{"id":89513,"date":"2026-05-27T07:48:16","date_gmt":"2026-05-27T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/carlo-bollino-drejtesi-me-cdo-kusht-e-spak-ut-dhe-nje-mesim-qe-vjen-nga-shtetet-e-bashkuara\/"},"modified":"2026-05-27T07:48:16","modified_gmt":"2026-05-27T07:48:16","slug":"carlo-bollino-drejtesi-me-cdo-kusht-e-spak-ut-dhe-nje-mesim-qe-vjen-nga-shtetet-e-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/carlo-bollino-drejtesi-me-cdo-kusht-e-spak-ut-dhe-nje-mesim-qe-vjen-nga-shtetet-e-bashkuara\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: \u201cDrejt\u00ebsi me \u00e7do kusht\u201d e SPAK-ut dhe nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb vjen nga Shtetet e Bashkuara"},"content":{"rendered":"<p>Ka nj\u00eb film me titullin \u201cMauritanian\u201d, i cili rr\u00ebfen odiseun tragjik gjyq\u00ebsor t\u00eb Mohamedou Ould Slahi, nj\u00eb inxhinier me origjin\u00eb nga Mauritania, i cili n\u00eb vitin 2002 u arrestua dhe u burgos n\u00eb Guantanamo deri n\u00eb vitin 2016, sepse dyshohej se kishte rekrutuar n\u00eb Gjermani nj\u00ebrin prej atentator\u00ebve t\u00eb Kullave Binjake. Akuza mb\u00ebshtetej mbi nj\u00eb sinjalizim anonim, t\u00eb cilit CIA zgjodhi t\u2019i besonte dhe, edhe pse nuk dispononte asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb sigurt, por vet\u00ebm disa indicie, arriti t\u00eb siguronte arrestimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtje t\u00eb Mohamedou Ould Slahi-t u rreshtua vet\u00ebm nj\u00eb avokate amerikane e t\u00eb drejtave te njeriut, e cila zhvilloi nj\u00eb betej\u00eb ligjore q\u00eb zgjati 14 vite dhe u p\u00ebrqendrua mbi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vetme, por themelore: t\u00eb merrte nga autoritetet amerikane dosjen gjyq\u00ebsore t\u00eb klientit t\u00eb saj. Pra, t\u00eb mund t\u00eb lexonin ajo dhe i pandehuri provat mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetej arrestimi, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar pafaj\u00ebsin\u00eb e tij, nj\u00eb dosje q\u00eb, me mij\u00ebra pretekste ligjore, vazhdonte t\u2019u mohohej.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi e vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb kushte emergjence rrezikon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gabime t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb emergjente t\u00eb miratuar n\u00eb shtete t\u00eb tjera, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Duke ndjekur rr\u00ebfimin e filmit, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos t\u00eb vij\u00eb nd\u00ebr mend beteja, n\u00eb disa aspekte shum\u00eb e ngjashme, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit zhvilluan fillimisht Ilir Meta dhe m\u00eb pas Erion Veliaj, si edhe Ilir Beqaj dhe shume te tjere: t\u00eb fitonin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lexuar dosjen e tyre gjyq\u00ebsore dhe, rrjedhimisht, p\u00ebr t\u00eb njohur provat q\u00eb SPAK kishte mbledhur kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Rasti i Erion Veliajt \u00ebsht\u00eb emblematik: fillimisht iu mohua qasja n\u00eb dosje me argumentin se mjaftonte q\u00eb ajo t\u00eb ishte n\u00eb dispozicion t\u00eb avokatit t\u00eb tij. M\u00eb pas iu njoh e drejta p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kopje, por vet\u00ebm n\u00eb format dixhital; nd\u00ebrkoh\u00eb iu mohua e drejta p\u00ebr ta lexuar, pasi n\u00eb qeli ndalohet p\u00ebrdorimi i kompjuterit. M\u00eb n\u00eb fund, pas muajsh beteje, iu dor\u00ebzuan n\u00eb qeli 60 mij\u00eb faqe t\u00eb printuara t\u00eb dosjes, por iu la n\u00eb dispozicion vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i lexuar. Dhe tani duket se po i mohohet edhe qasja n\u00eb provat dixhitale, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e dosjes. Gj\u00ebra t\u00eb tilla, pra.<\/p>\n<p>Askush nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm, fatmir\u00ebsisht t\u00eb pamundur, mes drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Guantanamos dhe drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, por n\u00eb at\u00eb refuzim kok\u00ebfort\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar provat, si n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme ashtu edhe n\u00eb Amerik\u00ebn e atyre viteve, mund t\u00eb dallohet e nj\u00ebjta form\u00eb drejt\u00ebsie. Nj\u00eb drejt\u00ebsi \u201cme \u00e7do kusht\u201d, ku t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurit zhduken p\u00ebrball\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar zem\u00ebrimin e opinionit publik, i cili, q\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb revolucionit francez, ka nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gijotin\u00ebn n\u00eb veprim kund\u00ebr pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cAmerika k\u00ebrkon drejt\u00ebsi p\u00ebr 11 shtatorin dhe dikush duhet t\u00eb paguaj\u00eb\u201d, shpjegon nj\u00eb nga personazhet e filmit, nd\u00ebrsa n\u00eb ekran shfaqen skena protestash t\u00eb qytetar\u00ebve amerikan\u00eb, pra \u201cpopulli\u201d, q\u00eb k\u00ebrkonin d\u00ebnimin me vdekje t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr atentatin tragjik ndaj Kullave Binjake. \u201cPo, dikush duhet t\u00eb paguaj\u00eb, por jo \u00e7dokush\u201d, i p\u00ebrgjigjet nj\u00eb zyrtar i Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i ngarkuar me organizimin e procesit kund\u00ebr Mohamedou Ould Slahi-t.