{"id":89544,"date":"2026-05-27T11:48:18","date_gmt":"2026-05-27T11:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/jam-i-bindur-se-me-maran-shqiperia-do-te-luaje-me-mire\/"},"modified":"2026-05-27T11:48:18","modified_gmt":"2026-05-27T11:48:18","slug":"jam-i-bindur-se-me-maran-shqiperia-do-te-luaje-me-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/jam-i-bindur-se-me-maran-shqiperia-do-te-luaje-me-mire\/","title":{"rendered":"Jam i bindur se me Maran, Shqip\u00ebria do t\u00eb luaj\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cNdryshe\u201d n\u00eb Top Albania Radio, ku ndau mendimet e tij mbi t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Komb\u00ebtares shqiptare, em\u00ebrimin e trajnerit t\u00eb ri Rolando Maran, zhvillimin e futbollit shqiptar dhe projektet madhore t\u00eb FSHF-s\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe interesante me moderator\u00ebt Salsano Rrapi dhe Elona Duro, kreu i FSHF-s\u00eb foli p\u00ebr mbylljen e ciklit me Silvinjon dhe arsyet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb nisjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re me trajnerin italian Rolando Maran n\u00eb stolin kuqezi. Presidenti Duka theksoi se vendimi ishte nj\u00eb konsensus mes pal\u00ebve, nd\u00ebrsa u shpreh i bindur se Komb\u00ebtarja shqiptare do t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb futboll m\u00eb agresiv dhe m\u00eb sulmues n\u00ebn drejtimin e teknikut t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, Presidenti Duka komentoi edhe objektivat e Komb\u00ebtares n\u00eb UEFA Nations League dhe n\u00eb rrug\u00ebtimin drejt EURO 2028, foli p\u00ebr talentet e reja t\u00eb futbollit shqiptar, nivelin e kampionatit \u201cAbissnet Superiore\u201d, investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027 dhe rolin e tij n\u00eb UEFA si zv\/president i qeveris\u00eb europiane t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb nuk munguan as pyetjet mbi futbollin shqiptar, Komb\u00ebtaren, lojtar\u00ebt kuqezi dhe sfidat e ardhshme t\u00eb FSHF-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, ndryshimi i trajnerit komb\u00ebtares ka qen\u00eb 1 nga temat m\u00eb t\u00eb diskutuara dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ka qen\u00eb ish-trajneri i komb\u00ebtares, Silvinjo, q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb largohej apo vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga ju, sepse mendon se cikli ishte mbyllur dhe komb\u00ebtarja kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb fakt, dhe le t\u00eb themi n\u00eb fund m\u00eb mbetet mua q\u00eb ta vej vul\u00ebn, por ka qen\u00eb nj\u00eb lloj konsensusi q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie sportive duhet t\u00eb nd\u00ebrpritej p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb takim, q\u00eb ekipet komb\u00ebtare ndryshojn\u00eb, kan\u00eb specifika, nuk jan\u00eb nj\u00eblloj si klubet. Sepse n\u00eb klube, duke qen\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e trajnerit me futbollistin padyshim q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb konsumohet, n\u00eb klube e ke shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Shet ato 3-4 futbollist\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb konsumuar marr\u00ebdh\u00ebnia me trajnerin dhe merr disa t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u2019i vesh re n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb eksperiencat sportive n\u00eb historin\u00eb e futbollit, trajner\u00ebt e klubeve rezistojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ato t\u00eb komb\u00ebtareve, nd\u00ebrsa n\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe thuhet me sloganin q\u00eb cikli u mbyll dhe cikli i ri filloi, e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrrosh \u00ebsht\u00eb trajneri dhe t\u00eb fillosh nga e para p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb motivim akoma m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj k\u00ebt\u00eb bised\u00eb q\u00eb po b\u00ebj me ju e kam b\u00ebr\u00eb dhe me Silvinjon dhe ky ka qen\u00eb konsensus q\u00eb kemi gjetur: po, duhet t\u00eb fillojm\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>\u2013 E di \u00e7far\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje? Mu duk sikur jo si nj\u00eb plan i gjat\u00eb, i mir\u00ebmenduar, mbase thjesht paragjykim i imi, po mu duk sikur sot p\u00ebr nes\u00ebr ndodhi kjo gj\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Jo, kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb m\u00eb par\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me Silvinjon \u00ebsht\u00eb biseduar q\u00eb m\u00eb par\u00eb, para se t\u00eb p\u00ebrfundonte, por gjithsesi nuk mund t\u00eb b\u00ebnim asnj\u00eb lloj bisede publike para play-off-it.