{"id":89814,"date":"2026-05-29T18:48:14","date_gmt":"2026-05-29T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/29\/i-derguari-i-kievit-thote-se-raketat-patriote-jane-jetike-teksa-zelensky-i-lutet-trumpit\/"},"modified":"2026-05-29T18:48:14","modified_gmt":"2026-05-29T18:48:14","slug":"i-derguari-i-kievit-thote-se-raketat-patriote-jane-jetike-teksa-zelensky-i-lutet-trumpit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/29\/i-derguari-i-kievit-thote-se-raketat-patriote-jane-jetike-teksa-zelensky-i-lutet-trumpit\/","title":{"rendered":"I d\u00ebrguari i Kievit thot\u00eb se raketat Patriot\u00eb jan\u00eb jetike, teksa Zelensky i lutet Trumpit"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Alex Raufoglu, REL<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Presidenti i Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelensky, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan, duke paralajm\u00ebruar se vendi i tij ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr sisteme shtes\u00eb raketore Patriot\u00eb, sepse Rusia po i rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr pes\u00ebfaq\u00ebsh, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe n\u00eb Kongres, Zelensky tha se aft\u00ebsia e Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u2018i mbrojtur civil\u00ebt tani varet kryesisht nga sistemet Patriot\u00eb t\u00eb prodhuara n\u00eb SHBA, duke i p\u00ebrshkruar raketat balistike si nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore q\u00eb i kan\u00eb mbetur Mosk\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs.<\/p>\n<p>Ambasadorja e Ukrain\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb 27 maj se mesazhi i Kievit n\u00eb let\u00ebr ishte se ndryshimet n\u00eb retorik\u00ebn diplomatike nuk e kan\u00eb ndryshuar gjendjen n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb ket\u00eb retorik\u00eb t\u00eb ndryshme diplomatike, dinamika t\u00eb ndryshme diplomatike, prioritete t\u00eb ndryshme, por realiteti nuk po ndryshon\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cRealiteti n\u00eb terren nuk po ndryshon. Njer\u00ebzit po vdesin\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Zelensky shkroi n\u00eb let\u00ebr, nj\u00eb kopje e s\u00eb cil\u00ebs u sigurua nga REL-i, se nd\u00ebrsa \u201cfati i jet\u00ebs s\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve\u201d, po vendoset n\u00eb luft\u00eb, sistemet Patriot\u00eb mbeten \u201cmbrojtja m\u00eb efektive kund\u00ebr \u00e7do lloj rakete balistike ruse\u201d.<\/p>\n<p>Kjo thirrje vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur administrata Trump po vazhdon t\u2019i shmang\u00eb paketat e m\u00ebdha t\u00eb ndihm\u00ebs direkte ushtarake p\u00ebr Kievin, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb mekanizmin list\u00ebn e \u201cK\u00ebrkesave Prioritet p\u00ebr Ukrain\u00ebn\u201d (PURL), sipas t\u00eb cilit aleat\u00ebt e NATO-s blejn\u00eb sisteme arm\u00ebsh amerikane p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, Zelensky paralajm\u00ebroi se d\u00ebrgesat n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij programi nuk po ecin me ritmin e nevojave n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRitmi i tanish\u00ebm i d\u00ebrgesave p\u00ebrmes programit PURL nuk po arrin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhet me realitetin e k\u00ebrc\u00ebnimit me t\u00eb cilin p\u00ebrballemi\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Presidenti ukrainas gjithashtu theksoi rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs globale p\u00ebr interceptor\u00ebt Patriot\u00eb mes presioneve m\u00eb t\u00eb gjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb dhe k\u00ebrkesave konkurruese p\u00ebr rezervat amerikane.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne, p\u00ebr nj\u00eb komb q\u00eb lufton p\u00ebr mbijetes\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se ka di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb dhimbshme sesa t\u00eb shoh\u00ebsh bateri Patriot\u00eb pa raketa t\u00eb ngarkuara\u201d, shkroi Zelensky.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb 27 maj, Zelensky tha se, megjith\u00ebse mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e pazakont\u00eb q\u00eb nj\u00eb lider i huaj t\u2019i drejtohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht presidentit amerikan dhe Kongresit, kjo gjendje k\u00ebrkon \u201cveprim t\u00eb shpejt\u00eb dhe efektiv\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Amerika ta d\u00ebgjoj\u00eb Ukrain\u00ebn\u201d, shtoi ai, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se lufta e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs \u2013 tashm\u00eb n\u00eb vitin e saj t\u00eb pest\u00eb \u2013 mbetet luft\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shpejt t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb kemi mbrojtje m\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimeve balistike, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb diplomacin\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb\u201d, shkroi Zelensky.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb Rusia vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtetet te raketat, interesi i saj p\u00ebr diplomaci nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebfillt\u00eb\u201d, shtoi ai<\/p>\n<p>Kjo thirrje shkaktoi reagime t\u00eb shpejta n\u00eb Kongres.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi i lart\u00eb republikan, Joe Wilson, i tha REL-it se Ukraina mbetet partnere ky\u00e7 n\u00eb p\u00ebrballjen me kund\u00ebrshtar\u00ebt e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cUkrainasit po mbrojn\u00eb me guxim atdheun e tyre nd\u00ebrsa po inovojn\u00eb dhe po q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrkrah Amerik\u00ebs kund\u00ebr regjimit terrorist n\u00eb Teheran\u201d, tha Wilson.