{"id":89943,"date":"2026-05-31T09:48:15","date_gmt":"2026-05-31T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/31\/fisnik-qosja-i-dergon-2-5-mld-leke-agron-kapllanajt-berisha-e-mallkon-kryebashkiaku-demokrat-e-bekon-me-tendera-2\/"},"modified":"2026-05-31T09:48:15","modified_gmt":"2026-05-31T09:48:15","slug":"fisnik-qosja-i-dergon-2-5-mld-leke-agron-kapllanajt-berisha-e-mallkon-kryebashkiaku-demokrat-e-bekon-me-tendera-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/31\/fisnik-qosja-i-dergon-2-5-mld-leke-agron-kapllanajt-berisha-e-mallkon-kryebashkiaku-demokrat-e-bekon-me-tendera-2\/","title":{"rendered":"Fisnik Qosja i d\u00ebrgon 2.5 MLD lek\u00eb Agron Kapllanajt\/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>N\u00eb Kavaj\u00eb, demokrat\u00ebt dhe socialist\u00ebt i bashkon korrupsioni me tenderat. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb paradoksale, kompanit\u00eb q\u00eb i mallkon selia e PD-s\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebr korrupsion, i bekon n\u00eb m\u00ebngjes kryebashkiaku i Kavaj\u00ebs, Fisnik Qosja, me tendera pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, c\u2019po ndodh me \u00a0kryetarin Fisnik Qosja, q\u00eb me veprimet e tij, ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb Berish\u00ebs? Deri tani nuk na rezulton, q\u00eb Qosja t\u00eb jet\u00eb t\u00ebrhequr nga PD, madje merr pjes\u00eb n\u00eb cdo miting n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2023, kur mori postin, u duk sikur Qosja do t\u00eb ngrinte flamurin e PD n\u00eb betejat e ardhshme. Madje u zgjodh edhe kryetar i \u201cShoqat\u00ebs s\u00eb bashkive t\u00eb djathta\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, le t\u2019i l\u00ebm\u00eb faktet t\u00eb flasin vet\u00eb. Afro 5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb dy tendera t\u00eb vecant\u00eb, u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb brenda nj\u00eb muaji dy kompanive nga Mallakastra, t\u00eb njohura p\u00ebr lidhjet me kryemnistrin Rama dhe me \u201cRilindjen\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb tenderi i mir\u00ebmbajtjes s\u00eb lulishteve t\u00eb Kavaj\u00ebs, me nj\u00eb fond limit t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet q\u00eb nuk shquhet p\u00ebr gjelb\u00ebrim. Tenderi e ka fondin limit 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb \u2018Gllavenica\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Qosja ka zgjedhur p\u00ebr gjelb\u00ebrimin nj\u00eb kompani q\u00eb merret kryesisht me nd\u00ebrtimin. Firma\u00a0ka pronar\u00eb Lavdimir dhe Majlinda Baraj, nd\u00ebrsa administratore \u00ebsht\u00eb Jona Baraj. Kompania e familjes Baraj, duke qen\u00eb se favorizohet nga zyrtar\u00ebt e PS-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mbingarkuar me pun\u00eb publike.<\/p>\n\n<p>Pronar\u00ebt e firm\u00ebs fituese \u201cGlavenica\u201d Shpk me baz\u00eb n\u00eb Ballsh, jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb hapur t\u00eb PS-s\u00eb. N\u00eb faqen zyrtare n\u00eb rrjetet sociale promovohen aktivitetet elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb Taulant Ball\u00ebs. Si shp\u00ebrblim kan\u00eb marr\u00eb gjith\u00eb parat\u00eb e \u201cRilindjes urbane\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Dhurat\u00eb e \u201cRilindjes\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt ishte edhe tenderi i Bashkis\u00eb Kor\u00e7\u00eb me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cSotir Gurra\u201d dhe nd\u00ebrtim palestre\u201d me vler\u00eb 1 milion euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 1 shtator 2025, \u201cGLAVENICA\u201d shpk kishte marr\u00eb nga kryetarja e Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, Eriselda Sefa, kontrat\u00ebn 230 milion\u00eb lek\u00eb \u201cUrbanizimi i qendr\u00ebs Karbunar\u00eb \u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb ka p\u00ebrfituar edhe tenderin me objekt \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs n\u00eb kodr\u00ebn Kuzum Baba\u201d me Fondin Limit 340 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb 9 janar 2026, Anuela Ristani do t\u2019i jepte Barajt 2 miliard lek\u00eb me tenderin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs Verri \u2013 Ur\u00eb\u201d. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, cilin projekt do t\u00eb l\u00ebr\u00eb pas dore kompania, Rrug\u00ebn n\u00eb Verri, shkoll\u00ebn, sheshin apo rrug\u00ebn e teqes\u00eb, ose lulishtet e Fisnikut? Fakti q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrqendruar gjith\u00eb k\u00ebto tendera nj\u00ebher\u00ebsh tek nj\u00eb kompani modeste, tregon nj\u00eb \u201ckoktejl\u201d me p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb korrupsioni.<\/p>\n<p>Dhe qershia mbi tort\u00eb vendoset nga Fisnik Qosja me tenderin e Lulishteve m\u00eb dat\u00eb 2 prill 2026. Nuk e kuptojm\u00eb se si Qosja ia dha tenderin nj\u00eb kompanie q\u00eb i ka t\u00eb angazhuara forcat dhe mjetet n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. A e ka verifikuar kriterin e kapacitetit teknik?<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, me parat\u00eb e Kavaj\u00ebs shp\u00ebrblehet nj\u00eb tjet\u00ebr mallakastriot, i deklaruar kund\u00ebrshtar i hapur i Sali Berish\u00ebs, q\u00eb ishte n\u00eb grupin e Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Fisnik Qosja i ka dh\u00ebn\u00eb tenderin 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Agron Kapllanajt, \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cRehabilitim dhe asfaltim i rrug\u00ebve rurale dhe urbane\u201d.<\/p>\n\n<p>Data e mbajtjes se tenderit ishte m\u00eb 11 maj 2026 dhe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb gjithsej 8 operator\u00eb dhe bashkime kompanish. P\u00ebr shkeljet e konstatuara, Open Data Albania\u201d e klasifikon tenderin me risk korrupsioni.<\/p>\n<p>Dhe ja cfar\u00eb ka ndodhur! Komisioni i Fisnik Qosjes i ka skualifikuar t\u00eb gjasht\u00eb ofertat q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se propozimi i \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk.<\/p>\n<p>Nga letra e shpalljes s\u00eb fituesit, d\u00ebrguar Kapllanit nga Qosja m\u00eb 21 maj 2026, m\u00ebsojm\u00eb se pranimi i ofert\u00ebs e firm\u00ebs \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d i sjell buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 384 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Konkretisht \u201cSHKELQIMI 07\u201d shpk ka fituar me ofert\u00ebn 234,7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n<p>Por bashkimi i operator\u00ebve \u201cBIBA-X\u201d shpk &amp; \u201cPE-VLA-KU\u201d shpk ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb asafaltimin me 211,5 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebto firma e kan\u00eb fabrik\u00ebn e asfaltit n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa firma \u201c2 Z KONSTRUKSION\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb\u00a0\u00a0 ofert\u00ebn me vler\u00eb 233,118,098 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>\u201cFUSHA\u201d shpk ka ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: 208 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb e ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb oferta e bashkimit t\u00eb kompanive \u201cL.T.E CONSTRUCTION\u201d shpk &amp; \u201cVARAKU E\u201d shpk me vler\u00eb 197,7 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh<\/p>\n<p>Po ashtu, ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb mjaft ekonomike bashkimi\u00a0 i fitmave \u201cLIQENI VII\u201d shpk &amp; \u201cMAKARESH\u201d shpk, 196,3 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bashkimi i operator\u00ebve \u201cRAFIN COMPANY\u201d shpk &amp; \u201cDRINI-1\u201d shpk ofroi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 218,6 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Tendenca p\u00ebr korrupsion n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender duket qysh n\u00eb hartimin e fondit limit q\u00eb \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb q\u00ebllimisht. Kjo v\u00ebrtetohet nga diferencat mjaft t\u00eb m\u00ebdha mes fondit limit dhe ofertave.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse do t\u00eb shpenzohen k\u00ebto lek\u00eb? Sigurisht, Qosja \u00ebsht\u00eb largpam\u00ebs dhe mendon p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme q\u00eb mbahen vitin tjet\u00ebr. Afati i asfaltimi \u00ebsht\u00eb 8 muaj dhe p\u00ebrkon me mbarimin e mandatit aktual t\u00eb kryetarit.<\/p>\n<p>Qosja ka zgjedhur 20 rrugica n\u00ebp\u00ebr lagje fshatrash q\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb zgjedh\u00ebs.