<\/p>\n<p><strong>\u2013 E kush ishte m\u00eb pak entuziast p\u00ebr ndeshjen me Polonin\u00eb, at\u00eb play-off-in e Bot\u00ebrorit? Dometh\u00ebn\u00eb ti ishe m\u00eb pak entuziast apo Silvinjo?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr ta p\u00ebrgatitur ndeshjen duhet ta besosh vet\u00eb dhe un\u00eb padyshim q\u00eb kam bindur veten q\u00eb ne do ta fitonim sfid\u00ebn n\u00eb Poloni. Sepse n\u00ebse nuk e beson vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb qe ti ta transmetosh tek t\u00eb tjer\u00ebt dhe Silvinjo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kishim bindjen q\u00eb do ta fitonim, e p\u00ebrgatit\u00ebm shum\u00eb mir\u00eb emocionalisht, pavar\u00ebsisht se jo gjithmon\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrgatit ose d\u00ebshiron do t\u00eb realizohet n\u00eb fund.<\/p>\n<p><strong>-\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje me zem\u00ebr apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje me strategji emri i trajnerit t\u00eb ri t\u00eb komb\u00ebtares?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Me zem\u00ebr jo, me emocion jo, po me nj\u00eb lloj le t\u00eb themi mendimi se ku jemi ne, \u00e7far\u00eb kemi nevoj\u00eb dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Trajneri q\u00eb ne e kemi em\u00ebruar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trajner me eksperienc\u00eb, me goxha eksperienc\u00eb. Kam d\u00ebgjuar komente nga m\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb ne jemi nivel i lart\u00eb, trajneri \u00ebsht\u00eb nivel i ul\u00ebt, jo Serie B jo Serie C. Duhet t\u00eb jemi realist\u00eb, trajneri ka qen\u00eb rreth 12 vjet n\u00eb Serie A dhe un\u00eb besoj q\u00eb Seria A e atyre koh\u00ebve madje ka qen\u00eb m\u00eb e mir\u00eb sesa Serie A tani, por edhe ekipet e Seris\u00eb B q\u00eb ka drejtuar jan\u00eb klube serioze dhe klube t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam par\u00eb dhe ndeshjet e tij, prononcimet e tij, mentalitetin e tij dhe un\u00eb jam shum\u00eb i bindur q\u00eb, rezultati jo gjithmon\u00eb varet nga loja. Futbolli nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si disa sporte tjera, ku ai q\u00eb luan m\u00eb mir\u00eb fiton, n\u00eb futboll fiton edhe ai q\u00eb luan m\u00eb keq. Por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam shum\u00eb i sigurt dhe i bindur, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb trajner Shqip\u00ebria do t\u00eb luaj\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 K\u00ebt\u00eb e kisha dhe un\u00eb pyetje, \u00e7far\u00eb t\u00eb bindi q\u00eb ta zgjidhje k\u00ebt\u00eb trajner, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb bindi?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb ekipet q\u00eb ka drejtuar Maran kan\u00eb qen\u00eb ekipe agresive, sulmuese dhe jo ekipet sipas mentalitetit q\u00eb ne kemi p\u00ebr futbollin e dikursh\u00ebm italian, katena\u00e7o.<\/p>\n<p>Ekipi jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel q\u00eb mund t\u00eb luaj\u00eb, mund t\u00eb sulmoj\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb loj\u00eb dhe jo nj\u00eb ekip q\u00eb vet\u00ebm duhet t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb kund\u00ebrsulmoj\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb trajner besoj se do ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Jam kurioz, kur zgjidhet nj\u00eb trajner, duhet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pra duhet nj\u00eb q\u00eb motivon fort apo trajner q\u00eb thot\u00eb un\u00eb do t\u00eb gjej lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo thjesht\u00eb motivimi duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb sepse lojtar\u00ebt jan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Tani, thash\u00eb q\u00eb ekipet komb\u00ebtare kan\u00eb specifika. Nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, n\u00ebse ka nj\u00eb eksperienc\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim thuhet shpesh, q\u00eb trajner\u00ebt n\u00ebse do ti ndanim n\u00eb kategori, do t\u2019i ndanim n\u00eb ato trajner\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb Itali thon\u00eb q\u00eb e ka nisur nga posht\u00eb, nga fillimi, ka edhe nga ata q\u00eb ka qen\u00eb yje si futbollist\u00eb dhe e nisin nga lart. T\u00eb dy profilet jan\u00eb pranuesh\u00ebm, t\u00eb dy mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sukses, por ky q\u00eb ne kemi em\u00ebruar tani \u00ebsht\u00eb nga kjo kategori q\u00eb kan\u00eb ardhur nga posht\u00eb, e ka nisur nga baza. N\u00ebse do ta krahasojm\u00eb me natyr\u00ebn e Xhani De Biazit, trajner\u00eb q\u00eb e kan\u00eb nisur nga posht\u00eb dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb n\u00eb ngjitje.