{"id":90035,"date":"2026-06-01T06:48:35","date_gmt":"2026-06-01T06:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/heshtja-e-spak-perballe-firmes-se-saimir-korreshit-nga-hipoteka-ne-kuvend-pa-dhene-ende-llogari\/"},"modified":"2026-06-01T06:48:35","modified_gmt":"2026-06-01T06:48:35","slug":"heshtja-e-spak-perballe-firmes-se-saimir-korreshit-nga-hipoteka-ne-kuvend-pa-dhene-ende-llogari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/01\/heshtja-e-spak-perballe-firmes-se-saimir-korreshit-nga-hipoteka-ne-kuvend-pa-dhene-ende-llogari\/","title":{"rendered":"Heshtja e SPAK p\u00ebrball\u00eb firm\u00ebs s\u00eb Saimir Korreshit: nga Hipoteka n\u00eb Kuvend, pa dh\u00ebn\u00eb ende llogari"},"content":{"rendered":"<p>Prej vitesh, qindra qytetar\u00eb n\u00eb Lushnje vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me pasojat e nj\u00eb kaosi pron\u00ebsor q\u00eb sipas dokumenteve, denoncimeve dhe rasteve konkrete, ka zanafill\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn kur Saimir Korreshi drejtonte Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Lushnje. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht provave, denoncimeve dhe indicieve t\u00eb shumta p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore, institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse vijojn\u00eb t\u00eb heshtin. <\/p>\n<p>Sot, Korreshi g\u00ebzon mandatin e deputetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb arg\u00ebtuese p\u00ebr deklaratat dhe performancat e tij publike. Por pas imazhit t\u00eb politikanit \u201cpopullor\u201d, mbeten pa p\u00ebrgjigje shum\u00eb pik\u00ebpyetje mbi aktivitetin e tij si ish-Kryeregjistrues i Hipotek\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs. <\/p>\n<p>Dokumentacioni i b\u00ebr\u00eb publik m\u00eb par\u00eb tregon se n\u00eb vitin 2010 n\u00eb Lushnje jan\u00eb l\u00ebshuar certifikata pron\u00ebsie t\u00eb firmosura nga Saimir Korreshi p\u00ebr pasuri q\u00eb m\u00eb von\u00eb kan\u00eb rezultuar pa titull t\u00eb ligjsh\u00ebm pron\u00ebsie. N\u00eb raste konkrete n\u00eb zon\u00ebn e Kolonj\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs, qytetar\u00eb q\u00eb dispononin certifikata pron\u00ebsie t\u00eb l\u00ebshuara nga Hipoteka jan\u00eb paraqitur vite m\u00eb von\u00eb p\u00ebr legalizim, por kan\u00eb m\u00ebsuar se toka nuk ishte private, por shtet\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebto kushte, ata jan\u00eb detyruar t\u00eb heqin dor\u00eb nga regjistrimet e m\u00ebparshme dhe t\u00eb rifillojn\u00eb procedurat nga e para. Por, askush nuk ka pyetur n\u00ebse Korreshi ua ka firmosur k\u00ebto prona si t\u00eb tyret kundrejt parave, votave apo motiveve t\u00eb tjera?! <\/p>\n<p>Sot jemi para faktit se pasojat nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm administrative. K\u00ebto veprime kan\u00eb prodhuar konflikte pron\u00ebsie, procese gjyq\u00ebsore, humbje financiare dhe plag\u00eb sociale q\u00eb vijojn\u00eb edhe sot. Qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb prona duke u bazuar n\u00eb certifikata t\u00eb l\u00ebshuara nga Korreshi, jan\u00eb p\u00ebrballur m\u00eb von\u00eb me faktin se dokumentet mbi t\u00eb cilat kishin investuar kursimet e jet\u00ebs rezultonin t\u00eb pavlefshme. N\u00eb shum\u00eb raste, tokat shtet\u00ebrore jan\u00eb paraqitur si prona private, nd\u00ebrsa dokumentacioni shoq\u00ebrues rezulton t\u00eb ket\u00eb mungesa t\u00eb r\u00ebnda ligjore.<br \/>\nM\u00eb i r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebto raste nuk kan\u00eb mbetur vet\u00ebm n\u00eb nivel p\u00ebrplasjesh n\u00ebp\u00ebr zyra. Shtetasi L.S. i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, duke evidentuar dhjet\u00ebra raste t\u00eb ngjashme dhe duke k\u00ebrkuar referimin penal t\u00eb tyre. N\u00eb denoncim p\u00ebrmenden dyshime p\u00ebr falsifikim dokumentesh, mashtrim, shp\u00ebrdorim detyre dhe vepra t\u00eb tjera penale q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn dhe vul\u00ebn e Saimir Korreshit. Megjithat\u00eb, deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb informacion publik q\u00eb ASHK t\u00eb ket\u00eb referuar k\u00ebto raste n\u00eb Prokurori apo n\u00eb SPAK. Institucioni \u00ebsht\u00eb mjaftuar me korrigjimin e gabimeve n\u00eb dokumentacion, nd\u00ebrsa autori i tyre bilbilos i qet\u00eb sa n\u00eb Facebook, e sa n\u00eb Kuvend.