{"id":89708,"date":"2026-05-28T19:48:17","date_gmt":"2026-05-28T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/28\/politika-e-vetme-e-drejtesise-se-re-eshte-ti-mbaje-politikanet-te-percare-perballe-saj\/"},"modified":"2026-05-28T19:48:17","modified_gmt":"2026-05-28T19:48:17","slug":"politika-e-vetme-e-drejtesise-se-re-eshte-ti-mbaje-politikanet-te-percare-perballe-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/28\/politika-e-vetme-e-drejtesise-se-re-eshte-ti-mbaje-politikanet-te-percare-perballe-saj\/","title":{"rendered":"Politika e vetme e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re \u00ebsht\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb p\u00ebrball\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re shqiptare po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb ndar\u00eb klas\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe vet\u00eb Partin\u00eb Socialiste brenda saj, duke p\u00ebrdorur standarde t\u00eb ndryshme gjykimi jo vet\u00ebm mes politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partive t\u00eb ndryshme, por dhe mes politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb brenda PS.<\/p>\n<p>Me standardet e shum\u00ebfishta q\u00eb ka vendosur n\u00eb nd\u00ebshkimin e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, ajo ka kryer nj\u00eb akt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb  t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb politik\u00eb. Pra, nga nj\u00eb institucion hetimi si SPAk apo gjykimi si GJKKO e Gjykata e Lart\u00eb, ato jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb diversionit politik. Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga paaft\u00ebsia, por nuk duken dhe aq mendje idiote sa \u00e7\u2019duan t\u2019i justifikojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebr shembull, Gjykata e Lart\u00eb refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Erion Veliajt p\u00ebr t\u2019u liruar nga paraburgimi, duke gjykuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim mase arresti 13 muaj m\u00eb par\u00eb. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lart\u00eb b\u00ebri nj\u00eb show me nj\u00eb vendim t\u00eb unifikuar t\u00eb Kolegjit Penal, duke krijuar iden\u00eb se do zbuste masat e paraburgimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ka shtuar ato me shume pas vendimit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, erdhi dhe pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb urdh\u00ebron Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb paraburgimin e Veliajt, duke ia hedhur posht\u00eb vendimin e par\u00eb asaj.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e mbajn\u00eb mend, arsyetimi p\u00ebrse Erion Veliaj duhet t\u00eb mbahej n\u00eb burg para 13 muajsh nuk ishte m\u00eb akuza q\u00eb po ngrihej p\u00ebr korrupsion, por se ai ishte sjell\u00eb keq n\u00eb qeli, kishte folur n\u00eb telefon me familjar\u00eb dhe kishte shar\u00eb Ulsiun, si dhe kishte pyetur gruan dhe v\u00ebllain se \u00e7far\u00eb shkruajn\u00eb gazetat. Pastaj, me makinerin\u00eb e balt\u00ebs dhe propagand\u00ebs, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb disa portale fund\u00ebrinash futi plot g\u00ebnjeshtra p\u00ebr t\u00eb argumentuar se sjellja e keqe n\u00eb qeli ishte argument p\u00ebr mosz\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb arrestit. Ulsiu shtoi dhe polic\u00eb n\u00eb sall\u00eb operacioni se mos vriste mjek\u00ebt Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr sjellje t\u00eb keqe n\u00eb qeli, por p\u00ebr akuzat q\u00eb ka ngritur prokurori dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb mos q\u00ebndruar n\u00eb paraburgim lidhej me munges\u00ebn e fakteve ndaj tij. N\u00ebse ishte sjell\u00eb keq n\u00eb qeli, ai mund t\u00eb merrte d\u00ebnim t\u00eb ri p\u00ebr sjellje t\u00eb keqe, por jo t\u2019i mohohej z\u00ebvend\u00ebsimi i mas\u00ebs s\u00eb arrestit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kjo histori tani \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb dram\u00eb politike ku aktori kryesor nuk jan\u00eb politikan\u00ebt, por korporata e re e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Operacioni m\u00eb i suksessh\u00ebm politik i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka arritur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb PS kund\u00ebr PD, PD kund\u00ebr Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Partin\u00eb e Liris\u00eb kund\u00ebr PS e k\u00ebshtu me radh\u00eb, duke aplikuar standarde t\u00eb ndryshme sjelljeje ndaj zyrtar\u00ebve politik\u00eb respektiv\u00eb n\u00eb hetim dhe n\u00eb imponimin e nd\u00ebshkimit mbi GJKKO.<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kakofoni sulmesh dhe mbrojtjesh sipas interesit politik. Berish\u00ebn dhe dh\u00ebndrin i la t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb korrupsioni p\u00ebr kapjen e shtetit. Ilir Met\u00ebn e arrestoi me brutalitet dhe e mban dy vjet brenda se gruaja e tij ka p\u00ebrdorur nj\u00eb kart\u00eb krediti t\u00eb kush\u00ebririt q\u00eb b\u00ebnte biznes n\u00eb Shqip\u00ebri me Argit\u00ebn dhe Monik\u00ebn. Veliajn e ka futur n\u00eb paraburgim 15 muaj se dyshohet q\u00eb aktiviteti i nj\u00eb OJQ-je t\u00eb gruas s\u00eb tij ka donator\u00eb nga biznese q\u00eb kan\u00eb interes n\u00eb bashki, nd\u00ebrsa Ilir Beqaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb absurde, mbahet n\u00eb burg prej dy vitesh se nj\u00eb ndihm\u00ebs i tij ka marr\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb fiktive 3 mij\u00eb euro tek nj\u00eb restorant ku ka qen\u00eb aksionere gruaja e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj skeme, SPAK dhe gjykatat e varura prej tij arrit\u00ebn t\u00eb sigurojn\u00eb simpati dhe mbrojtje nga t\u00eb gjith\u00eb krah\u00ebt p\u00ebr t\u2019u dukur t\u00eb balancuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori m\u00eb pak i d\u00ebmtuar t\u00eb ishte Berisha. Madje atij po i mbyllin dhe \u00e7\u00ebshtjen e vrasjeve n\u00eb bulevard pa e pyetur fare.