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Objektivi i par\u00eb q\u00eb i keni vendosur trajnerit Maran?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 I kam b\u00ebr\u00eb edhe publike, ia kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb trajnerit, q\u00eb sot ne jemi n\u00eb kushtet q\u00eb n\u00eb UEFA Nations League ne duhet t\u00eb jemi n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ngjitemi n\u00eb Lig\u00ebn B si edhe t\u00eb kualifikohemi p\u00ebr n\u00eb finalet e Kampionatin Europian.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Keni ju agjent trajner\u00ebsh apo ti i gjen vet\u00eb trajner\u00ebt? Pra si funksionon, ka nj\u00eb grup pune n\u00eb FSHF q\u00eb punon p\u00ebr t\u00eb gjetur trajner?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb momentet q\u00eb ti k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrrosh trajner, pothuajse t\u00eb vijn\u00eb vet\u00eb propozimet dhe nga ato propozime fillon e p\u00ebrzgjedh, b\u00ebn nj\u00eb short-list me t\u00eb cil\u00ebt nis takimet dhe diskutimet. K\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb nga ato ka qen\u00eb edhe trajneri q\u00eb ne e kemi em\u00ebruar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ti e njihje m\u00eb p\u00ebrpara Maranin?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 E kam par\u00eb n\u00eb televizor, por nuk e kisha takuar asnj\u00ebher\u00eb. E kam takuar dy her\u00eb para em\u00ebrimit, n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre na ka bindur edhe eksperienca e tij.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Un\u00eb kur e pash\u00eb n\u00eb fakt mu duk shum\u00eb autoritar si trajner \u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Shkolla italiane e futbollit, trajner\u00ebt italian\u00eb jan\u00eb t\u00eb disiplinuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi brenda dhe jasht\u00eb fushe. N\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre kam eksperienc\u00eb dhe me trajner\u00eb gjerman\u00eb, kroat\u00eb dhe italian\u00eb, por italian\u00ebt un\u00eb i klasifikoj tek ato q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb disiplin\u00eb se sa gjerman\u00ebt, pavar\u00ebsisht se ne kemi p\u00ebrshtypjen q\u00eb gjerman\u00ebt jan\u00eb t\u00eb disiplinuar, por n\u00eb futboll mendoj se italian\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb disiplinuar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, sa koh\u00eb i duhet nj\u00eb trajneri t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb ekip komb\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb, por komb\u00ebtarja prandaj thash\u00eb ka dhe specifika, nuk ke shum\u00eb dit\u00eb n\u00eb dispozicion. Kjo ishte dhe nj\u00eb nga arsyet q\u00eb ne menduam q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin k\u00ebt\u00eb muaj, sepse ne kemi dy ndeshje miq\u00ebsore me 3 qershor ndaj Izraelit dhe me 6 qershor ndaj Luksemburgut n\u00eb \u201cAir Albania\u201d dhe t\u2019i sh\u00ebrbenin trajnerit p\u00ebr t\u2019u njohur m\u00eb mir\u00eb me skuadr\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr ndeshjet zyrtare t\u00eb shtatorit.<\/p>\n<p><strong>\u2013 M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb kur erdhi Silvinjo i njihte shum\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00ebt, pra lojtar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb luajn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Ky pati ndonj\u00eb befasi?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, le t\u00eb themi, e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb nj\u00eb trajner njeh futbollist\u00ebt dhe nj\u00eb futbollist njeh trajnerin, sepse bota e futbollit sidomos sot \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do njeri di \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet internetit, n\u00ebse nuk i shohim k\u00ebshtu si tifoz\u00eb i shohin si specialist\u00eb n\u00ebp\u00ebr platforma t\u00eb gjitha ndeshjet e futbollit dhe i njohin futbollist\u00ebt.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, trajneri Rolando Maran ka pasur edhe disa futbollist\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ka trajnuar gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Z. Duka, pse kemi ne gjithmon\u00eb trajner\u00eb t\u00eb huaj dhe asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb b\u00ebhet shpesh n\u00eb fakt, por p\u00ebr disa arsye ne kemi vendosur q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me trajner\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nuk e kemi p\u00ebrjashtuar si alternativ\u00eb, e kemi menduar dhe kemi pas kandidatura, por nj\u00eb lloj m\u00ebnyr\u00eb kemi preferuar trajner\u00eb m\u00eb me shum\u00eb eksperienc\u00eb dhe marrin m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb nga shkolla m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb futbollit dhe mund ta ndihmoj\u00eb shum\u00eb ekipin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Po ju a mendoni a besoni q\u00eb ky trajner mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00ebse vet\u00ebm nj\u00eb trajner t\u00eb \u00e7onte n\u00eb Bot\u00ebror ose do t\u00eb nxirrte kampion bote, at\u00ebher\u00eb besoj Katari q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb pasura do t\u00eb ishte gjithmon\u00eb n\u00eb finale, por fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb as pjes\u00ebmarr\u00ebs. Sepse do blinin trajnerin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh rezultat, duhet t\u2019i bashkosh t\u00eb gjitha komponent\u00ebt, duhet t\u00eb ket\u00eb skuad\u00ebr, duhet t\u00eb kesh disiplin\u00eb, duhet t\u00eb kesh institucion, duhet t\u00eb kesh atmosfer\u00eb pozitive dhe pastaj edhe trajnerin.<\/p>\n<p>Trajneri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb skuad\u00ebr, por jo i vet\u00ebm. N\u00ebse maksimizon ato resurse q\u00eb ne kemi, at\u00eb ekip q\u00eb ne kemi, merr maksimumin.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kemi kuriozitet p\u00ebr trajnerin e ri. Duket sikur gjith\u00eb pyetjet i kemi t\u00eb p\u00ebrqendruar aty\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kam d\u00ebgjuar k\u00ebto dit\u00eb lloj-lloj abuzimesh, jo Federata mori k\u00ebt\u00eb, jo uli nivelin, jo rriti nivelin, jo po rriti buxhetin. Faktikisht nuk kam preferuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet financiare me trajner\u00ebt apo stafin, por paga e Maran \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Silvinjons, mbase ndonj\u00eb p\u00ebrqind m\u00eb shum\u00eb. Jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta nivele.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A ka kushte v\u00eb presidenti apo ku Federata q\u00eb i thot\u00eb trajnerit t\u00eb ri, n\u00ebse ti nuk do arrish k\u00ebt\u00eb, do shk\u00ebputet marr\u00ebdh\u00ebnia ose p\u00ebr rezultatet..<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ka bonuse p\u00ebr arritje rezultatesh, dometh\u00ebn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs nuk mund t\u00eb cenohet me ask\u00ebnd, pra pag\u00ebn gjithkush do ta marr\u00eb, por pastaj p\u00ebr arritje rezultatesh ka bonuse p\u00ebr vendin e par\u00eb n\u00eb Nations League. Ka bonuse n\u00ebse kualifikohet p\u00ebr Europian, e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me futbollist\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ta prish\u00ebsh kontrat\u00ebn nga pik\u00ebpamja financiare do ta paguash deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p><strong>\u2013 I p\u00eblqen Shqip\u00ebria, na njeh, dometh\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebto jan\u00eb profesionist\u00eb sportiv dhe ambientohen shpejt me at\u00eb pun\u00ebn e vet sportive.<\/p>\n<p>Pastaj, p\u00ebr gj\u00ebrat e tjera gjat\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri mund ta jap\u00eb vet\u00eb ndonj\u00eb opinion p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Do kemi lojtar\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb komb\u00ebtare? Ka emra t\u00eb rinj q\u00eb ne nuk i njohim akoma dhe nuk e dim\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Em\u00ebr q\u00eb nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb ekipin Komb\u00ebtar dhe q\u00eb do vij\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb ndeshjen mes Izraelin \u00ebsht\u00eb Luis Hasa, shqiptar me origjin\u00eb nga Peqini, i cili luan n\u00eb Itali. Ka qen\u00eb me Le\u00e7en, pastaj kaloi me Napolin dhe tani me Carrarese-n. Mbahet si nj\u00eb nga talentet e Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mesfushor ofensiv.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kampionati po shkon drejt fundit t\u00eb sezonit. Dua t\u00eb di si e vler\u00ebsoni nivelin e kampionatit Abissnet Superiore k\u00ebt\u00eb vit dhe a mendoni se klubet shqiptare po ecin realisht drejt standardeve europiane apo kemi ende probleme strukturore q\u00eb frenojn\u00eb zhvillimin?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kampionati po vjen drejt fundit, le t\u00eb themi p\u00ebr 6 ekipe ka p\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa p\u00ebr 4 t\u00eb parat se kush do jet\u00eb kampion i Shqip\u00ebris\u00eb vazhdon n\u00eb Final Four.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb interesant sepse 3 ekipe jan\u00eb me pik\u00eb t\u00eb barabarta Vllaznia, AF Elbasani dhe Egnatia, Dinamo di\u00e7ka m\u00eb pas. K\u00ebshtu q\u00eb nga pik\u00ebpamja e gar\u00ebs, emocioneve q\u00eb jep ajo deri n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb interesante.