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq banor\u00ebt le t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se projekti i k\u00ebtyre rrug\u00ebve nuk p\u00ebrfshin: as trotuar, as sinjalistik\u00eb, as ndricim dhe as gjelb\u00ebrim. Nevojtet q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb plot\u00ebsimin e projektit dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb parat\u00eb e tyre t\u2019i shp\u00ebrdoroj\u00eb kryetari me politikanin Agron Kapllani.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re q\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se Rama i ka joshur opozitar\u00ebt me tendera. Por dashuria e Ram\u00ebs me Agron Kapllanajn, i ngjan m\u00eb tep\u00ebr rekrutimit me detyrim se sa simpatis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Kapllanaj ka qen\u00eb d\u00ebnuar me dy vite burg n\u00eb Itali p\u00ebr vjedhje. Kjo verifikohet edhe n\u00eb formularin e dekriminalizimit. D\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Firences.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kryeministri Rama e k\u00ebrc\u00ebnoi publikisht se do ta shkarkonte nga posti i kryetari t\u00eb Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryetari demokrat i Bashkise se Mallakastr\u00ebs, Agron Kapllanaj reagoi menj\u00ebher\u00eb pak or\u00eb pasi kryeministri Edi Rama lajm\u00ebroi se po shikohej mund\u00ebsia p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cKam bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ishte e vjedhur, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb Itali, kam r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjat\u00eb viteve n\u00eb Itali nuk kam qen\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb burg. \u00c7do gj\u00eb e kam deklaruar n\u00eb fillim, jam i hapur t\u00eb hetohem\u201d, tha Kapllani.<\/p>\n<p>Kjo histori u harrua, por b\u00ebri efekt t\u00eb madh pasi Kapllani do t\u00eb merrte n\u00eb politik\u00eb \u201cdrejtim t\u00eb ri\u201d.<\/p>\n\n<p>Agron Kapllanaj, e ka nisur karrier\u00ebn e tij si kryetar i Komun\u00ebs Qend\u00ebr Mallakast\u00ebr, dhe n\u00eb vitin 2015 u zgjodh n\u00ebn sigl\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Mallakastr\u00ebs. N\u00eb vitin 2021 ai kandidoi p\u00ebr deputet, por pa arritur t\u00eb siguronte mandatin.<\/p>\n\n<p>M\u00eb pas u b\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt e angazhuar publikisht n\u00eb p\u00ebrplasjen e brendshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs dhe Enkelejd Alibeajt. Kapllanaj u em\u00ebrua nga Basha si kryetar i deg\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Mallakast\u00ebs, e m\u00eb pas ai u angazhua n\u00eb konfliktet n\u00eb PD-n\u00eb e Fierit, duke u ky\u00e7ur der\u00ebn demokrat\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qarku.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait apo njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, rezultojn\u00eb nga p\u00ebrfitueset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fondeve publike. Vet\u00ebm nga procesi i Rind\u00ebrtimit, kompania \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d ka p\u00ebrfituar 12. 5 milion\u00eb euro, ku num\u00ebrohen 8 tendera t\u00eb dh\u00ebna nga bashkit\u00eb e drejtuara nga socialist\u00ebt.<\/p>\n<p>Kapllanaj nisi t\u00eb v\u00ebr\u00eb milionat nga tenderat shum\u00eb her\u00ebt. Si\u00e7 rezulton edhe nga dokumentet zyrtare, fondet e Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr me firm\u00eb t\u00eb Agron Kapllanajt shkonin s\u00ebrish n\u00eb xhepat e tij dhe t\u00eb rrethit familjar.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013 themelohet kompania \u201cGrand Konstruksion M\u201d, me ortak t\u00eb vet\u00ebm Tetem Dajlanaj \u2013 vjehrri i Kastriot Kapllanajt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut t\u00eb Mallakastr\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb fillesat e saj, kompania ka lidhje t\u00eb dukshme me subjektin tjet\u00ebr \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d. T\u00eb dyja kompanit\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ekonomiste. N\u00eb bilancin e vitit 2013, del n\u00eb pah nj\u00eb fakt q\u00eb hedh dyshime t\u00eb forta mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb \u201cGrand Konstruksion M\u201d. Dokumenti financiar ka si kok\u00eb zyrtare kompanin\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb firma dhe vula e vendosur n\u00eb fund t\u00eb bilancit i p\u00ebrkasin \u201cGrand Konstruksion M\u201d.