{"id":89916,"date":"2026-05-30T18:48:12","date_gmt":"2026-05-30T18:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/30\/paradoksi-i-kthimit-si-ndryshoi-hija-politike-e-sali-berishes-pas-zbritjes-serish-ne-arene\/"},"modified":"2026-05-30T18:48:12","modified_gmt":"2026-05-30T18:48:12","slug":"paradoksi-i-kthimit-si-ndryshoi-hija-politike-e-sali-berishes-pas-zbritjes-serish-ne-arene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/30\/paradoksi-i-kthimit-si-ndryshoi-hija-politike-e-sali-berishes-pas-zbritjes-serish-ne-arene\/","title":{"rendered":"Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berish\u00ebs pas zbritjes s\u00ebrish n\u00eb aren\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Alban Daci<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pluraliste, askush nuk e ka mish\u00ebruar m\u00eb mir\u00eb se Sali Berisha dinamik\u00ebn e tranzicionit midis lavdimit t\u00eb liderit historik dhe r\u00ebnies n\u00ebn pesh\u00ebn e anakronizmit t\u00eb vetvetes. Teza mbi liderin q\u00eb rikthehet duke shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb e tij gjen te figura e Berish\u00ebs rastin m\u00eb perfekt studimor \u2013 nj\u00eb anatomi e past\u00ebr e asaj se si nj\u00eb rikthim i keqllogaritur mund t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb nj\u00eb \u201cmonument\u201d t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb politike, duke vrar\u00eb p\u00ebrfundimisht nostalgjin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lider i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn l\u00eb trash\u00ebgimi politike hijen e tij! Nd\u00ebrsa nj\u00eb lider q\u00eb rikthehet, e fshin edhe hijen e tij q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe harrohet. Ky fenomen nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zhvillim mekanik elektoral, por nj\u00eb proces i thell\u00eb psikologjik dhe sociologjik q\u00eb ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb shoq\u00ebri e t\u00ebr\u00eb nd\u00ebrton, adhuron dhe m\u00eb pas shkat\u00ebrron mitet e saj politike. Kur koha fillon t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb figurat q\u00eb dikur konsideroheshin t\u00eb paprekshme, vesa e par\u00eb e zhg\u00ebnjimit bie mbi ata q\u00eb besuan se historia mund t\u00eb ngrihej n\u00eb vend sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb nj\u00eb individi t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u200bKur Sali Berisha dha dor\u00ebheqjen n\u00eb vitin 2013 pas nj\u00eb humbjeje plebishitare, ai b\u00ebri nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb premtonte t\u2019i siguronte pavdekshm\u00ebrin\u00eb politike. Duke u larguar nga udh\u00ebheqja formale e Partis\u00eb Demokratike dhe duke q\u00ebndruar si \u201cdeputet i thjesht\u00eb\u201d, ai hyri n\u00eb faz\u00ebn e art\u00eb t\u00eb mitizimit. P\u00ebr pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb, mbi Partin\u00eb Demokratike dhe pasardh\u00ebsin e tij zyrtar r\u00ebndoi pik\u00ebrisht ajo hije e madhe e paarritshme.<\/p>\n<p>\u00c7do d\u00ebshtim i opozit\u00ebs, \u00e7do paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb, shoq\u00ebrohej n\u00ebn z\u00eb ose hapur nga elektorati me pyetjet retorike: \u201cPo t\u00eb ishte Berisha n\u00eb krye, a do t\u00eb gujonte qeveria t\u00eb vepronte k\u00ebshtu? N\u00ebse do t\u00eb ishte ai, a do t\u00eb ishte parti m\u00eb e bashkuar dhe m\u00eb luftarake? A do t\u00eb ishte PD-ja fituese me Doktorin n\u00eb timon?