<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta parashikoj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb futbollit \u00ebsht\u00eb kur mbetet sa m\u00eb shum\u00eb emocione deri n\u00eb momentet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00ebse do flasim p\u00ebr nivelin e kampionatit, nuk \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00eb kampionati shqiptar n\u00eb nivelet e kampionateve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb Europ\u00ebs. Mund t\u00eb them q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb hapa pozitiv p\u00ebrpara, por akoma \u00ebsht\u00eb larg.<\/p>\n<p>Krahasuar me kampionatet e Ballkanit? Besoj se n\u00eb disa komponent\u00eb jemi shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb disa komponent\u00ebt jemi m\u00eb posht\u00eb. N\u00eb infrastruktur\u00eb besoj se jemi shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb, sidomos n\u00eb stadiume, por edhe n\u00eb infrastruktur\u00ebn e st\u00ebrvitjes p\u00ebr sa i p\u00ebrket kualitetit t\u00eb tyre. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket sasis\u00eb apo numrit fushave q\u00eb duhen p\u00ebr st\u00ebrvitje, jemi n\u00eb deficit. Nuk e krahasoj me vendet e Ballkanit, por me vendet e zhvilluara.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ju jeni dhe Z\u00ebvend\u00ebs-Presidenti i UEFA-s, prej sa vitesh u b\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Zv.President nj\u00eb mandat, n\u00eb Komitetin Eksekutiv t\u00eb UEFA-s dy mandate. Ne b\u00ebjm\u00eb goxha takime e mbledhje, para pak dit\u00ebsh kishim nj\u00eb mbledhje t\u00eb KE s\u00eb UEFA-s n\u00eb Stamboll, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb nga vendimet ishte v\u00ebrtet\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por edhe q\u00eb b\u00ebn lajm p\u00ebr publikun, ndryshimi i formatit t\u00eb kualifikueseve p\u00ebr Bot\u00ebrorin q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb pas vitit 2028. Do t\u00eb ndryshoj\u00eb formati, do t\u00eb krijohen dy kategori, nj\u00eb me 36 skuadra dhe nj\u00eb me 18 dhe do t\u00eb luhet n\u00eb sistemin pak a shum\u00eb si ai i Champions League.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ket\u00eb me grupe me nga 4 skuadra, por nj\u00eb grup me tet\u00eb skuadra, do t\u00eb luhet jo me t\u00eb gjith\u00eb skuadrat e grupit, por me 4 prej tyre. Numri i ndeshjeve nuk ndryshon.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sa ndikojn\u00eb lobingjet, aleancat, influencat ekonomike-politike n\u00eb vendimmarrje n\u00eb futboll?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb vendimet tona jan\u00eb paanshme, nuk ka lobime, jemi nj\u00eb organizat\u00eb shum\u00eb demokratike, por gjithsesi lobimet ekzistojn\u00eb, sepse qoft\u00eb edhe n\u00eb momentet e zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb organi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Komiteti Ekzekutiv apo qoft\u00eb edhe presidenti i uefa-s, do lobohet, dometh\u00ebn\u00eb do flasim me njer\u00ebzit. N\u00eb fund t\u00eb fundit \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb lobimi? Diskutime me njer\u00ebzit, t\u2019i ofrosh se \u00e7far\u00eb ti do b\u00ebsh p\u00ebr organizat\u00ebn, por edhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjera padyshim q\u00eb do lobosh.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do lobosh, nuk t\u00eb voton njeri p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb aktivitet n\u00eb vendin t\u00ebnd, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb finale apo nj\u00eb kampionat europian, si\u00e7 ne do t\u00eb kemi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb opinionin publik ekziston shpesh perceptimi se futbolli nuk trajtohet nj\u00ebsoj n\u00eb t\u00eb gjitha vendet dhe k\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr debatin e fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me p\u00ebrjashtimin e Rusis\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb ka edhe vende q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikte lufte si Irani apo Izraeli q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb normalisht. Dua t\u2019ju pyes si drejtues me eksperienc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb a mendoni se futbolli sot po arrin t\u00eb mbetet neutral apo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur q\u00eb futbolli t\u00eb ndahet nga politika dhe nga gjeografia?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb fakt, k\u00ebto jan\u00eb pyetje politike, jo sportive, k\u00ebshtu q\u00eb ne \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb te merremi me sport se sa politik\u00eb. N\u00eb fakt, n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb pyes\u00ebsh mua se kush mendimi im, them q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb luajn\u00eb futboll.