimin n\u00eb hyrjet nga Izraeli ku n\u00eb muajin prill ato u tkurr\u00ebn me 85% n\u00eb krahasim me prillin e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Turizmi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit pritet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ecuri pozitive duke ndjekur ritmet e rritjes s\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turizmi n\u00eb vend po mb\u00ebshtetet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga zgjerimi i prezenc\u00ebs s\u00eb tregut europian por edhe p\u00ebrtej, duke e ulur pesh\u00ebn e tregjeve t\u00eb rajonit q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrkufizuar tradicionalisht. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb hyrjeve n\u00eb kufi p\u00ebr muajin prill tregojn\u00eb se vendi priti rreth 891 mij\u00eb shtetas t\u00eb huaj, 8.8% m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90082","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90082\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}