{"id":89935,"date":"2026-05-31T08:48:15","date_gmt":"2026-05-31T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/31\/ilir-beqaj-miratimi-i-ibar-it-tregoi-se-nuk-kam-penguar-rrugen-europiane-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-05-31T08:48:15","modified_gmt":"2026-05-31T08:48:15","slug":"ilir-beqaj-miratimi-i-ibar-it-tregoi-se-nuk-kam-penguar-rrugen-europiane-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/31\/ilir-beqaj-miratimi-i-ibar-it-tregoi-se-nuk-kam-penguar-rrugen-europiane-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Ilir Beqaj: Miratimi i IBAR-it tregoi se nuk kam penguar rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga Ermal Yzeiraj, avokati i ish Ministrit Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, ky i fundit ka p\u00ebrg\u00ebzuar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr miratimin e IBAR-it dhe p\u00ebrparimin n\u00eb procesin e integrimit europian, por e ka lidhur k\u00ebt\u00eb zhvillim edhe me \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj tij. Beqaj shprehet se miratimi i IBAR-it tregon se, ndryshe nga pretendimet e ngritura ndaj tij, veprimet q\u00eb i atribuohen nuk e kan\u00eb d\u00ebmtuar rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai thot\u00eb se prej 23 muajsh ndodhet n\u00eb paraburgim dhe se \u00e7\u00ebshtja e tij, sipas tij, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si statistik\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb procesi t\u00eb vler\u00ebsohet me paanshm\u00ebri dhe n\u00eb respekt t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit t\u00eb Z. Ilir Beqaj dhe me porosi t\u00eb tij, m\u00eb posht\u00eb deklarata e tij publike:<\/p>\n<p>P\u00ebrg\u00ebzime shtetit tim p\u00ebr miratimin e IBAR<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 26 maj 2026, n\u00eb Bruksel u mbajt Konferenca e 8-t\u00eb Nd\u00ebrqeveritare BE\u2013Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian, kjo konferenc\u00eb pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi \u201ckonfirmoi se Shqip\u00ebria, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i ka p\u00ebrmbushur standardet e nd\u00ebrmjetme t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit Klasteri 1: THEMELOR\u00cbT\u201d.<\/p>\n<p>Si \u00e7do qytetar shqiptar, edhe un\u00eb ndihem i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje t\u00eb vendit tim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndiej detyrimin t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj publikisht Shqip\u00ebrin\u00eb dhe institucionet e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, personalisht, ndihem edhe i leht\u00ebsuar nga nj\u00eb breng\u00eb q\u00eb m\u00eb ka munduar prej shtat\u00eb muaj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb tetorit 2025, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjykimi kushtetues lidhur me paraburgimin tim, organi qe ngre akuz\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit tim pretendoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se veprimet q\u00eb m\u00eb atribuohen mua kishin d\u00ebmtuar rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt integrimit europian.<\/p>\n<p>Miratimi i IBAR-it dhe vijimi i procesit t\u00eb negociatave tregojn\u00eb se, fatmir\u00ebsisht, kjo nuk ka ndodhur. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb shkaku q\u00eb integrimi i vendit tim n\u00eb Bashkimin Europian \u2014 motoja e l\u00ebvizjes demokratike q\u00eb \u00e7oi n\u00eb rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1990 \u2014 t\u00eb c\u00ebnohej, pengohej apo ndalej.<\/p>\n<p>Pasi u leht\u00ebsova nga kjo barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, fillova t\u00eb mendoj m\u00eb pozitivisht edhe p\u00ebr veten time. Ndiej brenda meje se edhe un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut personal dhe konkret n\u00eb rezultatet e shtetit tim, n\u00eb p\u00ebrparimet konkrete dhe t\u00eb matshme t\u00eb arritura gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit n\u00eb procesin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Prej 23 muajsh ndodhem n\u00eb paraburgim me akuz\u00ebn, t\u00eb ngritur nga organi i posa\u00e7\u00ebm i akuz\u00ebs i shtetit tim, p\u00ebr korrupsion pasiv t\u00eb funksionarit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb lidhje me fondet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2024, nj\u00eb gjykat\u00eb e posa\u00e7me e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb vendosi se un\u00eb nuk jam funksionar i lart\u00eb (n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb SASPAC) dhe se nuk ka prova p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2024, nj\u00eb gjykat\u00eb e posa\u00e7me apeli konfirmoi me vendim se un\u00eb nuk jam funksionar i lart\u00eb (n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb SASPAC) dhe se nuk ka prova p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2025, Gjykata e Lart\u00eb konfirmoi vendimin e apelit dhe deklaroi se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave p\u00ebr korrupsion, nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrcaktohej n\u00ebse Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i SASPAC ishte funksionar i lart\u00eb apo thjesht funksionar publik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb tetor 2025, drejtuesi i organit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb akuz\u00ebs deklaroi publikisht p\u00ebrpara Komisionit t\u00eb Ligjeve t\u00eb Kuvendit se ky institucion po ushtronte ndjekje penale ndaj funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion me fondet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ai moment kam pasur ndjesin\u00eb se \u00e7\u00ebshtja ime po konsiderohej si statistik\u00eb edhe n\u00eb kontekstin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb demonstrimit t\u00eb angazhimit t\u00eb vendit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2026, Gjykata Kushtetuese konfirmoi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga Ermal Yzeiraj, avokati i ish Ministrit Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, ky i fundit ka p\u00ebrg\u00ebzuar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr miratimin e IBAR-it dhe p\u00ebrparimin n\u00eb procesin e integrimit europian, por e ka lidhur k\u00ebt\u00eb zhvillim edhe me \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj tij. Beqaj shprehet se miratimi i IBAR-it tregon se, ndryshe nga pretendimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89935","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89935\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}