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u2019i cenohet e drejta p\u00ebr t\u00eb luajtur. \u00c7\u2019faj ka nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shembull? Pastaj n\u00ebse ka standarde q\u00eb duhen marr\u00eb masa p\u00ebr pun\u00eb agresione, luft\u00ebra e t\u00eb tjer\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb barabarta.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Tani u b\u00ebn\u00eb ndryshime p\u00ebr kampionatin bot\u00ebror p\u00ebr disa rregulla t\u00eb reja loje, u miratuan ndryshime apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Dy ndryshime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kampionatin Bot\u00ebror t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00ebse nj\u00eb futbollist l\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs d\u00ebnohet me kartonin e kuq. N\u00ebse e l\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme dhe nj\u00eb nga ato arsye \u00ebsht\u00eb kur nuk je dakord me vendimet e arbitrit, si\u00e7 ndodhi n\u00eb finalen e Kup\u00ebs s\u00eb Afrik\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ndryshimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtohet me kartonin e kuq \u00e7do futbollist q\u00eb v\u00eb mbulon goj\u00ebn me dor\u00eb kur flet, sepse mendohet q\u00eb duke v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb bullizime, shprehje racizmi apo ofendime.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb konfederatat, dometh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr Europ\u00ebn apo p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por p\u00ebr kampionat Bot\u00ebror \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sigurisht shum\u00eb komplimente edhe p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e Kosov\u00ebs q\u00eb pati nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim kaq t\u00eb mir\u00eb, por un\u00eb jam kurioze t\u00eb di, si ia b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb futbollist me origjin\u00eb nga Kosova, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i mir\u00eb sa ta marrim ne p\u00ebrpara Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk b\u00ebjm\u00eb k\u00ebshtu konkurrencash dhe ne nuk marrim asnj\u00eb futbollist n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktivizuar apo q\u00eb e ka selektuar Kosova.<\/p>\n<p>Por ne i kemi konsideruar gjith\u00eb shqiptar\u00ebt gjithmon\u00eb nj\u00ebsoj, dometh\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb luajn\u00eb dhe i japim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren shqiptare. K\u00ebshtu q\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ia kemi ofruar t\u00eb gjith\u00ebve, nuk e kemi fshehur ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe do vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>E kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe kur Kosova nuk kishte nj\u00eb skuad\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuese, e b\u00ebjm\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Gjithsesi tanim\u00eb me konsolidimin e skuadr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shqiptar\u00ebt me origjin\u00eb nga Kosova, m\u00eb shum\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb te Kosova se sa n\u00eb ekipin komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A ekziston mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bashkohen federatat tona, t\u00eb kemi nj\u00eb Komb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pothuajse e pamundur t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebse nuk bashkohen dy shtete p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb shtet. N\u00ebse kemi nj\u00eb shtet, pastaj do t\u00eb kemi nj\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn ligjet tona t\u00eb pakt\u00ebn nuk e lejojn\u00eb, por edhe ajo \u00e7far\u00eb mendoj un\u00eb mund t\u00eb ishte q\u00eb nj\u00eb nga shtetet vendos q\u00eb s\u2019do nd\u00ebrtoj\u00eb ekip komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kompeticione dhe t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt do t\u2019i \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekip komb\u00ebtar. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo.<\/p>\n<p>\u00c7do federat\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00eb uefa, q\u00eb nuk do marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kompeticione nd\u00ebrkomb\u00ebtare me ekipin A apo t\u00eb moshave dhe k\u00ebto futbollist\u00eb p\u00ebr shembull i \u00e7on t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb ose anasjelltas.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ekipet zinxhir t\u00eb komb\u00ebtares si U-17, U-19 apo U-21 jan\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb tani apo ka vite q\u00eb jan\u00eb pothuajse nj\u00ebsoj?