{"id":89510,"date":"2026-05-27T07:48:15","date_gmt":"2026-05-27T07:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/82-94-perkrahin-politika-social-ekonomike-te-majta-por-vetem-41-e-konsiderojne-veten-te-majte\/"},"modified":"2026-05-27T07:48:15","modified_gmt":"2026-05-27T07:48:15","slug":"82-94-perkrahin-politika-social-ekonomike-te-majta-por-vetem-41-e-konsiderojne-veten-te-majte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/27\/82-94-perkrahin-politika-social-ekonomike-te-majta-por-vetem-41-e-konsiderojne-veten-te-majte\/","title":{"rendered":"82%-94% p\u00ebrkrahin politika social-ekonomike t\u00eb majta, por vet\u00ebm 41% e konsiderojn\u00eb veten t\u00eb majt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bashkim Shehu dhe Eduard Zaloshnja<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Me krijimin e sistemit shum\u00ebpartiak n\u00eb Shqip\u00ebri nga fillimi i viteve 1990, Partia Socialiste, trash\u00ebgimtare e PPSH (partia komuniste), e identifikoi veten si e majt\u00eb. Dhe, ngjashm\u00ebrisht me partit\u00eb e tjera komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, p\u00ebrvet\u00ebsoi simbologjin\u00eb e partive socialiste apo socialdemokrate t\u00eb Per\u00ebndimit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, dhe pjes\u00ebrisht si efekt reagimi, Partia Demokratike dhe t\u00eb tjera parti t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri e identifikuan veten si t\u00eb djathta.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti dallim apo e nj\u00ebjta ndarje \u201ce djatht\u00eb \u2013 e majt\u00eb\u201d, si terma t\u00eb identitetit politik, pa kurrfar\u00eb precedenti n\u00eb historin\u00eb e vendit \u2013 madje mund t\u00eb themi se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, p\u00ebrb\u00ebn rastin m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, m\u00eb <em>ex nihilo<\/em> t\u00eb k\u00ebtij fenomeni n\u00eb krejt Europ\u00ebn Lindore, \u2013 gjen pasqyrim edhe n\u00eb vetidentifikimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb an\u00ebsit\u00eb e tyre partiake, si dhe n\u00eb ligj\u00ebrimin publik p\u00ebrgjith\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studimin statistikor q\u00eb kryem me mb\u00ebshtetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS)*, analizuam n\u00eb thell\u00ebsi identitetin ideologjik simbolik t\u00eb lartp\u00ebrmendur, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me substanc\u00ebn reale t\u00eb ndarjes \u201ce djatht\u00eb \u2013 e majt\u00eb\u201d nga pik\u00ebpamja e projekteve dhe vlerave politike. Si kriter dallues, iu referuam spektrit politik t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira klasike e k\u00ebsaj m\u00ebnyre identifikimi n\u00eb politik\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim, p\u00ebrdor\u00ebm nj\u00eb kampion p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb rritur t\u00eb vendit, me marzh gabimi statistikor deri n\u00eb +\/- 2.9% .<\/p>\n<p><strong>REZULTATET KRYESORE<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja ideologjike, 41% e t\u00eb anketuarve n\u00eb vrojtimin ton\u00eb statistikor e konsiderojn\u00eb veten t\u00eb majt\u00eb, 31.3% t\u00eb djatht\u00eb dhe 24.2% t\u00eb qendr\u00ebs (3.5% u p\u00ebrgjigj\u00ebn \u201cNuk e di\u201d).<br \/>\nShumica d\u00ebrrmuese e t\u00eb anketuarve (82%-94%) p\u00ebrkrahin politika historikisht t\u00eb majta europianoper\u00ebndimore p\u00ebr arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, tatimet, ndihm\u00ebn sociale dhe nd\u00ebrhyrjen e shtetit n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit.<br \/>\nEdhe nd\u00ebr t\u00eb anketuarit e vetidentifikuar si t\u00eb djatht\u00eb ideologjikisht, shumica d\u00ebrrmuese (81%-95%) p\u00ebrkrahin politika historikisht t\u00eb majta europianoper\u00ebndimore p\u00ebr k\u00ebto fusha.