{"id":89647,"date":"2026-05-28T10:48:21","date_gmt":"2026-05-28T10:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/28\/revolucioni-moral-i-hajnit-me-doreza-te-bardha\/"},"modified":"2026-05-28T10:48:21","modified_gmt":"2026-05-28T10:48:21","slug":"revolucioni-moral-i-hajnit-me-doreza-te-bardha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/28\/revolucioni-moral-i-hajnit-me-doreza-te-bardha\/","title":{"rendered":"Revolucioni moral i hajnit me doreza t\u00eb bardha"},"content":{"rendered":"<p>Mes varf\u00ebris\u00eb s\u00eb inskenuar dhe moralit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb ekran, Albin Kurti po i ngjan gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Bernard Madoff-it politik, njeriut q\u00eb nuk i grabiste njer\u00ebzit me arm\u00eb, por me besimin se kishte fytyr\u00ebn morale t\u00eb njeriut q\u00eb nuk vjedh.<\/p>\n<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>N\u00eb jeten ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, hajni klasik ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur. Ai vinte nat\u00ebn, thyente der\u00ebn, merrte paran\u00eb dhe ikte. Shoq\u00ebria e p\u00ebr\u00e7monte sepse akti i tij ishte brutal dhe i duksh\u00ebm. Por, Kosova, prodhoi nj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe shum\u00eb m\u00eb inteligjente. Hajnin me doreza t\u00eb bardha. Njeriun q\u00eb nuk hyn n\u00eb ark\u00eb me forc\u00eb, por hyn n\u00eb nd\u00ebrgjegjen publike. Nuk vjedh duke fshehur fytyr\u00ebn, por duke e ekspozuar moralin e vet si certifikat\u00eb ndershm\u00ebrie. Dhe qytetari i k\u00ebtij vebdi dhe publiku \u00ebsht\u00eb bind se ky njeri \u00ebsht\u00eb moralisht i past\u00ebr dhe ka filluar ta fal\u00eb pothuajse p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur korrupsioni pushon s\u00eb qeni vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje parash dhe b\u00ebhet fenomen psikologjik i Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull i rr\u00ebfimeve n\u00eb gazeta n\u00eb Amerik\u00ebn e viteve t\u00eb kriz\u00ebs financiare, Bernard Madoff nuk i grabiste njer\u00ebzit me arm\u00eb. Ai i grabiste me reputacion dhe me qet\u00ebsi, e n\u00eb fund i shiste edhe besueshm\u00ebri me nj\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb dukej e rregullt dhe morale. Viktimat nuk ia dor\u00ebzonin paran\u00eb nga frika, por nga bindja se kishin p\u00ebrball\u00eb njeriun e drejt\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebnte mashtrimin e tij pothuajse perfekt. Ai nuk shiste vet\u00ebm fitim. Shiste siguri morale.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb, kjo form\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e rrezikshme, sepse aty nuk p\u00ebrdoren vet\u00ebm parat\u00eb private, por P\u00ebrdoret shteti.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu fillon problemi i madh i Kosov\u00ebs me Albin Kurti.<\/p>\n<p>Albin Kurti nuk \u00ebsht\u00eb hajni klasik q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare ka m\u00ebsuar ta urrej\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb as politikani banal q\u00eb shfaq luksin e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vulgare. P\u00ebrkundrazi. Ai ka nd\u00ebrtuar figur\u00ebn e njeriut asketik, pothuajse t\u00eb varf\u00ebr, me 16 euro n\u00eb deklarim pasurie, me nj\u00eb gjuh\u00eb morale t\u00eb p\u00ebrhershme dhe me nj\u00eb revolucion etik n\u00eb goj\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron forca e tij. Ai nuk k\u00ebrkon q\u00eb publiku ta admiroj\u00eb p\u00ebr pushtetin. K\u00ebrkon q\u00eb publiku ta fal\u00eb pushtetin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb moralit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shumica e intervistave t\u00eb tij nuk jan\u00eb intervista p\u00ebr qeverisjen reale. Ai nuk ndalet gjat\u00eb te ekonomia, te d\u00ebshtimet, te m\u00ebnyra si p\u00ebrdoret buxheti, te kontradiktat e pushtetit. Ai nd\u00ebrton vazhdimisht nj\u00eb dramaturgji morale ku personazhi kryesor \u00ebsht\u00eb hajni, turpi dhe fajtori. Ai e ka kuptuar se n\u00eb Kosov\u00eb njer\u00ebzit lodhen nga e v\u00ebrteta sepse e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb komplekse dhe k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nd\u00ebrsa fajtori \u00ebsht\u00eb emocionalisht i leht\u00eb. Shoq\u00ebria nuk k\u00ebrkon gjithmon\u00eb shpjegim. K\u00ebrkon adres\u00eb p\u00ebr zem\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Prandaj \u201chajni imagjinar\u201d funksionon kaq mir\u00eb n\u00eb diskursin e tij. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush \u00ebsht\u00eb konkretisht. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa provohet. Mjafton q\u00eb rr\u00ebfimi t\u00eb krijoj\u00eb emocion. Dhe k\u00ebshtu ndodh deformimi m\u00eb i madh politik: hajni b\u00ebhet rr\u00ebfimi, nd\u00ebrsa e v\u00ebrteta mbetet fusnot\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo logjik\u00eb shpjegon pothuajse \u00e7do kontradikt\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb tij. Mund t\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb se d\u00ebshiron president konsensual, t\u00eb propozuar nga opozita dhe t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb deklaron se presidenti duhet t\u00eb jet\u00eb \u201czjarrfik\u00ebs\u201d, nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk di t\u00eb hip\u00eb n\u00eb avion dhe q\u00eb nuk merret me politik\u00eb t\u00eb jashtme. Fjalia e par\u00eb prodhon iluzionin e pluralizmit. Fjalia e dyt\u00eb zbulon frik\u00ebn nga \u00e7do figur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb legjitimitet t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Dhe kjo frik\u00eb u b\u00eb e dukshme n\u00eb momentin kur Vjosa Osmani fitoi profil nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebrmes angazhimeve t\u00eb saj n\u00eb Bordin e Paqes n\u00eb Zvic\u00ebr. Aty presidenca pushoi s\u00eb qeni dekor institucional dhe filloi t\u00eb perceptohej si qend\u00ebr tjet\u00ebr graviteti politik. P\u00ebr nj\u00eb pushtet q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi kontrollin e rr\u00ebfimit publik, kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Prandaj presidenti i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb figur\u00eb pa ambicie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pa profil t\u00eb fort\u00eb, pa mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapital politik jasht\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, manipulimi nuk duket m\u00eb si g\u00ebnjesht\u00ebr klasike. Ai duket si normalitet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e sofistikuar e pushtetit. Kur publiku nuk e dallon m\u00eb kufirin mes moralit dhe propagand\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo shihet edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si p\u00ebrdoret shteti. P\u00ebr tri pal\u00eb zgjedhje shp\u00ebrndahen qindra miliona euro ndihma sociale, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb financohen politika q\u00eb prodhojn\u00eb efekt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb elektoral. Avion\u00eb p\u00ebr diaspor\u00ebn paraqiten si gjest patriotik dhe sentimental, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb parat\u00eb jan\u00eb taksa t\u00eb qytetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe publikut i k\u00ebrkohet ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb jo si p\u00ebrdorim politik t\u00eb buxhetit, por si akt moral.<\/p>\n<p>K\u00ebtu shembet gjith\u00eb miti i \u201cliderit t\u00eb past\u00ebr\u201d. Sepse pushteti nuk matet me kursimet personale. Matet me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb krijon me paran\u00eb publike. Nj\u00eb njeri mund t\u00eb ket\u00eb 16 euro n\u00eb llogari dhe megjithat\u00eb t\u00eb sillet sikur qindra miliona euro t\u00eb buxhetit jan\u00eb vazhdim i projektit t\u00eb tij personal dhe moral.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb revolucioni moral i hajnit me doreza t\u00eb bardha. Ai nuk e p\u00ebrdor moralin si kufizim p\u00ebr pushtetin. E p\u00ebrdor si licenc\u00eb p\u00ebr ta zgjeruar at\u00eb. Dhe momenti m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb demokraci \u00ebsht\u00eb kur nj\u00eb lider fillon t\u00eb besoj\u00eb se vet\u00ebm ai ka t\u00eb drejt\u00eb morale ta p\u00ebrdor\u00eb shtetin sipas vullnetit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Aty fillon degradimi i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse shteti nuk trajtohet m\u00eb si pron\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e qytetar\u00ebve, por si vazhdim i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb liderit. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ai bindet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e vet morale, aq m\u00eb pak e ndien kufirin mes pushtetit dhe vetes.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb histori p\u00ebr korrupsion klasik. \u00cbsht\u00eb histori p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb rrezikon t\u00eb mashtrohet jo nga hajni brutal, por nga ai q\u00eb vjen me fytyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb, me moral n\u00eb goj\u00eb dhe me doreza t\u00eb bardha n\u00eb duar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mes varf\u00ebris\u00eb s\u00eb inskenuar dhe moralit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb ekran, Albin Kurti po i ngjan gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Bernard Madoff-it politik, njeriut q\u00eb nuk i grabiste njer\u00ebzit me arm\u00eb, por me besimin se kishte fytyr\u00ebn morale t\u00eb njeriut q\u00eb nuk vjedh. Nga Baton Haxhiu N\u00eb jeten ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, hajni klasik ka qen\u00eb gjithmon\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89647","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89647\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}