<\/p>\n<p>Bilanci p\u00ebr vitin 2013 tregon se kompania \u201cGrand Konstruksion M\u201d ka realizuar rreth 700 mij\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhura, t\u00eb gjitha t\u00eb ardhura nga sh\u00ebrbimi \u201cInvestime Publike\u201d, pra vet\u00ebm nga institucione shtet\u00ebrore. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2015, Tetem Dajlanaj largohet nga pozicioni i administratorit p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb vend t\u00eb tij em\u00ebrohet Petref Saliaj, i cili n\u00eb vitin 2021 rezulton punonj\u00ebs i kompanis\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d.<\/p>\n<p>Faturimet e kompanis\u00eb njohin nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme n\u00eb vitin 2014, duke kapur vler\u00ebn e 1.6 milion\u00eb dollar\u00ebve amerikan\u00eb. N\u00eb vitin 2016, faturimi \u00ebsht\u00eb 950 mij\u00eb dollar\u00eb. Por kulmi arrihet n\u00eb vitin 2017, ku kompania arrin xhiron 3.1 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Nj\u00eb tjet\u00ebr hallk\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet \u00ebsht\u00eb shtetasi Flamur Zaimi. Ai punon nj\u00ebkoh\u00ebsisht si Drejtor Finance pran\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Fier dhe si financier pran\u00eb kompanis\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai ka firmosur edhe bilancet e kompanis\u00eb \u201cGrand Konstruksion M\u201d. Ky trend vijon edhe n\u00eb vitin 2018 me 314 milion\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr boom financiar vjen n\u00eb vitin 2023 me xhiron 532 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb faturim, q\u00eb korespodnon me vit elektoral. Dhe, nd\u00ebrsa Agron Kapllanaj n\u00eb politik\u00eb luante si opozitar, kompanit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb tij, rezultojn\u00eb t\u00eb preferuarat e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2015-2019, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Agron Kapllanaj udh\u00ebhoqi Bashkin\u00eb Mallakast\u00ebr, nj\u00eb mori tenderash t\u00eb dyshimt\u00eb u shpall\u00ebn dhe u fituan nga kompani t\u00eb lidhura me t\u00eb, si dhe me familjar\u00eb t\u00eb tij. Kompania \u201cGrand Konstruksion M\u201d, e lidhur ngusht\u00eb me Kastriot Kapllanaj dhe Tetem Dajlanaj (vjerri i Agron Kapllanajt), fitoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tenderash nga Bashkia Mallakast\u00ebr dhe Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Mallakast\u00ebr:<\/p>\n<p><strong>Tenderat e Grand Konstruksion M firmosur nga Agron Kaplanaj<\/strong><\/p>\n<p>2015 \u2013 Tender p\u00ebr rikonstruksion rrug\u00ebsh, vlera 17.000.000 lek\u00eb<br \/>\n2016 \u2013 Blerje kamioncine, vlera 2.900.000 lek\u00eb<br \/>\n2016 \u2013 Blerje kamioni mbetjes, vlera 2.900.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Blerje autoboot uji, vlera 2.500.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Blerje pastrues rrug\u00ebsh, vlera 1.200.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Blerje traktori, vlera 1.666.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Blerje kamioncine, vlera 1.800.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Blerje fuoristrad\u00eb, vlera 1.400.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Blerje dy automjete, vlera 2.500.000 lek\u00eb<br \/>\n2017 \u2013 Tender p\u00ebr rikualifikim urban, vlera 77.800.000 lek\u00eb (n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb 2T), firmosur nga Agron Kapllanaj<br \/>\n2018 \u2013 Tender p\u00ebr rikonstruksion rrug\u00ebsh, vlera 52.000.000 lek\u00eb<br \/>\n2018 \u2013 Tender p\u00ebr nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb Mallakast\u00ebr, vlera 83.000.000 lek\u00eb<br \/>\nN\u00ebntor 2018 \u2013 Tender p\u00ebr Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Mallakast\u00ebr, vlera 12.900.000 lek\u00eb<br \/>\n2019 \u2013 Tender p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 3 urave, vlera 4.500.000 lek\u00eb<br \/>\nMaj 2019 \u2013 Tender p\u00ebr blerje kamioni, vlera 19.000.000 lek\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto tendera, q\u00eb kapin vler\u00ebn 283 milion\u00eb lek\u00eb apo apo afro 3 milion\u00eb euro, jan\u00eb firmosur nga Agron Kapllanaj e vart\u00ebsi e tij dhe jan\u00eb p\u00ebrfituar nga kompanit\u00eb q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me Kapllanajn.