<br \/>\nPothuaj gjysma e t\u00eb anketuarve (49.3%) e konsiderojn\u00eb veten tradicional\u00eb n\u00eb jet\u00ebn familjare dhe vet\u00ebm 17.8% e konsiderojn\u00eb veten liberal\u00eb (32.7% e konsiderojn\u00eb veten diku n\u00eb mes). T\u00eb vetidentifikuarit si t\u00eb djatht\u00eb jan\u00eb m\u00eb tradicional\u00eb se t\u00eb vetidentifikuarit si t\u00eb majt\u00eb (58.4% kundrejt 48.6%).<\/p>\n<p><strong>KONKLUZIONE KRYESORE<\/strong><\/p>\n<p>Vetidentifikimi ideologjik i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebrputhet n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe me vetidenfikimet ideologjike p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb dy partive kryesore t\u00eb vendit: shumica d\u00ebrrmuese e atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten t\u00eb majt\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit dhe shumica d\u00ebrrmuese e atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten t\u00eb djatht\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr PD-n\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, pavar\u00ebsisht nga vetidentifikimi i tyre ideologjik, ekziston nj\u00eb konsens shum\u00eb i gjer\u00eb n\u00eb favor t\u00eb politikave sociale q\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore konsiderohen t\u00eb majta.<br \/>\nQytetar\u00ebt shqiptar\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb larta familjare jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb, t\u00eb vetidentifikuar si t\u00eb majt\u00eb, sesa p\u00ebr PD-n\u00eb. Kjo shpjegohet pjes\u00ebrisht edhe me faktin se, nd\u00ebr punonj\u00ebsit e sektorit shtet\u00ebror, numri i atyre q\u00eb kan\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e fundit p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, PS-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtimisht m\u00eb i madh se numri i atyre q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr PD-n\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vetidentifikimin ideologjik dhe n\u00eb votimin e qytetar\u00ebve me banim n\u00eb Shqip\u00ebri, faktori q\u00eb ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb theksuar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i statusit politik t\u00eb familjes gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste: shumica d\u00ebrrmuese e qytetar\u00ebve me prejardhje nga familje komuniste e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb majt\u00eb dhe votojn\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve me prejardhje nga familje t\u00eb p\u00ebrndjekura ose t\u00eb p\u00ebrzierja nga pik\u00ebpamja e statusit politik n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb djatht\u00eb dhe votojn\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00cbRMBLEDHJE E STUDIMIT<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillim, vetidentifikimi ideologjik \u201ce djatht\u00eb \u2013 e majt\u00eb\u201d n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebrputhet me vetidentifikimin ideologjik t\u00eb partive \u2013 PS e majt\u00eb, PD e djatht\u00eb. Kjo gjen shprehje qartazi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e votimit. N\u00eb zgjedhjet legjislative t\u00eb majit 2025, nd\u00ebr t\u00eb ankteruarit q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb majt\u00eb, 89.6% prej tyre kan\u00eb votuar p\u00ebr PS-n\u00eb dhe vet\u00ebm 0.5% prej tyre p\u00ebr PD-n\u00eb dhe partit\u00eb e vogla aleate t\u00eb saj. Nd\u00ebr t\u00eb anketuarit q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb djatht\u00eb, 73.9% kan\u00eb votuar p\u00ebr PD-n\u00eb dhe partit\u00eb e vogla aleate t\u00eb saj dhe vet\u00ebm 1.9% prej tyre p\u00ebr PS-n\u00eb. Por, si\u00e7 mund t\u00eb shihet nga t\u00ebr\u00ebsia e tabelave t\u00eb k\u00ebtij studimi, ky identitet ideologjik nuk p\u00ebrputhet aspak me ndarjen \u201ce djatht\u00eb \u2013 majt\u00eb\u201d n\u00eb kuptimin q\u00eb u jepet k\u00ebtyre termave n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, e