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 u pa m\u00eb par\u00eb me \u201cMani Pulite\u201d n\u00eb Itali, edhe historia e Guantanamos d\u00ebshmon se drejt\u00ebsia me \u00e7do kusht nuk funksionon. Si\u00e7 kujton filmi n\u00eb titrat p\u00ebrmbyll\u00ebse, nga 780 t\u00eb burgosur t\u00eb mbajtur pa gjyq n\u00eb superburgun e ngritur n\u00eb ishullin e Kub\u00ebs, pas shum\u00eb vitesh paraburgimi, vet\u00ebm 8 persona u d\u00ebnuan realisht nga nj\u00eb gjykat\u00eb amerikane. Sepse n\u00eb Amerik\u00eb, edhe n\u00eb ato vite t\u00eb urrejtjes s\u00eb verb\u00ebr, gjykatat vazhdonin t\u00eb ishin t\u00eb pavarura dhe t\u00eb ndara nga prokuror\u00ebt, madje edhe nga ata t\u00eb Guantanamos, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzonin mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb dhe kompetencat e plota t\u00eb dh\u00ebna nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb pas 11 shtatorit. Nj\u00eb ndarje mes gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb sot, fatkeq\u00ebsisht, ende nuk shihet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Mes qindra t\u00eb pafajshm\u00ebve t\u00eb liruar nga Guantanamo ishte edhe inxhinieri Mohamedou Ould Slahi, i cili e fitoi betej\u00ebn e tij vet\u00ebm kur provat kund\u00ebr tij u b\u00ebn\u00eb publike dhe u zbulua se, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kishte kaluar 14 vite n\u00eb burg vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb urrejtjes dhe t\u00eb nj\u00eb koncepti t\u00eb gabuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjyqtar\u00ebt amerikan\u00eb pat\u00ebn lirin\u00eb dhe guximin ta pranonin k\u00ebt\u00eb dhe e liruan. N\u00eb Shqip\u00ebri, a do t\u00eb kishte ndodhur e nj\u00ebjta gj\u00eb?<\/p>\n<p>Sot, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb Shqip\u00ebri ndihet nj\u00eb atmosfer\u00eb \u201cdrejt\u00ebsie me \u00e7do kusht\u201d. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pandehurit q\u00eb ketu nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb provat e mbledhura kund\u00ebr tyre, por edhe gazetar\u00ebve u mohohet kjo e drejt\u00eb, madje edhe n\u00eb faz\u00ebn publike t\u00eb procesit. Si pasoj\u00eb, as opinioni publik nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb njoh\u00eb t\u00eb gjitha provat e mbledhura realisht nga SPAK, por vet\u00ebm ato q\u00eb mbrojtja ose akuza zgjedhin t\u00eb publikojn\u00eb, duke i nxjerr\u00eb fshehurazi.<\/p>\n<p>Seancat gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb mbyllura p\u00ebr kamerat, si\u00e7 nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb tribunal europian, duke qen\u00eb se proceset duhet t\u00eb jen\u00eb publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb pandehurit e pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, edhe kur akuzohen p\u00ebr vepra jo t\u00eb rrezikshme, posht\u00ebrohen dhe mbahen t\u00eb mbyllur n\u00eb kafaz, pik\u00ebrisht si\u00e7 ndodhte n\u00eb Guantanamo.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb se e vetmja pjes\u00eb e procesit e cila v\u00ebrtet duhet t\u00eb ishte sekrete sot \u00ebsht\u00eb publike, pra pjes\u00eb hetimore, duke detyruar d\u00ebshmitar\u00eb dhe t\u00eb pandehur ende t\u00eb lir\u00eb t\u00eb parakalojn\u00eb p\u00ebrpara kamerave, t\u00eb cilave u lejohet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb hyrje t\u00eb SPAK-ut, t\u00eb p\u00ebrdorura nj\u00ebsoj si romak\u00ebt p\u00ebrdornin dikur furkat kaudine.<\/p>\n<p>\u201cGuant\u00e1namo e ka dob\u00ebsuar pozicionin ton\u00eb moral n\u00eb bot\u00eb\u201d, ka pranuar ish-presidenti amerikan Barack Obama. Dikush duhet ta shtroj\u00eb q\u00eb sot pyetjen: si do t\u00eb gjykohen pas 10 vitesh Shqip\u00ebria dhe drejt\u00ebsia e SPAK-ut?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nj\u00eb film me titullin \u201cMauritanian\u201d, i cili rr\u00ebfen odiseun tragjik gjyq\u00ebsor t\u00eb Mohamedou Ould Slahi, nj\u00eb inxhinier me origjin\u00eb nga Mauritania, i cili n\u00eb vitin 2002 u arrestua dhe u burgos n\u00eb Guantanamo deri n\u00eb vitin 2016, sepse dyshohej se kishte rekrutuar n\u00eb Gjermani nj\u00ebrin prej atentator\u00ebve t\u00eb Kullave Binjake. Akuza mb\u00ebshtetej mbi nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89513","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89513\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}