{"id":89595,"date":"2026-05-27T20:48:19","date_gmt":"2026-05-27T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/rama-ben-gati-per-lufte-bodrumin-e-qeverise-tenderi-712-mln-leke-i-jepet-ylli-senkes-qe-u-thirr-ne-spak-per-aferen-me-ballukun-2\/"},"modified":"2026-05-27T20:48:19","modified_gmt":"2026-05-27T20:48:19","slug":"rama-ben-gati-per-lufte-bodrumin-e-qeverise-tenderi-712-mln-leke-i-jepet-ylli-senkes-qe-u-thirr-ne-spak-per-aferen-me-ballukun-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/rama-ben-gati-per-lufte-bodrumin-e-qeverise-tenderi-712-mln-leke-i-jepet-ylli-senkes-qe-u-thirr-ne-spak-per-aferen-me-ballukun-2\/","title":{"rendered":"Rama b\u00ebn gati p\u00ebr luft\u00eb bodrumin e qeveris\u00eb! Tenderi 712 MLN lek\u00eb i jepet Ylli Senk\u00ebs q\u00eb u thirr n\u00eb SPAK p\u00ebr afer\u00ebn me Ballukun"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Ashtu, si tek romani \u201cPiramida\u201d i Ismail Kadares\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa fund nd\u00ebrtes\u00ebn e tyre t\u00eb pushtetit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Nuk u dhimbsen n\u00ebnshtetasit q\u00eb vuajn\u00eb nga regjimi, por g\u00ebrrmojn\u00eb monumentin e tyre. Puna e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender i zhvilluar nga drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli, me vler\u00eb 712 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e bodrumit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n\n<p>Qysh n\u00eb shtator 2013, kur hyri n\u00eb selin\u00eb e Kryeministris\u00eb, Edi Rama vazhdon rikonstruksionin e zyrave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb set fotografish t\u00eb ekspozuara nga kryetari i qeveris\u00eb, n\u00eb 2013, tregohej amortizimi dhe l\u00ebnia pas dore e ambienteve t\u00eb ndryshme, si zyra, salla t\u00eb pritjes, salla konferencash etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq fotot flisnin edhe p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje tashm\u00eb konkrete p\u00ebr rikonstruksion t\u00eb k\u00ebtyre hap\u00ebsirave.<br \/>\nE para q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar nd\u00ebrhyrjes, \u00ebsht\u00eb salla e mbledhjeve t\u00eb qeveris\u00eb, e cila, sic e tregojn\u00eb dhe pamjet, ka p\u00ebsuar thuajse nj\u00eb tjet\u00ebrsim.<\/p>\n\n<p>K\u00ebto punime i inspektonte edhe vet\u00eb Kryeministri.<br \/>\nN\u00eb krah t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u vun\u00eb re arkitekt\u00eb t\u00eb njohur dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n\n<p>Nuk u b\u00eb fare tender, por u aktivizuan biznesmen\u00eb vullnetar\u00eb dhe donator\u00eb, q\u00eb ishin klient\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs qysh nga koha kur mbante postin e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb fakt, Edi Rama e ka trash\u00ebgimi familjare t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb godin\u00eb. N\u00eb krahun e djtht\u00eb t\u00eb fasad\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb basoreliev q\u00eb u vendos aty n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs. Autori ishte babai i Edi Ram\u00ebs, skulptor dhe sekretar i Presidiumit t\u00eb Kuvendit, Kristaq Rama.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i erdhi radha Ram\u00ebs s\u00eb ri t\u00eb b\u00ebnte ndryshime. E vetmja pun\u00eb me vler\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte shembja e murit rrethues.<\/p>\n\n<p>Pa u mbyllur mir\u00eb k\u00ebto rregullime, n\u00eb 1 qershor 2015, nisi nj\u00eb projekt i madh. Kati i par\u00eb i Kryeministris\u00eb u p\u00ebrfshi nga nj\u00eb rikonstruksion total. Sic thuhej, q\u00ebllimi ishte t\u00eb b\u00ebhej i aksesuesh\u00ebm p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb hap\u00ebsira, dritaret e s\u00eb cil\u00ebs shohin nga bulevardi kryesor, u nda n\u00eb 3 pjes\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb aspekt i punimeve \u00ebsht\u00eb\u00a0 kthimi n\u00eb identitet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se projekti ruan gjurm\u00ebn historike, nga mermeri origjinal, tek format e p\u00ebrdorura nga arkitekt\u00ebt italian\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, Galeria Komb\u00ebtare e Arteve u mbyll p\u00ebr rikonstruksion, i cili nuk ka mbaruar akoma deri m\u00eb sot. Q\u00ebllimi i Ram\u00ebs ishte t\u00eb shpallte veten kryeartist dhe t\u00eb seleksiononte ata q\u00eb donte p\u00ebr t\u00eb eskpozuar veprat.<\/p>\n<p>Falma Fshazi, drejtore e Nj\u00ebsis\u00eb t\u00eb Hulumtimit dhe Komunikimit, shpjegonte detajet e projektit t\u00eb sall\u00ebs COD.