cila, si\u00e7 tham\u00eb, \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira klasike e k\u00ebsaj m\u00ebnyre identifikimi n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, duhet t\u00eb theksojm\u00eb se, pavar\u00ebsisht nga vetidentifikimi ideologjik i qytetar\u00ebve, ekziston nj\u00eb konsens shum\u00eb i gjer\u00eb (82%-94%, si\u00e7 del nga p\u00ebrgjigjjet e t\u00eb anketuarve) n\u00eb favor t\u00eb politikave historikisht t\u00eb majta europianoper\u00ebndimore p\u00ebr arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, tatimet, ndihm\u00ebn sociale dhe nd\u00ebrhyrjen e shtetit n\u00eb ekonomi. Tri grupet e vetidentifikimit ideologjik, si t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb djatht\u00eb, apo t\u00eb qendr\u00ebs, nuk dallohen prej nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr nga nivelet e p\u00ebrkrahjes s\u00eb politikave t\u00eb tilla. Po k\u00ebshtu, ekziston nj\u00eb prirje transversale, pavar\u00ebsisht nga vetidentifikimi ideologjik, n\u00eb p\u00ebrgjigjjet ndaj pyetjes p\u00ebr faktorin q\u00eb ndikon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb nj\u00eb personi dhe ndaj pyetjes s\u00eb vet\u00ebperceptimit si liberal apo tradicional n\u00eb jet\u00ebn familjare. Ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje n\u00eb kah t\u00eb kund\u00ebrt: p\u00ebr pyetjen e par\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se faktori kryesor \u00ebsht\u00eb zot\u00ebsia\/pazot\u00ebsia individuale, nd\u00ebrsa, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn, pothuaj gjysma e konsiderojn\u00eb veten tradicional\u00eb n\u00eb jet\u00ebn familjare dhe m\u00eb pak se nj\u00eb e pesta e konsiderojn\u00eb veten liberal\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, p\u00ebrgjigjjet e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb anketuarve, pavar\u00ebsisht nga vetidentifikimi i tyre, anojn\u00eb nga ideologjia e djatht\u00eb n\u00eb kuptimin europianoper\u00ebndimor t\u00eb termit. Madje, n\u00eb lidhje me t\u00eb par\u00ebn e k\u00ebtyre dy pyetjeve, ata q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb djatht\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur se t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb konsideruar si faktor t\u00eb till\u00eb rast\u00ebsin\u00eb \u2013 \u00e7ka \u00ebsht\u00eb, n\u00eb Per\u00ebndim, shpjegimi ideologjik i s\u00eb majt\u00ebs p\u00ebr gjendjen ekonomike t\u00eb personave, me \u00e7ka p\u00ebrligjet rishp\u00ebrndarja e\u00a0 t\u00eb ardhurave \u2013 dhe jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb prirur se t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr ta konsideruar si faktor t\u00eb till\u00eb zot\u00ebsin\u00eb\/pazot\u00ebsin\u00eb individuale \u2013 \u00e7ka \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 tham\u00eb, shpjegimi ideologjik i s\u00eb djatht\u00ebs neoliberale; nd\u00ebrsa t\u00eb anketuarit q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb majt\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur se t\u00eb anketuarit e tjer\u00eb p\u00ebr ta shpjeguar gjendjen ekonomike t\u00eb personit pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb faktor, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebrkojn\u00eb me ideologjin\u00eb e djatht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb anketuarit q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb djatht\u00eb. Gjithsesi, n\u00eb lidhje me faktin q\u00eb p\u00ebrgjigjjet e k\u00ebtyre dy pyetjeve kan\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb kund\u00ebrt me p\u00ebrgjigjjet e pyetjeve t\u00eb tjera q\u00eb u referohen treguesve t\u00eb ndarjes ideologjike \u201ce djath\u00eb \u2013 e majt\u00eb\u201d n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, mendojm\u00eb se kjo ndodh ngaq\u00eb natyra e k\u00ebtyre dy pyejteve, mund t\u00eb quhet \u201ckulturore\u201d, ose edhe subjektive, n\u00eb kuptimin