{"id":89883,"date":"2026-05-30T10:48:19","date_gmt":"2026-05-30T10:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/30\/dorezohet-qendra-e-pare-e-caktivizimit-te-armeve-lamallari-investim-qe-forcon-sigurine-dhe-afron-shqiperine-me-standardet-europiane\/"},"modified":"2026-05-30T10:48:19","modified_gmt":"2026-05-30T10:48:19","slug":"dorezohet-qendra-e-pare-e-caktivizimit-te-armeve-lamallari-investim-qe-forcon-sigurine-dhe-afron-shqiperine-me-standardet-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/30\/dorezohet-qendra-e-pare-e-caktivizimit-te-armeve-lamallari-investim-qe-forcon-sigurine-dhe-afron-shqiperine-me-standardet-europiane\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebzohet Qendra e par\u00eb e \u00c7aktivizimit t\u00eb Arm\u00ebve, Lamallari: Investim q\u00eb forcon sigurin\u00eb dhe afron Shqip\u00ebrin\u00eb me standardet europiane"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Besfort Lamallari, mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb \u00c7aktivizimit t\u00eb Arm\u00ebve t\u00eb Vogla e t\u00eb Lehta dhe pajisjeve p\u00ebr funksionimin e saj, nj\u00eb investim i realizuar nga Prezenca e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Brendshme dhe me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bashkimit Europian, Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim ishin drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, ambasadori i OSCE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Michel Tarran, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb, ambasad\u00ebs franceze e gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Lamallari e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb projekt si nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb forcimin e kapaciteteve t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve t\u00eb vogla e t\u00eb lehta, municioneve dhe eksploziv\u00ebve, duke theksuar se ai kontribuon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e siguris\u00eb publike dhe harmonizimin e praktikave shqiptare me standardet europiane.<\/p>\n<p>\u201cDor\u00ebzimi i Qendr\u00ebs s\u00eb \u00c7aktivizimit dhe pajisjeve p\u00ebr funksionimin e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap konkret q\u00eb forcon sigurin\u00eb publike, rrit standardet tona profesionale dhe afron Shqip\u00ebrin\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb me praktikat dhe standardet europiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb kaq t\u00eb ndjeshme\u201d, u shpreh ministri.<\/p>\n<p>Sipas tij, projekti p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga bashk\u00ebpunimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb drejtim t\u00eb reduktimit t\u00eb rrezikut nga p\u00ebrhapja dhe keqp\u00ebrdorimi i arm\u00ebve t\u00eb vogla e t\u00eb lehta, duke krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm sigurie q\u00eb synon parandalimin e qarkullimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve dhe forcimin e mekanizmave t\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Lamallari theksoi se caktivizimi i arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument ky\u00e7 n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr arm\u00ebve t\u00eb paligjshme dhe se Ministria e Brendshme e ka trajtuar k\u00ebt\u00eb proces si prioritet strategjik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit ligjor dhe teknik, p\u00ebrafrimin e standardeve komb\u00ebtare me ato t\u00eb OSBE-s\u00eb dhe Bashkimit Europian, si dhe p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve profesionale t\u00eb nevojshme p\u00ebr zbatimin e procesit.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se ngritja e k\u00ebsaj qendre krijon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb dedikuar p\u00ebr ushtrimin praktik t\u00eb procesit t\u00eb caktivizimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb vogla e t\u00eb lehta.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 investimit n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe pajisje, projekti ka mund\u00ebsuar hartimin e manualeve t\u00eb specializuara, integrimin e tyre n\u00eb platformat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, zhvillimin e programeve t\u00eb trajnimit p\u00ebr specialist\u00ebt dhe shk\u00ebmbimin e eksperiencave me ekspert\u00eb francez\u00eb p\u00ebr zbatimin e standardeve europiane.<\/p>\n<p>Ministri vler\u00ebsoi gjithashtu mb\u00ebshtetjen e projektit p\u00ebr forcimin e kapaciteteve t\u00eb nj\u00ebsive K9 n\u00eb zbulimin e arm\u00ebve, municioneve dhe eksploziv\u00ebve, si dhe p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik mbi rreziqet q\u00eb lidhen me p\u00ebrhapjen dhe keqp\u00ebrdorimin e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto masa jan\u00eb t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me objektivat e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Kontrollin e Arm\u00ebve t\u00eb Vogla e t\u00eb Lehta dhe me angazhimet q\u00eb Shqip\u00ebria ka marr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian\u201d, deklaroi Lamallari.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ministri shprehu mir\u00ebnjohje p\u00ebr Prezenc\u00ebn e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Bashkimin Europian, Gjermanin\u00eb dhe Franc\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme n\u00eb forcimin e siguris\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cSiguria nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me ligje dhe struktura, por me institucione t\u00eb afta, bashk\u00ebpunim t\u00eb fort\u00eb dhe vizion afatgjat\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Besfort Lamallari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, tha se kjo qend\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb investim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e vendit dhe brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSot, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj qendre dhe k\u00ebtij partneriteti t\u00eb suksessh\u00ebm, ne japim nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se siguria k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim, standarde t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe vendosm\u00ebri t\u00eb pal\u00ebkundur. Arm\u00ebmbajtja mbetet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr sigurin\u00eb publike, jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, ndaj kjo qend\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb investim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e vendit dhe t\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d, tha Hita.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Besfort Lamallari, mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb \u00c7aktivizimit t\u00eb Arm\u00ebve t\u00eb Vogla e t\u00eb Lehta dhe pajisjeve p\u00ebr funksionimin e saj, nj\u00eb investim i realizuar nga Prezenca e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Brendshme dhe me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bashkimit Europian, Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89883","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89883\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}