\u201d Nostalgjia funksiononte si karburant; gabimet e m\u00ebdha t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij filluan t\u00eb zbeheshin n\u00eb kujtes\u00ebn e mb\u00ebshtet\u00ebsve, t\u00eb mbuluara nga petku i liderit karizmatik e shtetformues, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb si referenc\u00ebn supreme, t\u00eb papreksh\u00ebm nga d\u00ebshtimet e p\u00ebrditshme. Kjo periudh\u00eb e largimit t\u00eb tij funksionoi si nj\u00eb laborator i nd\u00ebrtimit t\u00eb kultit pasiv, ku mungesa e tij fizike n\u00eb vendimmarrje i jepte mund\u00ebsi \u00e7do t\u00eb pak\u00ebnaquri t\u00eb projektonte te figura e tij zgjidhjen imagjinare t\u00eb \u00e7do krize t\u00eb s\u00eb sotmes.<\/p>\n<p>\u200bThyerja e madhe erdhi kur kjo hije vendosi t\u00eb materializohej s\u00ebrish in trup dhe n\u00eb aksion. Shpallja non-grata nga SHBA dhe zhvillimet e brendshme e detyruan Berish\u00ebn t\u00eb shkelte premtimin e tij t\u00eb heshtur p\u00ebr mosrikthim, duke zbritur s\u00ebrish in aren\u00eb me l\u00ebvizjen e \u201cFoltoreve\u201d dhe rimarrjen e kontrollit mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb. Por k\u00ebtu fillon paradoksi: duke u rikthyer, Berisha b\u00ebri gabimin fatal strategjik sepse pranoi t\u00eb gjykohej med rregullat e t\u00eb sotmes, jo me lavdin\u00eb e t\u00eb djeshmes. Nga nj\u00eb gjykues suprem q\u00eb rrinte mbi pal\u00ebt, ai u kthye n\u00eb nj\u00eb lojtar t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, duke u p\u00ebrballur mediatikisht dhe politikisht me nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb kishte ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht n\u00eb demografi, n\u00eb kode t\u00eb komunikimit digjital dhe n\u00eb aspirata.<\/p>\n<p>Ky rikthim nuk prodhooi nj\u00eb projekt t\u00eb ri politik, por nj\u00eb riciklim t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave teza, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjuh\u00eb konfliktuale dhe t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave figura t\u00eb vjetra. Subjekti politik q\u00eb ai mori n\u00ebn kontroll u shnd\u00ebrrua nga nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr interesat personale t\u00eb liderit t\u00eb saj, duke sjell\u00eb si rezultat humbje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb zgjedhjeve dhe pamund\u00ebsi totale p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb kredibile qeveris\u00ebse. Arena e re politike k\u00ebrkonte fleksibilitet dhe vizion t\u00eb hapur, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjigjet q\u00eb vinin nga lidershipi i rikonfirmuar ishin vet\u00ebm reflekse t\u00eb betejave t\u00eb vjetra ideologjike.<\/p>\n<p>\u200bP\u00ebrplasja e liderit historik me realitetin e ri t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzet e nj\u00eb e zhveshi l\u00ebvizjen nga \u00e7do lloj mistike, duke e kthyer debatin n\u00eb nj\u00eb llogaritje t\u00eb ftoht\u00eb numrash dhe ndikimi real. Elektorati i ri, i cili nuk kishte jetuar ngjarjet e viteve \u201990 dhe nuk kishte asnj\u00eb lidhje emocionale me fillimet e pluralizmit, e pa k\u00ebt\u00eb rikthim jo si nj\u00eb akt shp\u00ebtimi, por si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng t\u00eb ardhmen p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs. Gjuha e p\u00ebrdorur, skemat e organizimit t\u00eb protestave dhe m\u00ebnyra e funksionimit t\u00eb strukturave t\u00eb brendshme d\u00ebshmuan nj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb madhe nga nevojat reale t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin zgjidhje ekonomike dhe integrim, e jo thirrje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr q\u00ebndres\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb marra nga aleat\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb vendit. Kjo solli nj\u00eb tkurrje graduale t\u00eb baz\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse, duke e reduktuar partin\u00eb nga nj\u00eb forc\u00eb e madhe komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb grupim rajonal dhe nostalgjik.