<\/p>\n<p>Dokumentet zyrtare dhe t\u00eb dh\u00ebnat e tenderimeve tregojn\u00eb se kompania Grand Konstruksion M, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Shk\u00eblqimi 07 dhe disa subjekte t\u00eb tjera si FLED, DESARET dhe BESTA, kan\u00eb p\u00ebrfituar afro 13 milion\u00eb euro tendera nga bashkit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr tenderat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Bashkin\u00eb Kavaj\u00eb, ku n\u00eb vitin 2022,<br \/>\n\u201cGrand\u201d ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi fitues p\u00ebr projektin \u201cRikualifikimi i banesave DS4\u201d, me nj\u00eb vler\u00eb marramend\u00ebse prej 529 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Biznesi i Kapllanajt rritet me bashk\u00eb me zullumet e qeveris\u00eb, si n\u00eb rastin e prishjes s\u00eb banesave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn e \u201c5 Majit\u201d. Nd\u00ebrsa opozita ishte ngritur n\u00eb protesta kund\u00ebr qeveris\u00eb p\u00ebr prishjen e banesave tek \u201c5 Maji\u201d, firma e Kapllanajt \u2018Shk\u00eblqimi 07\u2019 u b\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfitueseve n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kapllanaj ka p\u00ebrfituar nj\u00eb fond prej gati 322 milion\u00eb lek\u00ebsh tek \u201c5 Maji\u201d, taksa t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiran\u00ebs.\u201cHartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve p\u00ebr Nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 20 n\u00eb zon\u00ebn zhvillimore 5 Maji me vler\u00eb kontrate 321 750 000 Lek\u00eb me fitues bashkimin e operator\u00ebve Shk\u00eblqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk.<\/p>\n<p>\u201c Shk\u00eblqimi 07\u201d \u00ebsht\u00eb ndihmuar na PS n\u00eb pushtet pasi Agron Kapllanaj mori kursin kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb Fier. Kujtojm\u00eb se edhe Berisha i \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur Kapllanajt duke e akuzuar p\u00ebr faktin se merr fonde nga qeveria \u201cRama\u201d.<\/p>\n\n<p>Lidhur me tenderat e asfaltit, ku shk\u00eblqen \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk, KLSH ka raportuar se kjo firm\u00eb fitonte me kritere t\u00eb sajuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto ishte tenderi i Bashkis\u00eb Patos \u201cBlerje Asfaltobeton p\u00ebr shtrim rrug\u00ebsh\u201d q\u00eb u firmos nga Rajmonda Balilaj. M\u00eb von\u00eb Balilaj do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr korrupsion nga GJKKO p\u00ebr favorizimin e dy firmave n\u00eb tendera. Nd\u00ebrsa zbatimi i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Fation Duro. Tenderi ishte me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr fondin 333 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, kishin hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb 5 operator\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Sipas raportit t\u00eb auditimit, jan\u00eb skualifikuar 4 firma dhe \u00ebsht\u00eb kualifikuar vet\u00ebm nj\u00ebra. N\u00eb p\u00ebrfundim, m\u00eb dat\u00eb 12 qershor 2023 \u00ebsht\u00eb shpallur fituese oferta e shoq\u00ebris\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata.<\/p>\n<p>KLSH konstaton se komisioni i tenderit ka skualifikuar p\u00ebr mang\u00ebsi t\u00eb dokumenteve t\u00eb nj\u00eb kamioni operatorin me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt \u201cASAB\u201d ShPK me vler\u00ebn 170 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishte edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por u skualifikuan me kriterin q\u00eb duhet t\u00eb kishin fabrik\u00eb asfalti jo m\u00eb larg se 20 km nga Patosi.