<\/p>\n<p>\u201cVihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb, nga Ballkani dhe t\u00eb huaj, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb publikut nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u2019u gjetur me artin, por ve\u00e7an\u00ebrisht me artin dhe mendimin kritik\u201d, tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Falma Fshazi.<\/p>\n<p>Kur u hoq muri rrethues dhe u rikonstruktua kati i par\u00eb kjo u quajt Qendra p\u00ebr Hapje dhe Dialog \u2013 COD)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar arkivit dixhital t\u00eb Kryeministris\u00eb. Po ashtu, u shtua edhe nj\u00eb Bibliotek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, Rama thoshte se k\u00ebto transformime b\u00ebheshin pa asnj\u00eb kosto p\u00ebr buxhetin e shtetit. Ato financoheshin totalisht nga sponsor\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kompani private. Kryeministri nuk e b\u00ebri kurr\u00eb publike list\u00ebn e tyre, por k\u00ebta njihen. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb public nga opozita. M\u00eb von\u00eb u shp\u00ebrblyen me resorte, koncesione dhe leje kullash.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, buxheti i shtetit nisi t\u00eb r\u00ebndohej cdo vit me z\u00ebrin rikonstruksion n\u00eb Kryeministri. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017, buxheti i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave shpenzponte 224 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Selia e qeveris\u00eb do t\u00eb mbetej vazhdimisht n\u00ebn rikonstruksion. T\u00ebrmeti i n\u00ebntorit 2019 nxori n\u00eb pah cil\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb punimeve q\u00eb kryheshin aty.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn dopio-volum t\u00eb hartave, strukturat mbajt\u00ebse p\u00ebsuan mjaft plasaritje.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, nuk kishin kaluar as dy vjet, nga nd\u00ebrhyrja n\u00eb dy katet e poshtme \u2013 p\u00ebrfshi bazamentin. Ato u p\u00ebrforcuan n\u00eb pik\u00ebpamje konstruktive dhe duhet t\u00eb ishin sjll\u00eb n\u00eb norm\u00eb sizmike. Tani kjo sall\u00eb e bukur, po i n\u00ebnshtrohej s\u00ebrish rehabilitimit dhe p\u00ebrforcimit me fibra karboni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb projekt faraonik do t\u00eb shpallej n\u00eb vitin 2022. P\u00ebrs\u00ebri ishte Fondi Shqiptar i Zhvillimit q\u00eb firmoste letrat. Institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, merret vazhdimisht me zb\u00ebrthimin dhe projektimin e \u00ebndrrave t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Vepra ishte nj\u00eb kopsht i varur si n\u00eb Babiloni, q\u00eb vendosej n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm t\u00eb Kryemnistris\u00eb. Megjithat\u00eb u pag\u00ebzua me emrin \u201cEden\u201d, si kopshti i p\u00ebrmendur tek Zanafilla n\u00eb Bib\u00ebl.<\/p>\n\n<p>Kjo struktur\u00eb apo instalacion kushtoi plot 4.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb vijim t\u00eb transfomimit t\u00eb Kryministris\u00eb, Dritan Agolli ka ndar\u00eb nj\u00eb shum\u00eb mbi 712 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb rehabilituar s\u00ebrish bodrumin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Tenderi klasifikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cinvestimeve p\u00ebr transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi n\u00eb modele t\u00eb standardit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb projekt turistik apo park fotovoltaik, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mod\u00eb, por \u00ebsht\u00eb bodrumi n\u00eb godin\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb jet\u00eb ky tender nj\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore? Kryeministri mund t\u00eb ket\u00eb informacione dhe po i del t\u00eb keqes p\u00ebrpara.<br \/>\nObjekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201crikonstruksioni i hap\u00ebsir\u00ebs teknike n\u00eb bodrumin e Kryeministris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas preventivit t\u00eb punimeve, bodrumi do t\u00eb p\u00ebrforcohet me hekur dhe beton p\u00ebrpara se t\u00eb kryhen instalime p\u00ebr gjithcka.<\/p>\n\n<p>Sistemi elektrik do t\u00eb jet\u00eb i pajisur me gjenerator\u00eb, panele komandimi p\u00ebr fikjen e zjarreve, sensor\u00eb p\u00ebr temperatur\u00ebn dhe lag\u00ebshtir\u00ebn. Do t\u00eb ket\u00eb sistem akses kontrolli p\u00ebr dyert e blinduara, sisteme ventilimi, kamera speciale, nj\u00ebsi e trajtimit t\u00eb ajrit, dhe deri tek mobilimi i zyrave. Madje \u00ebsht\u00eb menduar edhe p\u00ebr ujin. Brenda bodrumit do t\u00eb vendoset nj\u00eb depozit\u00eb e madhe uji.