<\/p>\n<p>\u201cKrimineli i luft\u00ebs Putin po vret besimtar\u00eb n\u00ebp\u00ebr kisha dhe f\u00ebmij\u00eb q\u00eb luajn\u00eb, nd\u00ebrsa furnizon hapur terrorist\u00ebt n\u00eb Teheran p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb amerikan\u00eb. Ai po humb dhe \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar. Mbrojtja ajrore shp\u00ebton jet\u00eb dhe Ukraina \u00ebsht\u00eb partnere e provuar kund\u00ebr terrorizmit\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>REL-i e kontaktoi Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb p\u00ebr koment, por nuk mori p\u00ebrgjigje t\u00eb menj\u00ebhershme. Disa zyra t\u00eb Kongresit than\u00eb se ligjv\u00ebn\u00ebsit e tyre ende nuk e kishin shqyrtuar letr\u00ebn.<\/p>\n<p>Stefanishyna tha se Rusia, \u201cn\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e saj\u201d dhe n\u00ebn \u201cpresion t\u00eb madh nga t\u00eb gjitha an\u00ebt\u201d, po p\u00ebrshkall\u00ebzon sulmet, p\u00ebrfshir\u00eb goditjet me raketa, luft\u00ebn kibernetike, fushatat e dezinformimit dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr frik\u00ebsim ndaj Ukrain\u00ebs dhe partner\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ambasadorja tha se aft\u00ebsia e Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u2019i luftuar raketat balistike mbetet pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht e varur nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cE vetmja gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb dispozicion t\u00eb Qeveris\u00eb amerikane \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb interceptuar raketat balistike\u201d, tha ajo. \u201cDhe, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapacitet mbrojt\u00ebs q\u00eb na nevojitet dhe i vetmi p\u00ebr t\u00eb cilin jemi v\u00ebrtet t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb arrijm\u00eb marr\u00ebveshje me Shtetet e Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Ukraina \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb financoj\u00eb sisteme dhe interceptor\u00eb shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb argument qendror n\u00eb letr\u00ebn e Zelenskyt \u00ebsht\u00eb se mbrojtja m\u00eb e fort\u00eb ajrore mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ndryshimin e llogaritjeve t\u00eb Mosk\u00ebs dhe t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr diplomaci.<\/p>\n<p>\u201cRaketat balistike jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsia e fundit madhore p\u00ebr [presidentit rus Vladimir] Putin\u201d, shkroi ai, duke paralajm\u00ebruar se Rusia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb sulmet me raketa \u201cp\u00ebr ta shmangur diplomacin\u00eb\u201d n\u00ebse Ukraina nuk arrin ta kund\u00ebrshtoj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin.<\/p>\n<p>Stefanishyna tha se Moska po p\u00ebrpiqet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet mes aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi par\u00eb shum\u00eb retorik\u00eb radikale q\u00eb vendos shum\u00eb nuanca gri mes di\u00e7kaje q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet bardhezi, e mir\u00eb dhe e keqe\u201d, tha ajo. \u201cAta mendojn\u00eb se mund ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb duke minuar unitetin\u201d.<\/p>\n<p>Ajo paralajm\u00ebroi gjithashtu se sulmet ruse mund t\u00eb intensifikohen edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>\u201cNe e kuptojm\u00eb se koha m\u00eb e err\u00ebt p\u00ebr Rusin\u00eb ka filluar t\u00eb vij\u00eb\u201d, tha ajo. \u201cAta do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb ukrainas\u201d.<\/p>\n<p>William B. Taylor Jr., i cili ka sh\u00ebrbyer si diplomati kryesor i Uashingtonit n\u00eb Kiev si gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb George \u00cb. Bush, ashtu edhe gjat\u00eb administrat\u00ebs Trump, tha se nevoja e Ukrain\u00ebs p\u00ebr sistemet Patriot\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb urgjente.<\/p>\n<p>\u201cNevoja p\u00ebr arm\u00eb kund\u00ebr raketave balistike si Patriot\u00ebt \u00ebsht\u00eb serioze\u201d, i tha ai REL-it m\u00eb 27 maj.<\/p>\n<p>\u201cUkrainasit mund t\u2019i rr\u00ebzojn\u00eb dron\u00ebt [rus\u00eb] mjaft efektivisht\u201d, tha ai, duke p\u00ebrmendur aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb zgjerim t\u00eb mbrojtjes ajrore vendase t\u00eb Ukrain\u00ebs. \u201cPor, problemi jan\u00eb raketat balistike\u201d.<\/p>\n<p>Taylor tha se mungesa globale p\u00ebr interceptor\u00eb Patriot\u00eb po e nd\u00ebrlikon pozit\u00ebn e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPatriot\u00ebt jan\u00eb n\u00eb munges\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se trysnia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Rusis\u00eb duhet t\u00eb rritet p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve t\u00eb saj ndaj civil\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do komb i qytet\u00ebruar duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb rus\u00ebt t\u2019i ndalojn\u00eb sulmet ndaj civil\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, tha Taylor.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se mb\u00ebshtetja p\u00ebr zhvillimin e mbrojtjes ajrore t\u00eb vet\u00eb Ukrain\u00ebs duhet t\u00eb mbetet prioritet p\u00ebr qeverit\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Letra sh\u00ebnon nj\u00eb nga thirrjet m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb Kievit deri tani ndaj udh\u00ebheqjes amerikane q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs, duke n\u00ebnvizuar shqet\u00ebsimin n\u00eb rritje n\u00eb Ukrain\u00eb se vonesat n\u00eb d\u00ebrgesat e mbrojtjes ajrore mund t\u2019i l\u00ebn\u00eb qytetet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj sulmeve me raketa balistike ruse.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alex Raufoglu, REL Presidenti i Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelensky, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan, duke paralajm\u00ebruar se vendi i tij ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr sisteme shtes\u00eb raketore Patriot\u00eb, sepse Rusia po i rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr pes\u00ebfaq\u00ebsh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89814","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89814\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}