<\/p>\n<p>Tani kan\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re. Meq\u00eb arrestimet dhe hetimet kan\u00eb goditur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive qeverin\u00eb, duke shkuar deri n\u00eb paradhom\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politikat e brendshme t\u00eb PS. P\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb kakofoni z\u00ebrash edhe brenda pushtetit, ata po aplikojn\u00eb disa standarde dhe brenda PS, \u00e7ka u siguron atyre heshtje dhe sulme jo n\u00eb bllok, por nga individ\u00eb t\u00eb prekur prej tyre brenda PS.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00e7do vendim i gjykatave \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb interpretohet ose pro Veliajt ose kund\u00ebr Ballukut, ose pro Kar\u00e7anajt ose kund\u00ebr Beqes, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb hart\u00eb interesash dhe sherresh brenda PS me q\u00ebllim q\u00eb askush t\u00eb mos i sulmoj\u00eb n\u00eb grup p\u00ebr standardet e tyre t\u00eb shum\u00ebfishta. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb pist\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb nga SPAK deri tek Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebrse e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Thjesht nuk e duan pushtetin t\u00eb bashkuar pro apo kund\u00ebr tyre, ashtu si\u00e7 nuk e duan klas\u00ebn politike t\u00eb bashkuar pro ose kund\u00ebr tyre. Ata tani kan\u00eb pushtetin e tyre dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb merren me politik\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ua prek\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se e kuptojn\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb, nj\u00eb socialist i thjesht\u00eb nuk e kupton dot q\u00eb dik\u00eb q\u00eb e shpall grup kriminal nga pushteti e l\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrsa dik\u00eb q\u00eb e akuzon p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb restoranti e l\u00eb 2 vjet n\u00eb paraburgim. Apo nga nj\u00eb an\u00eb ankohen pse parlamenti nuk ua dor\u00ebzoi lejen p\u00ebr t\u00eb arrestuar Ballukun dhe nga ana tjet\u00ebr Gjykata e Lart\u00eb voton kund\u00ebr vetes s\u00eb saj dhe kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim mase arresti me paraburgim, si n\u00eb rastin Veliaj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ata kan\u00eb mundur t\u00eb krijojn\u00eb paranoj\u00ebn se Berish\u00ebn e kan\u00eb frik\u00eb dhe aleat\u00ebt, dhe Ram\u00ebs ia kan\u00eb pir\u00eb l\u00ebngun; se Erionin e ka futur n\u00eb burg Bela, nd\u00ebrsa Bel\u00ebn ka tentuar ta fus\u00eb n\u00eb burg Erioni; se Kar\u00e7anajn si grup kriminal e ka mbrojtur Rama, nd\u00ebrsa Ilir Beqajn e ka shitur, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Duke krijuar me lig\u00ebsi k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse p\u00ebrmes standardeve t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb aplikuar, jo t\u00eb imponuara nga PS, por nga mendja e tyre djall\u00ebzore, ata praktikisht kan\u00eb arritur t\u2019i p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb heshtje paaft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe gjykuar, dhe fakti q\u00eb akoma nuk kan\u00eb asnj\u00eb hetim t\u00eb p\u00ebrfunduar si gjykim q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 propagand\u00ebs s\u00eb tyre popullore.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se sulmet ndaj tyre jan\u00eb individuale dhe lidhen me interesa konkrete, pasi ata vet\u00eb jan\u00eb parimor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ata jan\u00eb t\u00eb vetmit joparimor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori dhe e kan\u00eb katandisur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi duke l\u00ebn\u00eb klas\u00ebn politike dhe opinionin publik t\u00eb merret me ligjet, nd\u00ebrsa ata vet\u00eb t\u00eb merren me politik\u00eb duke \u201cp\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe sunduar\u201d nj\u00eb klas\u00eb politike frikacake, t\u00eb korruptuar dhe pa personalitet, t\u00eb cil\u00ebve praktikisht tani ua kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Drejt\u00ebsia e re shqiptare po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb ndar\u00eb klas\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe vet\u00eb Partin\u00eb Socialiste brenda saj, duke p\u00ebrdorur standarde t\u00eb ndryshme gjykimi jo vet\u00ebm mes politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partive t\u00eb ndryshme, por dhe mes politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb brenda PS. Me standardet e shum\u00ebfishta q\u00eb ka vendosur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89708","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89708"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89708\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}