<br \/>\nKjo sjellje ngre nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore: p\u00ebrse Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs korrigjon pasojat, por nuk k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr falsifikator\u00ebt? N\u00ebse vet\u00eb specialist\u00ebt konstatojn\u00eb munges\u00eb titujsh pron\u00ebsie dhe regjistrime t\u00eb kryera n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk aktivizohen mekanizmat ligjor\u00eb t\u00eb kall\u00ebzimit penal? <\/p>\n<p>Po aq e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe heshtja e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. SPAK ka treguar n\u00eb raste t\u00eb tjera se nuk heziton t\u00eb hetoj\u00eb ish-zyrtar\u00eb dhe funksionar\u00eb publik\u00eb p\u00ebr abuzime me detyr\u00ebn. Madje edhe nga indicie qesharake, SPAK nuk ka kursyer t\u2019u qepet zyrtar\u00ebve socialist\u00eb. Por n\u00eb rastin e Saimir Korreshit, pavar\u00ebsisht denoncimeve publike, dokumenteve dhe d\u00ebshmive t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb d\u00ebmtuar nga firmat e tij, nuk ka asnj\u00eb hetim.<br \/>\nKjo heshtje b\u00ebhet edhe m\u00eb e pakuptueshme kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb deputet n\u00eb detyr\u00eb, ndaj t\u00eb cilit standardi i transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies duhet t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i lart\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, emri i Saimir Korreshit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kontekstin e dyshimeve p\u00ebr korrupsion. Vite m\u00eb par\u00eb, ai u b\u00eb subjekt i nj\u00eb investigimi t\u00eb emisionit \u201cFiks Fare\u201d, ku nj\u00eb qytetar deklaronte se i kishte dh\u00ebn\u00eb 1 milion lek\u00eb ryshfet p\u00ebr zgjidhjen e nj\u00eb problematike pron\u00ebsie. Sipas investigimit, vet\u00eb Korreshi, i regjistruar me kamera t\u00eb fsheht\u00eb, pranonte ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj pagese. Pavar\u00ebsisht gravitetit t\u00eb pretendimeve dhe dokumenteve t\u00eb paraqitura, historia e pronave t\u00eb Lushnj\u00ebs vazhdon t\u00eb endet mes zyrave t\u00eb administrat\u00ebs, prokuroris\u00eb dhe gjykatave, pa marr\u00eb ende nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare.<br \/>\nN\u00eb fund, \u00e7\u00ebshtja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me Saimir Korreshin. Ajo lidhet me funksionimin e shtetit ligjor. Kur qytetar\u00ebt detyrohen t\u00eb korrigjojn\u00eb gabimet e administrat\u00ebs, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb firmosur dokumentet e kontestuara nuk japin llogari, krijohet bindja se drejt\u00ebsia nuk vepron nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dhe derisa SPAK, Prokuroria dhe Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs t\u00eb japin p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta mbi k\u00ebto raste, hija e dyshimeve mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u administruan pronat n\u00eb Lushnje do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi institucionet dhe mbi besimin e qytetar\u00ebve te drejt\u00ebsia.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej vitesh, qindra qytetar\u00eb n\u00eb Lushnje vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me pasojat e nj\u00eb kaosi pron\u00ebsor q\u00eb sipas dokumenteve, denoncimeve dhe rasteve konkrete, ka zanafill\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn kur Saimir Korreshi drejtonte Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Lushnje. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht provave, denoncimeve dhe indicieve t\u00eb shumta p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore, institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse vijojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-90035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}