<\/p>\n<p>\u201cKriteri i vendosur nuk \u00ebsht\u00eb argumentuar teknikisht dhe ligj\u00ebrisht ku citohet \u201cAsfaltobetoni t\u00eb p\u00ebrgatitet n\u00eb fabrika t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb cilat k\u00ebshillohet t\u00eb jen\u00eb jo m\u00eb larg se 20 km nga blloku i rrug\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shtrohen\u2026\u201d<\/p>\n\n<p>Vendosja e k\u00ebtij kriteri \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt pasi kufizon pjes\u00ebmarrjen e operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vendndodhjen n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi jo m\u00eb shum\u00eb se 20 km nga blloku i rrug\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shtrohen. Disa nga OE mund t\u00eb administrojn\u00eb makineri dhe mjete t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur ruajtjen e temperatur\u00ebs, edhe gjat\u00eb transportimit. Veprimet m\u00eb sip\u00ebr bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet e Ligjit nr.162\/2020 \u201cP\u00ebr prokurimin publik\u201d, konstaton KLSH.<\/p>\n\n<p>Duke qen\u00eb me t\u00eb kaluar t\u00eb err\u00ebt, Agron Kapllanaj, nuk mungon t\u00eb shfaqet vazhdimisht n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 maj 2023, Policia e Fierit ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga biznesmenin Shk\u00eblqim Kapllanaj, v\u00ebllai i Agron Kapllanajt, kandidati p\u00ebr deputet i partis\u00eb s\u00eb Enkelejd Alibeajt n\u00eb Mallakast\u00ebr.<\/p>\n<p>Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, por m\u00eb pas blut\u00eb njoftuan se arrestimi i tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb flagranc\u00eb pas nj\u00eb sherri mes disa personave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke u motivuar nga pozicioni agresiv i kryeministrit me Drejt\u00ebsin\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit Kapllanaj kan\u00eb sulmuar fizikisht njer\u00ebzit e SPAK.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 prill 2025, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb biznesi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Shk\u00eblqim Kapllanajt, BKH kishte ndaluar n\u00eb parkimin aty pran\u00eb dhe kishte filluar veprimet operative, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me reagimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb biznesit, i cili u k\u00ebrkoi llogari p\u00ebr pranin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e BKH-s\u00eb pretendojn\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tyre q\u00eb ishin konform \u00e7do procedure ligjore dhe se operacioni ishte i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kan\u00eb kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdh\u00ebruar s\u00ebrish vijimin e operacionit.<\/p>\n<p>Agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb po vepronin me urdh\u00ebr t\u00eb prokurorit dhe p\u00ebrdorimi i dronit u b\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur automjetet n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi ka ndodhur debati,\u00a0oficer\u00ebt e BKH jan\u00eb larguar dhe nipat e Kapllanajt me nj\u00eb punoj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb, n\u00eb aksin Fier-Patos, si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshmuar agjent\u00ebt, jan\u00eb dhunuar k\u00ebta t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb pretenduar se jan\u00eb goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonj\u00ebsi. Brenda biznesit, n\u00eb koh\u00ebn e konfliktit ndodhej edhe Agron Kapllanaj.<\/p>\n<p>Afro 70 milion\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituara nga zyrtar\u00ebt socialist\u00eb jan\u00eb miza n\u00ebn k\u00ebsul\u00eb q\u00eb solli nj\u00eb reagim t\u00eb till\u00eb. Tashm\u00eb q\u00eb SPAK-ut i ka dal\u00eb frika nga k\u00ebto sjellje, mund t\u00eb shtoj\u00eb p\u00ebr verifikim edhe kryebashkiakun Fisnik Qosja, q\u00eb firmosi tenderin me shkelje n\u00eb favor t\u00eb Agron Kapllanajt dhe v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-16\/\">Fisnik Qosja i d\u00ebrgon 2.5 MLD lek\u00eb Agron Kapllanajt\/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kavaj\u00eb, demokrat\u00ebt dhe socialist\u00ebt i bashkon korrupsioni me tenderat. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb paradoksale, kompanit\u00eb q\u00eb i mallkon selia e PD-s\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebr korrupsion, i bekon n\u00eb m\u00ebngjes kryebashkiaku i Kavaj\u00ebs, Fisnik Qosja, me tendera pa gar\u00eb. Pra, c\u2019po ndodh me \u00a0kryetarin Fisnik Qosja, q\u00eb me veprimet e tij, ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89943","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89943"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89943\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}