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrdorimi i cmendur i parave t\u00eb taksapaguesve tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re, por e vecant\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhja e personit q\u00eb do t\u00eb merret me bodrumin.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb me risk korrupsioni dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d nga Open Data Albania.<\/p>\n<p>Pasi jan\u00eb skualifikuar t\u00eb gjitha ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, m\u00eb dat\u00ebn 13 maj 2026, kompania \u201cSENKA\u201d shpk \u00ebsht\u00eb shpallur fituese.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kompania e biznesmenit nga Fieri, Ylli Senka.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn kompanive pjes\u00ebmarr\u00ebse ka shum\u00eb emra t\u00eb fuqish\u00ebm dhe oligark\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb zgjedhur Senka.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Senka p\u00ebrfshihet n\u00eb hetimet q\u00eb SPAK, ka iniciuar ndaj ish-zv\/kryeministres s\u00eb Belinda Balluku. Prokuror\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb disa biznesmen\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb disa nga Lotet e nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Nisja e faz\u00ebs s\u00eb pyetjes s\u00eb biznesmen\u00ebve \u00ebsht\u00eb kryer menj\u00ebher\u00eb pas zhvillimit t\u00eb kontrolleve n\u00eb bizneset e tyre dhe sekuestrimin e aparateve telefonike dhe paisjeve t\u00eb tjera kompjuterike.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga k\u00ebto paisje tashm\u00eb jan\u00eb kqyrur dhe nj\u00ebher\u00ebsh jan\u00eb \u00e7uar p\u00ebr ekpertim kompjuterik n\u00eb laboratorin e ekspertiz\u00ebs kibernetike n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar \u00ebsht\u00eb biznesmeni Ram Geci, i cili u paraqit n\u00eb SPAK dhe u mor n\u00eb pyetje nga nj\u00eb oficer i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb rradha p\u00ebr t\u00eb mar\u00eb flet\u00eb-thirjen nga SPAK \u00ebsht\u00eb tek biznesmen\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zhvilluar bisedime apo dhe takime me ministren e Transportit dhe Energjitik\u00ebs, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Lista e biznesmen\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb ministris\u00eb q\u00eb do pyeten n\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Mes tyre renditet edhe Ylli Senka..<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera nga Prokuroria e posa\u00e7me, disa nga biznesmen\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm kan\u00eb mar\u00eb takim me ministren Balluku, me q\u00ebllim ndarjen e loteve q\u00eb do fitonin p\u00ebr kryerjen e punimeve n\u00eb nd\u00ebrtimin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtim i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 5, sipas dosjes s\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb paracaktuar tek Bashkimi i Operator\u00ebve Ekonomik\u00eb \u201cG.P.G. COMPANY\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb G\u00ebzim Dani dhe Paqsor Buzi nga Fieri dhe \u201cSENKA\u201d e Ylli Senka nga Fieri me vler\u00eb 1 miliard e 802 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb se Bodrumi i qeveris\u00eb po i jepet Ylli Senk\u00ebs si mjet \u201cqet\u00ebsues\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb flas\u00eb n\u00eb SPAK p\u00ebr aferat me Ballukun.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-15\/\">Rama b\u00ebn gati p\u00ebr luft\u00eb bodrumin e qeveris\u00eb! Tenderi 712 MLN lek\u00eb i jepet Ylli Senk\u00ebs q\u00eb u thirr n\u00eb SPAK p\u00ebr afer\u00ebn me Ballukun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu, si tek romani \u201cPiramida\u201d i Ismail Kadares\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa fund nd\u00ebrtes\u00ebn e tyre t\u00eb pushtetit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Nuk u dhimbsen n\u00ebnshtetasit q\u00eb vuajn\u00eb nga regjimi, por g\u00ebrrmojn\u00eb monumentin e tyre. Puna e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender i zhvilluar nga drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli, me vler\u00eb 712 milion\u00eb lek\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89595","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89595\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}