<\/p>\n<p>\u200bD\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb Berisha i b\u00ebri vetes nuk \u00ebsht\u00eb humbja e radh\u00ebs n\u00eb kutit\u00eb e votimit, por shkat\u00ebrrimi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij historike. Ky d\u00ebshtim i tanish\u00ebm funksionon si nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb ndri\u00e7on mbrapsht t\u00eb kaluar\u00ebn; sot, pamund\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb ngritur pesh\u00eb popullin n\u00eb aksione vendimtare rr\u00ebzuese dhe izolimi i tij nuk ngren\u00eb m\u00eb dilema p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Madje, paradoksi thellohet edhe m\u00eb shum\u00eb mediatikisht me rikonfirmimin e tij t\u00eb fundit n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb apo strukturave q\u00eb ai kontrollon. Ky rikonfirmim i sforcuar, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb forc\u00eb, tregon mbylljen hermetike t\u00eb nj\u00eb subjekti q\u00eb nuk prodhon dot asgj\u00eb t\u00eb re: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e brendshme q\u00eb vulos d\u00ebshtimin e jasht\u00ebm, duke zbuluar se partia ka mbetur peng e t\u00eb shkuar\u00ebs. Ky fakt i shtyn publikun dhe analist\u00ebt t\u00eb pyesin akoma m\u00eb fort n\u00ebse ai ka qen\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb gjeni politik n\u00eb vitet \u201992 apo 2005, apo n\u00ebse thjesht rrethanat historike dhe dob\u00ebsia e kund\u00ebrshtar\u00ebve e b\u00ebn\u00eb t\u00eb dukej i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u200bN\u00eb dinamikat afatgjata t\u00eb historis\u00eb, procesi i de-mitizimit \u00ebsht\u00eb pothuajse gjithmon\u00eb i pakthyesh\u00ebm. Kur nj\u00eb lider pranon t\u00eb konsumoj\u00eb edhe mbetjet e fundit t\u00eb autoritetit t\u00eb tij p\u00ebr beteja q\u00eb nuk prodhojn\u00eb dot pushtet shtet\u00ebror por thjesht mbijetes\u00eb brenda llojit, ai pa vet\u00ebdije n\u00ebnshkruan harres\u00ebn e tij t\u00eb parakohshme. Hija e tij e madhe, q\u00eb dikur sh\u00ebrbeu si mburoj\u00eb dhe frym\u00ebzim p\u00ebr mij\u00ebra mb\u00ebshtet\u00ebs, shp\u00ebrb\u00ebhet n\u00ebn drit\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura taktike dhe strategjike. N\u00eb politik\u00eb, fundi p\u00ebrcakton gjith\u00eb narrativ\u00ebn e fillimit. N\u00ebse do t\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb t\u00ebrheqjen e tij pas vitit 2013, ai do t\u00eb mbahej mend gjat\u00eb si lideri q\u00eb p\u00ebrmbysi komunizmin dhe an\u00ebtar\u00ebsoi vendin n\u00eb NATO, duke l\u00ebn\u00eb pas pasardh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb l\u00ebngonin p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00ebn hijen e tij. Duke zgjedhur rikthimin dhe rikonfirmimin brenda nj\u00eb rrethi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, ai zgjodhi de-mitizimin e vetvetes, provoi se koha nuk pret ask\u00ebnd dhe mbylli p\u00ebrfundimisht ciklin e dilemave, sepse ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, dhe p\u00ebrgjigja mbi pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb alternativ\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alban Daci N\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pluraliste, askush nuk e ka mish\u00ebruar m\u00eb mir\u00eb se Sali Berisha dinamik\u00ebn e tranzicionit midis lavdimit t\u00eb liderit historik dhe r\u00ebnies n\u00ebn pesh\u00ebn e anakronizmit t\u00eb vetvetes. Teza mbi liderin q\u00eb rikthehet duke shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb e tij gjen te figura e Berish\u00ebs rastin m\u00eb perfekt studimor \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89916","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89916\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}