{"id":89638,"date":"2026-05-28T09:48:23","date_gmt":"2026-05-28T09:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/28\/kur-opozita-rrihej-barbarisht-rrefimi-i-erion-braces-per-30-vjetorin-e-masakres-zgjedhore-te-96-si-u-rrethua-selia-e-ps-me-urdher-te-regjimit-te-berishes-protestuesit-terhiqeshin-zvarre-ne\/"},"modified":"2026-05-28T09:48:23","modified_gmt":"2026-05-28T09:48:23","slug":"kur-opozita-rrihej-barbarisht-rrefimi-i-erion-braces-per-30-vjetorin-e-masakres-zgjedhore-te-96-si-u-rrethua-selia-e-ps-me-urdher-te-regjimit-te-berishes-protestuesit-terhiqeshin-zvarre-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/28\/kur-opozita-rrihej-barbarisht-rrefimi-i-erion-braces-per-30-vjetorin-e-masakres-zgjedhore-te-96-si-u-rrethua-selia-e-ps-me-urdher-te-regjimit-te-berishes-protestuesit-terhiqeshin-zvarre-ne\/","title":{"rendered":"Kur opozita rrihej barbarisht\/ Rr\u00ebfimi i Erion Bra\u00e7es p\u00ebr 30-vjetorin e masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb \u201996: Si u rrethua selia e PS me urdh\u00ebr t\u00eb regjimit t\u00eb Berish\u00ebs, protestuesit t\u00ebrhiqeshin zvarr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb sheshit"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti socialist Erion Bra\u00e7e sjell nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb 30-vjetorin e masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 26 majit 1996, duke risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhun\u00ebn brutale t\u00eb ushtruar ndaj opozit\u00ebs socialiste asaj kohe, me urdh\u00ebr t\u00eb Presidentit Sali Berisha. Zgjedhjet e 26 majit jan\u00eb nj\u00eb nga njollat e zeza n\u00eb historin\u00eb postkomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb masak\u00ebr zgjedhore, me manipulime nga PD-ja dhe dhuna dhe terrori i ushtruar nga policia dhe SHIK-u.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e rr\u00ebfen se protesta e 28 majit nisi q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit me rrethimin e selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste nga policia. Ai kujton se shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs kishin kaluar nat\u00ebn brenda godin\u00ebs nga frika se nuk do t\u00eb lejoheshin t\u00eb dilnin drejt Sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e thot\u00eb se ndon\u00ebse policia tentoi t\u00eb izolonte selin\u00eb e PS-s\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb u mblodh\u00ebn nga rrug\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Tiran\u00ebs, thyen kordonin policor dhe dol\u00ebn n\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr procesit zgjedhor. Por, imazhet e asaj kohe tregojn\u00eb se si protestuesit t\u00ebrhiqeshin zvarre protestuesit dhe shum\u00eb prej tyre rrah\u00ebn pas shoq\u00ebrimit n\u00eb polici.<\/p>\n<p>30 vite larg nga dhuna m\u00eb barbare e ushtruar ndonj\u00ebher\u00eb nga qeveria n\u00eb demokraci ndaj popullit t\u00eb majt\u00eb, shqiptar\u00ebve t\u00eb grabitur n\u00eb zgjedhje! 28 maji erdhi pas 26 majit, jo numerikisht, por si dhun\u00eb mbi dhun\u00eb, gjak mbi gjak, pranga mbi pranga! Dita nisi me rrethimin e selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend. njer\u00ebzit ishin q\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb brenda saj, me frik\u00ebn se m\u00eb 28 maj nuk do t\u2019i linin t\u00eb arrinin n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, q\u00eb ishte vet\u00ebm pak metra larg. Rrethimi nuk zgjati shum\u00eb. Nga \u00e7do rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on te selia e PS-s\u00eb dhe sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d po vinte nj\u00eb lum\u00eb i madh njer\u00ebzish. U mblodh\u00ebn para e rreth PS-s\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb thyen rrethimin, mor\u00ebn p\u00ebrpara policin\u00eb dhe dol\u00ebn n\u00eb shesh\u201d, shkruan Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi socialist akuzon Sali Berish\u00ebn p\u00ebr manipulimin e zgjedhjeve dhe p\u00ebr urdhrin q\u00eb protestuesit t\u00eb mos lejoheshin t\u00eb hynin n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI marri q\u00eb kishte urdh\u00ebruar vjedhjen e zgjedhjeve \u2013 136 deputet\u00eb p\u00ebr vete e 10 deputet\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, 0 p\u00ebr \u00e7do parti tjet\u00ebr, p\u00ebrfshi Fatmir Mediun dhe Abaz Ermenjin \u2013 kishte urdh\u00ebruar q\u00eb askush t\u00eb mos dilte nga selia e PS-s\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb mos shkelte kush n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, vijon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb postimin e gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, Bra\u00e7e e vijon rr\u00ebfimin e tij me skenar e r\u00ebnda t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe n\u00eb sy t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Bar\u00e7e shkruan se protestuesit u godit\u00ebn barbarisht nga policia me shkopinj, u t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb pre flok\u00ebsh dhe u ndoq\u00ebn n\u00eb disa zona t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u201cAty ndodhi pastaj gjith\u00e7ka. Un\u00eb nuk kam par\u00eb kund dhun\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb ndaj nj\u00eb populli deri m\u00eb 21 janar 2011. U rrah barbarisht \u00e7dokush q\u00eb hyri n\u00eb shesh, u shtri p\u00ebrdhe e u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb prej flok\u00ebsh, u ndoq cilido q\u00eb ishte pran\u00eb sheshit t\u00eb rrahjes. Polic\u00eb me hunj, jo shkopinj gome, por hunj si bisht lopate, deri te treni n\u00eb veri, te Zogu i Zi n\u00eb per\u00ebndim, te \u201c21 Dhjetori\u201d, te \u201cVasil Shanto\u201d n\u00eb jugper\u00ebndim, matan\u00eb qytetit studenti n\u00eb juglindje dhe matan\u00eb pazarit t\u00eb ri n\u00eb lindje. Q\u00ebllonin n\u00eb rrug\u00eb, hynin n\u00eb dyqane dhe godisnin k\u00ebdo, edhe gra. Nuk kam par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time m\u00eb shum\u00eb fytyra me gjak. Kjo ishte\u201d, shkruan Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebruesi i k\u00ebsaj dhun\u00eb barbare \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb politik\u00eb, shkruan Bra\u00e7e, duke th\u00ebn\u00eb se madje Sali Berisha u rizgjodh s\u00ebrish n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb si monumenti i gjall\u00eb i dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cCilido q\u00eb m\u00eb thot\u00eb sot \u201cpo \u00e7\u2019i ke k\u00ebto\u201d, djathtas por edhe majtas, nga k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre, do t\u00eb doja ta kishte jetuar, qoft\u00eb edhe ai f\u00ebmija i gjyshit, gjyshes, babait apo n\u00ebn\u00ebs q\u00eb u rrah barbarisht dhe u kthye at\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me gjak n\u00eb fytyr\u00eb e n\u00eb rroba, apo m\u00eb keq pas tri dit\u00ebsh, nj\u00eb jave e m\u00eb shum\u00eb, kur doli nga qelit\u00eb ku barbaria vazhdoi. Koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar, asnj\u00eb s\u2019dallohet m\u00eb. Thjesht autor\u00ebt e asaj barbarie jan\u00eb po aty, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt. Madje nj\u00ebri, urdh\u00ebruesi, u zgjodh t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrs\u00ebri si monumenti i gjall\u00eb i dhun\u00ebs. Shqip\u00ebria ec\u00ebn, p\u00ebrparon, ai jo\u201d, shkruan Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 26 majit 1996 jan\u00eb nj\u00eb nga njollat e zeza n\u00eb historin\u00eb postkomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Opozita e asaj kohe denoncoi manipulime masive, presion dhe dhun\u00eb ndaj komisioner\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj me urdh\u00ebr t\u00eb Presidentit t\u00eb koh\u00ebs Sali Berisha. Kat\u00ebr or\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb votimit, PS dhe partit\u00eb e tjera opozitare u t\u00ebrhoq\u00ebn nga gara dhe deklaruan se nuk do ta njihnin rezultatin.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 28 maj, opozita organizoi protest\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr asaj q\u00eb e cil\u00ebsoi \u201cmasak\u00ebr zgjedhore\u201d, por demonstruesit u p\u00ebrball\u00ebn me nd\u00ebrhyrje t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb policis\u00eb dhe SHIK-ut t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb ball\u00eb t\u00eb protest\u00ebs ishin 30 drejtuesit e opozit\u00ebs, e cila kryetarin e kishte n\u00eb burg dhe q\u00eb drejtohej nga Servet P\u00ebllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.\/Shqiptarja <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti socialist Erion Bra\u00e7e sjell nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb 30-vjetorin e masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 26 majit 1996, duke risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhun\u00ebn brutale t\u00eb ushtruar ndaj opozit\u00ebs socialiste asaj kohe, me urdh\u00ebr t\u00eb Presidentit Sali Berisha. Zgjedhjet e 26 majit jan\u00eb nj\u00eb nga njollat e zeza n\u00eb historin\u00eb postkomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89638","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89638\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}