{"id":89417,"date":"2026-05-26T10:48:22","date_gmt":"2026-05-26T10:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/te-mbahen-ne-kontroll-ata-qe-kane-shkaktuar-zjarre-hita-takim-me-strukturat-e-policise-ne-kukes-dhe-diber\/"},"modified":"2026-05-26T10:48:22","modified_gmt":"2026-05-26T10:48:22","slug":"te-mbahen-ne-kontroll-ata-qe-kane-shkaktuar-zjarre-hita-takim-me-strukturat-e-policise-ne-kukes-dhe-diber","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/te-mbahen-ne-kontroll-ata-qe-kane-shkaktuar-zjarre-hita-takim-me-strukturat-e-policise-ne-kukes-dhe-diber\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb mbahen n\u00eb kontroll ata q\u00eb kan\u00eb shkaktuar zjarre\u201d, Hita takim me strukturat e Policis\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs dhe Dib\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, ka zhvilluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb nj\u00eb takim me strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Kuk\u00ebs, Drejtoris\u00eb Rajonale p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin Kuk\u00ebs, Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Dib\u00ebr dhe me strukturat kufitare Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb takimit ishin sezoni turistik, siguria n\u00eb shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrv\u00ebnieve, performanca, reagimi, sh\u00ebrbimi sa m\u00eb cil\u00ebsor p\u00ebr qytetar\u00ebt, si dhe parandalimi dhe goditja e \u00e7do paligjshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimeve, Drejtor Hita fillimisht k\u00ebrkoi disiplin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, performanc\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve policore n\u00eb terren, komunikim dhe ndjekje n\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb konflikteve dhe t\u00eb \u00e7do shqet\u00ebsimi t\u00eb adresuar nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Hita u ndal n\u00eb goditjen e arm\u00ebmbajtjes pa leje, kapjen e shtetasve n\u00eb k\u00ebrkim, goditjen e shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike pran\u00eb shkollave, parandalimin e kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike n\u00eb ambiente t\u00eb hapura dhe t\u00eb mbyllura, ndjekjen me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, goditjen e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, krimeve mjedisore, trafiqeve t\u00eb paligjshme, krimeve ekonomike dhe krimeve kufitare.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u ndal dhe te siguria n\u00eb shkolla, siguria rrugore dhe sezoni turistik, duke k\u00ebrkuar nga t\u00eb gjitha strukturat policore angazhim maksimal, v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vitit shkollor, si dhe sh\u00ebrbime t\u00eb hapura dhe me agjent\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Kriminale p\u00ebr t\u00eb goditur elementet kriminale q\u00eb tentojn\u00eb t\u2019iu afrohen shkollave.<\/p>\n<p>Monitorim intensiv me mjete inteligjente t\u00eb qarkullimit rrugor n\u00eb t\u00eb gjitha akset rrugore nacionale, duke shmangur ndalesat pa shkak dhe kontaktin verbal t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb Rrugore me p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebs, por duke evidentuar dhe nd\u00ebshkuar shkeljet n\u00ebp\u00ebrmjet teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa iu p\u00ebrket qendrave urbane, Drejtor Hita ka k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm nga Policia Rrugore, por edhe nga patrullat e P\u00ebrgjithshme dhe Forca \u201cShqiponja\u201d, q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrohet fort ndaj atyre q\u00eb parkojn\u00eb n\u00eb vijat e bardha, mbi trotuare, dyshe ose treshe, duke penguar l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, si dhe ndaj atyre q\u00eb kryejn\u00eb manovra t\u00eb rrezikshme, xhirime gomash dhe q\u00eb gjenerojn\u00eb zhurma n\u00ebp\u00ebrmjet marmitave t\u00eb modifikuara, duke u kthyer n\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Siguria e turist\u00ebve ishte nj\u00eb tjet\u00ebr porosi e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke l\u00ebn\u00eb detyra p\u00ebr strukturat e Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Drejtori k\u00ebrkoi nga Policia Kufitare sh\u00ebrbim m\u00eb cil\u00ebsor, shtim sportelesh n\u00eb raste fluksi dhe komunikim me etik\u00eb jo vet\u00ebm me turist\u00ebt, por me \u00e7do qytetar, si dhe vigjilenc\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.<\/p>\n<p>Drejtor Hita la detyra dhe p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb shqet\u00ebsuese nd\u00ebr vite, zjarrv\u00ebniet.<\/p>\n<p>\u201cTani fillon vera dhe bashk\u00eb me t\u00eb fillojn\u00eb zjarret, ndaj duhet filluar puna menj\u00ebher\u00eb duke marr\u00eb kontakt me administrator\u00ebt e nj\u00ebsive administrative, t\u2019u d\u00ebrgohet njoftim barinjve q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr territorin q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, n\u00eb rast se bie zjarr apo konstatohen kultivime t\u00eb bim\u00ebve narkotike. Gjithashtu, t\u00eb evidentohen dhe t\u00eb mbahen n\u00eb kontroll ata persona q\u00eb kan\u00eb shkaktuar zjarre vitet e kaluara\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Hita.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb takimeve, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm theksoi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb krah t\u00eb \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb dhe shum\u00eb i ashp\u00ebr ndaj kujtdo q\u00eb abuzon me detyr\u00ebn dhe besimin e qytetar\u00ebve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, ka zhvilluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb nj\u00eb takim me strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Kuk\u00ebs, Drejtoris\u00eb Rajonale p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin Kuk\u00ebs, Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Dib\u00ebr dhe me strukturat kufitare Dib\u00ebr. N\u00eb fokus t\u00eb takimit ishin sezoni turistik, siguria n\u00eb shkolla, siguria rrugore, parandalimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89417","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89417"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89417\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}