e \u201cbot\u00ebs jet\u00ebsore\u201d sipas Edmund Husserl-it apo t\u00eb \u201cdometh\u00ebnies subjektive\u201d sipas Max Weber-it, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha pyetjet e tjera q\u00eb i referoheren dallimit ideologjik jan\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb politika shtet\u00ebrore t\u00eb caktuara. Pra, mund t\u00eb themi se, p\u00ebr nga treguesit ideologjik\u00eb \u201ce djatht\u00eb \u2013 e majt\u00eb\u201d, eksizton p\u00ebrgjith\u00ebsisht nj\u00eb konsens i majt\u00eb n\u00eb dimensionin socio-ekonomik t\u00eb k\u00ebsaj ndarjeje dhe nj\u00eb prirje qartazi e djatht\u00eb n\u00eb dimensionin kulturor t\u00eb saj, pavar\u00ebsisht nga vetidentifikimi ideologjik i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb e p\u00ebrcakton k\u00ebt\u00eb vetidentifikim ideologjik? N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, na duket interesant, nga pik\u00ebpamja e raportit midis ideologjis\u00eb dhe realitetit socio-ekonomik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, nj\u00eb rezultat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e k\u00ebtij raporti si\u00e7 paraqitet n\u00eb Per\u00ebndim: t\u00eb anketuarit me t\u00eb ardhura t\u00eb larta familjare (mbi 1500 Euro n\u00eb muaj) jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur ta identifikojn\u00eb veten si t\u00eb majt\u00eb (41.8% e t\u00eb anketuarve t\u00eb k\u00ebtij grupi, kundrejt 23% q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb djatht\u00eb nga ky grup) dhe po ashtu m\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb (44.3%, kundrejt 20% q\u00eb votuan p\u00ebr PD-n\u00eb). Kjo shpjegohet pjes\u00ebrisht me faktin se, nd\u00ebr t\u00eb anketuarit e pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin shtet\u00ebror, ku rrogat jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u00eb larta se n\u00eb sektorin privat p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb ngjashme, numri i atyre q\u00eb votuan p\u00ebr PS-n\u00eb (20.3% e t\u00eb anketuarve) \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se i atyre q\u00eb votuan p\u00ebr PD-n\u00eb (vet\u00ebm 10.1%), p\u00ebrpos q\u00eb modeli i politikave socio-ekonomike t\u00eb PS-s\u00eb, jo m\u00eb pak neoliberal se ai i PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb i atill\u00eb q\u00eb, n\u00eb thelb, favorizon polarizimin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, pakrahasimisht m\u00eb shum\u00eb se interesi ekonomik, ajo \u00e7ka p\u00ebrcakton vetidentifikimin ideologjik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb prejardhja familjare. Nd\u00ebr qytetar\u00ebt me prejardhje nga familje komuniste, shumica d\u00ebrrmuese e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb majt\u00eb (72.2% e t\u00eb anketuarve, kundrejt 11.3% q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb djatht\u00eb) dhe votojn\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb (72.6% e t\u00eb anketuarve, kundrejt 10% q\u00eb votuan p\u00ebr PD-n\u00eb), nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve me prejardhje nga familje t\u00eb p\u00ebrndjekura ose t\u00eb p\u00ebrzierja nga pik\u00ebpamja e statusit politik n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb djatht\u00eb (57.5% e t\u00eb anketuarve, kundrejt 18% q\u00eb e identifikojn\u00eb veten si t\u00eb majt\u00eb) dhe votojn\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb (46.8% e t\u00eb anketuarve, kundrejt 18% q\u00eb votuan p\u00ebr PS-n\u00eb).