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ne kemi ekipe komb\u00ebtare q\u00eb grup-mosha U-14 dhe deri ke tek ekipi i par\u00eb, p\u00ebr vajza dhe djem, padyshim q\u00eb niveli sidomos i vajzave ka ndryshuar shum\u00eb, duke pasur parasysh q\u00eb ne jemi me nj\u00eb histori t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb futbollin e vajzave, q\u00eb nga ekipet e moshave, pavar\u00ebsisht se kompeticionet nisin nga 17-vje\u00e7ar\u00ebt, 19-vje\u00e7ar, 21-vje\u00e7ar dhe ekipi i par\u00eb. Kemi rezultate t\u00eb mira me ekipin e par\u00eb t\u00eb vajzave, tashm\u00eb jemi n\u00eb Lig\u00ebn B n\u00eb Nations League, kemi b\u00ebr\u00eb rezultate t\u00eb mira, paraqitje t\u00eb mira, goxha \u00ebsht\u00eb zhvilluar, por edhe ekipet e moshave t\u00eb djemve kan\u00eb progres pozitiv.<\/p>\n<p>Disa futbollist\u00eb pothuajse gjysma e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ekipin e par\u00eb sot kan\u00eb ardhur nga ekipet e moshave. Dikush nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha, asnj\u00eb nga ekipet e moshave nuk ka ardhur n\u00eb ekipin e par\u00eb. I verifikova dhe ia num\u00ebrova, q\u00eb nga Strakosha, Hysaj, Mitaj, Asllani, Ramadani. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto kan\u00eb ardhur ne Komb\u00ebtaren A nga ekipi i moshave. Ne kemi qejf t\u00eb themi, asnj\u00eb nuk ka ardhur nga moshat, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb ardhur nga jasht\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si \u00ebsht\u00eb raporti, m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne apo m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb komb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb pozitive p\u00ebr ne, sepse \u00e7do futbollist shqiptar ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb luaj\u00eb p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar dhe e ka \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e ekipit komb\u00ebtar. K\u00ebshtu q\u00eb kjo na jep nj\u00eb favor, sepse jan\u00eb t\u00eb motivuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, futbollist\u00ebt duke pasur parasysh q\u00eb sot marrin shp\u00ebrblime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebr klube preferojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb klub dhe t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb komb\u00ebtare, sepse lodhen dhe synojn\u00eb t\u00eb mos cenojn\u00eb benefitin e vet.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President cili ka qen\u00eb momenti m\u00eb emocionues p\u00ebr ju gjat\u00eb k\u00ebtij viti kalendarik, m\u00eb shum\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e kualifikueseve t\u00eb Bot\u00ebrorit apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Emocion ka qen\u00eb ndeshja me Andorr\u00ebn q\u00eb ne duhet ta fitonim patjet\u00ebr. Kaloi pjesa e par\u00eb, nisi dhe e dyta, shanset m\u00eb dukeshin t\u00eb pakta dhe realisht kam pasur shum\u00eb emocion. Sepse n\u00ebse nuk merrnim at\u00eb fitore nuk do t\u00eb shkonim n\u00eb play-off.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kualifikimi m\u00eb i bukur: Franca 2016 apo 2024?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Franca 2016, sepse ishte hera e par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Goli i Komb\u00ebtares q\u00eb nuk do ta harroni kurr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kam shum\u00eb gola t\u00eb skalitur n\u00eb mendje, por m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi ishte ai i Bajramit n\u00eb \u00c7eki.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Trajneri m\u00eb karizmatik q\u00eb ka pasur Komb\u00ebtarja?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Xhani De Biazi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Lojtari i Komb\u00ebtares q\u00eb t\u00eb ka surprizuar m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Juljan Shehu.<\/p>\n<p><strong>\u2013 M\u00eb shum\u00eb emocione ke si tifoz apo si president?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb dyja bashk\u00eb, nuk i ndaj dot.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ndeshje dramatike apo fitore e past\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Fitore e past\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u2013 VAR \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb apo stres?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Personalisht nuk jam p\u00ebr teknologjin\u00eb, por gjithsesi VAR-i ka korrigjuar shum\u00eb gabime t\u00eb arbitrave dhe ka statistika p\u00ebr nj\u00eb progres v\u00ebrtet t\u00eb madh n\u00eb uljen e gabimeve.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Penalltin\u00eb pro nesh e sheh apo kthen kok\u00ebn derisa t\u00eb d\u00ebgjosh zhurm\u00ebn e stadiumit?