{"id":89906,"date":"2026-05-30T14:48:16","date_gmt":"2026-05-30T14:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/30\/paradokset-e-nje-vendi-ku-partite-transformohen-me-shpejt-se-shoqeria\/"},"modified":"2026-05-30T14:48:16","modified_gmt":"2026-05-30T14:48:16","slug":"paradokset-e-nje-vendi-ku-partite-transformohen-me-shpejt-se-shoqeria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/30\/paradokset-e-nje-vendi-ku-partite-transformohen-me-shpejt-se-shoqeria\/","title":{"rendered":"Paradokset e nj\u00eb vendi ku partit\u00eb transformohen m\u00eb shpejt se shoq\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bjorn Runa<\/strong> <\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave u publikua n\u00eb media nj\u00eb studim statistikor nga Bashkim Shehu dhe Eduard Zaloshnja, i cili flet shum\u00eb p\u00ebr realitetin politik t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por q\u00eb si shum\u00eb histori t\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, u varros nga kakofonia e zakonshme e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Studimi merret me marr\u00ebdh\u00ebnien e \u00e7uditshme q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb me fjal\u00ebt \u201ci majt\u00eb\u201d dhe \u201ci djatht\u00eb,\u201d dy etiketa q\u00eb p\u00ebrdoren vazhdimisht, por q\u00eb shpesh humbasin kuptimin sapo p\u00ebrballen me bindjet reale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas studimit 41% e t\u00eb anketuarve e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb majt\u00eb, 31.3% si t\u00eb djatht\u00eb dhe 24.2% si t\u00eb qendr\u00ebs. 3.5% u p\u00ebrgjigj\u00ebn me \u201cNuk e di.\u201d Ironia \u00ebsht\u00eb se t\u00eb vetmit q\u00eb e kan\u00eb realisht t\u00eb qart\u00eb bindjen e tyre politike jan\u00eb k\u00ebta 3.5% q\u00eb thon\u00eb sinqerisht se nuk e din\u00eb se \u00e7\u2019bindje kan\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr, q\u00eb jan\u00eb edhe shumica, nuk e ka t\u00eb qart\u00eb as se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb realisht etiketat \u201ci majt\u00eb\u201d apo \u201ci djatht\u00eb.\u201d Kjo b\u00ebhet e qart\u00eb m\u00eb tej n\u00eb studim, ku del se 82%-94% e t\u00eb anketuarve mb\u00ebshtesin politika historikisht t\u00eb asociuara me t\u00eb majt\u00ebn (arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi publike, mbrojtje sociale, nd\u00ebrhyrje t\u00eb shtetit n\u00eb ekonomi), por vet\u00ebm 41% e konsiderojn\u00eb veten t\u00eb majt\u00eb. Madje, nga studimi del se edhe mes atyre q\u00eb identifikohen si t\u00eb djatht\u00eb, shumica (81%-95%) mb\u00ebshtesin politika t\u00eb majta. P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, kur vjen fjala tek \u00e7\u00ebshtjet social-ekonomike (gj\u00ebra q\u00eb prekin jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve), shumica e t\u00eb djatht\u00ebs shqiptare ka mend\u00ebsin\u00eb e t\u00eb majt\u00ebs europiano-per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi shqiptar. Nd\u00ebrsa dy partit\u00eb kryesore jan\u00eb transformuar ideologjikisht n\u00eb k\u00ebto tri dekada \u2013 me PS q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb asgj\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe PD q\u00eb prej koh\u00ebsh nuk p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb frontin antikomunist t\u00eb fillimviteve 1990-t\u00eb \u2013 reflekset baz\u00eb politike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb ndryshuar pothuajse aspak.<\/p>\n<p>Zakonisht pritet t\u00eb ndodh\u00eb e kund\u00ebrta. Shoq\u00ebria ndryshon me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta dhe partit\u00eb detyrohen q\u00eb ta ndjekin. Gjeneratat e reja p\u00ebrballen me konflikte t\u00eb reja sociale dhe pasiguri ekonomike, duke i detyruar partit\u00eb t\u00eb rip\u00ebrkufizojn\u00eb vetveten ose t\u00eb rrezikojn\u00eb zhdukjen dhe z\u00ebvend\u00ebsimin nga forca t\u00eb reja politike. Po e shohim t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. Megjithat\u00eb, duket se n\u00eb Shqip\u00ebri partit\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb modernizojn\u00eb teknikat e kontrollit t\u00eb pushtetit, nd\u00ebrsa shumica e votuesve mbetet e atashuar me hart\u00ebn e vjet\u00ebr politike t\u00eb vizatuar n\u00eb vitet e para t\u00eb pas komunizmit.