<\/p>\n<p>Pra, vetidentifikimi ideologjik i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me treguesit e dallimit \u201ce djatht\u00eb \u2013 e majt\u00eb\u201d sipas kriteveve europianoper\u00ebndimore. Sikurse e pam\u00eb, n\u00eb lidhje me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tregues, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare ekziston nj\u00eb transversalitet midis grupeve t\u00eb vetidentifikimit ideologjik. Po k\u00ebshtu, n\u00ebse shikojm\u00eb p\u00ebrputhjen e k\u00ebtij vetidentifikimi me m\u00ebnyr\u00ebn e votimit, ku 89.6% e atyre q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb majt\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr PS-n\u00eb dhe 73.9% e atyre q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb majt\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr PD-n\u00eb dhe partit\u00eb e vogla aleate t\u00eb saj, v\u00ebrejm\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr me interes: nd\u00ebr t\u00eb anketuarit q\u00eb e identifikuan veten si t\u00eb qendr\u00ebs, shumica e atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje kan\u00eb votuar p\u00ebr partit\u00eb e reja. Kjo na duket shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse: teksa nd\u00ebr partit\u00eb e reja gjejm\u00eb t\u00eb pranishme ideologjikisht edhe t\u00eb majt\u00ebn, edhe t\u00eb djatht\u00ebn, votimi p\u00ebr k\u00ebto parti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb centriz\u00ebm <em>sui generis<\/em>: jo si shprehje e nj\u00eb ideologjie centriste, po si refuzim edhe ndaj PS-s\u00eb, t\u00eb identifikuar si t\u00eb majt\u00eb, edhe ndaj PD-s\u00eb, t\u00eb identifikuar si t\u00eb djatht\u00eb. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e till\u00eb votimi, ku qendra paraqitet si mohim, si zbraz\u00ebti (\u00e7ka e p\u00ebrforcon edhe e dh\u00ebna se pothuaj gjysma e t\u00eb vetidentifikuarve si t\u00eb qendr\u00ebs nuk votuan fare), nxjerr n\u00eb pah edhe m\u00eb mir\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb e vetidentifikimit ideologjik. Nga kjo pik\u00ebpamje, Shqip\u00ebria ka mbetur aty ku ishte para tre dekadash e gjysm\u00eb, kur PS-ja, trash\u00ebgimtare e partis\u00eb komuniste, e quajti veten t\u00eb majt\u00eb, nd\u00ebrsa PD-ja ishte shfaqur si alternativ\u00eb dhe si front i gjer\u00eb antikomunist. N\u00eb at\u00eb moment, njer\u00ebzit e lidhur me regjimin e vjet\u00ebr dhe, rrjedhimisht, me trash\u00ebgimtaren e partis\u00eb komuniste, e identifikuan veten si t\u00eb majt\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb aspironin nj\u00eb ndryshim regjimi p\u00ebrkrah\u00ebn m\u00eb s\u00eb shumti partin\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme dhe e identifikuan veten k\u00ebsisoj si t\u00eb djatht\u00eb. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, jan\u00eb krijuar nj\u00eb mori partish t\u00eb tjera, por t\u00eb gjitha u atrofizuan shum\u00eb shpejt, ndonj\u00ebher\u00eb edhe qysh n\u00eb embrion. Dhe, nd\u00ebrsa PS-ja dhe PD-ja kan\u00eb p\u00ebsuar ndryshime n\u00eb k\u00ebto tre dekada e gjysm\u00eb, inercia e munges\u00ebs s\u00eb tradit\u00ebs demokratike dhe e patriarkalizmit politik vazhdon.<\/p>\n<p><strong><em>*Studimin mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb faqen e KAS<\/em><\/strong><strong><em>: <\/em><\/strong><a href=\"https:\/\/www.kas.de\/en\/web\/albanien\/single-title\/-\/content\/statistische-studie-zur-ideologischen-identitaet-in-albanien\"><strong><em>https:\/\/www.kas.de\/en\/web\/albanien\/single-title\/-\/content\/statistische-studie-zur-ideologischen-identitaet-in-albanien<\/em><\/strong><\/a><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bashkim Shehu dhe Eduard Zaloshnja Me krijimin e sistemit shum\u00ebpartiak n\u00eb Shqip\u00ebri nga fillimi i viteve 1990, Partia Socialiste, trash\u00ebgimtare e PPSH (partia komuniste), e identifikoi veten si e majt\u00eb. Dhe, ngjashm\u00ebrisht me partit\u00eb e tjera komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, p\u00ebrvet\u00ebsoi simbologjin\u00eb e partive socialiste apo socialdemokrate t\u00eb Per\u00ebndimit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89510","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89510"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89510\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}