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 E shoh.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Komb\u00ebtarja sot apo ajo e 2016-\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo e sotmja.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kund\u00ebrshtari q\u00eb preferoni t\u00eb p\u00ebrballet Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr rezultat, ndonj\u00eb ekip i dob\u00ebt, por nga ekipet e m\u00ebdha, Gjermania.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Futbolli shqiptar \u00ebsht\u00eb krenari sot apo sfid\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb krenari. M\u00eb duket sikur Shqip\u00ebria nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur se futbolli.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Talenti shqiptar m\u00eb premtues i momentit sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Luis Hasa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga talentet, por nuk mund t\u00eb ve\u00e7oj vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Armando Broja apo Mu\u00e7i?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Mu\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Berat Gjimshiti apo Elseid Hysaj?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Hysaj.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Tomas Strakosha apo Etrit Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Etrit Berisha.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kristjan Asllani apo Ylber Ramadani?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ramadani.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Nedim Bajrami apo Rey Manaj?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Manaj.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Cana apo Mavraj?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Cana.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Igli Tare apo Erjon Bogdani?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Bogdani.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Andi Lila apo Altin Lala?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Altin Lala.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Do t\u00eb shkosh n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr Kampionatin Bot\u00ebror?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb shkoj p\u00ebr hapjen, sepse kemi nj\u00eb samit t\u00eb FIFA-s. Do t\u00eb shoh dy ndeshje: ndeshjen e hapjes dhe nj\u00eb ndeshje n\u00eb Miami.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Je pro basteve n\u00eb Shqip\u00ebri apo kund\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb jam kund\u00ebr q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb luajn\u00eb bixhoz, por n\u00eb Shqip\u00ebri luhet bixhoz dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam k\u00ebrkuar q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb bixhoz t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb paguajn\u00eb taksa, sesa t\u00eb luajn\u00eb ilegalisht dhe t\u00eb mos paguajn\u00eb taksa.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Me k\u00eb je tifoz n\u00eb Abissnet Superiore?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Me Vllaznin\u00eb. Pothuajse gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kush e fiton Bot\u00ebrorin?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Besoj se t\u00eb gjith\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtat skuadra favorite: Franca, Anglia, Portugalia. Un\u00eb jam tifoz i Brazilit.<\/p>\n<p><strong>\u2013 \u00c7far\u00eb ngjarjesh t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb ndodhin n\u00eb FSHF n\u00eb vazhdim?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Aktiviteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb Kampionati Europian p\u00ebr U-21 n\u00eb vitin 2027, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Do t\u00eb vijn\u00eb 8 ekipe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 8 n\u00eb Serbi. Kampionati Europian p\u00ebr U-21 \u00ebsht\u00eb kompeticioni i dyt\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pas Kampionatit Europian t\u00eb t\u00eb rriturve. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne po lobojm\u00eb \u00ebsht\u00eb organizimi i finales s\u00eb nj\u00eb Superkupe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cNdryshe\u201d n\u00eb Top Albania Radio, ku ndau mendimet e tij mbi t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Komb\u00ebtares shqiptare, em\u00ebrimin e trajnerit t\u00eb ri Rolando Maran, zhvillimin e futbollit shqiptar dhe projektet madhore t\u00eb FSHF-s\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89544","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89544\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}