<\/p>\n<p>Prova m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb roli i historive familjare. Studimi tregon se mes qytetar\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga familje q\u00eb kan\u00eb patur lidhje me regjimin e dikursh\u00ebm komunist, 72.2% e tyre votojn\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb. Vet\u00ebm 11.3% e k\u00ebtij grupi e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb djatht\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 10% than\u00eb se kan\u00eb votuar p\u00ebr PD-n\u00eb. Nd\u00ebrkaq, mes qytetar\u00ebve nga familje t\u00eb persekutuara gjat\u00eb diktatur\u00ebs, ose familje me histori t\u00eb p\u00ebrzier\u00eb, 57.5% identifikohen si t\u00eb djatht\u00eb dhe 46.8% si votues t\u00eb rregullt t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, trash\u00ebgimia m\u00eb e fort\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet kryesisht trash\u00ebgimia n\u00eb kuptimin e par\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Kujtesa familjare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa \u00e7far\u00ebdo ideologjie apo programesh q\u00eb forcat politike mund t\u00eb prezantojn\u00eb gjat\u00eb fushatave elektorale. Pozicioni i familjes s\u00eb dikujt gjat\u00eb diktatur\u00ebs luan nj\u00eb rol\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa politikat publike.<\/p>\n<p>Tani, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se historia familjare \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e par\u00ebnd\u00ebsishme dhe se kujtime t\u00eb tilla duhen shp\u00ebrfillur plot\u00ebsisht. Nisur nga e shkuara e vendit, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo se n\u00eb Shqip\u00ebri historia ka patur rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb tek familja, pasi p\u00ebr shumic\u00ebn ajo ka p\u00ebrcaktuar arsimin q\u00eb do duhej t\u00eb ndiqnin, karrierat, d\u00ebnimet, privilegjet dhe posht\u00ebrimin. Problemi nis kur kujtime t\u00eb tilla vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb identitetet politike edhe kur vet\u00eb partit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat votojm\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb konfliktet fillestare q\u00eb i prodhuan ato.<\/p>\n<p>Por konfuzioni politik i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes klasave shoq\u00ebrore dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si votojn\u00eb pjesa d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve. Zakonisht njer\u00ebzit me t\u00eb ardhura t\u00eb larta priren, t\u00eb pakt\u00ebn ekonomikisht, drejt politikave t\u00eb djathta sepse ato politika jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb tyre (edhe pse dhe k\u00ebtu ka vend p\u00ebr debat). Megjithat\u00eb, studimi tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh e kund\u00ebrta. Mes t\u00eb anketuarve nga familje me t\u00eb ardhura mbi 1.500 euro n\u00eb muaj, shumica (41.8%), identifikohen si t\u00eb majt\u00eb dhe vet\u00ebm 23% si t\u00eb djatht\u00eb. I nj\u00ebjti grup rezulton m\u00eb i prirur t\u00eb votoj\u00eb Partin\u00eb Socialiste (44.3%), krahasuar me vet\u00ebm 20% q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb. Ndaj, n\u00ebse dikush pret q\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb socio-ekonomike kthehen n\u00eb motor\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb thella politike, do t\u00eb zhg\u00ebnjehet sepse identiteti politik i shqiptar\u00ebve nuk ndjek nj\u00eb logjik\u00eb socio-ekonomike.<\/p>\n<p>Ky ndoshta \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga d\u00ebshtimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tranzicionit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb tranzicion q\u00eb, edhe pse krijoi parti dhe zgjedhje, nuk ia doli dot mban\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ta diskutuar politik\u00ebn p\u00ebrmes ideve. Teksa partit\u00eb m\u00ebsuan t\u2019i p\u00ebrdit\u00ebsojn\u00eb metodat e marrjes dhe mbajtjes s\u00eb pushtetit, nd\u00ebrsa votuesit mbet\u00ebn brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs hart\u00eb politike t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit, e n\u00eb disa raste edhe nga gjysh\u00ebrit e tyre. Sa koh\u00eb q\u00eb kjo hart\u00eb t\u00eb mbetet m\u00eb e fort\u00eb se sa t\u00eb kuptuarit e politik\u00ebs, vendi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb riprodhoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin stanjacion politik n\u00eb forma t\u00eb ndryshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave u publikua n\u00eb media nj\u00eb studim statistikor nga Bashkim Shehu dhe Eduard Zaloshnja, i cili flet shum\u00eb p\u00ebr realitetin politik t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por q\u00eb si shum\u00eb histori t\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, u varros nga kakofonia e zakonshme e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs. Studimi merret me marr\u00ebdh\u00ebnien e \u00e7uditshme q\u00eb shqiptar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89906","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89906","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89906"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89906\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89906"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89906"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89906"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}